div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-15 category-paged-15 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Pas fitores të VV-së, a do të jetë Fatmir Spahiu ministër i Kulturës? Deklarohet aktori

Ndërsa procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit po shkon drejt fundit, vëmendja është zhvendosur te emrat që do të përbëjnë kabinetin e ri qeveritar “Kurti 3”.Deri tani, nga numërimi i mbi 99.50% të votave,rezulton se Lëvizja Vetëvendosje është fituese absolute me rreth 50,55% të votave (që pritet të përkthehen në rreth 57 ulëse në Kuvend).

Me këtë forcë të numrave, Kryeministri Albin Kurti pritet të formojë qeverinë i vetëm, ndërsa një nga emrat më të lakuar për dikasterin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbetet ai i aktorit dhe producentit, Fatmir Spahiu.

Ky i fundit ishte pjesë e planeve të Kurtit edhe në tentativat e kaluara për formimin e qeverisë.

Më 26 tetor të vitit 2025, përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu kishte konfirmuar publikisht se kishte pranuar ftesën e Albin Kurtit për t’u bërë pjesë e ekzekutivit.

Megjithatë, pasi ajo përbërje qeveritare nuk u votua, pyetja që shtrohet tani është: A mbetet Spahiu zgjedhja e parë e Kurtit edhe pas triumfit të 28 dhjetorit?

I kontaktuar nga Insajderi për të mësuar nëse ka marrë një ftesë të re pas certifikimit të rezultateve, Spahiu u tregua i rezervuar:

S’kam asgjë me thënë diçka konkrete për momentin”, deklaroi shkurtimisht ai.

Mbetet të shihet nëse në seancën e ardhshme të Kuvendit, kur pritet të votohet ekzekutivi i ri, Fatmir Spahiu do të ulet në karrigen e ministrit për të udhëhequr një nga dikasteret më me peshë për rininë kosovare./Insajderi

Kështu po duket Osman Azemi pas aksidentit, paska ndryshuar shumë

Aktori i njohur Osman Azemi ka qenë për një kohë të gjatë larg skenës dhe projekteve artistike, pas aksidentit automobilistik që pësoi. Aktualisht, ai ndodhet ende në fazë rikuperimi dhe ka shmangur angazhimet profesionale.

Së fundmi, Azemi ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet me një pamje ndryshe nga ajo me të cilën publiku është mësuar

Osman Azemi njihet gjerësisht për rolin e “Tetës Gjyli”, i cili e bëri atë shumë të dashur për publikun.

Aktualisht, fokusi i tij mbetet rikuperimi dhe shëndeti, ndërsa rikthimi në art pritet të vijë në një moment të përshtatshëm.

I zëshmi i LDK-së mbetet jashtë Kuvendit

Paris Guri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës.

Guri, i cili pati mundësinë të ushtrojë detyrën e deputetit gjatë periudhës së bllokadës institucionale për më shumë se tetë muaj, këtë herë nuk ka arritur të sigurojë mandat.

Nga rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ai është renditur i 17-ti në listë, duke marrë gjithsej 15 mijë e 391 vota.

Në legjislaturën e nëntë, Guri u dallua si një deputet i zëshëm dhe përfaqësues i gjeneratës së re politike, falë angazhimit dhe aktivizmit të tij.

Ai është i njohur veçanërisht për përplasjet publike me Agim Bahtirin.

Luizi rikthehet në ‘Big Brother’?

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka ngjallur sërish kuriozitet te fansat e Big Brother, pas një postimi në rrjetet sociale.

Ai publikoi një foto nga prapaskena e Fan Club-it të programit, ku shihet në një ambient që lidhet me shtëpinë e BB, ndërsa moderatore është gruaja e tij, Kiara Tito.

Ky postim ka bërë që ndjekësit të spekulojnë se Luizi mund të rikthehet si pjesëmarrës në një nga edicionet e ardhshme të Big Brother.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga produksioni apo nga vetë këngëtari, prandaj mbetet e paqartë nëse rikthimi i tij është i vërtetë apo thjesht një prapaskenë nga Fan Club-i.

“Ka kënduar për mua”, Egli kujton momentet me Gjestin në BBVA

Mbrëmjen e djeshme, ekrani i Top Channel u ndez nga atmosfera festive e emisionit “E Diell”, i cili mblodhi emra të njohur të artit dhe ekranit për të festuar fundvitin.

Mes të ftuarve spikatën zërat e dashur të muzikës popullore, ku padyshim vëmendjen e mori këngëtarja e mirënjohur Remzie Osmani.

Gjatë rrjedhës së emisionit, një moment mjaft emocional u krijua kur Egli Tako u afrua pranë këngëtares për të shprehur vlerësimin e saj të lartë. Egli nuk i kursye fjalët, duke e cilësuar Remzien si një person mjaft të veçantë në jetën e saj, jo vetëm si artiste, por edhe për kujtimet që ato ndajnë

“Remzia është shumë e veçantë për mua dhe besoj se të gjithë e dimë arsyen. Ajo ka kënduar në një moment shumë të rëndësishëm për mua,” u shpreh Egli, duke sjellë në vëmendjen e publikut një nga ngjarjet më të përfolura vitin që lamë pas.

Ajo i referohej ‘dasmës’ së saj me Gjestin brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku Remzie Osmani ishte e ftuara speciale që performoi gjatë ceremonisë.

Ky gjest dhe këto fjalë rikthyen tek ndjekësit emocionet e asaj nate, duke treguar mirënjohjen që Egli vazhdon të ketë për këngëtaren.

