Pas prime-s së të premtes ku hyri nëna e Kevinit në shtëpi, situate ka marrë kahje tjetër.
E ftuar sot në “Big Talk” ajo tha se e kishte marr mallin për djalin dhe se duhej t’i jepja disa opinione.
“Kevini është një djalë që e respekton Anën dhe të gjitha banorët, shpesh e kom pa që ju ka afru te shtrati dhe tu ja ngrit zanin. Tash është më mirë, në fillim nuk e respektojke. Kevini ka pëlqim tek Ana”, tha ajo.
Pas puthjes së tyre që shkaktoi shumë zhurmë, Gresa dhe Vullneti kanë nisur të diskutojnë për një plan të ri brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Gresa dhe Vullneti, të cilët janë bërë pjesë e vëmendjes së medieve dhe fansave, po mendonin për një strategji që do të intrigonte më tej banorët e tjerë.
Vullneti i propozoi Gresës që pas një muaji të njoftonin se ajo është shtatzënë me të, duke e bërë situatën shumë më emocionuese.
Foto: Screenshot/YouTube
“Me t’i çmend. Ne mund të ndahemi në ndërkohë, pastaj bëhet situata më interesante. Ti kërko një test të shtatzënisë”, i tha ai, duke i sugjeruar një plan që do të shkaktonte bujë dhe reagime të forta mes banorëve.
Gresa, e cila duket se është e hapur për këtë ide, reagoi me një qeshje dhe tha se do të sillte si pretendim se i janë marr mendtë dhe se ka të vjella.“Këto ditë që po flejmë bashkë, mund të bëjmë ndonjë lloj tripi kinse po dëgjohet diçka” shtoi Vullneti, duke u bërë gati për të realizuar planin.
Ky diskutim midis tyre tregon se ata janë të angazhuar për të mbajtur interesin e publikut dhe për të krijuar situata që do të mbajnë vëmendjen e gjithkujt.
Me këtë plan të guximshëm, ata shpresojnë të rrisin tensionin dhe dinamikst brenda shtëpisë, duke bërë që ndjekësit të ndjekin me interes çdo lëvizje të tyre. /Telegrafi/
Banores së BBVK3, Xheneta Fetahut, i ka ndodhur një gjë shumë pozitive në rrjetet sociale.
Në ditët e fundit, asaj i është rritur numri i ndjekësve në Instagram.
Kryesisht mbrëmë, ku ishte kryetema e prajmit.
Xheneta u përball e vetme kundër shumicës së banorëve, e kjo gjë si duket i ka pëlqyer publikut të cilët kanë vendosur ta ndjekin bukuroshen në rrjete sociale.
Nga rreth 20 mijë ndjekës sa i ka pasur kur është futur në shtëpinë e vëllait të madh, tani Xheneta ka 10 mijë më shumë.
Anëtari më i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumbardh Salihu, ka dhënë një rrëfim ekskluziv për Prive mbi rrugëtimin e tij politik që tashmë ka nisur.
Lumbardhi ka shpalosur planet e tij në LDK, teksa ka zbuluar edhe më shumë rreth fillimit të tij në këtë parti.
Nuk kishte se si të mungonte një pyetje rreth ish të dashurës Kader Kicaj.
Se çfarë tha ai për Kaderin, e kuptoni në intervistën e mëposhtme!
Rezarti për një moment derisa ishte duke folur me Drenushën, i tha se ka bërë gati valixhen.
“Nuk kemi më kujdes, derisa të na thërrasin te dera, valixhen e kemi bërë gati, për Zotin s’do rri më unë, rri me Mevlanin, vazhdoi ti”, u shpreh Rezi.
Big Brother po bëhet gati që të nisë një tjetër edicion. Fansat, tashmë janë njohur me muajin e nisjes së këtij formati, duke pritur me një kuriozitet të madh edhe personazhet që do të bëhen pjesë e lojës për çmimin prej 100 mijë eurosh. Në rrjet prej disa ditësh, kanë nisur të përmenden tashmë edhe personazhet, të cilët priten që t’i bashkohen formatit .
Veç emrave, që deri më tani janë mësuar, të tjerë emra dalin në pah. Një ndër to është Renee Reffo. Vajza në fjalë është e bija e aktores Julia Ilirjani, që vitin e shkuar ishte pjesë e formatit “Big Brother”. E njohur në rrjetet sociale, duket se Renne është gati që këtë vit ta provojë vetë eksperiencën e “Big Brother”.
