Motrat Mustafa e ndezin atmosferën në dasmën e nipit

Kur bëhet fjalë për atmosferë në ahengje familjare, padyshim që në mendje na vijnë bilbilat e Mushtishtit – Motrat Mustafa.

Së fundmi, ato kanë martuar nipin e tyre dhe nuk kanë munguar të këndojnë edhe në dasmën e tij, shkruan “Kosovarja”.

Si teze për nip, ashtu edhe si këngëtare të njohura, Motrat Mustafa ndezën atmosferën me këngët më të bukura, duke e bekuar çiftin përmes vargjeve të tyre plot emocion.

Me zërin e tyre karakteristik dhe prezencën plot energji, Motrat Mustafa sollën një atmosferë të paharrueshme në dasmën e nipit.

 

Reja sfidon Mihrijen e Naimin por vëmendjen e merr ky detaj

Prej kohësh, Tringa, reja e çiftit të njohur Mihrije Braha dhe Naim Abazi, është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ka grumbulluar një audiencë të konsiderueshme, sidomos në TikTok, aty ku ndjekësit e saj e përcjellin rregullisht në rutinën e përditshme.

Së fundmi, ajo ka hapur edhe një tjetër platformë për të qenë edhe më pranë publikut, duke sjellë përmbajtje të reja dhe interesante.

Në këtë hap të ri Tringa ka vendosur t’i sfidojë vjehërrinjtë e saj me një lojë të veçantë: sa mirë e njohin ata rejen e tyre?

Në YouTube është publikuar videoja e plotë, e cila tërhoqi vëmendjen jo vetëm për pyetjet dhe përgjigjet, por edhe për një detaj mjaft simpatik, mënyrën si Tringa u drejtohet Mihrijes dhe Naimit.

Ajo e thërret Mihrijen “Miki”, ndërsa Naimin “babi”, duke treguar kështu afërsinë dhe ngrohtësinë e raportit që ndajnë mes tyre.

E kush prej tyre doli ta njihte më mirë Tringën? Përgjigjen e zbulon videoja e publikuar. /Prive By Liberta Spahiu

Mihrije Braha shkëlqen në bregdet me bikini (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mihrije Braha, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjete sociale me një foto të re të publikuar nga pushimet e saj verore.

E veshur me një rrobë banje, Mihrija pozon me vetëbesim buzë detit.

Mihrije Braha, e njohur për hitet e saj ndër vite dhe stilin unik, vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura të muzikës dhe ekranit shqiptar./IndeksOnline/

Pas thashethemeve, Kaderi ka dy fjal për Gjestin

Prej disa ditësh, rrjetet sociale kanë vluar nga spekulimet për një lidhje të mundshme mes Gjestit dhe ish-banores së “Big Brother VIP Kosova”, Kaderit.

Dyshimet nisën pas një ndërveprimi të vogël virtual mes tyre, ku Gjesti i komentoi Kaderit me një emoji çokollate, ndërsa ajo iu përgjigj me fjalën “jom”.

Ky shkëmbim i thjeshtë u interpretua si shenjë afrimiteti, veçanërisht pasi ndjekësit vunë re se Kaderi ishte e vetmja banore e BBVK që Gjesti ndiqte në Instagram, çka ngjalli më shumë kurreshtje.

Madje, disa përdorues të rrjeteve sociale aluduan se Kaderi mund të ishte shkaku i ndarjes së Gjestit me Eglin, duke ndezur një valë komentesh dhe diskutimesh.

Por për t’u dhënë fund spekulimeve, Kaderi ka reaguar në një intervistë për emisionin “Prive by Liberta”, ku mohoi çdo romancë me Gjestin:

“Gjestin e shoh si shok, nuk kam asnjë arsye të hyj mes tij dhe Eglit,” u shpreh ajo.

Në të njëjtën intervistë, Kaderi nuk i kurseu komplimentet për Eglin, duke e cilësuar si një vajzë shumë të bukur dhe të veçantë.

Me këtë deklaratë të qartë, Kaderi i ka dhënë fund zërave që qarkullonin në rrjet, duke theksuar se raporti i saj me Gjestin është vetëm miqësor dhe pa asnjë prapavijë romantike.

Fidani prezanton makinën e re luksoze

Këngëtari i njohur Fidan Gashi ka shpërblyer veten pas një sezoni të mbushur me koncerte dhe performanca anë e mbanë trojeve shqiptare.

Në kulmin e angazhimeve muzikore dhe suksesit që ka arritur me këngët e tij, Fidani ka vendosur të bëjë një blerje të veçantë – një Audi A8 të zi, një ndër modelet më elegante dhe sportive të markës prestigjioze gjermane.

Makina super luksoze e këngëtarit kap shifrën e 100 mijë eurove.

 

 

Përmes një postimi në Instagram, ai publikoi foton pranë makinës së re, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Another One”.

Me këtë fjali të shkurtër, këngëtari ka lënë të kuptohet se kjo nuk është makina e tij e parë luksoze, por vetëm një tjetër shtesë në koleksionin e tij.

Audi A8 njihet për dizajnin modern, luksin në interier dhe performancën e lartë, duke e bërë një zgjedhje perfekte për artistët që jetojnë me stil.

Screenshot

 

 

“Të dhemb, s’të dhemb”? Është bërë 63 vjeçar, kështu duket sot aktori “Coronado”

Nëse përmendet Coronado, edhe sot të gjithë do ta kujtonin.

Aktori meksikan u bë i njohur me rolin e Coronados në serialin, “Për ty” që u transmetua 20 vite më parë.

Ani pse kishte një rol jo te mire, Coronado në atë periudhë ishte personazhi më i komentuar, ky për faktin që rolin e zotëronte shumë mirë.

