Soni Malaj feston ditëlindjen, kaq vjet mbushi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, sot po feston një ditë shumë të veçantë, ditëlindjen e saj të 44-të.

E dashur nga publiku për talentin, energjinë dhe stilin e saj unik, Soni prej vitesh ka qenë një nga emrat më të spikatur të skenës muzikore shqiptare.

Në këtë ditë të rëndësishme, ajo ka marrë me dhjetëra urime nga kolegë, miq e fansa, të cilët i kanë uruar shëndet, lumturi dhe suksese të tjera në jetë dhe në karrierë.

Edhe pse ka kaluar shumë vjet në skenë, Soni vazhdon të ruajë sharmin që e kanë bërë një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar.

 

Xhensila ka një fjalë për Ledrin

Pas publikimit të këngës së re nga Ledri Vula, një ndër reagimet që mori vëmendjen më të madhe ishte ai i Xhensila Myrtezajt.

Këngëtarja e ka ndarë një fragment nga videoklipi i reperit në Instagram Story, duke shkruar “Amazing” shoqëruar me një emoji zjarri, në shenjë mbështetjeje për kolegun e saj.

 

Ky reagim vjen pas një vere të tërë ku dyshja është përfolur gjerësisht për një afërsi më të madhe se ajo profesionale. Komentet nisën që pas bashkëpunimit të tyre të suksesshëm “Ma Kthe”, ku kimia në skenë dhe para kamerave u bë temë diskutimi në rrjet.

Megjithatë, të dy artistët janë pjesë e së njëjtës shtëpi muzikore dhe menaxhim, prandaj kjo mbështetje nuk duhet interpretuar si diçka më shumë sesa përkrahje brenda grupit. Vetë Ledri në intervista të mëparshme e ka cilësuar raportin me Xhensilën si “ekipor dhe profesional”, ndërsa asnjëri nuk ka bërë ndonjë deklaratë që konfirmon ndonjë lidhje romantike.

Spekulimet për një romancë midis tyre janë ushqyer kryesisht nga rrjetet sociale dhe mediat rozë, por deri më tani nuk ekziston asnjë konfirmim zyrtar. Si Ledri ashtu edhe Xhensila kanë zgjedhur të fokusohen në projektet muzikore dhe në bashkëpunimet e tyre që po rezultojnë të suksesshme.

Kjo është pamja madhështore nga banesa e Engjellusha Salihut

Engjellusha Salihu, e njohur ndryshe si Engji, tashmë po jeton jashtë Kosovës, pas martesës së saj.

Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga dritarja e banesës, ku duket një rrugë e bukur dhe e qetë e qytetit ku ajo banon aktualisht.

Pamja tregon një ambient të rregulluar me kujdes dhe një perspektivë që i ofron qetësi dhe inspirim, shkruan “Kosovarja”.

A thua a po i mungon Prishtina e Kosova?

 

Rozana Radi befason me deklaratën e saj: Do ta kisha kënaqësi të jetoja me…

Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka bërë një deklaratë të papritur në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli hapur për marrëdhënien me vjehrrën dhe bashkëjetesën me të.

Gjatë bisedës, artistja u shpreh se jetesa me vjehrrën nuk është aspak negative, përkundrazi ajo do ta konsideronte si një përvojë të këndshme.

“Unë mendoj që jetesa me vjehrrën nuk është gjë e keqe, përkundrazi, unë për veten time do ta kisha për kënaqësi ta kisha vjehrrën në shtëpi”, tha Rozana.

Ajo tregoi se ky mendim vjen nga mënyra si është rritur, duke theksuar se nëna e saj ka jetuar për një kohë me prindërit e bashkëshortit, gjë që e ka ndihmuar të krijojë një qasje pozitive ndaj familjes së zgjeruar.

 

Deklarata e Rozanës ka ngjallur reagime në rrjet, pasi prek një temë shpesh të ndjeshme në shoqërinë shqiptare – bashkëjetesën me vjehrrën – por këtë herë në një këndvështrim të ngrohtë dhe plot respekt.

 

E pazakontë, Fatmir Spahiu qëndroj tri ditë pa gjumë, kjo është gjendja e tij

Aktori i njohur Fatmir Spahiu ka lënë pas një mister të madh me postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, ku shprehet se ka kaluar tri ditë pa gjumë.

Ai shkruan: “Pardje jam qu”.

Kjo frazë ka ngjallur një valë diskutimesh dhe spekulimesh mes ndjekësve të tij.

Shumë prej fansave të tij janë të shqetësuar dhe kërkojnë të kuptojnë arsyet e kësaj lodhjeje.

A është kjo një shenjë e angazhimeve të shumta profesionale, apo ndoshta një situatë personale që e ka prekur thellë? Kjo mbetet për t’u zbuluar.

Nëna e Berat Buzhales feston sot ditëlindjen, ja sa vite mbushi ajo sot

Nëna e gazetarit të njohur Berat Buzhala ka festuar sot 75-vjetorin e lindjes, dhe si gjithmonë, Buzhala ka zgjedhur ta urojë me humorin e tij karakteristik.

Në një postim plot energji dhe ironi të ëmbël, ai e përshkroi nënën e tij si një “mbretëreshë prishtinalike”, që pavarësisht moshës, është në hap me kohën – madje edhe në TikTok, ku pëlqen videot e krijuara me inteligjencë artificiale.

