div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-18 category-paged-18 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Nga sulmi në zemër dhe në të njëjtën moshë kishte vdekur edhe babai i Shpat Kasapit

Këngëtari i njohur nga Tetova, Shpat Kasapi, ka vdekur sot në moshën 40-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër.

Ai ndodhej në Itali bashkë me ish-bashkëshorten, Selvijen, për kurimin e djalit të tyre trevjeçar.

Po në moshë të njëjtë dhe po nga arresti kardiak, kishte vdekur edhe babai i Shpatit.

Për vdekjen e parakohshme të këngëtarit, kanë reaguar zemërthyer figura nga politika, shoubizi e qytetarë të thjeshtë.

Bëhen bashkë Nora dhe Roberti, i dhuron unazë

Këtë të dielë pritet një nga emisionet më të komentuara të sezonit në programin e Robert Berishës. E ftuar speciale është askush tjetër përveç ish-bashkëshortes së tij, këngëtares Nora Istrefi.

Hyrja me “kod” e Norës?

Nora ka zgjedhur të hyjë në studio nën tingujt e këngës së saj hit “Natën”. Detaji që nuk u ka shpëtuar ndjekësve është vargu specifik që dëgjohet në momentin e hyrjes: “A po të mungoj, oh natën natën”. Një zgjedhje e rastësishme apo një ngacmim për Robertin?

Unaza dhe data e dasmës

Momenti kulminant në promo është kur Roberti i zgjat një unazë Norës. Mes humorit dhe ngacmimeve që i karakterizojnë, ai dëgjohet t’i thotë:

“A je e lirë me 4 shtator se jam tu u martu?”

Edhe pse nga promo nuk kuptohet qartë i gjithë konteksti – nëse bëhet fjalë për ndonjë skeç, lojë apo thjesht humor i momentit brenda emisionit, ky fragment ka mjaftuar që rrjeti të “shpërthejë” në komente.

Për të mësuar se çfarë fshihet pas unazës dhe datës 4 shtator, na mbetet të presim të dielën.

Reagon Aferdita Dreshaj, ish e fejuara e Shpatit

Ish e fejuara e Shpatit, modelja shqiptare Aferdita Dreshaj, shpreh ngushëllime për vdekjen e këngëtarit.

Ajo ka deklaruar: Pusho në paqe Shpat! Ngushëllime familjarëve, miqve dhe komunitetit të artit shqiptar!

“Hajde se të kam ardhur në shtëpi”, influenceri i njohur publikon videon që Shpat Kasapi ia dërgoi nga Italia, ku vdiq papritmas

Personazhi i njohur në rrjetet sociale, Endrit Kuçi, i njohur edhe si Andrea, ka ndarë një video që këngëtari Shpat Kasapi ia kishte dërguar pas arritjes në Itali.

“Të përshëndesim nga Bergamo”, dëgjohet ndër të tjera duke thënë Shpati.

“Dhe më the hajde se të kam ardhur në shtëpi”, ka shkruar Kuçi sipër videos.

Ai është shprehur i tronditur me lajmin për vdekjen e Shpat Kasapit.

Këngëtari i njohur nga Tetova, Shpat Kasapi, ka vdekur sot në moshën 40-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër. Ai ndodhej në Itali bashkë me gruan dhe djalin e vogël.
Reagon vëllai i Shpat Kasapit, jep detaje se si ndodhi ngjarja

Ndarja e parakohshme nga jeta e Shpat Kasapit ka prekur opinionin publik.

Lidhur me këtë rast të rëndë ka reaguar edhe vëllai i këngëtarit, Albini.

Ai ka deklaruar se ndihma e parë mjekësore i është dhënë në banesë, por ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Sipas tij, deri tani dyshohet se shkak i vdekjes është bërë një arrest kardiak.

I tronditur dhe i shokuar nga lajmi, Albini tha se po shpresonin që informacioni që u erdhi nga Italia të mos ishte i vërtetë, por për fat të keq vdekja e tij u konfirmua.

