Sabri Fejzullahu feston sot ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu, ditën e sotme feston ditëlindjen.

Ai mbush plotë 78 vjet jete.

Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikën argëtuese të Kosovës, por edhe më gjerë.

Ka fituar 18 “Okarina të Arta” në “Akordet e Kosovës”, ka incizuar mëse 800 këngë, ka marrë pjesë në shumë festivale dhe ka fituar shpërblime, brenda dhe jashtë vendit. Ka bashkëpunuar gjithmonë me kompozitorët më të mirë të vendit.

Loredana pjesë e ‘Për’puthen’, ky do jetë roli i saj në formatin e dashurisë!

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brrati, është gati për një kapitull të ri televiziv.

Pas eksperiencës së saj në reality show dhe më pas pjesëmarrjes në panelin e “Goca dhe Gra”, ajo këtë sezon do të bëhet pjesë e programit të dashurisë “Për’puthen” në Top Channel.

Ndryshe nga të ftuarit e zakonshëm, Loredana do të ketë një rol krejtësisht të veçantë: atë të matchmaker-it.

Ajo do të jetë trajnere dhe mentore e djemve që do të konkurrojnë në këtë edicion, duke i këshilluar si të sillen, si të vishen dhe si të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme. Me përvojën dhe energjinë e saj, ajo do të përpiqet të ndihmojë konkurrentët të tregojnë versionin më të mirë të vetes.

Qëllimi i saj do të jetë i qartë: të kontribuojë që ky sezon i “Për’puthen” të krijojë çifte të vërteta dhe histori dashurie që do të mbeten gjatë në kujtesën e publikut.

Ky rol i ri i Loredanës është pritur me shumë kuriozitet nga ndjekësit e saj, të cilët janë të etur të shohin si do të shndërrohet në udhërrëfyese të dashurisë për konkurentët e rinj.

Publiku e njeh si Ana, por ky është emri i saj i vërtetë

Ish-banorja e “BBVK 3” Ana Ejupi, ka hapur një pyetësor në “Instastory”.

Ajo i ka pyetur ndjekësit sesi t’i rregullojë flokët.

Një ndjekës e pyeti atë për stilin e flokëve, a i ka pasur kaçurrela gjithmonë.

“Po i kam demtu se i kom drejtu prej qe jom kon klas 6”, u përgjigj ajo.

Krahas pyetjes, vëmendje mori emri i saj tek pasaporta.

Ajo na zbuloi që emri i vërtetë i saj është Matiana, por që deri më tani nuk e ka zbuluar asnjëherë.

Një vjehërr si e Labit, këngëtari zbulon çfarë veture luksoze ia bleu ajo

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri këtë të shtunë ka ndarë momente të veçanta me vjehrrën e tij, duke treguar raportin e ngushtë dhe respektin që ka ndaj saj.

Në një postim emocionues, Labi e ka përshkruar vjehrrën si një grua të jashtëzakonshme dhe shumë të kujdesshme ndaj tij.

Ai zbuloi se ishte pikërisht ajo që i kishte blerë veturën e tij të parë luksoze, një dhuratë që këngëtari tha se nuk do ta harrojë kurrë.

 

E papritura që i ndodhi Bora Zemanit pas përfundimit të emisionit (Foto)

Bora Zemani mbrëmë ishte në rolin e moderatores së emisionit “Për Shqiptarët” në Top Channel, ku si gjithmonë tërhoqi vëmendje me paraqitjen e saj elegante, transmeton IndeksOnline.

Pas përfundimit të emisionit, Bora u surprizua me buqeta lulesh gjigante dhe dhurata të ndryshme nga ndjekësit dhe stafi, gjë që e emocionoi dhe e bëri të ndihej shumë mirë.

 

 

Ky është burri i Ikballe Hudutit – A ju kujtohet ku e keni parë?

Ikballe Huduti është një emër mjaft i komentuar në rrjete sociale dhe media, kryesisht për shkak të deklaratave të saj shpeshherë të diskutueshme.

Në intervista të ndryshme, ajo ka shprehur hapur bindjen e saj se një burrë mund të jetë për dy gra deklaratë që ka ngjallur debat të madh në publik.

Bashkëshorti i saj, Luani, është gjithashtu një figurë e njohur në platformën TikTok. Çifti ishte së fundmi i ftuar në një intervistë për emisionin e mëngjesit në Klan Kosova, ku ndanë detaje interesante nga historia e tyre e dashurisë, shkruan “Kosovarja”.

Ikballe tregoi momentin kur e kishte parë për herë të parë Luanin:
“Kemi qenë në Sarajevë për studime, ka qenë te hekurudha. Mund të them që unë e kam prekur e para. Veç gishtin ia kam prekur, dhe një shkëndijë nisi vetëm prej një gishti të vogël. Nuk ka qenë aspak gabim, edhe pse lëvizjen e kam bërë unë,” – u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Luani tregoi dashurinë dhe përkushtimin që ndjen për Ikballen:
“Edhe nëse do të më jepej mundësia të martohesha përsëri, sërish do ta zgjidhja atë,” – tha ai.

 

Shyhrete Behluli me urim të ngrohtë për miken e saj, Remzie Osmanin

Këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli ka gjetur fjalët më të bukura për ta uruar mikeshën dhe kolegen e saj të ngushtë, Remzie Osmanin, me rastin e ditëlindjes.

“Urime ditëlindjen @remzie.osmani! Të deshiroj shëndet e suksese!,” ka shkruar Shyhretja, me një fotografi nga 50-vjetori i karrierës.

Miqësia e tyre shumëvjeçare vazhdon të jetë shembull për publikun dhe fansat të cilët i duan dhe i përkrahin në çdo lëvizje.

 

“Suksese dritë e diellit” – Jozi nxjerr këngë të re por vëmendjen e merr komenti i ish-banores!

Joz Marku ka sjellë këngën e tij më të re.

Projekti vjen solo dhe titullohet “Po shprehem”.

Projekti muzikor vjen fiks në ujërat e stilit të Jozit por një koment ka marrë vëmendje të madhe.

Bëhet fjalë për Livian që e ka përkrahur duke i dhënë Jozit një epitet të veçantë.

“Suksese dritë e diellit”, është shprehur ajo duke treguar afërsinë e respektin që ka për Jozin.

Këngën e plotë e gjeni në videon e mëposhtme. /Prive By Liberta Spahiu

“Perla” e Fjolla Morinës: Kur je keq, të duan vetëm nëna dhe qeni yt

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina duket se ka pasur një ditë dëshpëruese.

Si rezultat i kësaj, ajo ka postuar një thënie që tregon për gjendjen e saj emocionale, shkruan IndeksOnline.

“Kur je mirë, të duan edhe lakuriqët e natës; kur je keq, të do vetëm nëna dhe qeni yt,” ka shkruar Morina.

Alketa Vejsiu zbulon veturën e saj luksoze (Foto)

Njëra ndër prezantueset më të mira shqiptare, Alketa Vejsiu kohën e fundit dukshëm ka shpeshtuar paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Këtë herë, Alketa ka zbuluar veturën e saj luksoze të tipit “Mercedes e- Class”, shkruan IndeksOnline.

Vlen të përmendim faktin se Vejsiu është njëra ndër prezantueset më të dashura për publikun shqiptar. /IndeksOnline/