Zbulohet e dashura e re e Ledrit, fotografohen bashkë në plazhet e jugut (Foto)

Reperi Ledri Vula është kapur mat gjatë pushimeve në një resort në Jug të Shqipërisë me të dashurën e tij, e cila quhet Rina Zaiti.

Fotoja e fundit tregon çiftin duke shijuar momente relaksi pranë detit, ulur pranë shkëmbinjve të plazhit.

Duket se Ledri po shijon një kohë të qetë larg zhurmës dhe angazhimeve të karrierës së tij muzikore.

Burime për ‘Anabel’ tregojnë se ata ishin gjatë gjithë kohës shumë afër duke shijuar kohën me njëri-tjetri.

Shiko foton:

Mozzik i reagon Sinan Vllasaliut: Besën e ki, nëse m’falë Zoti djalë, në syneti të tij, ti ki me qenë këngëtari

Gjatë një interviste të dhënë dje, Sinan Vllasaliu pati fjalë jo të mira për dy artistë të estradës, Don Xhonin dhe Mozzikun, me këtë të fundit ai u tregua mjaft i ashpër, teksa komentoi njërën nga këngët e reperit të titulluar “Shko”.

E në postimin e bërë në faqen zyrtare të Gazeta Online Reporteri në Facebook, Mozzik ka reaguar ndaj kësaj deklarate të Sinan Vllasaliut.

I njëjti ka shkruar se nëse një ditë do të bëhet me një djalë, do thërras Sinan Vllasaliun t’i këndojë në synetin e djalit të tij.

“Faleminderit Axha Sinan ! Besen e Zotit e ki qe m’fal Zoti djale , n’syneti t’tij ti ki me qene kengetari!”, ka qenë komenti i Mozzik.

Shiko Foton:

Ky njeri i madh ishte babai i këngëtareve Nora e Era Istrefit

Neziri Istrefi ishte gazetar i njohur dhe autor i rreth 200 emisioneve dokumentare.

Ndër dokumentaret më të veçanta të tij ishin ato të realizuara për Esad Mekulin, Din Mehmetin, dokumentaret rreth pajtimit të gjaqeve, etj.

Ajo, që e bënte krejt të veçantë dhe të pakrahasueshëm ishte edhe timbri i zërit të tij, që tingëllonte aq bindshëm dhe fuqishëm, ëndrra e tij ishte që të rikthehej në “RTK”, ndërkohë që punën e vazhdoj në “Radio Rilindja” dhe më pas në “RTV 21”.

Nezir Istrefi iku herët nga kjo botë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në botën e gazetarisë.

Shiko Foton:

Me mjekër të zbardhur dhe pa flokë, ky është ndryshimi i madh i Armond Morines

Koha, i ndryshon të gjithë dhe padyshim që nuk e ka kursyer as aktorin e njohur nga Gjakova, Armond Morina.

Armond Morina apo siç njihet për të gjithë ne Ardi tek “Familja Moderne”, ka qenë njëri ndër aktorët më të pëlqyer nga publiku.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga seriali i lartpërmendur pothuajse të gjithë nga aktorët kanë ndryshuar, ndërsa Ardi mbetet po ai i njejti siç ishte dikur, vetëm se është thinjur e ka shtuar pak më shumë në peshë.

Pas serialit, Ardi ka qenë i pranishëm edhe në shfaqje dhe seriale të ndryshme, ku gjithmonë është treguar mjaftë i suksesshëm.

Rikja do bëhet nuse në Kosovë?

Ish-banorja e BBVA-së Rike Roçi, ka hapur një pyetësor në rrjetin social “Instagram”.

Nga shumë pyetjet që mori ishte edhe një rreth statusit të saj.

Ndjekësit i thanë që e dinë se do jetë nuse në Kosovë.

Pyetjes iu përgjigj:

“Me sa di un do iki në Kosovë se martohet një shoqe”, duke hedhur poshtë këto thashetheme.

Një film i ri po realizohet nga Luiz Ejlli: E merrni me mend se kush do të jetë partnerja ime?

