Pas 25 vitesh bëhen bashkë protagonistët e telenovelës “Kassandra”

Një moment tejet nostalgjik dhe historik ka ndodhur për të gjithë adhuruesit e telenovelave latine.

Protagonistët e serialit kult “Kassandra”, Coraima Torres dhe Osvaldo Ríos, janë ritakuar zyrtarisht së bashku. Ky ribashkim i papritur ka thyer një heshtje të gjatë, pasi shënon herën e parë që dy aktorët ndajnë të njëjtën skenë publike në më shumë se 25 vite.

Telenovela e famshme nisi transmetimin e saj origjinal në vitet 1992-1993, duke u kthyer në një fenomen botëror që thyeu të gjitha rekordet e shikueshmërisë, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, Kosovën dhe Ballkanin në vitet ’90. Ritakimi i tyre vjen ekzaktësisht 34 vite pas fillimit të xhirimeve të këtij projekti që u kthye në një legjendë të ekranit televiziv.

 

Takimi i tyre ka ndodhur të shtunën, në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Shkak për këtë rikthim u bë ftesa e veçantë që dyshja mori për të marrë pjesë në edicionin e tretë të “Top Humanity Leaders Awards”, një ngjarje madhështore që bëri bashkë një nga dyshet më të dashura të ekranit.

Gjatë kësaj mbrëmjeje magjike, të dy yjet u nderuan me një vlerësim të veçantë në shenjë njohjeje për karrierat e tyre të jashtëzakonshme artistike dhe mesazhet e tyre humanitare. Fotot e tyre nga ky takim dëshmojnë se pavarësisht kohës që ka kaluar, kimia mes Osvaldo Ríos (Ignacio) dhe Coraima Torres (Kassandra) mbetet ende e palëkundur.

Londrimi thyen heshtjen, zbulon të vërtetën e krisjes së “treshi përsheshi”

Prej kohësh, rrjeti ka zier nga aludimet për një krisje të mundshme të një prej miqësive më të komentuara që lindi brenda mureve të shtëpisë së Big Brother.

Mungesa e dyshes tjetër në eventin e fundit të rëndësishëm të Londrimit i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit, duke i lënë ndjekësit të pyesnin: Çfarë po ndodh me treshen e famshme?

Së fundmi, në një intervistë në emsionin SOL me Adelina Hasanin, Londrim Mekaj ka vendosur të flasë hapur dhe të sqarojë njëherë e mirë të vërtetën e këtij raporti që ka mbajtur pezull kureshtjen e publikut.

Ai pranoi se gjërat nuk janë më si më parë, duke konfirmuar kështu zërat për një ftohje mes tyre, por u tregua i kujdesshëm të ruante privatësinë e miqve të tij.

 

“Ka qenë një shoqëri shumë e bukur, dikur mendonim se ishte ‘too good to be true’. Jemi kënaqur dhe kemi gjetur shumë veten te njëri-tjetri. Sot gëzojmë raport, por natyrisht jo si përpara,” u shpreh Londrimi fillimisht, duke theksuar se angazhimet dhe jeta e përditshme pas formatit e kanë bërë të tyren.

Megjithatë, i ngacmuar nga Adelina se ku qëndron e vërteta e mungesës së tyre në eventin e tij të madh, Londrimi nuk u fsheh:

“E kemi pasur një ftohje pak për disa çështje, që është më shumë personale… Me njerëzit e afërt ndoshta mbetet hatri edhe për gjërat më të kota.”

Ai tregoi se preferon t’i mbajë gjërat private dhe të mos e “shesë” shoqërinë për vëmendje mediatike. Duke thumbuar paksa edhe mediat e showbiz-it, ai theksoi se shpesh portalet e marrin një detaj dhe i japin një kahje krejt të kundërt, ndonëse në këtë rast pranoi se “rrethanat e bëjnë të duket fiks ashtu siç po përflitet”.

Pavarësisht kësaj “krisjeje”, ish-banori duket se i ka lënë dyert e hapura për një pajtim.

“Unë i respektoj shumë, i dua dhe kam për të vazhduar të kem respekt për ta. Jemi të rritur e të pjekur, besoj që komunikimi është çelësi i gjithçkaje. Kemi me i zgjidh krejt… mirë jemi!” – përfundoi ai duke qeshur.

A do ta shohim treshen sërish bashkë ashtu siç i kemi njohur, apo kjo ftohje kërkon më shumë kohë për t’u shkrirë?

Mbetet për t’u parë nëse “gjykata” mes tyre, siç e quajti me humor Londrimi, do të japë një vendim në favor të miqësisë së vjetër!

‘Budallicat e Kosovës rrehin shuplaka’, Valdrina kundër vendimit të Xhulit

Dje, Xhuli theu rrjetin dhe foli gjerë e gjatë në një intervistë ekskluzive për Prive By Liberta Spahiu mbi rrugëtimin e saj për t’u bërë nënë e vetme përmes procedurës IVF.

Ndërkohë që rrjeti u mbush me komente mbështetëse dhe publiku e përgëzoi masivisht për guximin e saj, duket se jo të gjithë po i bashkohen kësaj vale entuziazmi. Valdrina nuk i ka mbajtur aspak emocionet dhe ka reaguar ashpër, duke dalë totalisht kundër rrymës së përgjithshme.

Ndonëse në fillim u kujdes t’i uronte Xhulit një shtatzëni të lehtë, Valdrina theksoi prerë se ky fenomen nuk duhet të normalizohet. Me tone mjaft të revoltuara, ajo tha se është e pakuptimtë të ngrihen gratë e t’i rrahin shuplaka një vendimi ku fëmija rritet qëllimisht pa figurën atërore.

Ajo e trajtoi këtë si një zgjedhje ku dëshira personale tejkalon interesin e fëmijës, duke theksuar përmes mbishkrimeve: “Veç pse ti do me u bë nanë, po rritet fëmija pa babë? Ai për shkak teje e ka emrin jetim”.

Përtej anës emocionale dhe morale, ajo ngriti edhe një shqetësim tjetër praktik dhe madhor: rrezikun që fëmija të mos dijë kurrë rrënjët e tij, duke ngritur hipotezën e frikshme që në të ardhmen ata të kryqëzohen pa dashje me fëmijë të tjerë të të njëjtit dhurues anonim.

Për Valdrinën, nëse dëshira e një gruaje për mëmësi është vërtet kaq e madhe, ka plot fëmijë nëpër shtëpitë e jetimëve që presin të adoptohen dhe t’u ofrohet një jetë më e mirë.

Ajo e mbylli qëndrimin e saj duke u shprehur se të realizosh ëndrrën tënde është në rregull, por të kërkosh që kjo të kthehet në një normë për çdo femër, është absolutisht e papranueshme. /Prive By Liberta Spahiu

 

‘Ai është….’, Juli flet për ‘partnerin’ në procesin e pritjes së ëmbël

Juliana Nura, ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova mbrëmë mblodhi miqtë e ngushtë dhe fytyrat publike për premierën e reality show-t të saj më të ri, “Eagle Queen”. Ajo ktheu të gjithë sytë nga vetja kur u shfaq për herë të parë publikisht me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar përfundimisht atë që përflitej prej kohësh nëpër korridoret e showbizz-it: Xhuli do të bëhet nënë. Por për t’i dhënë një tjetër dimension kësaj historie, ajo ka vendosur ta nisë këtë rrugëtim krejtësisht e vetme, duke thyer tabutë dhe duke zgjedhur procedurën in vitro.

Sigurisht, kur një personazh kaq i lakuar në media merr një vendim të tillë, kurioziteti i publikut arrin majat dhe pyetja që pushtoi rrjetin ishte e pashmangshme rreth identitetit të babait biologjik. Aludimet qenë nga më të ndryshmet, madje disa komentues me humor rikthyen në vëmendje histori të vjetra duke përmendur yje si Karim Benzema apo Cristiano Ronaldo. Megjithatë, në një prononcim për Prive By Liberta Spahiu, Xhuli i shoi të gjitha dilemat me shumë sportivitet.

