div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-2 category-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Pamje ekskluzive: Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Një incident ka ndodhur sot në lagjen ‘Bregu i diellit’ në Prishtinë, ku moderatori i njohur Alaudin Hamiti është sulmuar fizikisht nga një person.

Sipas pamjeve ekskluzive të siguruara nga Indeksonline, në video shihet momenti kur një person i afrohet moderatorit dhe e godet atë.

Motivet e sulmit ende nuk janë bërë të ditura.

 

Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother – përjashtohet përfundimisht nga gara ky banor

Kristi Lamaj është përjashtuar nga gara e Big Brother Albania VIP5.

Njoftimin e dha vëllai i madh përmes një zarfi të zi, i cili mbërriti sot në mëngjes në shtëpi.

“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet“-thuhej në Zarfin e Zi që u lexua nga Brikena

Ndërkohë televotimi aktual do të anulohet.

“Zoti na i faltë gjynahet”, Gjesti gati për Ramazan: Agjëroni o njerëz

Gjesti është gati për agjëruar Ramazanin.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një videoje të postuar në Instagram gjatë kohës së syfyrit.

Ai thotë se të gjithë duhet ta kryejnë këtë obligim për Zotin, njofton Klankosova.tv.

“U çova në syfyr, po e pres Sabahun me falë dhe me kismet me ndihmën e Zotit me e kry këtë muaj të shenjtë qysh duhet”, tha artisti.

Xheneta Fetahu pëson aksident me veturë, dalin pamje nga vendi i ngjarjes

Xheneta Fetahu, ka bërë të ditur se ka qenë e përfshirë në një aksident me veturën e saj.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar edhe një fotografi nga aksidenti, duke treguar gjendjen e makinës pas përplasjes.

Aktualisht nuk dihen detaje shtesë lidhur me rrethanat e aksidentit apo gjendjen e saj shëndetësore.

 

Labinot Rexha ofendon rëndë Leonora Jakupin, i referohet me…

Këngëtari Labinot Rexha duket se nuk po gjen qetësi as pas eliminimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, pasi së fundmi ka shpërthyer me akuza të forta në rrjetet sociale ndaj banorëve, ish-banorëve dhe produksionit të spektaklit.

Ai nuk i kurseu as opinionistet e këtij edicioni, duke përfshirë edhe aktoren Olta Gixhari dhe këngëtaren Leonora Jakupi.

Situata mori përmasa më të mëdha kur Labi publikoi një postim ku kritikonte ashpër qasjen e Leonorës ndaj banorëve. Në shkrimin e tij, ai përdori një term ofendues duke iu referuar asaj si “Leonora Jakupeski”, gjë që u konsiderua nga ndjekësit si fyerje e rëndë dhe e papranueshme.

Reagimet nuk vonuan të shpërthenin në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kritikuan ashpër për gjuhën e përdorur dhe tonin e ashpër. Përballë valës së komenteve negative dhe presionit publik, këngëtari e fshiu postimin brenda një kohe të shkurtër.

Megjithatë, edhe pse statusi u hoq, deklarata e tij tashmë kishte bërë xhiron e rrjetit, duke shkaktuar debat të gjerë mes fansave të spektaklit dhe publikut online, ndërsa mbetet për t’u parë nëse situata do të marrë reagime të tjera nga personat e përfshirë.

Konfirmohet çifti i ri i showbizit, Atilla Kardesh krah këngëtares së njohur

Këngëtarja shqiptare Eva Ndoja duket se ka konfirmuar lidhjen e saj më të re.

Ajo ka publikuar një foto në rrjetet sociale me Atilla Kardeshin, duke ngritur dyshimet se dyshja janë çifti më i ri i showbiz-it shqiptar.

Në postimin e shpërndarë në TikTok, Eva ka shkruar: “Urime Dita e Shën Valentinit, zemra ime”, një dedikim romantik që u interpretua menjëherë nga ndjekësit si konfirmim i lidhjes së tyre.

Deri tani, as Eva dhe as Atilla nuk kanë bërë një deklaratë tjetër publike, por postimi i fundit duket se flet vetë./Indeksonline/

Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja

Festim Arifi rrëfen përvojën e tij të fëmijërisë ku tregon se babai i tij u arrestua kur ishte vetëm 5-6 vjeç dhe nuk e pa për dy vjet, duke përjetuar frikën dhe pasigurinë e asaj kohe.