U përplas me familjen Lushtaku, kaq vota mori Adriana Matoshi

Adriana Matoshi, kandidate për deputete nga radhët e VV-së, ka arritur të sigurojë edhe një mandat.

Kur janë numëruar mbi 86 për qind e kutive të votimeve, Matoshi ka marrë 26,239 vota

Ajo është renditur ndër më të votuarat në VV.

Sjellim ndër mend që javëve të fundit, Matoshi ka pasur përplasje publike me Sami e Mërgim Lushtakun, zyrtarë të PDK-së.

Selvija me dedikim për Shpatin: Zemra s’njeh kalendar, kam ngecur në ditën kur ti ishte pranë nesh

Selvije Jao, bashkëshortja e artistit të ndjerë, Shpat Kasapi përmes një InstaStory e ka kujtuar atë në natën e ndërrimit të viteve.

Ajo ka thënë se zemra nuk njeh kalendar, derisa u shpreh se ka mbetur në ditët kur kanë qenë bashkë.

“Zemra nuk njeh kalendar, kam ngecur në ditën kur ti ishte pranë nesh Shpat”, ka shkruar ajo.

Alaudini i nënshtrohet operimit, zbulon gjendjen nga spitali

Moderatori i njohur i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka ndarë me ndjekësit e tij një njoftim të fundit nga spitali

Përmes një fotografie të postuar në rrjetet sociale, ku shihet në shtratin e spitalit, Alaudini ka bërë të ditur se i është dashur t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje mjekësore pas një periudhe të vështirë me dhimbje të forta.

Përballja me dhimbjet dhe operacioni i pashmangshëm

Sipas shënimit të tij, moderatori ka kaluar ditë sfiduese për shkak të gurëve në kanalin urinar. Ai ka shpjeguar se pasi provoi të përballonte dhimbjet që nuk ishin aspak të lehta, ndërhyrja për heqjen e tyre u bë e pashmangshme. “Ishin ditë që me testuan shumë”, është shprehur ai, duke konfirmuar se tashmë operacioni është kryer me sukses

Gjendja aktuale dhe procesi i rikuperimit

Për fat të mirë, Alaudini ka njoftuar se aktualisht ndihet mirë dhe procesi i rikuperimit po vazhdon në mënyrë të rregullt. Ai ka gjetur forcën për të falënderuar të gjithë ata që u kujdesën dhe e mbështetën në këtë moment delikat, duke shfaqur optimizëm për gjendjen e tij të ardhshme.

Rikthimi i shumëpritur në natën e parë të “Big Brother 2026”

Lajmi i mirë për të gjithë fansat e formatit gjigant është se Alaudini synon të jetë gati shumë shpejt. Ai ka shprehur motivimin dhe shpresën që këtë të premte të rikthehet aty ku “emocionet janë të vërteta” — në primen e parë të Big Brother VIP Kosova 2026.

Moderatori e mbylli mesazhin e tij me një urim për ndjekësit, duke treguar se pasioni për punën mbetet forca e tij më e madhe.

Image
Gold Ag u mëson djemve ritualet fetare

Reperi i njohur Gold AG, i cili njihet për përkushtimin e tij ndaj fesë islame dhe vlerave familjare, ka ndarë me ndjekësit një moment mjaft domethënës.

Përmes rrjeteve sociale, ai ka publikuar një fotografi ku shihen dy djemtë e tij, Guerili dhe Fronti, duke u lutur së bashku në shtëpi.

Në foto, djemtë e vegjël shfaqen të ulur mbi sexhade, të veshur me pizhame dhe me një përqendrim që ka rrëmbyer zemrat e ndjekësve.

Ky postim pasqyron edukatën fetare që çifti po përpiqet të përcjellë te fëmijët e tyre që në moshë të hershme, duke i bërë ata pjesë të ritualeve fetare.

Për Gold AG, familja dhe besimi mbeten shtyllat kryesore, gjë të cilën ai e dokumenton shpesh përmes teksteve të këngëve dhe postimeve në jetën private. /Prive By Liberta Spahiu

Violetë Kukaj reagon pas vendimit të djalit të saj në “BBVA” për të mos takuar babanë

Prime i së shtunës i “Big Brother VIP Albania” është shoqëruar me emocione të forta, ku në qendër të vëmendjes ishte banori Mal Retkoceri.

Mali, djali i këngëtares Violetë Kukaj mori vendimin e prerë për të mos takuar babanë e tij, me të cilin ka plot 7 vite që nuk ka asnjë komunikim.

Pavarësisht mundësisë për një përballje pas gati një dekade, Mali u shpreh se nuk ishte gati për këtë hap sonte, por duke premtuar se një ditë do të takohen pa praninë e kamerave.

Ky vendim, ka gjetur menjëherë përkrahjen e palëkundur të familjes së tij jashtë shtëpisë.

Nëna e tij, Violetë Kukaj, ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke u shprehur krenare për vendimin e Malit.

‘Lum nana për ty, zoti të rujtë’, shkroi Violeta në postimin e saj.

Nuk ka munguar as reagimi i motrës së tij, Njomzës.

Ajo ka publikuar një foto të Malit ku shihet me një kurorë mbi kokë, veprim i cili shihet si një mesazh i qartë se familja është në një vijë me vendimin e Malit për të mbajtur distancë nga i ati.

Duke refuzuar takimin publik, ai tregoi se respekti për veten dhe për historinë e tij 7-vjeçare peshon më shumë se audienca e momentit, një qëndrim ky që u vulos me mbështetjen publike të nënës dhe motrës së tij.