div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-127 category-paged-127 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Si në përralla – Pak nga brenda sallës së dasmës të Dafinës dhe Kreshnikut

Sot këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri ka vendosur të organizojë festën e dasmës së saj me Kreshnikun, raporton Sinjali.

Ndonëse muajin e kaluar dyshja u kurorëzuan, ata sot kanë vendosur që ta bëjnë dasmën e tyre madhështore.

Figura tashmë të njohura të muzikës dhe artit i janë bashkuar këtij gazmendi familjar, ku dhe janë publikuar pamjet e para të sallës se ku do të qëndrojnë çifti bashkë me mysafirët e ftuar.

Xheneta e bën hapin e parë drejt Rezit, ky i fundit e puth

Xheneta e ka bërë hapin e parë drejt Rezit.

Ky i fundit i dha një puthje pastaj asaj.

Madje dytë kishin një kërkesë për Vëllain e Madh që të kenë një ‘date’.

Martesa e Dafinës, marrin pjesë edhe deputet të pozitës

Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji po bëjnë dasmë të madhe sonte!

Në mesin e shumë të ftuarve nga figurat publike janë edhe pjesëtarë të Listës Guxo, raporton IndeksOnline.

Ministri Faton Peci, ministrja Donika Gërvalla, deputetja Jeta Statovci, e Triera Kasumi po marrin pjesë në këtë event.

Dasma po shoqërohet me muzikë dhe atmosferë të paparë.

Kështu duket çifti Dafina&Kreshnik

Sonte është martuar këngëtarja Dafina Zeqiri.

Ajo ka shkëlqyer krahë bashkëshortit të saj Kreshnik Gjergji.

 

Motra e Antonela Berishës dyshohet se ka sulmuar fizikisht edhe ish-banorin e “Big Brother”

Motrat Antonela dhe Mariela Berisha u vunë në qendër të mediave javë më parë kur sulmuan modelen Klea Prenga në një nga restorantet e Tiranës.

Ato u fshehën për muaj më radhë, ndërsa vetëm pak ditë më parë u kthyen nga Dubai për tu përballur me drejtësinë.

Klea Prenga ka shkruar se Mariela Berisha veç gjyqit me të, ka dhe një gjyq të hapur në Itali me një person të quajtur Arben Kasemi, administratori i faqes së Instagramit “Vipat e Bllokut”.

Ky shtetas, i njohur dhe si Ben Kasemi, ka qenë banor i “Kafazit të Artë” dhe “Big Brother”.

Sipas dokumentit, Kasemi është personi i lënduar nga Mariela, ndërsa nën hetim është marrë edhe një person tjetër, Florian Berishaj. Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 21 mars 2022, shkruan “Panorama”.

Mariela e ka sulmuar fizikisht Arbenin, pas disa postimeve që ky i fundit kishte bërë në rrjetet sociale për të. Dhuna, në atë kohë nuk u bë publike, por Kasemi, e ka denoncuar në Itali Marielën, duke qenë se është shtetas rezident në vendin fqinj.

Në atë kohë edhe Antonela ka qenë e përfshirë në këtë konflikt të ashpër, por duket se ndaj saj nuk ka pasur një akuzë, duke qenë se në momentin e dhunës ajo nuk ka qenë prezente, por vetëm e motra dhe i afërmi i tyre.

Klea ka shkruar se akuza që rëndon për Marielën në Itali është “Tentativë Vrasje”.

Arioni dhe Besforti i mbledhin të gjithë banorët për një çështje të “rëndësishme”

Arioni dhe Besforti i mblodhën disa nga banorët duke u thënë se do të diskutojnë për një çështje të rëndësishme.

Ata nuk u treguan menjëherë se për çka po bëhet fjalë.

Në fund Arioni ua tregoi arsyen që pse i kanë thirrur.

“Kishim pasë qejf me ju tregu që ju duam shumë”, u shpreh Arioni.

Për më shumë shikojeni videon më poshtë:

“Edhe 2 ditë kënaquni me mua…”, Xuxi paralajmëron banorët

Banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 3, Xuxi i ka paralajmëruar banorët e shtëpisë se nuk do ta kenë lehtë me të.

“Edhe nja dy ditë kënaquni me Xuxin qeshtu, kur t’ia nisi me u prish me u bo i keq…ehh”.

Për më shumë shiheni videon më poshtë:

“Kushtoi 350 mijë euro”, Xuxi rrëfen historinë prekëse të vajzës së tij

Gjatë një bisede me Gresën, banori më i ri i Big Brother Vip Kosova 3, Xuxi ka ndarë një histori prekëse lidhur me vajzën e tij.

“Ka problem me dëgjim, kur ka lind në klinikë private në 2006 e kanë infektu. Infeksioni i brendshëm ia ka dëmtu dëgjimin 100 përqind, kur i ka bo 11 mujë e kena marrë vesh. Thellësisht e shurdhër. Dhe jemi shku në Londër, atje ia kemi vendos implantin koklear, me tre vjet e gjysmë ka dëgju për herë të parë. Sot dëgjon përfekt”, tregoi Xuxi.

Ai bëri të ditur se aq sa ka pasur pasuri e ka harxhuar për vajzën, duke e përmendur shifrën 350 mijë euro.

Çfarë ndodhi në BBVK?, Kevini rrëzon për toke Drilonin

Një “dyluftim” ka ndodhur në shtëpinë më të famshme në vend mes Kevinit e Drilonit.

Kevini në një moment shakaje e rrëzoi për toke Drilonin, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa Driloni i tregoi atij për një lëndim që e ka pësuar në këmbën e tij.

Për më shumë detaje, klikoni në videon më poshtë:

Xuxi tregon informacione nga jashtë, Rezi entuziazmohet nga ky lajm bombastik!

Gjatë qëndrimit në oborr, Xuxi ka dhënë informacione nga jashtë.

Lajmi bombastik që e dha Xuxi, e entuziazmoi tej mase Rezin, njofton Klankosova.tv.

Për informacionin që e dha nga jashtë Xuxi, reagoi menjëherë Vëllai i Madh, i cili i kërkoi ta kontrollonte mikrofonin.

Për të parë se çfarë informacioni dha Xuxi nga jashtë, klikoni në videon më poshtë: