Momenti kur futet Fero në “BBVK”

Ashtu siç u paralajmërua, Fero hyri në shtëpinë më të famshme në vend “BBVK3”.

Ai erdhi në këtë reality-show për t’i befasuar banorët të cilët ishin duke e pritur atë.

Më poshtë keni momentin kur hyri në shtëpi./Indeksonline/
Zbulohet misioni i Feros në “BBVK”

Orë më parë u publikua lajmi që ish-reperi Fero do të hyjë në shtëpinë më të famshme në vend, “BBVK”.

Një zarf iu erdhi banorëve duke ua kumtuar lajmin që sonte do të futet një mysafir special.

Aty thuhej se banorët do të jenë në rolin e gazetarëve të cilët përmes pyetjeve do ta shuajnë kureshtjen e tyre dhe të publikut për risitë nga personazhi në fjalë.

Besojeni ose jo, kaq vjeçar është Burimi!

Derisa banorët po hanin darkë, temë e diskutimit u bë mosha e Burimit.

Banorët dhanë aludimet e tyre në lidhje me moshën e tij, ndonëse asnjëri nuk e qëlloi.

Burimi zbuloi se është 21 vjeçar, derisa banorët ngelën të befasuar, njofton Klankosova.tv.

Nuk ndalet Burim ‘sulltani’, ky është veprimi i tij tani

Se është njëri nga banorët me energji shumë pozitive, tashmë shihet qartë.

Burimi ka vazhduar të shkaktoj të qeshura për banorët me komentet e tij.

Kësaj radhe ai ka biseduar me vajzat për martesën e tij të tretë brenda shtëpisë së BBVK3.

Duke u vetkonsideruar si ‘sulltan’, ai vazhdon planet e tij për dasmë brenda Bigut.

Për më shumë detaje, më poshtë gjeni videon e plotë:

Lopët qetësohen me këngët e Taynës, reagon këngëtarja

Ditë më parë RTV21 publikoi një storje ku në një fermë të një fshati në Kaçanik pronarët iu lëshojnë muzikë lopëve,  për siç thanë ata t’u qetësuar.

E në sfond  dëgjohet një këngë e Taynes.  Kjo e fundit ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke  thënë se muzika e saj nuk dëgjohet vetëm në klube por edhe nëpër ferma.

“Sekreti është te frekuencat. Muzika jem rekomandohet jo vetëm n’ club, n’ kerr, n’ spa, por edhe nëpër ferma, sps”, ka shkruar ajo.

 

E papritur: Fero sonte hynë në Big Brother

Dinamikat e shumta po e përcjellin shtëpinë më të famshme në të gjitha trojet shqiptare kudo ndodhën, atë të Big Brother VIP Kosova 3.

E, një super mbrëmje surprizë, i pret sonte banorët e shtëpisë, njofton Klankosova.tv.

Vëllai i Madh ka vendosur që brenda shtëpisë, me fillim nga ora 21:00, sonte të futet këngëtari Fero.

Se për çfarë misioni do hyjë ai, do e kuptoni sonte, bashkë me banorët.

Burimi dhe Ana më afër njëri-tjetrit, e quan dhe nuse

Burimi është kujdesur që Ana të duket bukur duke i’a rregulluar flokët.

 

 

Bashkë gjatë këtij procesi kanë diskutuar edhe për shumë dinamika në shtëpi – gjithmonë duke i’u referuar me ‘zemër’ njëri-tjetrit.

“Faleminderit shumë zemrushi im”, i tha Ana-Burimit pasi përfundoi rregullimin e flokëve.

Mes tjerash, Burimi tha se nusja e tij do ta ketë gjithmonë këtë kujdes nga ai.

 

 

 

 

Tri ditë para dasmës, Dafina Zeqiri shfaqet nudo +16

Pozat sensuale nga Dafina Zeqiri nuk kanë të ndalur.

Pak ditë para martesës ajo ka bërë “investime” në dukje por që nuk hezitoi ta bëj edhe një veprim më provokues.

Në Instagram ka publikuar katër fotografi ku është shfaqur nudo tek pjesa e gjoksit.

Ajo I ka mbuluar pjesët intime me duar dhe flokë ku po duket tejet e zjarrtë./Indeksonline/

 

 

Drenusha Latifi në Big Brother Kosova, ish- burri i saj bën veprimin e papritur

Big Brother Vip Kosova nisi ditë më parë. E pjesë e këtij spektakli është edhe ish- missi dhe këngëtarja Drenusha Latifi.

Pak orë pasi hyri, ajo shpalosi detaje nga jeta e saj private, më konkretisht për periudhën e divorcit nga ish- burri i saj.

E ndaj këtyre deklaratave duket se ka ndërrmarrë masa, babai i dy fëmijëve të saj, Atilla Kardesh, transmeton IndeksOnline.

“Kur gjuha gënjen, sytë e thonë të verteten”, ka shkruar ai krahas kësaj fotografie, derisa ka etiketuar Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Se çfarë ka ndërmarrë ish- burri i saj, do ta kuptojmë së shpejti.

Kujtojmë se Latifi e ka akuzuar Kardesh edhe për dhunë fizike, duket përmendur këtu një varg kritika ndaj tij.

Dikur llogaritej si vajza më e bukura në botë, kështu duket sot si 23 vjeçare

Tilan Blondo u prezantua në botë në vitin 2007, kur në moshën gjashtë vjeçare u shpall vajza më e bukur në botë. Që në fëmijëri asaj iu parashikua një karrierë brilante në botën e modelingut.

Tilan Blondo sot është 23 vjeç dhe së fundmi është fotografuar në një plazh në Miami. Figura e saj e hollë me bikini e ka gëzuar publikun dhe nuk është grimuar as edhe një grim, duke dëshmuar kështu se edhe sot e kësaj dite mbetet e sigurt në bukurinë e saj natyrale. Gjithsesi, Tilan ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes mediatike ndër vite për shkak të polemikave të shumta që e kanë ndjekur.

Thilan është vajza e futbollistit Patrick Blondo dhe aktores franceze Veronie Loubri, dhe për herë të parë shkoi në pasarelë kur ishte vetëm katër vjeç.

Kur ishte vetëm 10 vjeç, ajo pozoi për kopertinën e ‘Vogue’ dhe ajo që supozohej të ishte një xhirim i modës së lartë u kthye në një fatkeqësi të vërtetë. Përkatësisht, vajza ka pozuar në kopertinë me të plotë grim dhe këpucë me taka. Ajo dukej shumë më e vjetër, duke bërë që familja e saj të përballej me kërcënime me vdekje.

Faji ra mbi prindërit që dhanë leje për t’u bërë fotot dhe më së shumti kritikat e mamasë e mori pasi u shpreh se ishte tronditur nga fotot kur i pa, por vetëm sepse lejuan një vajzë dhjetëvjeçare të vishni një gjerdan me vlerë disa milionë dollarë.

Mirëpo, sot e gjithë historia ka mbetur shumë pas ‘vajzës më të bukur’, por meqë interneti “e mban mend”, kujton edhe deklaratën e nënës së saj dhe ballinën e diskutueshme.