div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-18 category-paged-18 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
‘Ti ke fëmijë me serbe’, Labinoti i kthehet keq Labit

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova është përfshirë nga një debat i fortë, ku protagonistë të kësaj përplasjeje ishin Sasa, Labi dhe Labinoti. Ajo që nisi si një diskutim mbi identitetin dhe ndjenjat kombëtare, ka degjeneruar në akuza personale dhe të papritura.

Akuzat për jetën private

Gjatë debatit, Labi ka vënë në pikëpyetje ndjenjat kombëtare të Sasës, duke e pyetur atë nëse ndihet vërtet shqiptare. Kjo pyetje ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Labinotit, i cili ka ndërhyrë ashpër duke i kujtuar Labit të kaluarën e tij jashtë shtëpisë. Labinoti e ka thumbuar drejtpërdrejt Labin, duke i thënë se ai nuk ka moral të bëjë pyetje të tilla kur vetë ka krijuar familje me një serbe.

“Ti ke fëmijë me serbe”

Me tone të larta, Labinoti i është drejtuar Labit me fjalët: “Si po e pyet Sasen a ndihesh shqiptare, kur ti je më keq? Ti ke fëmijë me serbe jashtë!”.

Mohimi dhe tensioni në kulm

Nga ana tjetër, Labi i ka mohuar në mënyrë kategorike këto akuza, duke i quajtur shpifje dhe përpjekje për të dëmtuar imazhin e tij. Megjithatë, Labinoti nuk është tërhequr, duke deklaruar me bindje se këto janë të vërteta që ai i di me siguri dhe se “faktet nuk mund t’i mohosh”. /Prive By Liberta Spahiu

 

Produksioni i BBVK del me njoftim për gjendjen shëndetësore të Albës

Pas shqetësimeve të para mbi gjendjen shëndetësore të Albës, produksioni i “Big Brother VIP Kosova” ka publikuar njoftimin për të.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, është bërë e ditur se Alba nuk është ndjerë mirë dhe aktualisht ndodhet në spital për trajtim mjekësor profesional.

Produksioni ka sqaruar se largimi i saj është i përkohshëm dhe ka ardhur si nevojë e menjëhershme për kujdes shëndetësor.

“Alba ka lënë shtëpinë për pak kohë pasi nuk është ndjerë mirë dhe aktualisht ndodhet në spital për trajtim mjekësor profesional,” thuhet në njoftimin e tyre, duke treguar se Alba do të rikthehet në lojë pasi gjendja e saj të stabilizohet.

/Prive By Liberta Spahiu

Alba humb vetëdijen, përfundon në spital

Një situatë e papritur ka ndodhur gjatë ditës së sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 3”.

Mësohet se banorja Alba Pollozhani ka pasur një komplikim shëndetësor, duke humbur vetëdijen gjatë qëndrimit në shtëpi. Sipas raportimeve të para nga IndeksOnline, gjendja e saj ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.

Alba është transportuar me urgjencë drejt një spitali privat, ku aktualisht po trajtohet nga ekipi mjekësor. Burimet e IndeksOnline bëjnë me dije se ajo po i nënshtrohet të gjitha ekzaminimeve të nevojshme për të kuptuar shkakun e këtij incidenti, ndërkohë që po shoqërohet në çdo hap nga stafi i produksionit.

Mbetet të shihet nëse ky incident do të ndikojë në rrugëtimin e saj të mëtutjeshëm brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Kërset grushti në një emision shqiptar, pezullohen dy konkurrentët

Një situatë e tensionuar dhe e pakëndshme ka shoqëruar episodin e djeshëm të programit “Përputhen”, ku një debat mes dy konkurrentëve ka kaluar kufijtë e fjalëve dhe ka përfunduar në përplasje fizike në studio.

Ngjarja përfshiu dy nga konkurrentët, Ibrahimin dhe Josipin, të cilët fillimisht u përplasën verbalisht, për të degraduar më pas në një incident që tronditi publikun dhe pjesëmarrësit në program. Sipas pamjeve të transmetuara, gjithçka nisi nga një koment provokues “të dogji”, i drejtuar nga njëri konkurrent ndaj tjetrit.

Reagimi ishte i menjëhershëm. Komenti nuk u prit aspak mirë nga konkurrenti tjetër, i cili u ngrit nga vendi i tij, duke shkaktuar tension dhe përshkallëzim të situatës në studio. Debati u përshkallëzua me tone të larta, duke kaluar më pas në kontakt fizik mes dy djemve, ndërsa produksioni dhe konkurrentët e tjerë ndërhynë për të ndalur përplasjen.

Gjatë kaosit në studio, një nga konkurrentet vajza dëgjohet duke bërë akuza ndaj njërin prej djemve, duke thënë se ai ishte në gjendje të dehur dhe se nuk po aktronte për kamerat. “Është tap, nuk po aktron, ka pirë alkool”, dëgjohet të shprehet ajo, deklaratë që shtoi edhe më shumë tensionin në situatë.

Incidenti ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e programit kanë shprehur shqetësim për nivelin e dhunës në një format që synon njohjen dhe krijimin e lidhjeve romantike.

 

Duda Balje përdor gjuhë ofenduese gjatë një debati televiziv

Ish-deputetja nga komunitetet, Duda Balje, ka përdorur një term ofendues gjatë një debati televiziv të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin T7.

Gjatë diskutimit, Balje iu drejtua njërit prej panelistëve me shprehjen “ti nuk je as magjup”, një term që në opinionin publik konsiderohet fyes dhe diskriminues ndaj komuniteteve.