Pasi qeshi me lajmet virale të rrjetit, ajo i vuri pikat mbi “i” për sa i përket origjinës së tij me një deklaratë të drejtpërdrejtë. “Personi që ka dhënë pjesën e 49 përqindshit të formimit, të fillimit të embrionit, është donator shqiptar. Shqiptar është beba! Shqiptar edhe nga nëna, edhe nga baba,” u shpreh Juliana.

Gjatë intervistës, Juliana zbuloi anën e saj më të ndjeshme, duke treguar se ky nuk ishte një hap i nxituar, por një zgjedhje e menduar mirë për të mos rrezikuar paqen e saj dhe të fëmijës në të ardhmen me marrëdhënie që mund të dështonin.

Ajo nuk ngurroi t’u kthejë përgjigje edhe atyre që e etiketojnë këtë zgjedhje si egoiste. Xhuli theksoi prerë se derisa dikush të mos jetë në këpucët e saj, nuk ka asnjë të drejtë ta gjykojë. Ajo vuri në dukje një detaj mjaft interesant, duke thënë se kritikat për vendimin e saj zakonisht vijnë nga gjinia mashkullore, ndërsa vajzat që vërtet e kuptojnë këtë nevojë të thellë për mëmësi, vetëm e mbështesin dhe e përgëzojnë për guximin.

E gjithë kjo prapaskenë dhe rrugëtimi i saj unik do të shpalosen gjerë e gjatë në episodet e “Eagle Queen”. /Prive By Liberta Spahiu

Kjo nuk dihej! Ky qenka raporti i Benitës me Granit Xhakën

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Benita Zena, ishte e ftuar në emisionin “Kampionët e Botës” ku zbuloi se ka një kushëri shumë të famshëm.

Gjatë emisionit, ishte Marina Vjollca ajo që e zbuloi këtë lidhje duke thënë:

“Ndër të tjera, kushëriri i Benitës, Granit Xhaka”.

Benita e përshëndeti menjëherë kapitenin e Zvicrës, ndërsa kur moderatorja i kërkoi një koment për të, ajo u përgjigj shkurt dhe bukur:

“Xhaka si Xhaka, ku është Xhaka ka fitore!”

Kjo thënie doli fiks në shenjë.

Mbrëmë, Zvicra fitoi përsëri, këtë herë kundër Kanadasë me rezultatin 2-1, duke vërtetuar fjalët e Benitës se ku është Xhaka, ka vetëm fitore.

Kush ishte personi që e detyroi Shakirën ta puthte gjatë ndeshjes së Kupës së Botës FIFA?

Ndërsa po ndiqte ndeshjen midis Argjentinës dhe Austrisë në stadiumin e Dallasit, këngëtarja kolumbiane, Shakira, u pa duke u shtyrë për një puthje.

Tifozët që po ndiqnin ndeshjen e së hënës midis Argjentinës dhe Austrisë kishin disa pyetje pasi ylli global i popit Shakira u pa e pranishme.

Nuk ishte se ikona e muzikës kolumbiane ishte në stadiumin e Dallasit për të parë Lionel Messin të thyente rekordin për më shumë gola në Kupën e Botës FIFA, por ishte ajo që ndodhi kur ajo u shfaq në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv.

Kur kamera e fokusoi atë të ulur në një lokacion luksoz në stadium, personi i ulur në të majtë të saj reagoi shpejt duke e përqafuar dhe duke e puthur gjë që nuk dukej se ishte e dëshiruar në atë moment.

Tifozët u hutuan nga pamja, duke komentuar në rrjetet sociale dhe duke pyetur se çfarë kishte ndodhur.

“A është mirë Shakira?” pyeti një fans, ndërsa postoi një video të momentit të sikletshëm.

Një përdorues tjetër në X pyeti: “Kush është ky djalë që po përpiqet ta detyrojë Shakirën të puthë?”

Por e vërteta është se, ndërsa mund të jetë dukur e çuditshme, ishte thjesht një moment i gjallë familjar. Më vonë zbulua se bëhej fjalë për djalin e saj 13-vjeçar, Milan, i cili ndodhej pranë saj në stadium dhe ishte ai që e kishte puthur në faqe. /Indeksonline/

 

Butrint Imeri humb personin e ngushtë të familjes

Sot është një ditë e kobshme për Butrint Imerin dhe familjen e tij.

Këngëtari ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm shumë të trishtë, duke bërë të ditur se ka humbur një nga personat më të dashur të familjes, gjyshen e tij.

Në një dedikim emocional të publikuar në rrjetet sociale, Butrinti ka shprehur dhimbjen e tij të thellë, duke e përshkruar gjyshen si personin që e mësoi për dashurinë dhe mirësinë e pastër. Ai theksoi se shpirti i saj i bardhë gjithmonë e ka pritur me buzëqeshje, ngrohtësi dhe dashuri të pakufizuar.

Këngëtari është shprehur se gjyshja do t’i mungojë përjetësisht, por theksoi se ajo do të mbetet gjithmonë pjesë e pandashme e shpirtit të tij.

Ai përmbylli dedikimin e tij me një lutje që ajo të prehet në paqe dhe me një premtim për dashuri të përjetshme.

Ngushëllime! /Prive By Liberta Spahiu

Rikja bombardon me poza sensuale, vëmendja te komenti i Ronaldos

Ish-banorja e “BBVA”, Rike Roçi, ka bombarduar rrjetin me disa poza sensuale në Instagram.

E shtrirë pranë pishinës, ka theksuar asetet e bujshme trupore, shkruan Indeksonline.

Krahas bukurisë vëmendje mori komenti i Ronaldos.

“Do doja të isha uji I pishinës”, shkroi ajo koment së cilit akoma nuk iu ka përgjigjur./Indeksonline/

 

 

Pas aksiďenťit, e bija i bën dedikimin më emocionues Sinan Vllasaliut

Edona, vajza e këngëtarit Sinan Vllasaliu, ka zgjedhur ta urojë të atin me rastin e Ditës së Baballarëve përmes një mesazhi të ndjerë të publikuar në rrjetet sociale.

“Happy Father’s Day to the best dad! Thank you for always being there for us. Wishing you strength, health, and lots of love today and always”, ka shkruar ajo në dedikimin e saj.

Mesazhi është shoqëruar me urime për shëndet, forcë dhe dashuri për të atin.

Sinan Vllasaliu njihet për raportin e afërt me familjen, ndërsa urimi i së bijës pasqyron lidhjen e ngushtë që ata kanë ruajtur ndër vite./kosovarja

A u ribashkuan? Veprimi i fundit i Mateos i vë vulën gjithçkaje

Thashethemet morën fund dhe tashmë gjithçka është e qartë. Pas shumë aludimeve në rrjet, Mateo ka konfirmuar zyrtarisht ribashkimin me Brikenën.

Dyshja ka vendosur të lërë pas çdo keqkuptim të së kaluarës dhe t’i japë një shans të dytë historisë së tyre të dashurisë.

Ky konfirmim vjen fill pas lajmeve të natës së mbrëmshme, ku çifti u kap “mat” në një lokal të Tiranës. Një video që qarkulloi mediatikisht me shpejtësi në rrjetet sociale ngriti dyshimet e para se mes tyre kishte rinisur diçka, duke bërë që fansat të shpresonin për një rikthim.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë emisionit “Top Arena”, atmosfera u ndez kur Mateo dhe Brikena kthyen sytë e të gjithëve nga vetja. Ata dhuruan një kërcim mjaft romantik në skenë nën tingujt e këngës “Të dua” nga Bubulina dhe Blondi.

Vula e këtij ribashkimi u vu pikërisht në rrjetet sociale. Mateo ka ndarë në profilin e tij një foto mjaft intime me Brikenën ku shihen kokë më kokë, të cilën e ka shoqëruar me një emoji zemre të kuqe, duke mos lënë më vend për dyshime.

Për më tepër, veprimet në Instagram flasin vetë. Mateo e ka bërë sërish “follow” Brikenën në llogarinë e tij personale, duke treguar hapur se gjithçka e shkuar tashmë i përket harresës dhe se ata janë gati për këtë kapitull të ri. /Prive By Liberta Spahiu