“Ka kush punon për mu, unë jam princeshë”, – është një nga frazat e saj të preferuara, ndërsa sipas Buzhalës, mesazhi i saj klasik mbetet “Kuje, avanohesh?”, që ai thotë se “s’ka datë skadimi”.

Postimi i Buzhales:

Mosha: 75 vjeç, sot;
Gjendja civile: Single;
Orientimi: Straight;
Hobi: Video ne Tik Tok te gjenerume me AI;
Vendbanimi: Prishtine (prishtinalike);
Citatet e preferuara: Ka kush punon per mu, une jam princeshe; You get back the same energy you put out
Autori i Preferume: Danielle Steel;
Autori shqiptar i preferume: Albatros Rexha;
Qyteti i preferume: Dubai;
Religjioni: Besoj ne energji kozmike;
Politikani i preferume: Albin Kurti

🤣🤣🤣🤣

Mbretneshe e kena, edhe pseeeeeeee prej qe ka vdeke baba e ka qasjen shume radikale.

“Ku je? A vonohesh”, eshte mesazhi i saj i preferuar. Sigurisht i shkruar keshtu: Kuje avanohesh.

Tha që i “dështoi botoxi”, Samedi publikon pamje, kjo është gjendja e fytyrës së tij

Ish-banori i “It’s My Home”, Samed Feka, ka deklaruar publikisht se i ka dështuar botoxi.

Përmes një videoje në TikTok, Samedi është shfaqur i “stërkuqur” dhe ka treguar se si ka dështuar procedura.

“Desha të sqaroj një gjë: disa ditë nuk kam hyrë live, arsyeja është se kam bërë botox, por botoxi ka marrë kahje të kundërt, kahje të keqe, siç edhe po e shihni fytyrën time. Kam dashur të bëj një ndryshim, por nuk ka qenë kismet. Ishalla bëhet hajr, sepse për momentin jam keq”, u shpreh ai.

Sot ish banori i “ITS-my home” u fu live në “TIKTOK”, ku shihet se gjendja e fytyrës së tij ishte duke u përmisuar.

FOTO:

Se a ishte vetëm filter ajo që përdori ish-banori në videon e tij, apo ishte deshtim i “botoxit” mbetet të shihet.

BBVK 4 po vjen së shpejti, publikohen pak pamjet brenda shtëpisë

Big Brother VIP Kosova 4 po vjen me një energji të re dhe emocion që do t’ju mbajë të gjithë të magjepsur para ekranit.

Ky spektakël i madh, që shënon sezonin e katërt, pritet të nisë shumë shpejt në Klan Kosova, duke sjellë personalitete nga më të ndryshmet dhe tërheqëse nga bota e shoubizit dhe jo vetëm.

Producentja e BBVK-së, Olsa Muhameti, ka ndarë me publikun pak pamje nga brenda shtëpisë ikonike, duke zbuluar një kënd të veçantë të ambientit ku do të qëndrojnë të famshmit.

“Ohh, mezi po presim edhe ne, mos mendoni vetëm ju. BBVK 4 po vjen!”, ka shkruar ajo, duke nxitur kuriozitetin dhe pritshmëritë e shikuesve.

Klan Kosova do të bëjë së shpejti të njohur datën e nisjes së këtij spektakli madhështor, i cili gjatë tri viteve të fundit ka sjellë emocione të thella, lot gëzimi, surpriza dhe shumë momente të paharrueshme për publikun.

BBVK 4 po vjen së shpejti, publikohen pak pamjet brenda shtëpisë - Insajderi - BBVK
Remzia e pranon, është në hall për këtë gjë

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, Remzie Osmani, ka bërë një rrëfim në rrjete sociale, duke treguar se ndonëse ndodhet me pushime, mendja e saj nuk largohet asnjëherë nga muzika.

Në një postim në Instastory, Remzia ka ndarë një foto gjatë një shëtitjeje mbrëmjeje, por përshkrimi që i ka bashkangjitur fotos ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Ajo ka shkruar me humor e sinqeritet:

“S’di, kam ardh me pushu e asnjë kangë s’kam fillu, s’jam tu dit çka me punu, janë sos idetë”.

Këngëtarja, e cila prej dekadash është një ndër figurat më të dashura të skenës muzikore shqiptare, duket se po përjeton një periudhë reflektimi dhe kërkimi për frymëzim të ri artistik. Edhe pse e njohur për energjinë dhe pozitivitetin e saj, Remzia ka treguar se edhe artistët më të suksesshëm kanë momente kur ndihen “pa ide” dhe pa motiv.

Ndërkohë, ne presim që pas pushimeve të rikthehet në studio për të përgatitur këngë të reja, ashtu siç di vetëm ajo!

Ana pozon me “të dashurin e ri”, Kevini me ‘veprimin’ e papritur

Ana Ejupi, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, ka publikuar një postim plot humor në Instagram, që ka bërë menjëherë bujë në rrjete sociale.

Në një foto të postuar në Instastory, ajo shihet duke përqafuar një arush gjigant pelushi, ndërsa krahas saj ka shkruar me humor:

“Me të dashurin e ri, se s’po na lënë rahat! Kevini po xhelozon!”.

Ana pozon me "të dashurin e ri", Kevini xheloz - Insajderi - image 201