Fejohet djali i Labinot Tahirit, publikohen foto kështu duket çifti

Këngëtari Labinot Tahiri sonte po fejon djalin.

Djali i tij Elton Tahiri po fejohet me bukuroshen Ina Behluli.

Ai ka organizuar një aheng unik ku sipas pamjeve shihen të ftuar të shumta.

Pak më parë dolën edhe disa foto të ciftit, ku të dy duken mahnitës.

Arrestohet vajza e Eli Farës, kapet me kõkainë në mes të Tiranës

Policia në Tiranë ka ndaluar vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, Marina Fara, gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytet.

Burime për OraNews-it bëjnë me dije se gjatë kontrollit Marina u kap me disa gramë lëndë narkotike, konkretisht kokainë.

Hetuesit, gjatë kontrollit, konstatuan lëndën narkotike dhe më pas i komunikuan ndalimin.

Ndërron jetë djali i reperit të njohur shqiptar

Dhimbje e madhe për familjen e reperit shqiptar Marin, i cili ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur djalin e tij të porsalindur.

Artisti ka bërë me dije përmes një postimi prekës në rrjete sociale se djali i tij i porsalindur ka ndërruar jetë të mërkurën në mëngjes.

Në postimin e tij, Marin shprehet se kjo ishte menduar të ishte një lajm i gëzueshëm për ardhjen në jetë të vogëlushit, por fatkeqësisht jeta ka marrë një kthesë të dhimbshme për familjen e tij.

“Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin të mbanim një në krahët tanë,” shkruan ai, duke shprehur tronditjen dhe pikëllimin e madh që po përjetojnë.

Reperi thekson se këto ditë kanë qenë tepër të vështira për të dhe partneren e tij Alba, por megjithatë po përpiqen të gjejnë forcë duke u mbështetur tek dashuria e ndërsjellë dhe tek përkrahja e miqve e familjarëve.

Ai falënderoi të gjithë ata që u janë gjendur pranë në këtë periudhë të vështirë të tyre.

Kujtojmë se Marin dhe partnerja e tij Alba janë prindër të tri vajzave: Milana, Melody dhe Marina.

Humbja e djalit ka lënë një plagë të madhe në zemrat e tyre, por çifti shprehet se do të vazhdojnë të ecin përpara me besimin se një ditë do ta takojnë sërish engjëllin e tyre në parajsë.

“Deri sa të shihemi përsëri, engjëlli ynë, do të na mungosh çdo ditë,” përfundon mesazhi i reperit, i shoqëruar me fjalë ngushëllimi për bashkëshorten e tij, të cilën e quan “njeriu më i fortë dhe gruaja më e mirë që ka ekzistuar ndonjëherë.”

Ngushëllime të sinqerta për familjen e Marin dhe Albës në këtë periudhë të rëndë dhimbjeje. /Prive By Liberta Spahiu

Prezantuesja e RTK-së gjen dashurinë e jetës

Prezantuesja e RTK-së, Brikena Beqiri, më në fund duket se e ka gjetur njeriun e zemrës.

Burime pranë prezantueses tregojnë se ajo po jeton një romancë të bukur dhe të qetë, larg syve të publikut.

Brikena ka zgjedhur të mos zbulojë shumë detaje, duke preferuar të qëndroj private dhe e rezervuar si gjithmonë, shkruan “Kosovarja”.

Brikena prej një jete është pjesë e ekranit, por asnjëherë e imponuar si shumë figura të tjera në vend.

Detaji që ‘i tradhtoi’, Egli dhe Gjesti sërish bashkë?

Gjesti dhe Egli, dy ish-banuesit e “Big Brother VIP Albania”, kanë qenë shpesh në qendër të mediave rozë për shkak të marrëdhënies së tyre të ndërlikuar, mes zërave për ndarje dhe ribashkim.

Vetëm pak javë më parë, ata hoqën njëri-tjetrit nga lista e ndjekësve në Instagram, duke dhënë sinjalin e qartë se gjithçka mes tyre kishte marrë fund. Ky veprim u interpretua nga fansat si fundi i marrëdhënies së tyre, duke i dhënë fund çdo dileme për statusin e çiftit.

Megjithatë, një detaj i fundit ka ndezur sërish zërat se mos ka ndodhur një ribashkim i të dyve.

Në rrjete sociale, Egli publikoi një fotografi ku shihet me një byzylyk elegant në dorë. I njëjti aksesor është parë edhe tek Gjesti, gjë që ka bërë ndjekësit të mendojnë se mes tyre ka ende një lidhje të veçantë.

Ky detaj i vogël por shumë domethënës ka mjaftuar që ndjekësit të hapin sërish diskutimet, duke hedhur dyshime se pavarësisht “unfollow”-it dhe krizave, mes Gjesti dhe Eglit mund të ketë ende diçka të pathënë.

Nuk ka ende një reagim nga të dy, por duket se historia e tyre vijon të mbetet një ndër më të përfolurat edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Si mendoni ju, ka ende diçka mes tyre? /Prive By Liberta Spahiu

Dasmë emocionuese në Pejë, këngëtarja kosovare i jep fund beqarisë

Në një atmosferë emocionuese dhe plot dashuri, këngëtarja Fjolla Berisha, vajza e artistit të njohur Vehbi Berisha, ka kurorëzuar dashurinë e saj 11-vjeçare me martesë.