Vetë blogerja ka folur pak kohë më parë, për mundësinë e këtij hapi në karrierën e saj. Ajo pranoi se është kthyer në Shqipëri dhe po mendon t’i hyjë botës së ekranit dhe showbiz-it. Sa i përket BBV, Renee tregon se strategjia që do ndiqte është ‘vetja e saj’ në çdo dimension të mundshëm e megjithatë thotë që nëse do të hynte kërkon falje paraprakisht për fjalorin e pisët, duke thënë se herë pas here edhe mund t’i shpëtojë ndonjë fjalë e “papërshtatshme”. Dhe tashmë duket se ftesa i ka shkuar për të qenë pjesë e lojës.
Një tjetër emër që përflitet si një ndër banoret është edhe moderatorja Atalanta Kërçyku. Pas eksperiencës së saj si moderatore dhe pjesë e “Dancing with the Stars”, duket se edhe Atalanta e ka marrë tashmë një ftesë për të qenë pjesë e “Big Brother”. Deri më tani, vetë moderatorja ka zgjedhur që mos të flasë rreth hyrjes së saj në këtë format, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se, në fakt, ftesës i është përgjigjur në mënyrë pozitive.
Një tjetër emër është edhe ai i Drilon Hoxhës. Aktori dhe regjisori, vitet e fundit ka qenë shumë i angazhuar me projektet e tij filmike që ka sjellë për publikun. Por tashmë, është momenti që publiku ta njoh edhe atë si personazh, krahas filmave që ai prodhon dhe luan. Bëhet me dije se aktori do ti bashkohet kastit në lojë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Tiri Gjoci është një artist i ri në tregun muzikor, por që shumë shpejt ai ka bërë fansa, duke vlerësuar muzikën e mirë, por edhe natyrën e tij prej playboy. Një ftesë për këtë spektakël ka edhe për Tirin, që me gjasa do të jetë një ndër artistët që bëhet pjesë e këtij formati. Për Tirin, kjo do të jetë një mundësi e mirë, që të njihet nga publiku edhe si karakter dhe jo vetëm nëpërmjet muzikës së tij.
Një tjetër emër i lakuar është edhe ai i Visjan Ukcenajt. Aktori, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e “Portokalli” është një ndër emrat e lakuar për të qenë pjesë e spektaklit. Si një personazh me shumë humor, por edhe ironi, jemi të sigurt që Visjani do ta gjente shpejt rrugën e suksesit në këtë realiti.
Nga ana tjetër, Cubi Metkaj ishte aktorja që vitin e shkuar u përfol gjatë si një konkurrente e mundshme. Madje në ato muaj, vetë aktorja në deklaratat e saj linte të kuptohej se do të bëhej pjesë e lojës. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Natyrisht që edhe për Cubin ka pasur një ftesë, ndaj tashmë është në dorën e saj për të parë nëse do ta pranojë këtë herë ftesën për tu bërë pjesë e realiti për më shumë se 100 ditë.
Dori dhe Devi, ish-prezantuesit e “Fiks Fare” mund të jenë dy nga konkurrentët e fshehtë të këtij sezoni. Dyshja është zëvendësuar papritur nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu, duke ngritur spekulime të mëdha. Thashetheme lart e poshtë ka se Dori dhe Devi do jenë pjesë e shtëpisë së famshme, por ende asgjë nuk është zyrtarizuar.
Një tjetër emër i përfolur është edhe ai i Sara Hoxhës. Ish-partnerja e Ledrit, tashmë është e angazhuar me biznesin e saj, duke mos pas më angazhime televizive. Dhe ndoshta tashmë, si single dhe me një dëshirë të madhe për të vijuar të qëndrojë një figurë e dashur për publikun, Sara do të tentojë edhe famën që ky reality ka. Megjithatë, blogerja ende nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me ftesën e mbërritur nga produksioni.
Dy emra të tjerë që deri ditët e fundit ishin komplet të fshehtë janë edhe Eugent Bushpepa dhe Kastro Zizo. Dy djemtë, pritet që këtë vit t’i thonë po garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Kastro Zizo është i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh herë edhe ironike.
Ndaj edhe prania e tij në këtë format po pritet me interes. Nga ana tjetër Eugenti është një artist shumë i dashur për publikun, por që rrallë e kemi parë të dalë nga arti i tij për të folur për jetën private. Ndaj edhe kjo mundësi për të do të ishte një pikë e rëndësishme takimi mes tij dhe ndjekësve të tij.
Një tjetër emër është edhe ai i Rinian Lekës. Ish-pjesëmarrës në “Përputhen”, djaloshi bëri për vete publikun. Me pamjen e tij prej modeli dhe me natyrën e djalit xhentil, ai mesa duket është gati që të provojë edhe këtë eksperiencë. Teksa organizatorët janë ende duke punuar për detaje të tjera, duket se kasti i emrave po plotësohet, duke lënë edhe disa emra surprizë, që me gjasa do të zbulohen në javët e fundit para fillimit të reality