div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-157 category-paged-157 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Sot do të ishte 17 vjeç.”, këngëtari i njohur emoocionin derisa flet për humbjen e vajzës

Këngëtari i mirënjohur Sidrit Bejleri së fundmi ka zhvilluar një intervistë të ndjerë teksa ka folur për humbjen e vajzës së tij.

17 vjet nga ndarja e Sofisë nga jeta, Sidriti kujton për “S’e luan Topi”, se sprova ka qenë e fortë. Ama bashkë me tre fëmijët e tij, ai dhe Meri e kujtojnë Sofinë dhe do ta kujtojnë derisa të bashkohen me të një ditë në parajsë.

Tre fëmijët e këngëtarit, Amad, 14, Emel, 11, dhe Ejna 5-vjeçare janë rritur me idenë që kanë pasur edhe një motër më të madhe, madje shpesh mendojnë edhe si do të ishte ajo sot.

“Ne duam t’i rritim me idenë që kanë pasur edhe një motër më të madhe. Sepse duhet kuptuar që jeta është e çuditshme, jeta të vë para sprovave që ti nuk i mendon kurrë. Ti mendon se do të jesh gjithmonë një vëzhgues i papërfshirë, por kur je brenda pastaj thua “pse më ndodhi mua?”. Ja që ndodh, por duhet të dish të reagosh”.

Ndarja nga jeta e Sofisë ishte një sprovë dhe provë tjetër që e fuqizoi raportin e Sidritit me Zotin.

Ja çfarë i dërgojnë në shtëpi Sarës pas publikimit të këngës

Bardhi dhe Sara janë çifti më i përfolur në media rozë, edhe pas publikimi të këngës së Bardhit për vajzën e tyre.

Bardhi këndoj fjalë shpirti duke treguar se si kanë kaluar këtë periudh.

Sara Gjordeni ka treguar në instastory disa dhurata që ka marrë nga ndjekësit.

Një buqet me lule dhe një shkrim nga ata që po i mbështesin në secilin hap të tyre.

Dyshohet se rrahën brutalisht Klea Prenga’n, Antonela dhe motra e saj bëjnë veprimin e papritur

Antonela dhe Mariela Berisha, vijojnë të mbeten në arrati këtu e 2 muaj që nga sulmi brutal që i bënë influenceres Klea Prenga në një lokal të kryeqytetit, të cilën e goditën me shishe qelqi në fytyrë.

Që prej fillimit të gushtit, nuk dihet asgjë për fatin e dy motrave, duke u bërë dy nga emrat më të kërkuar nga policia.

Sipas “PanoramaPlus”, persona të afërt me Antonelën dhe Marielën kanë bërë me dije, se pas ngjarjes në një nga lokalet e Tiranës, motrat janë larguar menjëherë, duke marrë me vete edhe djalin e vogël të Marielës. Në fakt, të shpeshta kanë qenë rastet kur në rrjet është përfolur se të dyja motrat janë larguar menjëherë nga vendi dhe tashmë janë strehuar në Dubai.

Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe miqtë e afërt të dy motrave, duke bërë me dije se ndonëse në arrati, të dyja vazhdojnë të mbajnë kontakt me miqtë dhe bashkëpunëtorët në Shqipëri. Që nga fillimi i gushtit, ku Antonela dhe e motra u shpallën në kërkim, policia nuk ka reaguar në lidhje me ecurinë e hetimeve apo rreth vendndodhjes së tyre.

Por përtej kësaj, një përplasje në rrjete sociale ka nisur midis 24-vjeçares dhe nënës së motrave Berisha, ditët e fundit. Klea Prenga, ka publikuar një koment të Donika Marashit, i bërë më 8 gusht, kur dhe ka denoncuar publikisht sulmin brutal të ish-konkurrentes së “Përputhen” dhe motrës së saj ndaj 24- vjeçares.

Klea Prega në atë postim pretendoi se nuk i njihte motrat Berisha, ndërsa nëna e tyre i komentoi: “Sa mirë po e njihke moj zogu, i njeh mirë se ke qenë edhe ti me motrën tënde në Dubai… po t’u them ju unë, jeni … të shtrenjta 500 euro nata”, por ky koment sipas 24-vjeçares është fshirë pas pak minutash.

Reagimi i Klea Prengës vjen pas një postimi në InstaStory të nënës së ish-banores së “Big Brother Vip” dhe ish-konkurrentes së Për’Puthen, e cila shkroi: “Distancohemi publikisht nga çdo adresë që është hapur për të denigruar, gjithashtu, dhe palën tjetër: Personi që po mundohet të përfitojë nga situata do ndiqet penalisht nga shteti italian. Faleminderit”.

Kaq shkurt nuk e keni parë të veshur ndonjëherë Jehona Sopin

Kengetarja e njohur Jehona Sopi ka befasuar ndjekësit e saj së fundmi me një foto të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet me një fustan super të shkurtër.

Kjo zgjedhje e guximshme e veshjes është një ndryshim i dukshëm nga stili tradicional që Jehona ka treguar në karrierën e saj muzikore, ku zakonisht e kemi parë me veshje më të ngrohta dhe elegante.

Në foton e publikuar, Jehona duket e mrekullueshme dhe plot besim.

Fustani i saj i shkurtër nënvizon format e saj trupore dhe tregon një anë më të hapur dhe të guximshme të personalitetit të saj.

Ky ndryshim i stilit ka nxitur shumë reagime nga ndjekësit, të cilët e kanë përshëndetur këtë hap të ri, duke theksuar se Jehona është një ikonë e modës dhe e guximit./InfoKosova/

Shiko foton:

Befason Dua Lipa, bën koktejë Cola me lëng turshie dhe spec pikant

Dua Lipa njihet për eksperimentet që bën me ushqim.

Artistja shqiptare me famë botërore ishte bërë virale disa muaj më parë, kur akullores me shije vanilje i shtoi vaj ulliri dhe kripë, për një shije interesante.

Tani, ajo ka provuar diçka të re.

Një gote me pije të gazuar “Coca-Cola”, Dua i ka shtuar lëng të trangujve turshi dhe lëng të specave pikantë të njohur si “jalapenos”.

Teksa bën eksperimentin, në gotë i bien copa trangujsh dhe specash, të cilët Dua i mban për shije.

E një pije të tillë, që ka trazuar fansat e saj në rrjete sociale, Dua patjetër që ua servon dhe miqve të saj, përfshirë dhe babait.

Ndiqni videon që shfaq gjithçka.
Video

 

Ja çka i bëri i dashuri i ri Vesa Vllasaliut

Vesa Vllasaliu, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të bukur, ku duket më e lumtur se kurrë.

Në postimin e fundit në rrjetet sociale, ajo rrezaton energji pozitive dhe duket e përmbushur emocionalisht.

Fansat menjëherë kanë vënë re ndryshimin në pamjen e saj dhe janë të bindur se ky shkëlqim vjen nga një lidhje e re, e cila duket se po e bën shumë të lumtur.

Edhe pse Vesa nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë publike për partnerin e saj, fansat dhe mediat kanë filluar të spekulojnë se një dashuri e re është ajo që po i sjell këtë gëzim dhe ndryshim.

Çfarëdo qoftë arsyeja e kësaj lumturie, duket se Vesa po shijon çdo moment të këtij kapitulli të ri në jetën e saj, dhe ndjekësit e saj mezi presin të mësojnë më shumë!/InfoKosova/

Shiko foton:

“Kush o për mu puthë?”, deputetja e VV-së sqaron deklaratën e saj virale: Ia kam huq…

Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi, ka thënë se pyetjen provokuese që dje e ka shtruar në rrjetet sociale e ka bërë pa vetëdije.

Ajo ka kritikuar mediat që ia kanë bërë lajm pyetjen “Kush o për mu puthë”, të cilën e kishte shtruar në Instagram.

Përmes një videoje të publikuar në “Insta Story”, ajo thotë se e ka gabuar profesionin, duke ironizuar se do të ishte një gazetare e mirë e cila bën kryetituj gjithmonë.

Ata zgjodhën kryetitullin tim, që e kom bo pa vetëdije: kush është për me u puth. Unë po me doket ja kom huq profesionit. Kom mujtë me kanë gazetarja numër 1 në vend, me kryetituj, a pajtohen edhe ju?”, ka thënë Matoshi.

“Kush o për mu puthë?”- Deputetja e Vetëvendosjes në kërkim të momenteve romantike

Këta do të jenë banorët e ‘BBVA’?

Kur kanë mbetur dhe më pak se dy muaj nga startimi i “Big Brother”, kanë nisur të dalin edhe emrat e parë të konkurrentëve që pritet të bëhen pjesë e lojës.

Në rrjet një interes të madh ka pasur në lidhje me emrat që do të futen në shtëpinë e famshme për të garuar për çmimin e madh.Një emër surprizë që duket se këtë vit do të bëhet pjesë e lojës është Lei Kraja. Moderatorja simpatike, është ndër emrat e parë që përflitet si pjesë e garës. Kujtojmë që edhe vitet e shkuara, ajo është përfolur për t’u bërë pjesë e formatit, por vetë Lei ka bërë me dije se nuk e ka pranuar ftesën. Vitin e shkuar, Lei u shpreh se është tip shumë emotive dhe nuk do të mund ta duronte mbylljen në shtëpi.

“Jo, në fakt, nuk do të jem. Që në fillim kur ma kanë bërë kërkesën vitin e kaluar vendosa që nuk do të jem. Ju më njihni shumë mirë që unë jam natyrë shumë e brishtë, emocionale dhe do qaja. Unë do ta bëja atë shtëpi si lumi i Shkodrës. Nuk e përballoj dot të jem e mbyllur. Kur e pashë atë kamper jashtë ditën e djeshme nuk e imagjinoja dot si Zhaklina dhe Ronaldo kanë kaluar aty.

Nuk e di, unë nuk e përballoj dot. 2022 nuk ka qenë viti im në shumë drejtime. Nga ana emocionale, shumë s bujë kam pasur këtë vit prandaj nuk besoj që do të ishte viti im dhe të futesha në “Big Brother”. Megjithatë do të doja të isha për shembull pjesë e ‘Fan Club’, të isha opinioniste aty çdo të diel, do e shijoja sepse e ndjek me shumë pasion “BBV” e kam shumë qejf. E shijoj shumë spektaklin, po nuk do të jem pjesë e “Big Brother VIP””, tha Lei vitin e shkuar duke i dhënë kështu fund dyshimeve.

Por këtë vit, prezantuesja e ka rikonsideruar ofertën.Një tjetër emër është edhe ai i Drilon Hoxhës. Aktori dhe regjisori, vitet e fundit ka qenë shumë i angazhuar me projektet e tij filmike që ka sjellë për publikun. Por tashmë, është momenti që publiku ta njoh edhe atë si personazh, krahas filmave që ai prodhon dhe luan. Bëhet me dije se aktori do ti bashkohet kastit në lojë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.Tiri Gjoci është një artist i ri në tregun muzikor, por që shumë shpejt ai ka bërë fansa, duke vlerësuar muzikën e mirë, por edhe natyrën e tij prej playboy. Një ftesë për këtë spektakël ka edhe për Tirin, që me gjasa do të jetë një ndër artistët që bëhet pjesë e këtij formati. Për Tirin, kjo do të jetë një mundësi e mirë, që të njihet nga publiku edhe si karakter dhe jo vetëm nëpërmjet muzikës së tij. Një tjetër emër i lakuar është edhe ai i Visjan Ukcenajt. Aktori, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e “Portokalli” është një ndër emrat e lakuar për të qenë pjesë e spektaklit. Si një personazh me shumë humor, por edhe ironi, jemi të sigurt që Visjani do ta gjente shpejt rrugën e suksesit në këtë reality.

Nga ana tjetër, Cubi Metkaj ishte aktorja që vitin e shkuar u përfol gjatë si një konkurrente e mundshme. Madje në ato muaj, vetë aktorja në deklaratat e saj linte të kuptohej se do të bëhej pjesë e lojës. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Natyrisht që edhe për Cubin ka pasur një ftesë, ndaj tashmë është në dorën e saj për të parë nëse do ta pranojë këtë herë ftesën për t’u bërë pjesë e reality për më shumë se 100 ditë.Dori dhe Devi, ishprezantuesit e “Fiks Fare”, mund të jenë dy nga konkurrentët e fshehtë të këtij sezoni. Dyshja është zëvendësuar papritur nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu, duke ngritur spekulime të mëdha. Thashetheme lart e poshtë ka se Dori dhe Devi do jenë pjesë e shtëpisë së famshme, por ende asgjë nuk është zyrtarizuar.Një tjetër emër i përfolur është edhe ai i Sara Hoxhës. Ish-partnerja e Ledrit, tashmë është e angazhuar me biznesin e saj, duke mos pas më angazhime televizive.

Dhe ndoshta tashmë, si single dhe me një dëshirë të madhe për të vijuar të qëndrojë një figurë e dashur për publikun, Sara do të tentojë edhe famën që ky reality ka. Megjithatë, blogerja ende nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me ftesën e mbërritur nga produksioni.Dy emra të tjerë që deri ditët e fundit ishin komplet të fshehtë janë edhe Eugent Bushpepa dhe Kastro Zizo.

Dy djemtë, pritet që këtë vit t’i thonë po garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Kastro Zizo është i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh herë edhe ironike. Ndaj edhe prania e tij në këtë format po pritet me interes. Nga ana tjetër Eugenti është një artist shumë i dashur për publikun, por që rrallë e kemi parë të dalë nga arti i tij për të folur për jetën private.Ndaj edhe kjo mundësi për të do të ishte një pikë e rëndësishme takimi mes tij dhe ndjekësve të tij. Një tjetër emër është edhe ai i Rinian Lekës.

Ish-pjesëmarrës në Përputhen, djaloshi bëri për vete publikun. Me pamjen e tij prej modeli dhe me natyrën e djalit xhentil, ai mesa duket është gati që të provojë edhe këtë eksperiencë. Teksa organizatorët janë ende duke punuar për detaje të tjera, duket se kasti i emrave po plotësohet, duke lënë edhe disa emra surprizë, që me gjasa do të zbulohen në javët e fundit para fillimit të spektaklit.

Burimi:Panorama.Plus

ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Zbulohet data e saktë kur fillon “Big Brother Vip Kosova”

Nuk do ta besoni cila këngëtare është sot kjo në foto

Këngëtarja, Mihrije Braha ka hapur arkivat duke kujtuar momentet e veçanta nga rinia e saj.

Artistja, së fundmi ka postuar disa fotografi në ”Instagram”, teksa shfaqet në kohë dhe moshë të ndryshme.

Edhe komentet nga ndjekësit e saj kanë qenë pozitive, të tilla si ”E bukur dhe me finesë”, ”Si shpirt”, ”Bukuroshe je” e të tjera.

”Unë…..M B”, ka shkruar Mihrija krahas fotografive.

Ndërkaq, projekti i fundit nga Mihrije Braha është ”Falje”, të cilën e ka publikuar tri javë më parë.

Ndryshe, Mihrije Braha është e martuar me Naim Abazin qe 32vite dhe së bashku kanë një djalë, Platorin.

A e njihni, cila këngëtare e njohur është kjo, sot ndër femrat më bukura

Ajo tani është shumë e dashur për publikun.

Këngëtarja gjakovare Yllka Kuqi është shndërruar në yjet më të ndjekura të kohës.

Ajo po vazhdon të dhurojë perfomanca ndër më të veçantat tek një audiencë e gjerë, për çka po arrin që t’iu rrëmbejë zemrat të gjithëve dhe ta kërkojnë çdo herë atë, shkruan Kosovarja.

Kaq e suksesshme dhe e ndjekur nuk mbahet mend të ketë qenë, andaj edhe publiku e adhuron dhe nuk i ndërron asnjëherë këngët e saj.