Nuk do ta besoni se çfarë fakulteti ka përfunduar këngëtarja Melinda Ademi

Reperja e njohur Melinda Ademi ka arritur një kulm të jashtëzakonshëm në industrinë muzikore, duke e kombinuar pasionin e saj për artin me njohuritë akademike për historinë.

Ajo është duke u afirmuar gjithnjë e më shumë si një nga emrat më të njohur në muzikën shqiptare, por shumë pak e dinë se para se të bëhej këngëtare, Melinda ka përfunduar fakultetin e historisë.

Një formulë interesante e kombinimit të njohurive të së kaluarës me ritmet moderne, që ndihmon në krijimin e një stili unik dhe të veçantë.

Melinda ka shpeshherë ndarë me fansat e saj përkushtimin e saj ndaj historisë, duke treguar se i pëlqen të dijë më shumë rreth historisë së shteteve dhe njerëzve të suksesshëm. Kjo njohuri, përveçse e bën atë një artist më të përkushtuar, e ndihmon të lidhë më mirë mesazhet që dëshiron të përcjellë me muzikën e saj.

Artisti është një shembull i shkëlqyer për të rinjtë që përpiqen të arrijnë ëndrrat e tyre, duke treguar se arsimimi dhe pasioni mund të ecin paralelisht.

Një nga arsyet pse Melinda është kaq e suksesshme është se ajo ka një bazë të fortë akademike, që e ndihmon të krijojë tekste dhe melodi më të thella dhe më domethënëse.

Ndërkohë, ajo ka punuar vazhdimisht në përmirësimin e zanorit të saj dhe stilit muzikor. Rezultatet kanë qenë të dukshme; muzikat e saj kanë arritur sukses në platformat më të njohura, duke shënuar miliona klikime. Është e qartë se Melinda nuk është vetëm një emër i njohur, por një force që po transformon skenën muzikore shqiptare.

Me një imazh që reflekton stilin modern dhe ndjeshmërinë për traditën, Melinda Ademi vazhdon të jetë një figurë frymëzuese për ata që ndjekin ëndrrat e tyre në art dhe çdo fushë tjetër. Suksesi i saj tregon se me përkushtim dhe pasion, gjithçka është e mundur.

Martohet Melinda, ja kush është fatlumi

Rep-artistja e njohur kosovare, Melinda Ademi, ditën e sotme i ka dhënë fund beqarisë.

Përmes një postimi në Instastory, zbuloi që ka marrë propozimin e ëndrrave.

Në një ambient luksoz pranë detit, fotografoi pankartën me mbishkrimin “Do të martohesh me mua”.

Vëmendje mori unaza e martesës e cila qenka gjigante.

Iu shkoftë mbarë, Melinda e Granit!

Dogana ia sekuestron Mozzikut dy orat luksoze: Richard Mille dhe një Rolex, me vlerë totale 1.340.027,50 euro

Dogana e Kosovës ka dal me njoftim për ndalimin e reperit Mozzik në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Në njoftim thuhet se janë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht dy orë luksoze, të cilat nuk ishin deklaruar nga një udhëtar gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër. Bëhet fjalë për një Richard Mille dhe një Rolex, me vlerë totale 1.340.027,50 euro.

Sipas njoftimit, “duke qenë se shmangia nga obligimet doganore kapte shumën mbi 5.000 euro, konform legjislacionit në fuqi është njoftuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Me këtë rast, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave dhe intervistimi i personit të dyshuar.”

Dje u raportua se personi i dyshuar është reperi i njohur Mozzik.

Ai është intervistuar më 17 shtator nga autoritetet doganore dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy orët e luksit mbeten të ndaluara deri në një vendim të mëtejmë të Prokurorisë.

Poashtu bëhet e ditur se Mozzik ka shmangie tatimore mbi 5000 euro.

“Duke qenë se shmangia nga obligimet doganore kapte shumën mbi 5.000 euro, konform legjislacionit në fuqi është njoftuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Me këtë rast, në përputhje me kompetencat që dalin nga Kodi Doganor dhe i Akcizave, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave dhe intervistimi i personit të dyshuar”.

Pajtohen Edi e Driloni? Veprimi i fundit nxit dyshime

Miqësia mes Edit dhe Drilonit, dy prej emrave më të komentuar të Big Brother VIP Kosova 3, nuk e kaloi testin e jetës jashtë shtëpisë.

Pas përfundimit të spektaklit, raporti i tyre u përball me tensione dhe akuza të ndërsjella. Edit, në paraqitjet e saj publike, u shpreh se ishte ndjerë e zhgënjyer nga sjellja e Drilonit, duke e akuzuar se nuk i kishte qëndruar afër dhe se nuk kishte mbajtur kontakt, ndonëse gjatë qëndrimit në shtëpi ata u panë shpesh si mbështetje për njëri-tjetrin.

Nga ana e tij, Driloni zgjodhi të mos japë deklarata të drejtpërdrejta, duke lënë hapësirë për interpretime dhe komente nga publiku. Kjo prishje e beftë e një miqësie që dukej e pathyeshme ndezi debate të mëdha në rrjetet sociale.

Por, së fundmi, një detaj i vogël ka rihapur spekulimet: Edit ka bërë “like” njërën prej fotove të Drilonit në Instagram, duke ngritur pikëpyetje nëse ky është një sinjal i një afrimi të ri apo thjesht një gjest pa domethënie. /Prive By Liberta Spahiu

Xheneta hedh dyshime për magji të zezë në banesën e saj: Nuk po fle rehat

Xheneta Fetahu ka shprehur dyshime se dikush mund t’i ketë bërë magji të zezë në banesën e saj.

