div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-37 category-paged-37 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kenzinjo publikon këngën e re në bashkëpunim me artistin shqiptar nga Italia

Kenan Goliqi, i njohur në skenë me emrin artistik Kenzinjo, është një talent i ri nga Lipjani që prej gati dy vitesh po i përkushtohet seriozisht muzikës. I vendosur në Kosovë, ai tashmë ka sjellë projekte që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, ndërsa së fundmi ka publikuar edhe këngën e re në bashkëpunim me një këngëtar shqiptar që jeton dhe vepron në Itali.

Në një prononcim për Gazeta Imazhi, Kenzinjo u shpreh se ky projekt është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë muzikor. “Jam i lumtur që kjo këngë doli siç e kishim menduar dhe shpresoj të pëlqehet nga publiku”, tha ai.

Përveç projekteve të tij, Kenzinjo njihet edhe për raportet e mira që ka krijuar me emra të njohur të estradës shqiptare si Bardhi, Ever B dhe të tjerë. Ai shton se në të ardhmen synon të sjellë edhe bashkëpunime të tjera me artistë të njohur të skenës.

Këngën e re mund ta dëgjoni në këtë link: 👉 Kliko këtu

“Mosha veç numër”, sa vjet mbushi sot Monika Salihu?

Ditën e sotme këngëtarja e njohur Monika Salihu, feston ditëlindjen.

Ajo ka mbushur plot 40-vjet jetë, shkruan Indeksonline.

Në orët e para të mesnatës urimin special ia bëri  vetes bashkë me bashkëshortin e saj.

Duke shëtitur me veturë ata  u shfaqen të lumtur krah njëri-tjetrit.

Me uniformë ushtarake, Limaj përcjell vajzën në kanagjegj

Sonte ka festë në familjen e politikanit të njohur Fatmir Limaj.

E vogla e shtëpisë, Leonita po i jep fund beqarisë teksa festa ka nisur me kanagjegjin i cili po zhvillohet në një prej hoteleve të kryeqytetit.

E duket se vetë Limaj, kreu i Nismës Socialdemokrate, është përkujdesur që ta bëjë edhe më të veçantë këtë event.

Kush do ta moderojë Big Brother VIP Albania?

Ledion Liço do të rikthehet sërish si moderator i Big Brother VIP Albania, duke shënuar sezonin e tij të tretë në krye të spektaklit më të ndjekur televiziv në vend.

Lajmi u konfirmua përmes promos së fundit të publikuar nga Top Channel, duke vënë kështu pikën mbi “i”-në mbi thashethemet për moderimin e këtij sezoni

Aktualisht nuk është bërë e ditur data e nisjes së sezonit të ri, por pritshmëritë janë të larta, si për surprizat brenda shtëpisë së famshme, ashtu edhe për personazhet që do të marrin pjesë në spektakël.

Njëra bardhë, tjetra kuq, paraqitjet e Eglit dhe Xhenetes si “kolege” në televizion

Ditën e sotme Egli dhe Xheneta kanë nisur emisionet në TCh.

Edhe pse nuk kanë ndonjë raport miqësor, e gjithë vëmendja është tek ato, shkruan Indeksonline.

Në këtë dalje të veçantë, Egli si moderatore është shfaqur me fustan të bardhë, ndërsa Xheneta si pjesëmarrëse në emision të Edi Manushi ka veshur fustan të kuq.

Të dyja duken bukur dhe nuk i dihet, mbase mes tyre mund të krijohet një miqësi.. në të ardhmen.

 

 

Eglin nga sot do ta shohim si moderatore televizive

Egli Tako, një nga emrat më të përfolur të këtij viti në showbizin shqiptar, tashmë i bashkohet ekranit të Top Channel si moderatore e një emisioni të ri zbavitës.

Ish-finalistja e Big Brother VIP Albania 4 ka qenë shumë aktive gjatë verës me mbrëmje muzikore dhe evente të ndryshme, por tani ajo bën një hap të ri në karrierë, duke kaluar përfundimisht në televizion.

Përmes një postimi të fundit në Instagram, Egli ka paralajmëruar ndjekësit e saj me mbishkrimin: “Pas pak”, duke lënë të kuptohet se emisioni i saj do të transmetohet së shpejti në Top Channel.

