div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-140 category-paged-140 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Duda Balje feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Deputetja nga radhët e komuniteteve jo-shumicë, Duda Balje, sot feston ditëlindjen.

Balje ka mbushur plot 47 vjet jetë dhe duket më energjike se kurrë, shkruan IndeksOnline.

Urime të shumta kanë shkuar në adresë të deputetes, e cila në rrjete sociale ka ndarë fotografi me një tortë në duar.

Urime, deputete!

I vdiq vëllau tragjikisht, reagon me dhimbje këngëtarja e njohur shqiptare: Motrën e ka marr malli që tani për ty…

Henri Haxhiraj, gardisti që vrau veten me armën e shërbimit ishte vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj.

Kjo e fundit, pak orë pas lajmit tragjik ka reaguar në rrjetet sociale me një dedikim prekës ku shkruan:

“O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses ,motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete. Prehu ne paqe i shtrenjti im,shpirti im… Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete. Qofsh i parajsesh Vellai im”

Kujtojmë se 37-vjeçari Haxhiraj qëlloi veten me armë ditën e djeshme rreth mesditës teksa ndodhej në banesën e tij në Qytet Studenti. Ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës ku u mbajt në reanimacion për disa orë, por për shkak të gjendjes së rënduar nga plumbi në kokë ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Familjarët kanë deklaruar se shkak për këtë ngjarje mund të jetë bërë depresioni që ai vuante prej disa kohësh.

Reagon e dashura e Robertit, pas videos virale të tij duke vallëzuar me Santianen

Në dasmën e ish banorëve të BBVK, Ilirianës dhe Adrit morën vëmendje Santiana dhe Robert Berisha.

Kjo me një vallëzim pranë njëri tjetrit, që u bë shpejt viral në rrjete sociale.

Roberti ka reaguar duke thënë se ai vallëzon në të gjitha dasmat që shkon andaj herën tjetër do shkon me të dashurën e tij Anën e do vallëzojnë bashkë.

Këtë postim e ka publikuar edhe Ana në instagramin e saj./InfoKosova/

Shiko foton:

‘Çmendet’ rrjeti, Vesa provokon keq me foton e fundit

Në postimin e saj të fundit në Instagram, Vesa Vllasaliu, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, ka kapur të gjitha vëmendjen me një foto të mrekullueshme brenda Rolls Royce-it të saj.

Ajo shfaqet me një fustan të shkurtër dhe tërheqës, i cili i thekson bukurinë dhe stilin e saj të veçantë. Pas një karriere të suksesshme personalitet publik, Vesa vazhdon të jetë një emër i njohur në kulturën shqiptare.

Me një pozë të relaksuar, e vendosur në një nga makina më luksoze në botë, ajo tregon se çfarë do të thotë të jesh e suksesshme.

“Më mirë këtu n’Rolls Royce se sa këtu n’kamion” – është shkruajtur në përshkrimin e saj, duke sugjeruar një ndjesi të lirshme dhe me humor.

Kjo thënie, duke qenë e ngarkuar me ironinë e saj, ka provokuar shumë komente dhe reagime nga ndjekësit.

Vesa është njohur për stilin e saj të jetesës dhe mënyrën unike se si shpreh veten, dhe ky postim nuk është një përjashtim. Pavarësisht spekulimeve rreth jetës së saj personale dhe romancave të mundshme, ajo e ka mbajtur vëmendjen të fokusuar në karrierën e saj dhe stilin e saj të jetesës luksoze./InfoKosova/

Shiko foton:

Image

Alba i ‘shashtrisë’ të pranishmit me këtë vallëzim në dasmën e Ilirianës dhe Adrit

Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Iliriana dhe Adri po martohen.

Çifti i njohur kanë bërë dasmë të madhe.

Tani janë publikuar edhe pamjet nga dasma.

Aty kanë marrë pjesë shumë mysafirë e nuk kanë si të mungonin ish-banorët e Big Brother Vip.

Vëmendje në këtë dasmë ka marrë edhe ish banorja e BBVK, Alba Vukaj e cila me vallëzimin e saj ka “çmendur” të pranishmit. /ORAinfo/

Shiko videon:

 

Azemi e Alba habisin me veprimin e tyre në dasmën e Ilirianës dhe Adrit

E kemi menduar më të re, ja sa vite mbushi Anita Haradinaj

Njihet gjerësisht për punën që ka bërë ndër vite, por jo vetëm.