Deklarata u bë në transmetim live dhe ka nxitur reagime në rrjetet sociale:

Ish-banori i BBA, baba për herë të parë

Ish-banori i njohur i “Big Brother Albania 3” dhe moderatori i lajmeve, Erion Zeqiraj, ka ndarë sot me ndjekësit lajmin më të bukur të jetës së tij. Ai është bërë baba për herë të parë.

Zeqiraj ka publikuar disa foto emocionuese në llogarinë e tij në Instagram, duke njoftuar ardhjen në jetë të djalit të tij.

Në postimin e tij, moderatori ka zbuluar edhe emrin që ata kanë zgjedhur për vogëlushin. Ai quhet Kael.

Screenshot

Krahas fotos bardhë e zi, ku shihet dora e të sapolindurit, Erioni ka shkruar fjalët e ndjera: “16/12/2025. Mirëseerdhe shpirti jonë, Kael Zeqiraj.”

Në fotot e tjera, shfaqet partnerja e tij duke mbajtur vogëlushin në krahë në maternitet, si dhe detaje nga festa e mirëseardhjes me tullumbace dhe lule, ku lexohet: “E gjithë dashuria e botës, i vogli jonë.”

Erion Zeqiraj u bë fillimisht i njohur për publikun shqiptar si një nga konkurrentët më karizmatikë të “Big Brother Albania 3”. Megjithatë, pas daljes nga shtëpia e famshme, ai arriti të ndërtojë një karrierë të gjatë dhe solide në televizion.

Prej vitesh, ai është një figurë e konsoliduar në ekranin e Vizion Plus, ku punon si moderator lajmesh (spiker), duke lënë pas imazhin e dikurshëm të “banorit të reality show-t” për t’u shndërruar në një profil serioz medial.
Ardhja në jetë e Kaelit shënon një kapitull të ri dhe emocionues për moderatorin dhe familjen e tij. /Prive By Liberta Spahiu

Plagoset me armë zjarri tiktokeri i njohur shqiptar

Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi ose GUCCI, është plagosur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit, në lagjen Nr. 9, e njohur si lagja e Re. Policia lokale ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij, ndërkohë që i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Fabion Kuçi ka një histori të mëparshme kriminale jashtë vendit, duke qenë i dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale dhe duke shërbyer disa vite burg. Ai ishte kthyer në Shqipëri vetëm pak muaj më parë dhe ishte bërë mjaft aktiv në rrjetin social TikTok, ku shpesh herë përfshihej në debate dhe përplasje me personazhe të tjerë si Kozak Braçi dhe Xhemal Ujka (Fire).

Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të ndëshkuar përgjegjësit. Autoritetet bëjnë thirrje për bashkëpunim nga dëshmitarët që mund të kenë parë ngjarjen në lagjen e Re.

“Budallaku ka nisë mu bo vlerë” – Aktori Jeton Zogjani reagon për tekstin e Edona Llalloshit kushtuar Albin Kurtit

Aktori Jeton Zogjani ka folur në emisionin “Kosova Live” pas reagimeve të shumta publike lidhur me këngën dhe performancën e këngëtares Edona Llalloshi, kushtuar kryeministrit Albin Kurti.

Duke komentuar vargjet e këngës, Zogjani u shpreh kritik ndaj mesazhit që, sipas tij, përcillet përmes tekstit, duke deklaruar se “budallaku ka nisë mu bo vlerë”, ndërsa shtoi se “nji fije floku e ndan prej budallakut”.

Reagimi i tij vjen pas debatit të ndezur që ka shpërthyer në rrjete sociale dhe në opinionin publik, ku performanca e Edona Llalloshit është interpretuar në forma të ndryshme.

Halil Budakova i rrevoltuar: Do iki nga Kosova dhe s’do të kthehem kurrë, as i gjallë as i vdekur

Aktori i njohur Halil Budakova është rikthyer në skenën artistike së bashku me bashkëshorten e tij, Merita Budakova, me një film të ri aksion me titull “Djemtë e rrezikshëm”.

I ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Budakova u shpreh i revoltuar dhe i zhgënjyer nga mungesa e mbështetjes nga institucionet shtetërore për projektet e tij artistike.

Ai njëherësh theksoi se deri më tani është mbështetur vetëm nga miqtë dhe shokët e tij, por sipas tij kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht, pa mbështetje institucionale.

“Një film aksion që s’kam dashur me e bo hiç, sepse jam shumë i dëshpëruar, jam shumë i mërzitur dhe, nëse nuk funksionon edhe pak, unë do iki jashtë dhe s’do të vij kurrë në Kosovë. Mbaje në mend, kurrë në jetë s’do të vij, as i gjallë as i vdekur, në Kosovë. Jam njeri që s’jam përkrahur kurrë. Mua më përkrahin miqtë e mi, por ata i kam lodhur, nuk shkon gjithmonë. Hajdeni, ndihmoni, hajde të sponsorizohemi. I kam lodhur njerëzit, është koha e shtetit”, tha Budakova.

 

Egli Takos i dalin fotot e zhveshur nga dhoma e hotelit

Këngëtarja dhe ish-banorja e “BBVA”, Egli Tako, vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here momente nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi nga një dhomë hoteli, ku shfaqet në një pozë mjaft provokuese.

Në imazh, Egli pozon pranë xhamit, duke vënë në pah linjat trupore.

Fotografia është publikuar në Instastory dhe ka qenë pjesë e përmbajtjes së zakonshme që këngëtarja ndan me ndjekësit e saj.