“Çdo fund …”, Xheneta Fetahu merr vendimin e papritur

Xheneta Fetahu, e njohur për publikun pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Kosova”, ka njoftuar zyrtarisht se ka përfunduar rrugëtimin e saj në Top Channel. Përmes një postimi në Instagram, ajo bëri të ditur se po i jep fund këtij kapitulli për t’iu përkushtuar projekteve të reja profesionale.

Në “Top Channel”, Xheneta ishte pjesë e disa rubrikave dhe formateve pas daljes nga BBVK. Publiku e ka parë shpesh në panel, në debate televizive, si dhe në rubrika të “E Diell”, ku shpesh spikaste për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta.

Në postimin e saj, ajo falënderoi ekipin e “E Diell” për hapësirën dhe përvojën, ndërsa një falënderim të veçantë ia dedikoi moderatorit Ed Manushi për mbështetjen dhe për mundësinë që i dha të shprehte lirshëm mendimet e saj.

“Tash përpara me energji të re, çdo fund është fillim i diçkaje edhe më të madhe”, shkroi Xheneta, duke lënë të kuptohet se në horizont ka projekte të reja dhe ambicioze që së shpejti do të bëhen publike

Largimi i saj ka sjellë reagime dhe kuriozitet tek ndjekësit, të cilët tashmë pyesin: Çfarë do të sjellë Xheneta në fazën e radhës të karrierës së saj?

Publikohet video, ja kur do të fillojë Big Brother VIP Albania 5
Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe spekulimesh, fansat e “Big Brother VIP Albania” më në fund kanë marrë lajmin e shumëpritur: sezoni i pestë do të nisë në dhjetor.

Ky informacion u konfirmua përmes një njoftimi zyrtar në llogarinë e programit, duke i dhënë fund misterit që kishte mbuluar këtë edicion të ri.

Megjithatë, një detaj i rëndësishëm ka tërhequr vëmendjen e fansave: nisja e këtij sezoni është e vonuar në krahasim me vitet e kaluara, kur programi zakonisht fillonte në tetor ose fillim-nëntori.

Kjo ka shkaktuar një valë diskutimesh në rrjetet sociale, ku ndjehet qartë padurimi i publikut për të parë çfarë do të ndodhë këtë herë.

Një tjetër element që ka ndezur bisedat online është reagimi i Ledion Liços, i cili është përfolur si prezantuesi i këtij sezoni.

Ai shpërndau njoftimin zyrtar në rrjetet e tij sociale, duke e konsideruar këtë si një konfirmim të heshtur për rikthimin e tij në rolin e prezantuesit, ashtu si në sezonin e kaluar.

Edhe pse Top Channel ende nuk e ka bërë zyrtare, reagimi i menjëhershëm i Ledionit ka mjaftuar që publiku ta pranojë këtë si një fakt të mbyllur.

Kjo ka rritur edhe më shumë interesin e fansave për të mësuar detaje të tjera rreth sezonit të ri.

Me njoftimin e vonuar dhe konfirmimin e tërthortë të Ledionit, publiku është më kureshtar se kurrë për të zbuluar se cilët VIP-a do të futen në këtë edicion.

Spekulimet për emrat e mundshëm kanë filluar të qarkullojnë, duke rritur tensionin dhe pritshmëritë.

Një tjetër pikë e rëndësishme është se çfarë ndryshimesh do të ketë në formatin e programit.

Kjo është një pyetje që fansat e bëjnë shpesh, duke pritur të shohin inovacione dhe surpriza që do ta bëjnë këtë sezon edhe më interesant.

Po ashtu, shtëpia e re e Big Brother-it është përfolur se do të pësojë ndryshime të mëdha.

Detajet mbi këtë aspekt janë ende të paqarta, por fansat janë të etur për të zbuluar se si do të duket ambienti ku do të zhvillohen ngjarjet e këtij sezoni.

Me kaq shumë pyetje dhe spekulime, është e qartë se “Big Brother VIP Albania 5” do të jetë një edicion që do të mbajë vëmendjen e publikut.

A do të arrijë të përmbushë pritshmëritë e fansave? Vetëm koha do ta tregojë.

Rrahet brutalisht Rasim Avdyli i TikTokut
TikTokeri i njohur, Rasim Avdyli, është rrahur rëndë

Këtë e ka bërë të ditur vetë Avdyli me anë të një video të publikuar në TikTok.

Arsyeja që ka ardhë deri te rrahja apo detaje tjera nuk janë bërë të ditura.

Teuta zbulon detajet e rikthimit të “Kafeneja Jonë”
Publiku i serialit legjendar vendor, “Kafeneja Jonë”, ka një arsye të fortë për t’u gëzuar!

