Sot u martua, ja kush është bashkëshorti i deputetes Sala Jashari

Sot, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me Egzon Gashin.

Ky i fundit, është djali i Sulejman Gashit, gazetarit të ndjerë nga SHBA.

”Egzon dhe Sala, sot zemra m’u është mbushur, ftyra më ka buzëqeshur dhe sytë me kanë lotuar. Urime për martesën tuaj dhe dasmën më të mirë që kam përjetuar ndonjëherë! Shumë urime! Ju dua sot dhe përgjithmonë!”, ka shkruar Drilon Gashi.

Martohet deputetja e Kuvendit të Kosovës, ja si duket ajo si nuse

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike Sala Jashari, i ka dhënë fund beqarisë.

Në një ceremoni tejet private, ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj, duke e kthyer këtë ditë në një moment të veçantë në jetën e saj.

Megjithëse dasma është mbajtur larg syrit të publikut, deputetja ka ndarë disa pamje të bukura drejt altarit me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Gresa Behluli mallkon Shpend Ahmetin, kjo është arsyeja

Këngëtarja e njohur, Gresa Behluli ka mallkuar ish-kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Shkas për këtë, duket se janë ndërtimet e shumta në kryeqytet, shkruan IndeksOnline.

“Kush i ka dhënë këto leje duart iu thafshin… Shpendi garant. Me shëmtu Prishtinën”, ka shkruar Behluli krahas kësaj fotografie të shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram.

Xhuli në protestën kundër Gjykatës Speciale, pranë deputetes së AAK-së

Qytetarë të shumtë protestuan sot një zëri kundër Gjykatës Speciale, dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

E pranishme në këtë protestë ishte edhe Xhuliana Nura, e cila është parë afër deputetes së AAK-së, Time Kadriaj.

Protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta të ndryshme në përkrahje të pjesëtarëve të UÇK-së.

Në lidhje dashurie? Egli bën deklaratën e papritur!

Këngëtarja dhe ish banorja e Big Brother VIP Albania, Egli, e njohur për transparencën me ndjekësit e saj, ka zhvilluar së fundmi një sesion pyetje-përgjigje në kanalin e saj në Instagram.

Ndër dhjetëra pyetje të fansave, njëra prej tyre ngjalli veçanërisht interes: “Cili është statusi yt aktual, e lidhur, e komplikuar apo single?”

Pa u shmangur, Egli u përgjigj:

“Shkurt, pastër, pa gabime. Statusi im aktual është single.”

Me këtë deklaratë të drejtpërdrejtë, artistja konfirmoi për herë të parë statusin e saj pas ndarjes nga Gjesti.

Me një karrierë në rritje dhe një prezencë të fortë në media sociale, duket se Egli po e shfrytëzon këtë kapitull të ri për të fokusuar energjinë në vetvete dhe projektet e saj.

S’e njihni më, Pauli i “BBVK” ndryshon pas mbjelljes së flokëve

Ish-banori i “BBVK”, Paul Morina, ka bërë ndryshimin e madh.

Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në “BBVK” ai ka vendosur t’i nënshtrohet një ndryshimi të madh estetik, mbjellës së flokëve, shkruan Indeksonline.

Në një fotografi të ripostuar në Instastory, ai duket i panjohshëm.

Ky ndryshim duket se i ka dhënë më shumë vetëbesim dhe të shumta ishin komentet e ndjekësve të cilët e kanë përgëzuar për këtë ndryshim mahnitës./Indeksonline/

Meda në kanagjegjin e mbesës bën veprimin e veçantë

Këngëtari Meda përmes një postimi në rrjete sociale ka treguar se po e maron mbesën.

Meda shihet teksa e shoqëron mbesën e tij gjatë kanagjegjit, duke e mbështetur dhe ndarë gëzimin e këtij momenti, shkruan “Kosovarja”.

Krahas postimit Meda është shprehur në fjalët më të mira “Të dua dhe të uroj të gjitha të mirat e kësaj botë”.

Zbulohet vajza misterioze krah Jozit

Pasi konfirmoi në një intervistë për “Live From Tirana” se është në një lidhje dashurie me një vajzë shqiptare që nuk është pjesë e ekranit, Jozefin Marku duket se nuk ka mundur ta mbajë plotësisht të fshehtë jetën e tij sentimentale.

Së fundmi, ai ndau në Instagram një foto nga një ndeshje padeli, ku shfaqej me një vajzë – por pa zbuluar fytyrën e saj.

Megjithatë, nuk i shpëtoi syrit të ndjekësve dhe burimeve tona faktin që bëhej fjalë pikërisht për të njëjtën vajzë që pak ditë më parë e kishte përqafuar në një koncert: Xhoana Toshi.

Emri i saj është përfolur edhe më herët në rrjet për lidhjen e mundshme me Jozin, por tashmë gjithçka duket se po merr formë. Në imazhin ku ata ndajnë raketat dhe topat e padelit, Jozi shkroi: “We ♥ Padel”, një postim që mori menjëherë vëmendje dhe që tashmë merr kuptim të ri.

Ende nuk dihet saktësisht çfarë i lidh të dy, por sinjalet janë të qarta: kemi të bëjmë me më shumë se një shoqëri të thjeshtë.

Një personazh me famë ndërkombëtare, njihuni me banorin e parë të “Big Brother VIP” për këtë sezon?

Sezoni i katërt i “Big Brother VIP Kosova”, po ngjall gjithnjë e më shumë kureshtje, dhe një takim i pazakontë i zhvilluar sot në Prishtinë, ka ndezur spekulimet për një emër me peshë ndërkombëtare që mund t’i bashkohet spektaklit.

Në qendër të vëmendjes ka qenë stilisti Valdrin Sahiti, i cili është parë në një takim me moderatorin dhe autorin e BBVK, Alaudin Hamiti, si dhe producenten Olsa Muhameti.

Për çfarë bëhej fjala?

Spekulimet janë të shumta – a do të jetë Sahiti një prej banorëve VIP të sezonit të ri?

Apo do të ketë një rol tjetër në format, si opinionist apo ndoshta pjesë e një elementi të ri surprizë që do prezantohet për herë të parë?

‘Ciao’ Loredana, Jozi publikon foto të dashurës së re?

Ka disa ditë që këngëtari Joz Marku, ka bërë të ditur që është në lidhje dashurie.

E siç ka deklaruar ai, e dashura nuk është fytyrë publike, shkruan Indeksonline.

Ai ndau në ‘Instastory’ një fotografi ku shihet një vajzë, identitetin e së cilës nuk e ka zbuluar.

Nuk dihet nëse është e dashura apo thjeshtë edhe ky veprim i Jozit, është për vëmendje.