Këtë e bëri të ditur gjatë një bisede live në TikTok me Malësoren, të cilën e pyeti këtë të fundit nëse besonte në ‘sehire’.

Pavarësisht se përgjigjja e Malësores ishte “jo”, Xheneta tregoi për disa rrethana të çuditshme me të cilat është përballur në banesën e saj.

“Se mua po më doket që dikush më ka bë diçka në këtë banesë se si vij në shtëpi ‘tem’, unë kurrë nuk ‘flej’ rehat. Natën shoh ëndrra, kur i shoh ata njerëz, që kurrë si kam pa”, i thoshte ajo Malsores, derisa kjo iu përgjigj se mund të jenë: “Hasëm”.

“Kudo që shkoj në pushim, në hotel, në Shqipëri ose me ndonjë banesë të një shoqeje, unë gjithmonë flej normal”.

“Njerëz kam hall të madh unë, e kam ‘thirrë’ një pastruese, edhe unë edhe ajo ‘dyat’ bashkë. E kam fshi në t’tona anët mos m’ka qitë dikush ‘najsen’ në shpi, e ‘kurgjo’. ‘Sum flen’, shoh ëndrra 500 njerëz brenda një nate i shoh”.

E trishtë, influencerja e bukur vdes dy ditë pas dasmës së saj

Influencerja boshnjake, Adna Rovčanin-Omerbegović ndërroi jetë vetëm dy ditë pas dasmës së saj.

Adna dhe bashkëshorti i saj Faris u martuan të shtunën, më 13 shtator, në hotelin Hollywood të Sarajevës.

Adna u sëmur papritur dhe u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Sarajevës, ku ndërroi jetë më 15 shtator.

 

Adna ishte profesioniste e kozmetikës dhe drejtonte sallonin e saj në Sarajevë.

 

Sabri Fejzullahu feston ditëlindjen, urimi më i ëmbël vije nga bashkëshortja

Legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu, ditën e sotme feston ditëlindjen.

Ai mbush plotë 78 vjet jete, shkruan “Kosovarja”.

Nuk ka munguar as urimi nga bashkëshortja, Nera e cila kishte zgjedhur fjalët më të ngrohta “Lal, gëzuar ditëlindjen dashuria ime, ti je forca, drita dhe gëzimi im. Çdo vit pranë teje është dhuratë e shtrenjtë, dhe sot falë jetën qe më dhe ty. Uroj shëndet, qetësi dhe ditë të mbushura me dashuri. Të dua me shumë se fjalët mund ta thonë”.

Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikën argëtuese të Kosovës, por edhe më gjerë.

Gjyqi ndaj Thaçit, reagon edhe reperi Noizy

Reperi Noizy përmes një postimi në rrjetin social ”Instagram”, ka shprehur mbështetjen e tij për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Ai ka ripostuar videon të cilën e ka ndarë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan IndeksOnline.

Në atë video shihet dëshmitar James Rubin, duke dëshmuar me shqetësim se pavarësisht që është vetëm i akuzuar dhe vetofroi të paraqitej në gjykatë, ish-presidenti Hashim Thaçi po mbahet i burgosur për pesë vite për shkak të ndërhyrjes së politikës në sundim të ligjit.

Duket se edhe Noizy ka mendimin e njejtë me kryeministrin Rama, i cili ka thënë se ky procesë gjyqësor është shtangës dhe ka njollosur drejtësisë ndërkombëtare.

 

Këta janë emrat e vërtetë të këngëtarëve, ja si quhet Azeti

Shumë prej artistëve shqiptarë që sot i njohim me emra të bujshëm skenik, në realitet kanë emra krejt ndryshe. Prandaj, shumë artistë zgjedhin ta modifikojnë, ta thjeshtojnë ose krejtësisht ta zëvendësojnë emrin që u është dhënë në lindje.

Kjo nuk është asgjë e re, por në tregun shqiptar, emrat artistikë shpesh fshihen pas historive interesante, zgjedhjeve personale dhe strategjive të mirëfillta për të arritur suksesin.

Emri, në këtë botë, nuk është thjesht një identitet personal, është edhe një zgjedhje strategjike. Është marka e parë që publiku dëgjon dhe kujton.

Prandaj shumë prej tyre kanë vendosur ta ndërrojnë, ta thjeshtojnë, apo thjesht ta ribrendojnë.

 

 

Mozzik blen orë në vlerë mbi një milion euro, në postim e përfshinë edhe ATK-në

Rap-artisti i njohur shqiptar, Mozzik, feston ditëlindjen e 30-të më 29 shtator.

E me këtë rast ai i ka bërë një dhuratë super luksoze vetes teksa momentalisht, ndodhet në Zvicër.

Artisti nga Ferizaj ka blerë një orë të Richard Mille, me kornizë transparente (safir kristal) dhe rrip të bardhë.

Sipas një hulumtimi në rrjete sociale, në bazë të modelit, raportohet se kap vlerën e 1.5 milionë eurove.

Në një nga imazhet e këtij postimi, Gramos Aliu (emri i vërtetë), shihet duke pozuar pranë Administratës Tatimore të Kosovës.

I njëjti rreth një vit më parë u dënua nga ATK me gjysmë milion euro, që duket se ka bërë një ndërlidhje me investimin e radhës.