Padyshim edhe sot e kësaj dite mbetet prezantuesja më e njohur e edicioneve informative në Kosovë.

Anita Haradinaj, gazetare, prezantuese, opinioniste dhe një nga personazhet më të njohur të showbizit, është bashkëshortja e një prej figurave më me ndikim në politiken kosovare, Ramush Haradinaj.

Me 13 tetor Anita mbushi plot 44 vjeç.

Sot ka festë në familjen e Ramush Hararinaj’t

 

Pak ditë më parë mori epitetin baba, Malsori publikon foton e ëmbël me binjakët e tij

Këngëtari i njohur Malsori, i cili së fundmi ka marrë epitetin “baba”, po e përjeton një fazë të re dhe emocionuese në jetën e tij.

Të dy binjakët e tij po i sjellin shumë gëzim dhe lumturi, dhe ai po shijon çdo moment me ta.

Sot, Malsori ndau një moment të veçantë në rrjetet sociale, duke postuar një fotografi prekëse me binjakët e tij, ku ata janë ulur së bashku në një park, duke përjetuar bukuritë e natyrës dhe ngrohtësinë e diellit të vjeshtës.

Kjo pamje e ngrohtë e familjes është një kujtesë e bukur për të gjithë ne mbi rëndësinë e lidhjeve familjare dhe çasteve të thjeshta që na bëjnë të lumtur.

Malsori, i cili zakonisht është i rezervuar në postimet për jetën e tij private, këtë herë zgjodhi të ndajë me ndjekësit e tij një pjesë të kësaj ndjenje të veçantë.

Komentet nga ndjekësit ishin të shumta dhe pozitive, duke shprehur mbështetje dhe urime për artistin dhe të vegjlit e tij.

Shiko foton:

Këngëtari i njohur shqiptar shkon në xhami me bashkëshorten e fëmijët, publikon foton e ëmbël familjare

Këngëtari i njohur Sinan Hoxha pak orë me parë ka ndarë imazhe të veçanta me ndjekësit.

Ai së bashku me familjen e tij vizituan xhaminë me të re në Tiranë e cila është hap para pak ditësh, ajo është Xhamia e Namzgjase.

Ai gjithashtu ka bashkangjitur një foto të djalit të tij teksa shihet duke bërë lutje.

Kujtojmë se Sinani i takon besimit Islam, këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari./Kosovarja/

Shiko foton:

FOTO/ U përjashtua nga Lojërat Olimpike për shkak të tatuazhit në vendin intim, Luana lë notin dhe bëhet pjesë e…

Luana Alonso u kthye në një nga sportistet më të komentuara në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Ajo u përjashtua nga ky kompeticion nga vetë ekipi paraguaian, kjo pasi provokonte shpesh me tatuazhin olimpik në vendin intim dhe gjithashtu largohej nga kampi i skuadrës për të vizituar kryeqytetin francez.

20-vjeçarja duket se tashmë e ka mbyllur me notin dhe i është futur një tjetër rruge në jetën e saj, shkruan Gazeta Imazhi.

Ajo ka hapur llogarinë e saj OnlyFans, duke u ofruar fansave përmbajtje ekskluzive në faqe.

Ish-notarja tashmë krenohet me 1.1 milionë ndjekës në Instagram dhe fansat e saj tani mund të abonohen në përmbajtjen e saj OnlyFans për 35 dollarë në muaj.

Në platformë, biografia e Alonso-s shkruan: “Ish-notari juaj i preferuar. Premtoj se nuk do të pendoheni për këtë. Do të argëtohemi shumë së bashku (në mesazhe)”.

 

SHIKO EDHE:

Gjyqtares turke i hidhen videot intime në rrjetet sociale, suspendohet përjetësisht nga futbolli

I riu që tentoi ti jepte fund jetës është vëllai i ish banores së ‘Big Brother’

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në ‘Qytet Studenti’ ku një efektiv i Gardës së Republikës tentoi t’i japë fund jetës me armën e shërbimit paraditen e kësaj të marte.

Lidhur me ngjarjen e rëndë Policia e Tiranës dha detajet e para për mediat duke theksuar se gardisti qëlloi veten.

Burime për VoxNews thanë se punonjësi i Gardës mësohet të jetë, Henri Haxhiraj, vëllai i këngëtares së njohur, Sheila Haxhiraj.

Ai është dërguar me urgjencë në spital por gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.