E veshur me një fustan të shkurtër dhe stil të kuruar deri në detaje, Egli ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, ndërsa fansat presin me entuziazëm debutimin e saj si prezantuese.

“Fëmijë, kurrë s’u mushe mend”, Getinjo i ragon ashpër Noizyt

 

Pas reagimeve të shumta në rrjete sociale për orën luksoze të Mozzik, e cila u bë kryefjalë në media pas ndalimit nga Dogana, në këtë debat është përfshirë edhe reperi Noizy me disa postime ironike.

Në një sërë “story”-sh, Noizy u tall me situatën duke shkruar: “E kishte ble cash te dyqani, se ju deshten ca cash atij pronarit RM”, – duke aluduar se ora nuk është blerë siç është prezantuar.

Në një tjetër postim ai shtoi: “Chuck Norris hudhet me parashut nga avjoni. Parashuta nuk u hap… Të nesërmen Chuck Norris e merr parashutën edhe e kthen te dyqani ku e kishte ble CASH”.

Por, menjëherë pas këtyre thumbave, reagoi Getinjo, i cili në një “story” publikoi një mesazh të qartë për reperin nga Shqipëria.

“Kurrë s’u mushe men mor shok. Ton ato suksese e të mira, prap adoleshent”, – shkroi ai, duke lënë të kuptohet se pavarësisht arritjeve të Noizyt, sjelljet e tij i ngjajnë ende një të riu pa pjekuri.

Ky reagim është një mbrojtje e hapur ndaj Mozzik, në një kohë kur çështja e orës luksoze është bërë temë kryesore në media dhe rrjete sociale, duke ngjallur reagime e komente të shumta.

Festë në shtëpinë e “Tevides”, aktori poston foton e veçantë me familje

Aktori i njohur shqiptar, Butrint Lumi, i ka kushtuar një urim të veçantë nënës së tij me rastin e ditëlindjes.

Përmes një postimi në “Instagram Story”, ai ka ndarë një foto familjare, duke e shoqëruar me fjalët: “Urime nana ime ditëlindja”, të shoqëruara me një zemër të kuqe.

Momenti i ngrohtë familjar është pritur me shumë pëlqime nga ndjekësit e tij, të cilët janë mësuar ta shohin aktorin kryesisht në role humoristike.

Lumi është i njohur për interpretimin e tij si Tevides në serialin “Bashkallajk”, ku ka fituar zemrat e publikut me batutat dhe stilin e tij komik.

Urime edhe nga ne!

Zbulohet e vërteta për puthjen mes dy ish-banorëve të BBVA që ‘trazoi’ rrjetin

Pas fotove që qarkulluan sot në rrjet, ku shihen Meriton Mjekiqi dhe Erjola Doçi, dy ish-banorë të “Big Brother Albania”, duke u puthur në buzë, reagimet nuk kanë munguar.

Komentet dhe thashethemet nisën menjëherë në rrjet, duke ngritur pyetjen e madhe: A ka diçka mes tyre?

Prive raporton se kjo puthje nuk është pjesë e një romance të re, por një skene filmi ku të dy janë protagonistë.

Dyshja ndodhej në xhirime dhe momenti i publikuar është marrë pikërisht gjatë skenave të filmit, i cili pritet të publikohet në muajin tetor.

Kështu që, edhe pse rrjeti “u ndez” nga kjo foto, duket se gjithçka është thjesht pjesë e artit dhe jo një histori dashurie në jetën reale.

Erjola Doçi dhe Meriton Mjekiqi kapen mat duke u puthur në buzë/PAMJE

Erjola Doçi dhe Meriton Mjekiqi kanë pasur fillimisht një miqësi brenda BB VIP. Por kjo miqësi u thye menjëherë pas lidhjes të Meritonit me Ilnisën. Erjola e ktheu edhe Meritonin në armik për shkak të Ilnisës madje pati shumë debate asokohe brenda shtëpisë me tone të larta nga Erjola kundrejt Meritonit.

Por tani duket se të gjitha këto janë harruar.

Kryefjala.com ka siguruar një foto të Meritonit duke shkëmbyer puthje në buzë me Erjolën.

Erjola Doçi dhe Meriton Mjekiqi kapen mat duke u puthur në buzë/PAMJE - Insajderi - image 129