Edona James bën një ndryshim të papritur në pamje

Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Edona James vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.

Sidomos në Instagram, ajo ndan moment të ndryshme me ndjekësit e saj.

Përmes postimit të fundit, Edona James ka treguar se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve.

Screenshot
Për herë të parë Alketa flet publikisht me shumë emocione për burrin e saj

Në 14 Janar, Alketa Vejsiu përmes rrjetit të saj social Instagram dha për fansat lajmin se emri i saj, gjendej mes atyre të grave më të njohura të televizionit italian, të zgjedhura për të prezantuar edicionin e 70-të të Sanremos.

Në 6 Shkurt, Alketa u ngjit në skenën e teatrit Ariston dhe mahniti publikun me prezantimin e saj.

Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë”, në Tv Klan, Vejsiu ka treguar se në publik është edhe bashkëshorti i saj.

Ajo shprehet se Sanremo është një ëndërr e përbashkët që e kanë finalizuar të dy.

Alketa e ndjen veten shumë me fat, që ka një bashkëshort që e do dhe e mbështet në ëndrrat e saj, madje këtë Sanremo ja dedikon eksluzivisht atij.

“Në skenë patjetër sonte është bashkëshorti im, është i ulur atje.

E kam patur gjatë gjithë këtij rrugëtimi mbështetje të jashtëzakonshme dhe sot nuk mund të mungonte sepse kjo është një ëndërr e përbashkët, që e kemi finalizuar të dy.

Edhe nëqoftëse duhet t’ja dedikoj dikuj Sanremo-n, ja dedikoj në mënyrë eksluzive njeriut që dua, që më ka mbështetur në gjithë këtë rrugëtim.

Është e mrekullueshme që të kesh dikë që të do dhe të mbështet në ëndrrat e tua, jam me fat për këtë”

Teuta Selimi bën ndryshimin e madh në pamje, ja si duket

Teuta Selimi, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, është rikthyer fuqishëm në vëmendjen e fansave me ndryshimet e saj të fundit në pamje.

E njohur për zërin e saj të ëmbël dhe për hitet që kanë lënë gjurmë në skenën muzikore shqiptare, Teuta është gjithashtu e admiruar për stilin dhe elegancën që sjell në çdo paraqitje të saj publike.

Në fotot e fundit të ndara në rrjetet sociale, Teuta shfaqet me një pamje krejtësisht të re dhe të freskët.

Këngëtarja, e cila ka qenë gjithmonë e njohur për bukurinë natyrale, këtë herë ka vendosur të bëjë një ndryshim të guximshëm, duke u shndërruar në bionde.

Ndjekësit e saj nuk kanë vonuar të vërejnë këtë transformim, duke e komentuar dhe përgëzuar për paraqitjen e saj mahnitëse.

Në fotot ku ajo shfaqet e veshur tërësisht në të bardha, Teuta rrezaton me një hijeshi të veçantë. Fustani i bardhë, që thekson elegancën dhe hijeshinë e saj, është kombinuar në mënyrë perfekte me flokët bionde, duke krijuar një pamje të sofistikuar dhe moderne. Kjo paraqitje e re ka ngjallur shumë komente pozitive nga fansat e saj, të cilët e kanë përgëzuar për guximin dhe stilin e saj të veçantë.

Shiko foton:

Kjo është e dashura e Mirlind Dakut

Lojtari i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, para disa ditësh ka konfirmuar lidhjen e tij të dashurisë.

Ai ka postuar fotografi me të dashurën, në rrjetin social Facebook.

IndeksOnline mëson se e dashura e futbollistit kosovar quhet, Vlora.

Megjithatë, dyshja kanë vendosur që ta mbajnë sa më private lidhjen.

A e keni ditur arsyen se pse Ganimete Jashanica nuk këndon në dasma që 12 vite?

Ganimete Jashanica, një ndër këngëtaret më të dashura dhe të respektuara të muzikës popullore shqiptare, e njohur për zërin e saj të veçantë dhe këngët që kanë shoqëruar breza të tërë, prej 12 vitesh nuk këndon më në dasma dhe ahengje familjare.

Për të gjithë ata që e kanë ndjekur karrierën e saj dhe janë rritur me këngët e saj, ky fakt ka ngritur shumë pyetje, por së fundmi Ganimetja ka ndarë me publikun arsyen pas këtij vendimi.

Në një intervistë emocionuese për emisionin “Fundjavë” në “Dukagjin,” Ganimete Jashanica ka folur hapur për jetën e saj profesionale dhe personale.

Në mes të diskutimeve për karrierën dhe sukseset e saj të shumta në skenën muzikore, ajo zbuloi pse ka ndaluar së kënduari në dasma, pavarësisht kërkesave të shumta që vazhdojnë të vijnë nga adhuruesit e saj.

“Jo, nuk këndoj më në dasma. Kanë kaluar më shumë se 12 vite që nuk e bëj më këtë gjë. Edhe pse kam kërkesa të shumta nga njerëz që duan të më shohin në ahengje familjare, shëndeti nuk ma lejon më. Lodhja e madhe, të qëndruarit për shumë kohë në këmbë, dhe puna ime tjetër më kanë ndikuar që ta marr këtë vendim,” tha këngëtarja.