“Më rrok edhe mu te qata njerëz, edhe unë e kam pa babën t’u ma arrestu, unë e kam çel derën, i kam pas 5-6 vjeç. Fati pshtoi qysh pshtoi. Unë jam kanë t’u lujt me kilikera. Ma kanë bo në gjuhën e tyre ‘ku e ke babën’, edhe s’e kam pa dy vjet”.

Ai shtoi se heronjtë për të nuk lidhen me personazhe si Spiderman apo Batman, por me përvojën e tij:

“S’u kanë për mu Spidermani, as Batmani, për mu është kanë UÇK-ja. Unë jam kanë në Prishtinë, na veç kena ditë që filani është në UÇK. Përndryshe, gjeneratat e reja është gjithmonë mirë me u informu. Secili profesor e njeri i edukum, e ka porosinë e njëjtë, është me u informu. Ma mirë me lexu libra, se komente”, tha Lyrical Son në Klan Kosova

Ndërkaq, Lyrical Son do të jetë një nga artistët që do të performojnë në marshin “Drejtësi, jo politikë”.

Gruaja serbe e përfshirë në dramën me Labinot Rexhën mbështet Elijonën

Stefana, gruaja serbe që ishte pjesë e debatit mbi Labinot Rexhën në Big Brother VIP Kosova, ka dalë hapur duke mbështetur Elijonën në garën e televotimit.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka ftuar ndjekësit të votojnë për rivalen e Labit, duke i dhënë rëndësi të veçantë përplasjes së tyre të mëparshme brenda shtëpisë.

Leonora Jakupi flet për herë të parë për jetën private: Është një dashuri 15-vjeçare, jetojmë bashkë

Këngëtarja Leonora Jakupi në emisionin “Weekend” ka folur edhe për jetën personale.

Artistja e njohur shqiptare si rrallëherë ka komentuar lidhjen e saj 15-vjeçare.

Derisa marrëdhënien e ka cilësuar si shumë stabile, të gjatë dhe plot përkrahje, ku gjen komoditet dhe rehati.

Foto: Instagram

“Është një dashuri 15 vjeçare, e gjatë, stabile, tek e cila gjej shumë komoditet, shumë rehati dhe përkrahje. Jetojmë bashkë, u bë kohë”, u shpreh ajo.

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4 shtoi se partneri i saj nuk do të që të jetë publik.

Gjithashtu shpjegon se mungesa e babait ka bërë që ajo të hezitojë për të bërë një dasmë, një çështje që e ndjen ende si të ndjeshme dhe të vështirë për t’u realizuar.

Kjo pasi e kishte ëndërr që në fëmijëri që një ditë ta përjetonte një emocion të tillë. 

”Faleminderit o Allah”, Adri dhe Iliriana përjetojnë emocionet e paharrueshme shpirtërore pranë Qabes

Adri dhe Iliriana kanë përjetuar një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre shpirtërore gjatë vizitës në Qabja.

Me zemrat e mbushura me emocion dhe mirënjohje, ata ndanë një mesazh të thellë besimi: “Lum që jemi afër Teje, Faleminderit o Allah ”.

Kjo vizitë pranë vendit më të shenjtë të Islamit shënon një ngjarje të veçantë për ta, duke sjellë një ndjenjë të thellë shpirtërore.

Vizita në Qabja është një përvojë që shumë besimtarë e përjetojnë si një thirrje për reflektim dhe lutje.

Adri dhe Iliriana, si shumë të tjerë, e shohin këtë vend si një burim paqeje dhe shprese, duke u lidhur më afër me besimin e tyre. Kjo përvojë e veçantë i ka ndihmuar ata të rishikojnë vlerat dhe qëllimet e jetës së tyre.

Qabja, si një simbol i unitetit dhe besimit, ka një rëndësi të veçantë për myslimanët anembanë botës.

Ajo përfaqëson një vend ku besimtarët mblidhen për të kërkuar falje dhe udhëzim nga Zoti. Adri dhe Iliriana e ndjenë këtë energji pozitive gjatë vizitës së tyre, duke u bërë pjesë e një tradite të lashtë.