div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-18 category-paged-18 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Rikthehet teologia Merjeme Lumi, shfaqet pa mbulesë- ky është emri i saj i ri

Një zhdukje e bujshme dhe një rikthim edhe më tronditës, jo ashtu siç e mbajnë në mend ndjekësit.

Tash, pa mbulesë dhe me emrin Maria! Kjo është historia e Merjem Lumit, teologes që dominoi rrjetet sociale shqiptare dhe u largua papritur në vitin 2024.

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, ajo ka vendosur të rikthehet, duke shkaktuar një valë reagimesh në komunitetin e saj.

Arsyeja e largimit? Një stuhi e vërtetë online.

Merjem Lumi u përball me akuza të rënda dhe një përplasje të ashpër publike me imamin e njohur, Ahmed Kalaja, pas disa deklaratave të saj që u bënë virale.

Kjo situatë tensionoi ndjeshëm marrëdhëniet e saj me ndjekësit.

Ndjekësit pretenduan se Lumi kishte përfituar financiarisht nga besimtarët, madje duke arritur të blinte një shtëpi me paratë e tyre.

E gjendur nën këtë presion të jashtëzakonshëm, ajo njoftoi tërheqjen e saj nga skena publike, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm të jetës së saj.

Pas më shumë se një viti heshtjeje të plotë, kur shumë menduan se ajo ishte larguar përgjithmonë, ndodhi kthesa.

Merjem Lumi, tani e njohur si Maria, ka rikthyer vëmendjen e publikut me një transformim drastik që ka shokuar komunitetin e saj të dikurshëm.

Rikthimi i saj në rrjetet sociale ka sjellë një debat të ri, pasi ajo ka hequr mbulesën islame dhe ka adoptuar një identitet të ri.

Ky ndryshim rrënjësor ka rihapur diskutimet mbi rolin e saj si teologe dhe figurë publike, duke e bërë atë sërish qendër të vëmendjes.

Rrugëtimi i Merjem Lumit ishte unik dhe ndryshe, duke reflektuar tensionet dhe sfidat e jetës së saj në një shoqëri që shpesh është e ndarë në çështje të besimit dhe identitetit.

Kjo histori e saj është një shembull i qartë i ndikimit të mediave sociale në jetën personale dhe publike të individëve.

Për më shumë ua tregon video e mëposhtme! /Prive By Liberta Spahiu

“Budallaki dhe mungesë morali” – reagimi i fortë i Mihrije Brahës pas videos virale në TikTok

Këngëtarja e njohur Mihrije Braha ka reaguar pas një video montazhi të shpërndarë në TikTok, ku zëri i saj është përshtatur mbi trupin e një këngëtareje serbe.

E njejta tregoj në emisionin “Kosova Live” në T7, se

në videon që u bë virale, autori kishte vendosur edhe një mbishkrim me përmbajtje ofenduese, duke aluduar në moralin e saj.

Këngëtarja e ka cilësuar këtë gjest si “turp të madh dhe budallaki”, duke shtuar se për të ishte e vështirë të shihte mënyrën si u manipulua materiali i saj artistik për qëllime fyese.

Gjyshja që do të futet në Big Brother VIP Kosova ka një kërkesë të veçant për produksionin – e çuditshme

Sezoni i ri i reality shoë-t të shumëpërfolur “Big Brother” pritet të sjellë më shumë diversitet se kurrë më parë, duke përfshirë një përzierje të gjerë të karaktereve, profesionistëve dhe personaliteteve publike që do të bëjnë bashkëjetesën brenda shtëpisë më të famshme në vend edhe më interesante.

Sipas informacioneve të publikuara nga “Kosovarja”, organizatorët e këtij edicioni kanë përgatitur një format të pasur me përmbajtje, ku secili banor do të sjellë një histori, një mënyrë jetese dhe një perspektivë unike, duke premtuar kështu shumë dinamika të reja për publikun.

Një nga emrat që përflitet të jetë pjesë e kastit të ri është Igballe Huduti, një figurë që tashmë ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik për personalitetin e saj dhe qëndrimet e qarta që ka shprehur në rrjete sociale dhe media.