I pyetur nëse më parë këngëtari ka pasur probleme shëndetësore, ai u shpreh se Shpati kishte pasur disa shqetësime të vogla në zemër, por jo diçka serioze.

Trupi i tij ndodhet ende në Itali, ndërsa pritet që në vijim të kryhen procedurat për ta sjellë pranë familjarëve.

‘Në krahët e mi ndërrove jetë,’ Selvia reagon për largimin e Shpatit

Selvije Jao, gruaja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së tij të papritur.

Përmes një postimi tejet prekës në rrjetet sociale, ajo ka ndarë dhimbjen e saj të thellë, duke postuar një foto të Shpatit duke përqafuar djalin e tyre, Roelin.

Ajo thekson humbjen e madhe, duke shkruar:

“Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë… Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta gëzonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!”

“E le Roelin jetim o Shpat… Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty. Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit, që babi nuk është më?”

Postimi përmbyllet me një premtim të dhimbshëm dhe një lutje për bashkim të përjetshëm:

“Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por ti po më ndave nga unë në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë? Inshallah takohemi në Xhenet…”

Këngëtarja shqiptare publikon bisedën e fundit në “Whatsapp” me Shpat Kasapin

Këngëtarja shqiptare, Poni ka reaguar pas vdekjes së artistit, Shpat Kasapi.

Në Instagram, ajo ka publikuar bisedën e fundit që ka zhvilluar me Shpatin në “Whatsapp”.

Në një postim tjetër ajo ka përshkruar Shpatin si një djalë të çiltër e me zemër të bardhë e shumë njerëzor.

“Lajm i pabesueshëm dhe shumë i trishtë. Ngushëllimet më të sinqerta nënës së tij”, shkruan mes tjerash artistja.

/Reporteri.net/

Vdekja e Shpat Kasapit, Dafina Zeqiri: Nuk mundem me e besu këtë lajm

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare, siç u raportua pas një sulmi kardiak.

E shokuar nga ky lajm, ka mbetur edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

“Nuk mundem me besu këtë lajm kaq të trishtë … Ti gjithmonë ke qenë i mirë me ne, gjithmonë pozitiv. Kështu do të mbajmë mend, për energjinë tënde të mirë dhe për muzikën e gëzueshme që na dhurove. U prehtë në paqe e Zoti i japtë forcë familje”, thuhet në reagimin e Dafinës.

Ishte në koncert në Bolognia, detaje nga vdekja e papritur e Shpat Kasapit

Zbardhen detaje nga vdekja e papritur e këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare Shpat Kasapi.

Mësohet se Kasapi ishte në një koncert në Bologna, teksa nuk u ndje mirë dhe më pas ndërroi jetë. Dyshohet se shkak është bërë ataku në zemër.

Artisti dibran, i cili prej më shumë se dy dekadash ishte një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit kardiak, ndonëse nuk raportohej të kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore.

Shpat Kasapi, i lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, u rrit në një familje me origjinë dibrane dhe me traditë muzikore. Që në fillimet e viteve 2000 ai u bë pjesë e skenës muzikore shqiptare, duke fituar popullaritet të madh me stilin e tij modern dhe performancat energjike. Këngë si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit” dhe “Aroma e saj” u kthyen në hite që e bënë të njohur në gjithë trojet shqiptare.

Gjatë karrierës së tij, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe realizoi bashkëpunime që lanë gjurmë te publiku. Ai vazhdoi të ishte aktiv dhe i pranishëm në muzikë, duke ruajtur popullaritetin edhe vitet e fundit.
“Na i theve zemrat vlla”, Ermali reagon i mërzitur pas vdekjes së Shpat Kasapit

Ermal Fejzullahu ka shprehur mërzinë për shuarjen e Shpat Kasapit, kolegut të tij që nga koha e fëmijërisë.

“E filluam karrierën bashkë e shumë kujtime të bukura patëm me të të cilat do t’i ruaj tanë jetën” shkruan Ermali ndër të tjera në mesazhin prekës për Shpatin./Indeksonline/