Pas spekulimeve të shumta që lindën nga një takim i fundit mes aktorëve, aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka dhënë një prononcim që konfirmon se surprizat janë në rrugë e sipër.

Në një prononcim për Indeksonline, Teuta Krasniqi ka folur rreth një rikthimi të mundshëm të serialit dhe ka dhënë detaje që nxisin emocionet e publikut.

Image

“Momentalisht jemi në xhirime, do të ketë diçka, një befasi të vogël. Diçka nga ‘Kafeneja’ keni për të parë,” tha ajo, duke lënë të kuptohet qartë se aktorët kanë nisur punën për një projekt të ri që lidhet me serialin e dashur.

Edhe pse Teuta e cilësoi si “një befasi të vogël” dhe nuk dha detaje të plota rreth formatit (a do të jetë një rikthim i plotë i serialit apo një projekt i veçantë), deklarata e saj konfirmon se nostalgjia për “Kafeneja Jonë” do të shuhet së shpejti.

Publiku mbetet i emocionuar dhe kurioz për të zbuluar se çfarë po përgatitet saktësisht, ndërsa po pritet me padurim momenti i rikthimit të personazheve ikonikë në ekran!

Ish-teologia, Maria Lumi flet sërish në TikTok: ‘Po jetoj’

Ish-teologia e njohur, Merjem Lumi, e cila tani ka zgjedhur emrin Maria, ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale pas vëmendjes së madhe që mori vendimi i saj për të hequr mbulesën.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet e buzëqeshur në natyrë, ndërsa era i lëviz flokët, e shoqëruar me një përshkrim të thellë për mënyrën se si po e përjeton këtë fazë të re.

Ajo e nis shkrimin me fjalët “Po jetoj…”, duke e përshkruar veten me “flokë të çmendura nga era” dhe një “buzëqeshje që s’ka frikë nga jeta”.

Mesazhi kryesor i Marisë fokusohet në pranimin e vetes dhe lirinë për të qenë autentike, larg perfeksionit.

“Nuk jam këtu me u duk e përsosur, jam këtu me u duk e gjallë. Me gjithë rrudhat e qeshjes, shiun në xhaketë dhe sytë që s’kanë mësuar kurrë me u fsheh,” shkruan ajo.

Në fund, ajo ndan reflektimin më të fortë, që tingëllon si një përgjigje ndaj çdo komenti apo gjykimi, duke theksuar se zgjedhja e saj është personale dhe nuk dëmton askënd.

“Dhe po buzëqesh, jo se jeta është perfekte, por se unë jam në paqe me veten dhe nuk cënoj askënd me lirinë time,” përfundon Maria. /Prive By Liberta Spahiu

Mbulohet këngëtarja e njohur kosovare?
Argjenda Doci ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale disa momente nga vizita e saj në vendet e shenjëta në Arabinë Saudite.

Ajo atje shihet e mbuluar me mbulesë islame.

Kujtojmë që Argjenda njihet edhe më parë për besimin e saj në fenë Islame.

Kaq vite mbush sot Drenusha Latifi

Një nga figurat më të komentuara të ekranit, Drenusha Latifi, feston sot një jubile të veçantë.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3” mbush plot 40 vjeç, duke hyrë në një dekadë të re të jetës së saj.

 

Drenusha, e cila spikati për karakterin e saj gjatë aventurës në shtëpinë e famshme, nuk është një emër i ri për publikun. Ajo prej vitesh konsiderohet një ikonë e padiskutueshme e bukurisë shqiptare.

Karriera e saj ka nisur herët në botën e modës. Si modele, ajo ka shkëlqyer në pasarela dhe fushata të ndryshme, duke u dalluar për tiparet e saj unike dhe elegancën e lindur.

Edhe pse vitet kalojnë, Drenusha vazhdon të mbetet një frymëzim dhe një standard bukurie.

Përtej angazhimeve publike dhe karrierës, një nga rolet më të rëndësishme për të është ai i nënës. Ajo është një nënë beqare e përkushtuar për dy fëmijët e saj, Ymwa dhe Zak, të cilët janë padyshim krenaria e saj më e madhe.

Në këtë 40-vjetor, Drenusha Latifi dëshmon se mbetet një grua e fortë, një nënë shembullore dhe një ikonë që nuk zbehet me kalimin e kohës./Prive By Liberta Spahiu

Paralajmërimi i Ledion Liços para nisjes së “Big Brother VIP Albania”

Ledion Liço u ka dhënë fund spekulimeve në media lidhur me jetën e tij personale dhe të ardhmen për drejtimin e “Big Brother VIP Albania”.

Zërat për Ledion Liçon u ndezën pas një videoje ironike të ish-banorit të “BBVA”, Xum Allushi, i cili la të kuptohej se Ledioni ishte ndarë nga partnerja e tij, Sara Hoxha.

Për t’i dhënë fund aludimeve, Ledioni ka postuar në InstaStory thënien e njohur nga “Game of Thrones”: “Një luan nuk shqetësohet nga mendimi i deleve!” Ai e shoqëroi këtë citim me frazën: “Winter is Coming…” (Dimri po vjen…), e cila u interpretua edhe si paralajmërim për nisjen e edicionit të pestë të formatit.

 

Dramë e re në internet mes Xhenetës dhe Eglit

​Një dramë e re ka ‘shpërthyer’ këto ditë në rrjetet sociale, duke vënë përballë dy ish-banore shumë të njohura të “Big Brother”. Bëhet fjalë për Xheneta Fetahun, ish-konkurrente e “Big Brother VIP Kosova 3”, dhe Egli Takon, ish-banore e “Big Brother VIP Albania 4”.

​Shkak janë bërë disa poza të fundit të Xhenetës, të cilat sipas fansave të shumtë të Eglit, janë një “kopjim” i qartë i pozave karakteristike të Takos. Kjo ka sjellë një lumë komentesh dhe akuzash në drejtim të Fetahut.

​Interesante është se të dyja vajzat janë aktualisht pjesë e programit “E Diell” në Top Channel, megjithëse angazhohen në rubrika të ndara. Ky fakt e bën “përplasjen” e tyre virale edhe më të komentuar.

​E vënë përballë këtyre akuzave, Xheneta ka vendosur të mos heshtë. Përmes një Story në Instagram, ajo ka reaguar ashpër, duke hedhur poshtë të gjitha zërat. Ajo ka publikuar një kolazh me fotot e saj dhe ka shkruar:

​“Duket se edhe pozat qenkan pronë tashmë 🙄

6+ muaj që bëj foto kështu, por hajt se është ‘coincidence’.

S’blej komente, s’krijoj fake account-e dhe s’merrem me askënd.

Mos më përfshini në dramën tuaj, unë s’kam nevojë për llogari fake për të ekzistuar. Puçi puçi”

​Mesazhi i saj është i qartë: së pari, ajo mohon të jetë kopje duke thënë se ka më shumë se 6 muaj që përdor këto poza, dhe së dyti, u dërgon një “thumb” të qartë akuzuesve, duke lënë të kuptohet se nuk ka nevojë për drama apo llogari false për të tërhequr vëmendje. /Prive By Liberta Spahiu

Rikthehet teologia Merjeme Lumi, shfaqet pa mbulesë- ky është emri i saj i ri

Një zhdukje e bujshme dhe një rikthim edhe më tronditës, jo ashtu siç e mbajnë në mend ndjekësit.

Tash, pa mbulesë dhe me emrin Maria! Kjo është historia e Merjem Lumit, teologes që dominoi rrjetet sociale shqiptare dhe u largua papritur në vitin 2024.

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, ajo ka vendosur të rikthehet, duke shkaktuar një valë reagimesh në komunitetin e saj.

Arsyeja e largimit? Një stuhi e vërtetë online.

Merjem Lumi u përball me akuza të rënda dhe një përplasje të ashpër publike me imamin e njohur, Ahmed Kalaja, pas disa deklaratave të saj që u bënë virale.

Kjo situatë tensionoi ndjeshëm marrëdhëniet e saj me ndjekësit.

Ndjekësit pretenduan se Lumi kishte përfituar financiarisht nga besimtarët, madje duke arritur të blinte një shtëpi me paratë e tyre.

E gjendur nën këtë presion të jashtëzakonshëm, ajo njoftoi tërheqjen e saj nga skena publike, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm të jetës së saj.

Pas më shumë se një viti heshtjeje të plotë, kur shumë menduan se ajo ishte larguar përgjithmonë, ndodhi kthesa.

Merjem Lumi, tani e njohur si Maria, ka rikthyer vëmendjen e publikut me një transformim drastik që ka shokuar komunitetin e saj të dikurshëm.

Rikthimi i saj në rrjetet sociale ka sjellë një debat të ri, pasi ajo ka hequr mbulesën islame dhe ka adoptuar një identitet të ri.

Ky ndryshim rrënjësor ka rihapur diskutimet mbi rolin e saj si teologe dhe figurë publike, duke e bërë atë sërish qendër të vëmendjes.

Rrugëtimi i Merjem Lumit ishte unik dhe ndryshe, duke reflektuar tensionet dhe sfidat e jetës së saj në një shoqëri që shpesh është e ndarë në çështje të besimit dhe identitetit.

Kjo histori e saj është një shembull i qartë i ndikimit të mediave sociale në jetën personale dhe publike të individëve.

Për më shumë ua tregon video e mëposhtme! /Prive By Liberta Spahiu