Burime të afërta me produksionin bëjnë të ditur se Huduti ka paraqitur një kërkesë të veçantë përpara hyrjes së mundshme në shtëpi.

Ajo raportohet se ka kërkuar të ketë një dhomë të ndarë nga banorët e tjerë, për shkak të bindjeve dhe praktikave të saj fetare, pasi mban mbulesë dhe dëshiron të ruajë privatësinë dhe respektin për vlerat personale që e karakterizojnë.

Kërkesa e saj, sipas burimeve të njëjta, është marrë seriozisht nga produksioni i “Big Brother”, i cili po shqyrton mundësinë e krijimit të një hapësire të përshtatshme që do t’i mundësonte asaj të ndihet rehat dhe e respektuar gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ky veprim shihet si një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes dhe respektimit të diversitetit kulturor e fetar brenda formatit, i cili gjithmonë ka synuar të përfaqësojë pjesë të ndryshme të shoqërisë në një ambient të përbashkët.

Nëse kjo kërkesë pranohet dhe Huduti bëhet pjesë e zyrtarizuar e “Big Brother”-it, ajo do të jetë një ndër konkurrentet më të veçanta të këtij edicioni, duke sjellë një dimension të ri në mënyrën si perceptohet bashkëjetesa dhe respekti për dallimet individuale.

Një pjesë e publikut e ka përshëndetur këtë nismë, duke e cilësuar si një shembull pozitiv të bashkëjetesës harmonike, ndërsa të tjerë janë kuriozë të shohin se si do të realizohet kjo në praktikë brenda shtëpisë, që dihet për natyrën e saj të hapur dhe sfidat që vendos mes banorëve.

Produksioni i “Big Brother” ka treguar ndër vite se është i gatshëm të përshtatet me rrethana të ndryshme dhe të ruajë balancën mes spektaklit dhe respektit për identitetet personale të pjesëmarrësve.
Kështu, nëse informacionet rezultojnë të sakta, hyrja e Igballe Hudutit do të shënonte një hap të ri për emisionin, duke e bërë këtë sezon jo vetëm më të larmishëm në aspekte sociale dhe kulturore, por edhe më të ndjeshëm ndaj përfshirjes dhe tolerancës.

Ndërkohë, publiku tashmë po pret me padurim zbulimin e plotë të listës së konkurrentëve, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me diskutime, hamendësime dhe komente për personazhet që mund të bëhen pjesë e këtij formati.

Pavarësisht se ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga produksioni, fakti që emri i Igballe Hudutit përmendet në këtë kontekst ka ngjallur interes të madh dhe ka shtuar pritshmëritë për një sezon që duket se do të jetë më ndryshe dhe më përfaqësues se kurrë më parë.

Valbona në zi, i vdes personi i zemrës
Ish-banorja e “BBVA”-së, Valbona Mhilli, është në zi.
Në Instastory ka publikuar një moment të dhimbshëm, shkruan Indeksonline.

Ajo tregoi që gjyshja e saj ka ndërruar jetë.

“Nuk kam besuar te dashuria, por ju te dy, gjyshi e ti nana, ishit shembulli im që dashuria e vertetë ekziston dhe nuk vdes kurrë.

Sot zemra na u thye sërish… Gjyshi mbeti vetëm, i pikëlluar dhe me shpirt të lodhur, sepse ti ishe jeta e tij, drita e çdo dite.

Nana, u theva prapë, tani ike edhe ti.

Por ngushëllimi im i vetëm është që sot jeni bashkë me babin – aty ku nuk ka më dhimbje, vetëm paqe.

Ne mbetëm këtu me lot, mall e kujtime që nuk shuhen kurrë. Dashuria juaj do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar ajo.

 

Pamje nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

Përgatitjet për spektaklin Big Brother VIP Kosova 4, janë në maksimum.

Fotot e fundit nga brenda shtëpisë më të madhe në vend zbulojnë një botë ngjyrash, hapësira artistike e plot emocion.