Përmes një postimi në Instagram, Luiz Ejlli u ka zbuluar ndjekësve se një skenar filmi është thuajse në përfundim. Projektin e ri ai e ka marrë përsipër vetëm dhe do t’i duhet pak kohë për të gjetur bashkëpunëtorët. Luizi u premton ndjekësve se nuk do të zhgënjehen edhe sikur të duhet të paguajë gjithçka vetë,

Por, ai ka zbuluar se do të ketë një partnere në film, emrin e së cilës nuk e ka zbuluar.

“Jam pothuajse në fund të skenarit për filmin e radhës. E merrni me mend se kush do të jetë partnerja ime? Meqenëse jam vetëm, do të më duhet edhe ca kohë sa t’i gjej, të biem dakord dhe të vendos për aktorët, ekipin e xhirimit, sponsorët etj. Ju jap fjalën që nuk do të zhgënjeheni, sikur edhe nga xhepi ta paguaj të gjithin. Dhe siç e dini, unë fjalën e mbaj”

Festoi ditëlindjen, ja sa vite mbushi ish-banorja e Big Brother, Vesa

Vesa Vllasaliu është një nga vajzat më të komentuara në mediat rozë në vendin tonë.

Pjesmarrja e saj në “BBVK”, bëri që ajo të marrë jehonë të madhe dhe të njihet nga të gjithë, për jetën e saj publike por edhe atë private.

Vesa festoi ditëlindjen e saj të 25-të.

Me rastin e ditëlindjes Vesa mori shumë urime nga miq e familjarë.

Arbana Osmani dhe moderatori i njohur prezantues ne “BBVK”?

“Big Brother VIP Kosova” po përgatitet të rikthehet për sezonin e ri, dhe si duket ky edicion do të sjellë disa ndryshime të mëdha.

Zyrtarizimi i parë i rëndësishëm ishte emërimi i Olsa Muhametit si producente e re e programit, një lëvizje që ka zgjuar shumë interes dhe pritshmëri tek ndjekësit e reality-show-t.

Një nga temat më të diskutuara prej muajsh ka qenë edhe roli i moderatorëve për këtë sezon të tretë.

Në dy sezonet e para, programi u prezantua nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, të cilët u bënë fytyrat e njohura të shfaqjes. Megjithatë, së fundmi po qarkullojnë zëra që Arbana Osmani mund të jetë një nga moderatoret e këtij edicioni, duke u bashkuar me Alaudin Hamitin.

Këto spekulime janë nxitur nga disa postime në rrjetet sociale të Arbana Osmanit dhe Alaudin Hamitit, të cilat duket se përforcojnë këtë mundësi.

 

Fansi e kap për dore Dafinën në koncert, Kreshniku i kthehet keq me këtë reagim LIVE

I dashuri i Dafina Zeqirit e shfaqë xhelozinë ndaj fansit

Duke qenë një nga këngëtaret më produktive, Dafina Zeqiri shpesh hasë në raste të ndryshme në mbrëmjet ku përformon.

Ylli i këngës, që tashmë është në një lidhje të re, e që së shpejti edhe do të martohet, të dashurin e ka mjaftë protektiv.

I dashur dhe menaxher, ai nuk lejon afrime të tepërta të fansave me yllin e muzikës. Madje, nuk do as prekje dore, shkruan kosovarja.

Kjo video që po qarkullon gjithandej, tregon saktë se për çfarë po flitet…

Këtu mund ta shikoni videon:

Adriana Matoshi transformohet në pamje, nuk do ta njihni!

Aktorja e njohur dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka bërë një transformim të dukshëm në pamjen e saj.

Ajo ka ndryshuar drastikisht ngjyrën e flokëve, duke i lyer ato nga bionde në një nuancë kafe të errët.

Ky ndryshim u njoftua nga vetë Adriana përmes një serie postimesh në Instagram. Ajo gjithashtu ka rritur gjatësinë e flokëve, duke i dhënë një pamje të re dhe të freskët.

Në një video të publikuar në ‘InstaStory’, Adriana e përshkruan këtë ndryshim si “një ndryshim i vogël, por i madh”.

Ndryshimi në ngjyrën e flokëve dhe gjatësisë i jep një pamje krejtësisht të re, duke u distancuar nga stilin e saj të zakonshëm me flokë të shkurtër dhe bionde.