E sot aktori, Luis Felipe Tovar ka ndryshuar shumë, ani pse mbi supe mbanë plotë 63 vite, me mjekër dhe rrudha në fytyrë, ja sa shumë është plakur Coronado.

Konfirmohet-Ja kush do ta moderojë “Big Brother VIP Albanian”

Ledion Liço do të moderojë sërish Big Brother VIP Albania, duke hyrë kështu në sezonin e tij të tretë si drejtues i spektaklit më të ndjekur televiziv në vend.

Lajmi u konfirmua në fund të promos së publikuar nga Top Channel, duke i dhënë fund thashethemeve për moderuesin e këtij sezoni.

Edhe këtë vit, si çdo sezon tjetër, janë përfolur disa emra të tjerë, përfshirë edhe atë të Arbana Osmanit, por Top Channel ka bërë të qartë se Ledioni do të mbetet në krye të formatit.

Për momentin nuk është zbuluar ende data e nisjes së sezonit të ri, por pritshmëritë janë të larta si për surprizat brenda shtëpisë së famshme, ashtu edhe për personazhët që do të bëhen pjesë e spektaklit.

Labinot Rexhën e lë dashnorja, ka dy fjalë për gruan

Në një postim para disa ditësh, këngëtari Labinot Rexha mori jo pak vëmendjen e ndjekësve të tij.

Kjo pasi në shkrimin në fjalë ai fliste për tradhti e zhgënjim.

“Dashuri, kohë, jetë. Krejt i flijon për të e në fund të djegë si të mos kishe vlejt kurrë”

Meqë nuk përmendi emra, nuk u kuptua se për kë konkretisht e ka fjalën.

E prapaskenat e kësaj ngjarjeje në jetën personale të këngëtarit qenkan edhe me dramatike nga çfarë mund të mendoni.

Prive By Liberta Spahiu u interesua për të kuptuar se çka ka ndodhur konkretisht dhe ju sjell për herë të parë detajet.

Postimi i Labinotit nuk i drejtohet gruas por të dashurës të cilën madje edhe e ka në një prej fotografive në rrjetin e tij social Facebook.

Labinoti prej disa vitesh mësohet se ka pasur raport paralel. Rreth dy muaj më parë, ai ka vendosur të pauzojë nga të dy raportet, gjë që nuk i ka rezultuar mirë.

Brenda shumë pak ditësh, partnerja e tij ka nisur një lidhje të re me dikë tjetër duke e zënë këngëtarin në befasi totale, çka ka sjellë edhe thirrjen e tij që të mos besohet në dashuri.

Prive By Liberta Spahiu e kontaktoi këngëtarin për të marrë prononcimin e tij, por a pranoi ai të fliste, e nëse po, çfarë tha?

Detajet tjera i kuptoni në videon në vijim! /Prive By Liberta Spahiu

 

 

Rrihet ‘live’ personazhi i njohur në TikTok/Pamje

Një incident i pazakontë ka ndodhur së fundmi në rrjetet sociale, ku personazhi i njohur në “TikTok” me emrin “Diamanti Blu” është sulmuar fizikisht gjatë një transmetimi live.

Nga pamjet e publikuara shihet se ngjarja ka ndodhur brenda një lokali, ku në sfond dëgjohet edhe muzika, ndërsa disa persona shfaqen duke e goditur atë.

Edhe pse shkaqet e këtij sulmi nuk dihen ende, dyshohet se konfliktet kanë nisur pas disa fyerjeve të bëra nga vetë “Diamanti Blu”, që më pas kanë nxitur reagimin e ashpër.

 

Shpërthen tritoli në banesën në Fushë Kuqe, dyshohet se shënjestra ishte Jozi i Big Brother

Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Lënda plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetases M. D, alias M. B, ku si pasojë janë raportuar vetëm dëme materiale. Gjatë kontrollit të zonës përreth, hetuesit gjetën dhe sekuestruan disa gëzhoja, në dukje të vjetra, të cilat janë marrë në cilësinë e provës materiale.

Burime për ZËRI bëjnë me dije se shënjestra ka qenë ish-banori i Big Brother Vip, Jozefin Marku, por autorët kanë ngatërruar banesën. Ish-banori i Big Brother mësohet se është shoqëruar në Polici dhe po merret në pyetje në lidhje me rastin.
Kujtojmë se banori i Big Brother dhe reperi Arkimed Lushaj, u përfolën për një konflikt dhe përplasje fizike mes tyre, por nga ana e reperit ky fakt u mohua. Vetëm pak ditë nga aludimet, dyshja u rishfaqën në një video ku Jozefin Marku e pyet me një ton miqësor Stresin: “Çka i ke çunat e Fushë Krujës?” dhe pa hezitim reperi i përgjigjet: “Vëllezër”. Në një kthesë të papritur dhe aspak të zakontë për dinamikën mes dy artistëve, Jozi i thotë Stresit: “Më puth”, dhe ky i fundit e plotëson kërkesën. Nuk dihet ende se kush qëndron pas tritolit, ndërsa detaje të reja priten të zbardhen.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe.

Me marrjen e njoftimit se rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të shtetases M. D, alias M. B.,në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe, ishte hedhur një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar artizanale, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me grupin hetimor.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe territorit përreth, rezultoi se porta e murit rrethues të banesës ishte dëmtuar lehtë nga shpërthimi i lëndës plasëse, e dyshuar artizanale.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor gjeti në rrugë, në afërsi të banesës, disa gëzhoja në dukje të vjetra, të cilat u sekuestruan dhe administruan në cilësinë e provës materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve dhe dokumentimin e plotë ligjor të rast