No photo description available.
No photo description available.
Fjolla Morina prezanton të dashurin e ri, lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka surprizuar fansat duke prezantuar të dashurin e saj të ri.

Ajo ka shpërndarë dy fotografi në Instagram, përmes të cilave ka zbuluar personin që i ka rrëmbyer zemrën.

“Dashuria ime”, ka shkruar Fjolla në mbishkrimin e fotove.

Megjithëse këngëtarja nuk ka zbuluar emrin apo identitetin e të dashurit të saj, ndjekësit nuk kanë munguar me urime për lidhjen e re.

 

Po mbante një bluzë në videoklip, Xheneta tregon se a ishte e Gjestit (Video)

Ish-banorja e BBVK, Xheneta Fetahu së fundmi mori pjesë në videoklipin e këngës së Adrit dhe Iliranes.

Aty ajo u shfaq duke përqafuar një bluzë e duke qajtur, shkruan IndeksOnline.

Ndjekësit thanë se ajo ishte bluza e Gjestit, ish të dashurit të Xhenetës, e kjo e fundit në një live në TikTok e konfirmoi.

”Po ishte” ka thënë ajo.

Video:

Neda i jep fund martesës 10 vjeçare me Ogrenin

Drama në showbiz! Opinionistja e njohur Neda Balluku ka kërkuar zyrtarisht divorcin nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, vëllai i ministres Belinda Balluku, duke i dhënë fund një martese dhjetëvjeçare që dikur u konsiderua ndër më të qëndrueshmet e ekranit.

Burime për VoxNews.al bëjnë me dije se kërkesa për divorc është dorëzuar këtë të hënë në gjykatë, pas muajsh të tërë krize mes çiftit.

Romanca e tyre nisi në vitin 2010 brenda shtëpisë së “Big Brother Albania”, ku u njohën si konkurrentë, ndërsa dashuria e ekranit u kthye në martesë në vitin 2015. Nga kjo lidhje kanë dy djem, Serzh dhe Zai dhe vajzën Suzie Ann.

Edhe pse gjithmonë e ka ruajtur privatësinë, Neda pritet të flasë për herë të parë publikisht mbi ndarjen në emisionin “Goca dhe Gra”, ku do të jetë e ftuar nesër.

Një fund i papritur për një histori që nisi para syve të publikut dhe për shumëkënd ishte shembull i dashurisë që i reziston kohës.

Bleros i fejohet “ishi”

Pas një periudhe të gjatë pa shumë zhvillime në jetën e saj personale, Afrona Dika ka befasuar ndjekësit me një lajm të bukur. Bukuroshja shqiptare, e njohur për elegancën dhe diskrecionin e saj, është fejuar, sipas burimeve pranë Prive by Liberta Spahiu.

Në fotografinë e fundit të ndarë në rrjete sociale, Afrona shihet me një unazë përrallore në gisht, detaj që ka ndezur menjëherë aludimet për ndryshimin e statusit të saj.

Sipas burimeve, fejesa ka ndodhur së fundmi, por Afrona ka zgjedhur ta mbajë këtë pjesë të jetës larg vëmendjes publike. Ende nuk dihet nëse ajo do ta ndajë lajmin zyrtarisht me ndjekësit në një moment tjetër, megjithatë miqtë e saj tregojnë se ajo është lumturisht e përmbushur në aspektin personal.

Përveç lajmit të fejesës, Afrona pritet të rikthehet së shpejti me episode të reja të podcastit të saj, i cili ka marrë vlerësime për intervistat unike dhe mënyrën e veçantë të komunikimit me të ftuarit.

Xeni në zi, i vdes familjarja e ngushtë

Këngëtari shqiptar, Shkelzen Jetishi, i njohur për publikun si Xeni ka bërë të ditur se i ka vdekur motra.

Këtë lajm ai e ka dhënë përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Instagram.

“Qofsh e parajsës motra ime e dashur, Valbona. Lamtumirë”, ka shkruar Xeni.