div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-31 category-paged-31 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kurorëzohen Engjëllusha dhe Mërgimi!

Dita e sotme do mbetet një datë e shënuar për këngëtaren Engjellusha Salihu.

Këngëtarja ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Mërgimin, në një ceremoni civile të mbajtur në Zvicër, aty ku çifti jeton dhe kanë nisur jetën e përbashkët.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Engjellusha përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë një fotografi përkrah bashkëshortit të saj përpara ndërtesës komunale, duke mbajtur në duar dokumentin e martesës.

Në mbishkrimin e postimit, ajo shkroi: “Just signed our forever” (Sapo nënshkruam përjetësinë tonë), duke bërë që ndjekësit ta uronin për këtë hap të rëndësishëm.

Ky moment vjen pas një vere të ngarkuar me dasma e angazhime artistike për këngëtaren, e cila tashmë duket se ka filluar të shijojë jetën e qetë familjare me bashkëshortin e saj.

Kujtojmë që në muajin korrik, çifti organizoi një dasmë madhështore sipas traditave shqiptare, ku morën pjesë familjarë, miq dhe emra të njohur të skenës muzikore.

Dasma u komentua gjerësisht për atmosferën, veshjet elegante dhe emocionet që përçuan Engjellusha dhe Mërgimi.

Me këtë hap të ri, duket se këngëtarja ka mbyllur me sukses një verë të ngarkuar profesionale dhe e ka nisur vjeshtën me gëzime të mëdha në jetën personale.

Urime çiftit për këtë kurorëzim të bukur dhe jetë të lumtur bashkë! /Prive By Liberta Spahiu

 

 

Zbulohet emri i parë, ky është këngëtari që do të hyjë në ‘Big Brother VIP Kosova 4’?

Mentor Haziri, rokeri i njohur nga Ferizaj, mund të jetë një nga emrat që do t’i bashkohet sezonit të katërt të spektaklit më të komentuar televiziv në Kosovë, “Big Brother VIP Kosova”. Pas një periudhe të gjatë në skenën muzikore, ai po përgatitet për një rikthim të fuqishëm, këtë herë përmes ekranit, duke ngjallur kuriozitetin e publikut.

Me një karrierë të suksesshme, Haziri është bërë i njohur për hitet e tij si “Engjëll”, “Mundohem ta harroj” dhe “Diçka”. Stili i tij unik dhe energjia rock e kanë bërë atë të veçantë në skenën muzikore shqiptare. Tani, ai ka mundësinë të sfidojë vetveten në një ambient krejtësisht ndryshe, përballë kamerave 24 orë në ditë.

Burime pranë produksionit kanë konfirmuar se edicioni i ri i “Big Brother VIP Kosova” do të nisë në fund të nëntorit, duke ofruar një kast të pasur me personazhe të njohur nga fusha të ndryshme të artit dhe showbizit. Ky sezon pritet të sjellë shumë surpriza dhe dinamika të reja për publikun.

Nëse lajmi për pjesëmarrjen e Mentor Hazirit konfirmohet, hyrja e tij në shtëpi do të sjellë një atmosferë të veçantë. Me karakterin e tij rebel dhe karizmën që e ka shoqëruar gjithmonë, publiku mezi pret të shohë se si do të përshtatet ai me lojën, sfidat dhe rivalitetet që e karakterizojnë këtë format të njohur televiziv.

Mentor Haziri ka një histori të pasur në muzikë, por tani ai do të përballet me një sfidë të re. Si do të reagojë ai ndaj situatave të paparashikuara dhe tensioneve që krijohen brenda shtëpisë? Kjo është një pyetje që shumë fansa po e bëjnë, duke pritur me padurim të shohin se si do të zhvillohet aventura e tij.

Me një audiencë të madhe dhe një ndjekje të fortë, pjesëmarrja e Hazirit në “Big Brother VIP” do të sjellë një rritje të interesit për spektaklin. Ai ka një bazë të fortë fansash që do ta mbështesin, por gjithashtu do të ketë rivalë të fortë që do të përpiqen ta sfidojnë atë.

Me fillimin e sezonit të ri, pritet që “Big Brother VIP Kosova” të sjellë një përzierje të emocioneve, dramës dhe surprizave. Mentor Haziri, me karrierën e tij të pasur dhe personalitetin e tij të fortë, do të jetë një nga faktorët kryesorë që do të ndikojnë në dinamikën e shtëpisë.

Si do të përfundojë aventura e tij në “Big Brother”? A do të arrijë të fitojë zemrat e publikut dhe të bëhet një nga personazhet më të dashur të këtij sezoni? Të gjitha këto pyetje do të gjejnë përgjigje në ditët në vijim, ndërsa ne presim me padurim fillimin e spektaklit.