Ky rrëfim prekës tregon sfidat që Ganimete Jashanica ka përjetuar me shëndetin e saj, një aspekt që ka ndikuar në vendimin e saj për t’u tërhequr nga këndimi në eventet familjare.

Ajo është e njohur për energjinë që ka sjellë në skenë dhe për aftësinë për të krijuar një atmosferë të paharrueshme në çdo koncert apo dasmë, dhe mungesa e saj ka lënë një zbrazëti në industrinë e muzikës popullore.

Huseyin publikon momente intime me Gentën: Pjesa më mirë e imja është këtu

Genta Ismajli dhe Huseyin Usta janë të pandarë kudo që shkojnë, teksa shumë shpesh udhëtojnë në pushime.

Si destinacion të radhës për pushime çifti së fundi e kanë zgjedhur Malin e Zi, saktësisht bregdetin e Ulqinit.

Çifti kanë publikuar disa imazhe të realizuara nga plazhi, teksa edhe thurën lavde për plazhin e këtij vendi.

Në mbrëmje, ishte Genta ajo që përmes disa videove solli për ndjekësit pamje brenda hotelit super-luksoz ku po qëndrojnë.

Partneri i këngëtares publikoi një fotografi duke u puthur me të, ndërsa nuk mungoi edhe dedikimi romantik.

“Pjesa më e mirë e imja është këtu”, ka shkruar ai, kurse imazhin po e shoqëronte nën ritmin e këngës së Gentës “Mpuq mpuq”.

Shiko Foton:

Alba shfaqet në krahët e personit të zemrës, i shpreh dashurinë publikisht

Alba Vukaj u bë e njohur që nga pjesëmarrja e saj në ‘Big Brother VIP Kosova’ e pastaj si moderatore në televizionin ‘T7’.

Ajo me bukurinë dhe karakterin e saj rrëmbej mijëra zemra të ndjekësve.

Alba aktualisht gjendët në Kanada pranë familjes së saj, në rrjetet sociale ka publikuar disa momente të veçanta teksa gjendët në krahët e nënës e lumtur.

Nuk mungoj as dashuria nga nënë e bij, ku Alba kishte shkruar “ Të dua”./Kosovarja/

Shiko foton:

Mihrija zbulon se nëna e saj po përballet me gjendje të rëndë shëndetësore, sjell foto prekëse pranë saj

Këngëtarja Mihrije Braha është mjaftë aktive në rrjetet sociale duke publikuar momente nga jeta saj.

Mihrija ka ndarë disa postime teksa tregon se nëna e saj po përballet me gjendje të rëndë shëndetësore.

Teksa Mihrija shfaqet nga spitali me nenën në krahë ajo shprehet se “Nanë pranë teje deri në frymën e fundit”.

Andaj këngëtarja ka pranuar fjalë të bukura edhe nga ndjekësit teksa e lavdërojnë për gjestin që bën për nënën e saj./Kosovarja/

Shiko foton:

Pas ndarjes nga i dashuri Santiana po publikon mesazhet

Santiana Maloku u perfol diteve te fundit per ndarjen me Lirimin.

Bukuroshja nga Gjakova ndarjen e mori me shumë sportivitet, duke e shijuar kohën me miket e saj.

Së fundmi ajo ndau në rrjete sociale, një mesazh që një ndjekës ia dërgoi.

Santi, ndër tjera shpehet se komenti i ndjekësit iu duk aq interesant se që vendosi ta ndaj me të tjerët./Kosovarja/

Shiko foton:

Teuta Krasniqi bën ndryshim drastik në pamje, ja si duket ajo sot

Teuta Krasniqi, një nga aktoret më të dashura dhe më të ndjekura në industrinë e filmit dhe teatrit shqiptar, vazhdon të befasojë publikun me paraqitjet e saj.

Me një karrierë që zgjat prej vitesh dhe role të paharrueshme, Teuta ka ndërtuar një lidhje të veçantë me adhuruesit e saj të cilët e kanë ndjekur në çdo hap të karrierës dhe jetës personale.

Së fundmi, aktorja ka tërhequr vëmendjen me një ndryshim drastik në pamjen e saj, duke u shfaqur më rinore dhe plot elegancë.

Me një paraqitje të re që ngjason me një transformim magjik, Teuta duket sikur ka kthyer kohën pas, duke iu afruar dukshëm pamjes së një vajze 20-vjeçare.

Ndryshimi në stilin e saj të flokëve, zgjedhja e veshjeve moderne dhe eleganca që ajo reflekton janë bërë objekt diskutimi mes ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

Komentet që ajo ka marrë nga fansat e saj janë të mbushura me komplimente për freskinë dhe rininë që ajo përçon, duke treguar edhe një herë se aftësia e Teutës për të përshtatur imazhin e saj me kohën është një ndër arsyet që ajo mbetet kaq e dashur. Përmes këtij ndryshimi, Teuta tregon se eleganca dhe bukuria nuk kanë moshë, duke inspiruar shumë prej ndjekësve të saj.

Më poshtë, keni disa pamje që ilustrojnë ndryshimin e pabesueshëm të Teutës dhe si ajo vazhdon të shkëlqejë si gjithmonë.

Shiko fotot: