div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-112 category-paged-112 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Moment paniku tek banorët, rrëzohet Xuxi

Brenda shtëpisë së BBVK, po ndodhin shumë gjera të papritura.

Ditën e sotme, këngëtari Xuxi është rrëzuar, teksa po mbledhtë disa rroba.

‘’M’falni a, mu murrën ment’’ ka thënë Xuxi, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa Burimi buzëqeshte dhe i thoshte se e kishte frikësuar shumë.

 

Pasi iu kthye fesë, Fero tani bën këtë veprim

Është bërë më shumë se një vit, ku ish-reperi Fero kishte njoftuar se do që t’i përkushtohet fesë islame.

 

 

 

Ai nisi te heq dorë nga të gjitha gjërat e ndaluara me fe, e që në islam edhe tatuazhet janë të ndaluara, shkruan IndeksOnline.

Duket se tani ka marrë vendimin dhe ka nisur t’i heqë ato.

Me anë të fotografisë që ka publikuar në “Instastory” shihet se tashmë ka nisur të përdorë laserin për eliminimin e tyre, dhe sot e ka seancën e dytë.

 

 

 

”Gati për seancën e dytë”, ka shkruar ai. /IndeksOnline.

Rezi reagon për herë të parë pas përjashtimit nga Big Brother VIP Kosova

Rezart Veleshnja u përjashtua mbrëmë nga Big Brother VIP Kosova, me vendim të Vëllait të Madh përmes zarfit të zi.

Pas daljes nga BBVK-ja, Rezi ka reaguar përmes një mori postimesh në llogarinë e tij në Instagram.

Ai publikoi në ‘InstaStory’, dhjetëra mesazhe mbështetëse të cilat erdhën në adresë të tij, që kur u eliminua nga gara.

“Shumë faleminderit për fjalët e mira, të gjithë veriut të shqiptarisë, sidomos Prishtinës së bukur”, shkroi në postimin e tij.

Tragjike, ndërron jetë modelja e njohur, pak javë pas martese

Supermodelja britanike Georgina Cooper, ka vdekur tragjikisht në moshën 46-vjeçare në ishullin Kos të Greqisë, vetëm disa muaj pas dasmës së saj.

Të shumtë kanë qenë kolegët dhe emrat e njohur që kanë reaguar pas ngjarjes tragjike.

Nëna e një fëmije ishte me burrin e saj në Kos kur ajo vdiq, tha ish-agjenti i saj.

Dean Goodman i tha Daily Mail: Ajo e donte Greqinë dhe më tha se do të kthehej me burrin e saj, por vdiq tragjikisht atje dy javë më parë.

“Georgina nuk ishte mirë gjatë Covid dhe kishte pasur disa probleme shëndetësore. Ajo sapo ishte martuar dhe mezi priste jetën e saj. Të gjithë janë të shkatërruar. Ajo ishte një superstar i vërtetë”, tha Goodman.

Atilla kështu e pret Besfortin pas përjashtimit
Atilla dhe Besforti kanë treguar një raport më të ngushtë sa ishin në shtëpi.

Pas eleminimit me zarf të zi, Besforti u prit nga Atilla.

Ai e priti i buzëqeshur, ku ndau një fotografi me të.

Siç duket shoqëria e tyre do të vazhdoj edhe jashtë.

Këto janë arsyet që çuan në përjashtimin e Rezit dhe Besfortit (VIDEO)

Rezarti dhe Besforti janë përjashtuar nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ata nuk do ta vazhdojnë garën në shtëpinë më të madhe në vend, për shkak të thyerjes së rregullave.

Është përgatitur një klip i veçantë me momentet e të dyve ku nuk përdorën fjalor adekuat.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:

Zarfi i zi: Këta dy banorë përjashtohen nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

Vëllai i Madh ka përjashtuar nga gara Besfortin dhe Rezartin pas një shkeljeje të rëndë të rregullave të lojës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.

Ky vendim është marrë nga produksioni, i cili ka njoftuar se sjellja e tyre ka shkelur kodin e etikës së programit, transmeton klankosova.tv.

Kjo ngjarje është një kujtesë për banorët e tjerë që të jenë të kujdesshëm ndaj rregullave të lojës dhe që të respektojnë kufijtë e përcaktuar nga produksioni.

“Ta njohë dosjen që e ki në Suedi”, Mialim Zeka e ‘godet’ Atillën, ndërpritet nga Alaudini

Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit e ka lënë para dy ditësh shtëpinë e BBVK.

BBVK, në fillim dolën me qëndrim ku thanë se Atilla është i pastër para drejtësisë.

Por, kjo nuk zgjati shumë, pasi Milaim Zeka gjatë bisedës nuk e la pa ia përmendur Atillës tëkaluarën në Suedi.

“Ia kam huq, s’ke qenë i fejun, por e ke pasur të dashur. Unë të njoh mirë ta dijë dosjen në Suedi. E di se ke qenë në burg, mos me shti me fol”, tha ai.

Ai ka pretenduar se Atilla atje ishe në burg.

Ndërkaq, Alaudini e pengoi që të mos flas tutje.

 

Deklarata e Drenushës, pas largimit të Atillës – Këto janë fjalët që tha!

Hyrja e Atillës në Big Brother Vip Kosova 3, bëri jehonë dhe nuk u prit mirë nga një pjesë e opinionit.

Megjithatë, pas daljes, Drenusha i uroi suksese Atillës, duke thënë se në fund ai është babai i fëmijëve të saj.

Tutje, ajo uroi që jasht të mos jetë keqpërdorur rasti i saj.

“Uroj që asnjë institucion jashtë nuk më ka përdor emrin tem për këtë sen sepse kur më janë dashur nuk më kanë ndihmuar”, tha Drenusha.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

Atilla flet pas largimit nga Big Brother Vip Kosova

Atilla Kardesh ka folur për herë të parë pas largimit nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ai ka thënë se ndjehet mirë teksa shton se është relaksuar situata mes tij dhe ish-gruas, Drenushës.

“Ndjehem okej, pak ma shumë famë se kur kam hyrë. Ndihna që u relaksua situata mes meje dhe Drenushës”, u shpreh Atilla.

“Ishte pak e pritur, edhe pse nuk ke situatë e mirë, për shkak se isha protagonist, jam krenar dhe jam gëzuar që jam në shtet demokratik, secila organizatë, apo individë mund të shpreh mendimin e vet”.

“Edhe kur kam qëndruar jashtë shtëpisë, (Drenusha) e ka ndërruar mendimin e saj dhe sjelljet”.