div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-128 category-paged-128 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Ti i ke hy formës ekstremiste”, debat i fortë mes Burimit dhe Feros, për haramin dhe hallallin

Gjatë konferencës së Feros me ‘gazetarët’ e BBVK3, ka pasur edhe debat të fortë.

Burimi ishte ‘gazetari’ i cili ka replikuar ashpër me Feron në lidhje me fenë, njofton Klankosova.tv.

Burimi e akuzon Feron se i ka hyrë mënyrës ekstremiste.

“Çka ekstreme?” e pyet Fero

Esktremist nuk mund të jetë askush sepse del prej kontrollës. Unë jam vet fetar. Kam qenë në Qabe por nuk mund të jem ekstremist.

Se cilat ishin replikat mes Feros dhe Burimit, mund ta kuptoni përmes kësaj videoje:

Rezi dhe Mevlani çohen për ta braktisur konferencën e Feros, çka ndodhi?!

Rezi dhe Mevlani për një moment vendosën që të largohen nnga konferenca që po mban Fero brenda shtëpisë.

Kjo pasi gjatë një diskutimi Vullneti iu drejtua Rezit “myslimanët jashtë”.

Ky veprim bëri që Rezi dhe Mevlani të largohen, por pas insistimit të Feros ata u kthyen prapa.

Për më shumë mund të shihni videon më poshtë:

Fero tha se vajza e tij qëndron me të ëmën, i reagon ashpër Arbenita

Natën e sotme mysafir special në shtëpinë e famshme “BBVK” ishte ish-reperi Fero, i cili mori pyetje të shumta nga banorët. Ai u pyet edhe për kujdestarinë e vajzës Ninës, për të cilën deklaroi se qëndron me të ëmën.

Nuk vonoi shumë dhe modelja përmes një shkrimi të gjatë i reagoi ish-bashkëshortit, shkruan Indeksonline.

Ajo u shpreh se është me trauma dhe ankth duke luftuar për kujdestarinë e vajzës.

Ndër të tjerash shkroi se vajza disa herë ka refuzuar të qëndroj me babain (Feron).

 

 

Gjithashtu theksoi se është e frikësuar prej tij sepse e dinë çka ka përjetuar.

“Nuk duhet me qenë fetar me i pa këto. Sa për fe, vij nga një familje me traditë fetare dhe te edukume. Mjaftë me gënjeshtra dhe presione psikologjike, me lejo të frymoj dhe të rimarr veten e të vazhdoj jetën sepse e meritoj”, përfundoi ajo.

Më poshtë keni shkrimin e plotë./Indeksonline/

Vullneti e pyet Feron se a është haram Big Brother, kështu përgjigjet ai

Në mesin e pyetjeve nga banorët, Feros i erdhi edhe një e tillë me ‘spec’.

Duke ditur lidhjen e Feros me fenë islame dhe duke ditur qendrimet e fesë lidhur me grumbullimin e dy gjinive në vendin e njëjtë, ka qenë gazetari Vullnet Krasniqi që i drejtoi ish-reperit një pyetje në këtë kontekst.

“A është haram Big Brother” ishte pyetja e Vullnetit që mori një përgjigje interesante nga Fero, njofton Klankosova.tv

Se çka tha ish-reperi, mund ta ndiqni në videon më poshtë:

Hyrja e Feros në Big Brother, befason me fjalët për Vullnetin

Një bisedë po ndodh me Feron dhe banorët e “BBVK”.

Ai tha se nuk e ka pritur që Vullneti do ta priste kaq mirë.

“Më mirë më kriju paqe sesa me kriju përçarje. Je një gazetar shumë i zoti, e kom vrejt që don me arrit drejtësinë. E vlerësoj e çmoj. Ta kisha dhanë një këshillë me u tërhek prej disa përçarjeve” i tha Fero-Vullnetit.
Fero zbulon të vërtetën, tregon me kë qëndron vajza e tij

Në shtëpinë e “BBVK” ka hyrë ish-reperi Fero.

Ai po pyetet për jetën profesionale si dhe personale.

E si zakonisht nuk mungoi pyetja për vajzën, Ninën.

Ai u deklarua se vajza qëndron me nënën e saj.

 

 

“E kom zgjedh problemin. Vajza si çdo vajzë e do ma shumë nanen se baben. Vajza qëndron me nanën e saj”

Momenti kur futet Fero në “BBVK”

Ashtu siç u paralajmërua, Fero hyri në shtëpinë më të famshme në vend “BBVK3”.

Ai erdhi në këtë reality-show për t’i befasuar banorët të cilët ishin duke e pritur atë.

Më poshtë keni momentin kur hyri në shtëpi./Indeksonline/
Zbulohet misioni i Feros në “BBVK”

Orë më parë u publikua lajmi që ish-reperi Fero do të hyjë në shtëpinë më të famshme në vend, “BBVK”.

Një zarf iu erdhi banorëve duke ua kumtuar lajmin që sonte do të futet një mysafir special.

Aty thuhej se banorët do të jenë në rolin e gazetarëve të cilët përmes pyetjeve do ta shuajnë kureshtjen e tyre dhe të publikut për risitë nga personazhi në fjalë.

Besojeni ose jo, kaq vjeçar është Burimi!

Derisa banorët po hanin darkë, temë e diskutimit u bë mosha e Burimit.

Banorët dhanë aludimet e tyre në lidhje me moshën e tij, ndonëse asnjëri nuk e qëlloi.

Burimi zbuloi se është 21 vjeçar, derisa banorët ngelën të befasuar, njofton Klankosova.tv.

Nuk ndalet Burim ‘sulltani’, ky është veprimi i tij tani

Se është njëri nga banorët me energji shumë pozitive, tashmë shihet qartë.

Burimi ka vazhduar të shkaktoj të qeshura për banorët me komentet e tij.

Kësaj radhe ai ka biseduar me vajzat për martesën e tij të tretë brenda shtëpisë së BBVK3.

Duke u vetkonsideruar si ‘sulltan’, ai vazhdon planet e tij për dasmë brenda Bigut.

Për më shumë detaje, më poshtë gjeni videon e plotë: