div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-153 category-paged-153 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Çfarë ndodhi me Morena Tarakun? Shtrihet në spital

E mërkura nuk ka nisur mbarë për këngëtaren e njohur kosovare, Morena Taraku.

Pak minuta më parë ajo ka publikuar një foto duke marrë infuzion, shkruan IndeksOnline.

Se çfarë ka ndodhur me të saktësisht nuk na e ka zbuluar.

Kujtojmë se Taraku pak javë më parë konfirmoi romancën e saj, por pa e zbuluar personin se kush i “vodhi” zemrën.

Po ashtu, Taraku  e cila njihet për jetën e saj luksoze tash e sa vjet e vazhdon jetën e saj në Turqi.

Aktorja e njohur zbulon se është diagnostikuar me kancer në gji

Aktorja e njohur amerikane, Jenna Fischer, ka zbuluar se në dhjetor të vitit të kaluar është diagnostikuar me kancer në gji.

Fischer, e cila njihet për rolin e saj në “The Office”, njoftoi se e mori vesh që ka kancer kur një kontroll i rregullt rezultoi me shumë dyshime të ngritura nga doktori, i cili vazhdimisht i kërkoi të bëjë analiza të tjera.

Nga ajo kohë, Fischer ka qenë duke marrë tretman mjekësor, përfshirë nënshtrimit të operacionit, kimioterapisë dhe rrezatimit.

Fischer tha se forma e saj e kancerit, ndonëse në fazë të parë, ishte agresive, por fatmirësisht e trajtueshme.

Në janar, ajo hoqi një pjesë të indit të gjirit, ndërkaq tani njofton se është më mirë.

Fischer arriti të mbajë këtë proces larg syrit publik, duke u shfaqur gjithnjë me paruke dhe kapela të ndryshme për të mos u vënë re.

Ja çka bënë Rike Roci për ta shuar nxetësinë

Rike Roci, një nga personazhet më të njohur në mediat shqiptare, ka publikuar së fundmi një reklamë të re për “Lori Caffe”.

Në postimin e saj, ajo ka shkruar: “Cka e bene Rike Rocin për ta shuar nxehtësin”, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe fansave të saj.

Reklama përmban momente të bukura të Rikes duke shijuar një Capuchin caffe të shkëlqyer, duke e bërë atë jo vetëm një simbol të freskisë, por edhe të stilit dhe elegancës.

Rike shfaqet e relaksuar dhe e lumtur, duke e përmirësuar kështu imazhin e “Lori Caffe” si një destinacion ideal për të shijuar një kafe të mirë në ditët e nxehta.

Kjo reklamë jo vetëm që nxit dëshirën për të provuar produktet e “Lori Caffe”, por gjithashtu tregon se si një moment i thjeshtë, si shijimi i një kafeje, mund të sjellë shumë kënaqësi.

Rike Roci, me karizmën e saj dhe stilin e veçantë, vazhdon të jetë një ambasadore e shkëlqyer për markat me të cilat bashkëpunon.

Shiko videon:

 

“Disa vite më i vogël…” ja kush është i dashuri biznesmen i Xhulit!

Ish banorja e BBXK, Juliana Nura ka konformuar se është në lidhje dashurie.

Edhe pse ajo vetë nuk e zbuloi se kush është partneri i saj, tashmë identiteti i tij është zbuluar.

Sipas lajmi net ai quhet Gerti Beqiraj dhe është disa vitë më i ri në moshë se sa Xhuli dhe është biznesmen që jeton në Zvicër.

 

 

Mbetet të shihet nëse Xhuli do të publikoj ndonjë foto krah tij.

Shiko fotot:

 

 

Vesa e konfirmon lidhjen e dashurisë me futbollistin e njohur?

Fero ndryshon stilin, shfaqet tamam si zotëri

Fero është një nga personazhet shumë të njohur e të përfolur të showbizit vendor.

Ai, prej pak kohësh e ka lënë muzikën për tiu përkushtuar fesë.

Nuk dihet ndërkohë me çka tjetër po merret.

Gjatë kësaj periudhe ai u aktualizua për shkak të çështjes së të drejtës për ta pasur më pranë të bijen.

Kjo temë u mediatizua dhe Fero më në fund pati një bashkim triumfues me të bijen.