Ceremonia u mbajt mbrëmë në një ambient të hapur në Pejë, ku morën pjesë familjarë, miq të afërt dhe figura të njohura të estradës.

Pjesa më e veçantë e mbrëmjes ishte Ardian Bujupi, i cili ishte i ftuar special për të performuar dhe për të ndezur atmosferën me hitet e tij.

Martohet aktorja e serialit “Bashkallajk”

Aktorja e njohur Sara Bajrami i ka dhënë fund beqarisë.

Liza e “Bashkallajk”-ut u shfaq mahnitëse në fustanin e bardhë të nusërisë.

Mirad quhet fatlumi që i rrëmbeu zemrën aktores së njohur.

Adri lë pa fjalë Ilirianën me befasinë e ditëlindjes

Ditëlindja edhe këtë vit e ka gjetur Ilirianën në mbyllje të një sezoni shumë aktiv me dasma.

Por, pavarësisht vlugut të punëve, Adri u kujdes që të shënohet siç duhet ditëlindja e saj në mesnatë.

Iliriana na dha një ‘shije’ të asaj që e priti në ndërrimin e akrepave por duket se angazhimi dhe surpriza e Adrit paska qenë shumë më tepër se aq.

Në një video të ndarë me ndjekësit në Instagram, Iliriana ka zbuluar momentin e befasisë me fishekzjarre, buqetë me lule dhe unazën ‘Georgina-style’.

Edhe 100 Ilirianës.

 

I riu që veshë çorapet me fytyrën e Mihrije Brahës, befasohet nga këngëtarja

Këngëtarja Mihrije Braha, ka dhuruar një moment emocionues në “ATV”.

Në një skenar të përgatitur nga stafi i programit, ajo ka bërë një surprizë të veçantë për TikToker-in e njohur, Labin, i cili në videot e tij në platformën TikTok shfaqet shpesh si fans i këngëtares.

Labi, nuk e ka fshehur haninë kur është përballur për herë të parë me këngëtaren

 

 

Nëna e mohon publikisht, thellohet drama për aktorin e njohur

Këngëtari dhe aktori i njohur turk, Özcan Deniz, po kalon ditë të trazuara pas prishjes së bashkëpunimit 22-vjeçar me vëllain e tij, Ercan Deniz. Ajo që nisi si ndarje biznesi është kthyer në një krizë të madhe familjare, me akuza për mosmarrëveshje mbi transferimin e pasurive, kërcënime dhe një borxh të madh prej 85 milionë TL, ku Özcan figuron si garantues.

Për më shumë se dy dekada, Ercan Deniz ka menaxhuar karrierën e vëllait të tij. Por ndarja e rrugëve profesionale jo vetëm që shkatërroi partneritetin e tyre tregtar, por theu edhe lidhjet familjare.

Sipas mediave turke, në të kaluarën Özcan ka dalë garant për borxhet bankare të vëllait të tij. Me kalimin e viteve, borxhi është rritur nga 40 milionë TL në 85 milionë TL, duke çuar në sekuestrimin e pasurive dhe llogarive të tij bankare. Thuhet se bankat kredidhënëse kanë vënë në shënjestër të ardhurat dhe pronat e këngëtarit.

Kriza mori përmasa më të mëdha pasi nëna e tyre, Kadriye Deniz, publikoi një mesazh në rrjetet sociale ku deklaroi se kishte “hequr dorë” nga djali i saj Özcan:

“Kur lidhja e gjakut bie përballë lidhjes së interesit, ajo që mbetet nuk është ‘fëmijë’ por ‘i huaj’. Edhe nëse emri i tradhtarit është ‘jeta’, ai fshihet nga zemra ime. Disa u rrënjosën, disa u shkulën e u larguan. Ata që bashkohen për interes: Özcan, Melek, Sibel, Nurcan… Ju uroj rrugë të mbarë, ua kam lënë Zotin! Ercani dhe Yurda, që u padrejtësuan, u bëfshin si plep i fortë. Nga sot, as për festë, as për përshëndetje…”

Pas deklaratave të nënës, Özcan reagoi publikisht duke shprehur zemërimin e tij:

“Për hir të 40 viteve që më keni vjedhur, do të bëj 40 postime. Ju nuk më keni parë kurrë si fëmijë apo vëlla, por si një mundësi, si një skllav të cilit i keni vënë peng mundin tim. Nuk ju mjaftojnë as pallatet po t’ua dhuroj. Çështja nuk është Səmar, nëna ime e dashur, por tradhtia, pabesia, mosmirënjohja, urrejtja, gënjeshtrat, shpifjet dhe padrejtësia. Edhe ndaj fëmijës tim tregoni armiqësi, ndërsa unë jam përkujdesur për fëmijët tuaj. Sot djali im nuk njeh as gjyshen, as xhaxhain. Kjo është turpi juaj.”

Kjo përplasje publike ka bërë bujë të madhe në median turke, duke e kthyer historinë e familjes Deniz në një nga temat më të komentuara të momentit.