div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-175 category-paged-175 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Godet” ish-konkurrentja e Për’puthen: Quhet ngacmim të jesh me Golf, por jo me Porsche

Alba Pollozhani, ish-konkurrente e “Për’puthen”, diskutoi ngacmimet seksuale në një intervistë në “Live From Tirana”.

Ajo theksoi se ngacmimi seksual ndodh kur një person vazhdon të ngacmojë kundër vullnetit të tjetrit.
Pollozhani shpjegoi se për të, nëse ndodhin ngacmime, është e rëndësishme si reagon individi dhe se një veprim i tillë është i papranueshëm kur është i padëshiruar.

Ajo deklaroi se personalisht nuk ka përjetuar ngacmime në ambientin e punës, falë pozitave të saj të larta dhe natyrës së bizneseve familjare ku ka punuar.

Kur u pyet nëse ka ngacmuar dikë, Pollozhani tha se nuk ka ndodhur ndonjëherë për arsye se gjithmonë ka pritur që meshkujt ta ngacmonin të parët.

Ajo theksoi se ngacmimi seksual ndonjëherë varet nga perceptimi i personit që e përjeton dhe se ndjenja e tij ndryshon në varësi të statusit ekonomik të personit që ngacmon.

“Dua të them edhe një gjë tjetër, shumë ka të bëjë te pjesa a e llogarit ngacmim seksual të padëshirueshëm apo e llogarit ngacmim të dëshirueshëm, varet nga personi që ke përballë. Shembull, në rast se një femre, tani si ka ardhur koha, i kalon dikush me Golf 5 përpara dhe po i jep një ngacmim, ajo e llogarit direkt ngacmim seksual dhe nuk do t’i hidhte as sytë. Por në rast se i njëjti person do t’i kalonte me Porsche, atëherë ajo mund të hapë vetë dyert për të hyrë. Nuk do llogaritej aspak ngacmim seksual.

Dua të dal në përfundimin se i njëjti person në rast se do ishte në kushte shumë të dobëta ekonomike, nuk do ia hidhte sytë dhe do thoshte “ja ky perversi”. Por në rast se ky person do të ishte me një makinë të shtrenjtë, do thoshte “ua sa i mirë, shpirti, zemra” dhe do hynte në makinë”,

Më tej ajo theksoi se problemi fillon që nga edukimi në familje dhe shkollë dhe përfundon në sistemin e shtetit, i cili duhet të ketë kontrolle dhe sanksione për të parandaluar këtë fenomen.

“S’di sa qava!”, vdekja e papritur që e bëri me lot në sy Arbana Osmanin

Arbana Osmani është shfaqur e prekur nga dedikimi rrëqethës i Edlira Çepanit, për bashkëshortin e saj Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në një moshë të re, 44-vjeçare.

Ikja e tij ishte e papritur dhe marrë shkas nga kjo, moderatorja Arbana Osmani ka gjetur mundësinë për të përcjellë një mesazh për të gjithë:“Nuk di sa qava me mesazhin e Edlirës për Gertin.

Nuk e kam njohur Gertin personalisht por më erdhi shumë keq kur mësova lajmin paradite.

Nuk kemi kohë.

Tregojini atyre që doni, sa shumë i doni! Çdo ditë!”

Shiko foton:

 

Shkëndije Mujaj lutet për Feron: Allahu të shpërbleftë me durim!

Ish-reperi, Feronit Shabani i njohur si Fero, ditë më parë njoftoi ndjekësit e tij në rrjetet sociale se është në depresion, i thyer emocionalisht dhe ka një shqetësim të madh.

E gjithë gjendja e tij duket se ishte e lidhur me ish-gruan e tij, Arbenita Ismajlin dhe vajzën e përbashkët, Nina.

Ai po pretendon se vajza e tij është dërguar jashtë shtetit pa lejen e tij. Tutje, sipas tij, organet kompetente po i bëjnë padrejtësi sa i përket vajzës duke mos specifikuar me konkretisht se për çfarë padrejtësishë bëhet fjalë.

Ish këngëtarja Shkëndije Mujaj në një postim të tij komentoi diçka.

Ajo u lut për të duke thënë: Allahu të shpërbleftë me durim.

Shota Baraliu feston ditëlindjen, ja sa vjet mbushi

Aktorja e njohur kosovare, Shota Baraliu feston sot ditëlindjen e saj.

Ajo mbushi sot plot 42 vjet.

Shota po vazhdon të jetë e angazhuar nëpër projekte të ndryshme filmike në vend.

Pos aktrimit, ajo bujë bëri edhe me pjesëmarrjen në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, ku edhe ishte ndër personazhet më të diskutuara.

“Ku i gjen lekët Hatixhja…”, Hati i reagon Milaim Zekës dhe mediave shqiptare

Personazhi i famshëm i Tik-Tokut, Hati nga Shqipëria është indinjuar me analistët dhe gazetarë nga Kosova dhe Shqipëria që po merren me rastin e saj, konkretisht për marrjen e patentë-shoferit.

Përmes një video, ajo duket se i ka bërë një “diss” gazetarit, Milaim Zeka, i cili ftoi Prokurorinë e shtetit në Shqipëri të merren me të.

Video këtu:

Befason Adrola Dushi, publikon foto pas dushi

Modelja shqiptare, Adrola Dushi është shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo ndan me ndjekësit e saj fotografi dhe momente të ndryshme.

Në fotografinë e fundit, Adrola duket sikur sapo ka dalur nga dushi.

Foton ajo e shoqëroi me thënien: Nëse je e sigurt dhe e dashur. Të mbështes dhe do të të mbroj ty. Të dua ashtu siç je.

Screenshot

Sara Hoxha ‘djeg’ rrjetin, shfaqet pa sytjena

Influencerja e njohur Sara Hoxha ka bërë sërish jehonë në rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit, që ka lënë pas një valë komentesh dhe reagimesh.

Me një prezencë të fuqishme dhe stilin e saj unik, Sara vazhdon të jetë një figurë kryesore në botën e mediave sociale.

Në fotografinë e saj të re, ajo shfaqet e veshur në një set të bardhë, që i jep asaj një pamje elegante dhe të rafinuar.

Megjithatë, ajo ka zgjedhur të shfaqë guximin e saj duke mos veshur sytjena, një vendim që padyshim ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj. Pamja e saj e mahnitshme ka krijuar një atmosferë të fortë, ku bukuria dhe vetëbesimi janë në qendër të vëmendjes.

Shiko foton:

Getinjo publikon foto me Mozzik-un, shpalos të pathënat

Kohës së fundit Getinjo gjendet larg muzikës por jo edhe larg mediave sociale.

Ajo pak ore me parë ka ndarë një postim të veçantë ku shihet së bashku me Mozzikun, shkruan “Kosovarja”.

Getinjo përmes këtij statusi ka treguar vështirësitë me të cilat janë përball vite me parë, por nuk u dozuan asnjëherë duke e treguar dashurinë e pakusht që kanë për njeri tjetrin.

“U kem mbijetu shumë karthave, shumë dhelprave në formë njeriu, shumë e dashakeqi ka ba plane me na njollos dhe me na thy! Sa ma i fortë po u bojshe ma i fortë po të vijke armiku. Po nganjëherë armiku po harrojke qe frike kemi vetëm Zotin dhe vetëm atij i nënshtrohemi Ecni me kujdes, sepse kujdesi ju ruan nga ata skan kujdes” ishte shprehur reperi.

Santit nuk i bëhet vonë për ndarjen, provokon keq me foton e fundit

Santiana Maloku, një nga modelet më të njohura dhe të komentuara në rrjetet sociale, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për jetën e saj personale.

Pas spekulimeve dhe konfirmimeve për ndarjen e saj nga partneri, ajo duket se e ka rikuperuar shpejt veten dhe është gati për një kapitull të ri.

Ish-banorja e Big Brother VIP, e njohur për karakterin e saj të fortë dhe stilin e veçantë, ka zgjedhur të ndaje me ndjekësit e saj një foto nga ashensori, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Në këtë imazh, ajo shfaqet në një pozë provokuese, duke reflektuar besimin dhe fuqinë e saj pas një periudhe të vështirë.

Me një stil të theksuar dhe një pamje që shkëlqen, Santiana tregon se ndarja nuk e ka zbehur atë, por përkundrazi, e ka nxitur të jetë më e fortë dhe më e pavarur.

Komentet e ndjekësve nuk kanë munguar, ku shumë prej tyre e mbështesin atë dhe e inkurajojnë të vazhdojë të ndjekë ëndrrat e saj./InfoKosova/

Shiko foton:

Shuma marramendëse e papuçeve të Kidës

Këngëtarja kosovare Kida po shijon kulmin e suksesit.

Krahas mbrëmjeve muzikore ajo njihet edhe për një jetë mjaftë luksoze.

Duket se është e pasionuar pas gjërave ‘firmato’ e këtë e dëshmoj edhe në daljen e fundit.

Në ‘Google’, papuçet e saj të markës “Channel” kushtojnë 1,820.00 dollarë që në euro i bie afër 1700 euro.