Arrestohet këngëtarja e njohur

Në një operacion të gjerë kundër drogës të kryer nga ekipet e xhandarmërisë në Stamboll, u arrestuan disa emra të famshëm të skenës turke.

Mes të arrestuarve janë İrem Derici, Hadise, Demet Evgar, Berrak Tüzünataç dhe Dilan Polat.

İrem Derici, e cila u mor në paraburgim si pjesë e operacionit, kishte njoftuar së fundmi se do të fejohej me të dashurin e saj, DJ Melih Kunukçu, më 8 tetor.

Në ditën kur ishte planifikuar ceremonia e fejesës, këngëtarja turke u dërgua në paraburgim.

Ndaj të gjithë të arrestuarve do të merren mostra gjaku së bashku me deklaratat e tyre, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Vesa Vllasaliu ka respekt për këtë kategori të njerëzve

Vesa Vllasaliu, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova”, ka ndarë një video të re nga vetura e saj, ku ka folur për një temë që i ka bërë përshtypje.

Ajo është shprehur se ka respekt për njerëzit që arrijnë të bëjnë fotografi nga vetura e tyre, shkruan “Kosovarja”.

Deklarata e saj lë shumë pikëpyetje. Për kë e kishte Vesa në këtë rast?

Vesa është parë e qetë dhe me humor, duke mbajtur tonin karakteristik që e ka bërë një nga ish-banoret më të komentuara të reality show-t.

TË NGJASHME: 

‘Njëri me numrin 19, spo ja di emrin’ – Vesa konfirmon lidhjen me futbollistin e njohur

 

 

 

Reagimi epik i Luiz Ejllit pasi Florjan Binaj shpallet kandidat për Bashkinë e Tiranës

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi zyrtarisht kandidaturën e Florjan Binajt për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, duke e cilësuar atë si përfaqësuesin ideal të opozitës për kryeqytetin.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha e prezantoi Binajn si një “artist, qytetar dhe personalitet publik që gjithmonë ka mbrojtur kauzat e njerëzve të thjeshtë”.

Ai theksoi se kandidatura e tij përfaqëson një model ndryshe për politikën, duke i bërë thirrje qytetarëve dhe të gjithë faktorëve opozitarë të bashkohen rreth kësaj figure.

“Ftoj të gjithë aleatët, opozitarët dhe qytetarët e Tiranës ta mbështesin këtë kandidaturë, sepse është një kandidaturë që i bën nder çdo qytetari dhe kryeqytetit të vendit”, tha ai.

Por menjëherë pas publikimit të lajmit, rrjetet sociale shpërthyen me reagime, dhe një ndër më të spikaturit ishte ai i këngëtarit Luiz Ejlli.

I njohur për humorin dhe mënyrën ironike me të cilën komenton ngjarjet aktuale, Luizi publikoi në Instastory një video ku dëgjonte me vëmendje fjalimin e Berishës.

Në fund të videos, ai ndërhyn me një batutë teksa shtoi: “Ua, kishe tha emrin tim, për Zotin”.

Shtyhet data e nisjes së ‘Big Brother VIP Kosova 4’? Arsyeja do t’ju çudisë

Spektakli i njohur Big Brother VIP Kosova do të nisë më vonë se sa ishte parashikuar.

Fillimisht, nisja e tij ishte planifikuar për 31 tetor, por burime të Telegrafi pranë produksionit bëjnë me dije se nisja e edicionit të katërt është shtyrë deri në fund të nëntorit.

Sipas të njëjtave burime, arsyet kryesore të shtyrjes lidhen me zhvillimet politike në vend. Në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale më 12 tetor, dhe më pas balotazhi që pritet të zhvillohet katër javë më pas, më 9 nëntor. Produksioni ka vendosur që të shmangë përplasjen me këto ngjarje për të siguruar një start të fokusuar dhe tërheqës për publikun.

“Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF”

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull të ri në jetën e saj personale, duke provuar fatin për t’u bërë nënë përmes metodës IVF.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime pranë emisionit Prive, të cilat vërejnë se postimet e fundit të Xhulit në rrjetet sociale, ku ajo ndante informacione rreth trajtimeve hormonale, sugjerojnë vendimin e saj për këtë hap të rëndësishëm.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Juluana ka vendosur të bëjë IVF me ndihmën e një donatori anonim apo me ndonjë partner të saj.