Në paraqitjet e fundit në rrjete sociale, reperi është shfaqur më ndryshe, më elegant dhe më serioz./Kosovarja/

Shiko foton:

Valon Syla tregon publikisht nëse do të jetë opinionist në Big Brother

Valon Syla ka sqaruar përfundimisht se nuk do të jetë opinionist në Big Brother Kosova.

Gazetari i njohur ka thënë se ka patur oferë me drejtuesit e edicionit, por nuk është arritur marrëveshja mes tyre.

“Po e shkruaj një qëndrim publik për ti sqaruar disa gjêra lidhur me Big Brother edicionin 3, sepse po sillen lajme të pa sakta.
“Po kam pas oferte per te qene analist ne BBVK nga produkcioni dhe drejtori i Klan Kosovës dhe kemi negociuar një kohë, por disa nga bisedimet teknike e finaciare qe i kemi pasë nuk kemi arrite me u marrë vesh.
Poashtu janë edhe zgjedhjet me 9 shkurt, dhe angazhimi eshte i madh për mua që nuk na dha shumë elasticitet të merremi vesh.
Kështu që nuk kemi arritur të merremi vesh në fund për këtë spektakël.
Kjo eshte e verteta lidhur me kete projekt.
Paçin fat ata e na e na priftë e mbara” shkruan Syla në reagim.

Pas Milaim Zekës, zbulohet edhe opinionisti i dytë i Big Brother Vip Kosova?

Analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e kastit të ri të Big Brother Vip Kosova 3. Gjatë këtij edicioni, ai do ta ketë rolin e opinionistit.

Ani pse disa herë u raportua se ai do të jetë ose jo opinionist, Insajderi nga burime të sigurta ka mësuar se Syla tashmë ka nënshkruar kontratën.

Syla në publik shquhet për komentet e tij pa rezerve dhe epike.

 

Theksojmë se mbrëmë zyrtarisht u konfirmua se Milaim Zeka, poashtu do të jetë opinionist i këtij edicioni.
E dhimbshme: Ndërron jetë këngëtari nga Vushtrria

Me pikëllim të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të rapsodit ë muzikës folklorike, Xhelil Haxhiu, nga Smrekonica e Vushtrrisë. I ndjeri ishte anëtar i Shoqërisë Kulturore “Akumulatori” dhe i ansamblit “Rilindja” nga Smrekonica, duke kontribuar ndër vite në pasurimin dhe ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Xhelil Haxhiu ishte një figurë e dashur për bashkëfshatarët e tij, si dhe për të gjithë ata që e njihnin përmes muzikës së tij dhe përkushtimit ndaj artit folklorik.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën, më 8 tetor 2024, në orën 15:41 me ikindi, në varrezat e fshatit Smrekonicë.

Sot i jepet lamtumira e fundit këngëtarit të njohur nga Suhareka

Learta Jakupi në zi, humb personin e dashur

Learta Jakupi, përmes disa postimeve të lëshuara në rrjete sociale, ka treguar se ka humbur hallen e burrit .

Reja e këngëtares Shyhrete Behluli, ka treguar me pikëllim për këtë humbje të madhe për të.

Ajo, ka ndarë disa foto familjare, duke thënë ndër të tjerash: “Aba jonë sonte na la”.

Ngushëllime Leartes!/Kosovarja/

Shiko foton:

Motrat Mustafa në zi, humbin një person të dashur

 

Sot i jepet lamtumira e fundit këngëtarit të njohur nga Suhareka

Këngëtari i muzikës popullore, Fadil Llugaxhiu nga Vraniqi i Suharekës është ndarë nga jeta të hënën.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familja e tij, me ç’rast kanë njoftuar se sot i jepet lamtumira e fundit, në fshatin Vraniq, nga ora 16:00.

“Miq, shok e familjar me dhimbje të madhe ju njoftojmë se sot me datë 07.10.2024 pas nje semundje te shkurt u nda nga jeta më i dashuri ynë Fadil Llugaxhiu!

 

 

Sot u largove fizikisht nga ne, por pas le vepra të paharruara. Për familjen e shoqërinë do të jesh simbol i paqes e zëri më i bukur i këngës.

Varrimi bëhet me dt 08.10.2024 ne ora 16:00 ne varrezat e fshatit Vraniq.

Tu preft shpirti ne paqe.