BBVK4 pritet të shpërthejë: Emra të njohur si Fero dhe Arbenita në listën e banorëve

Çfarë surprizash na sjell BBVK4? Emra të njohur dhe të rinj po përfliten për të qenë pjesë e këtij edicioni, duke ngjallur kuriozitetin e fansave. Një nga emrat më të përfolur është Zanfina Ismaili, e cila do të ishte një shtesë interesante për formatin e njohur.

Gazetari Labinot Nimani, gjatë emisionit “Weekend” në Klan Kosova, përmendi disa emra që pritet të jenë pjesë e BBVK4. Ai theksoi se Zanfina Ismaili është një nga ata që do të sjellë dinamizëm dhe lajme të shumta, duke e bërë atë një figurë të preferuar për publikun.

Nimani e përshkroi Zanfina Ismailin si një personazh që do të ishte i përshtatshëm për BBVK, duke e lidhur këtë me historinë e saj në artin shqiptar. Ai beson se prania e saj do të sjellë një dimension të ri në program.

Po ashtu, gazetarja Adea Grezda ka sugjeruar se edhe Leonora Jakupi mund të jetë një tjetër emër i njohur që do të bashkohet me këtë format. Kjo do të ishte një mundësi e shkëlqyer për të parë si do të reagojnë fansat ndaj saj në një ambient të tillë.

Bruno Shemsho, ish-pjesëmarrës i “Përputhen”, ka dhënë një mendim interesant nga Shqipëria. Ai theksoi se Olsa, organizatorja e BBVK, mund të na befasojë me emra të rinj, duke lënë hapur mundësinë për surpriza të tjera.

Bruno gjithashtu përmendi se supermodelja Arbenita Ismajli është një tjetër emër që pritet të jetë pjesë e BBVK4. Kjo do të ishte një mundësi për të parë një përfaqësim të fortë të modës dhe stilit në këtë format televiziv.

Me kaq shumë emra të njohur dhe të rinj që po përfliten, BBVK4 duket se do të jetë një edicion i mbushur me ngjarje dhe emocion. Fansat janë të etur për të parë se si do të zhvillohen marrëdhëniet mes pjesëmarrësve dhe çfarë dinamike do të krijohet në shtëpinë e BBVK.

Ndiqni detaje nga emisioni si në vijim:

Ndahet nga jeta aktori i njohur, shumë i dashur për publikun shqiptar

Bota e filmit dhe televizionit mban zi për Remo Gironen. Aktori italian, shumë i dashur edhe për një pjesë të madhe të publikut shqiptar, vdiq në moshën 76-vjeçare në Monte Karlo , ku jetonte prej kohësh.

Ai u bë i famshëm në fillim të viteve 1980 falë rolit të tij në dramën televizive “La Piovra”, ku luajti rolin e të keqit Tano Cariddi. Por karriera e Girones sigurisht nuk u ndal këtu, me role në teatër, film e televizion, dhe ai gjithashtu punoi me artistë ndërkombëtarë falë talentit dhe shkathtësisë së tij.

I lindur në Asmara më 1 dhjetor 1948, ai filloi të aktronte në moshë të re, duke braktisur më vonë studimet e tij në ekonomi dhe biznes për t’u regjistruar në Akademinë e Arteve Dramatike Megjithatë, suksesi i tij më i madh erdhi në vitin 1987 me “La Piovra” dhe Tano Cariddi, kontabilisti i paguar nga mafia.

Krahas karrierës së tij, Girone ka pasur një lidhje të gjatë dashurie me aktoren Viktoria Zini , partneren e tij që nga vitet 1980.

Jeta e saj u shënua edhe nga momente të vështira: gjatë xhirimeve të filmit La Piovra, ai u përball me një betejë me kancerin, të cilën e kapërceu me vendosmëri dhe guxim. Me zërin e tij të thellë, aftësinë për t’u dhënë thellësi personazheve kontraverse dhe praninë magnetike skenike, Remo Girone ka lënë një gjurmë të pashlyeshme.

‘Shpërthen’ moderatori i njohur: Albin mashtruesi e psikopati, Allahu të poshtëroftë

Moderatori i njohur, Enis Ujkani ka shpërthyer në ofendime e akuza ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ai teksa njoftoi se po e braktisë Kosovën për të shkuar sërish në mërgim, e cilësi qeverisjen në pushtet si fajtore për këtë vendim.

“Nuk e kisha menduar se do të duhej sërish të largohem në mërgim. Por kur ke një udhëheqje që e vendos pushtetin mbi mirëqenien e qytetarëve, i shkatërron bizneset, ndodhin gjëra të tilla”, tha ndër tjera ai.

Postimi i plotë: