Fansi ndërron jetë në koncertin ‘live’, dyshohet se ra nga lartësia

Një fans, rreth 40 vjeç, ndërroi jetë në koncertit e Oasis në Wembley të shtunën në mbrëmje.

Sipas Policisë Metropolitane, oficerët që ishin në detyrë në stadium u përgjigjën menjëherë, së bashku me mjekët e vendit dhe Shërbimin e Ambulancës së Londrës, pas raportimeve se një person ishte lënduar rreth orës 22:20.

Një burrë, rreth të 40-ave, u gjet me lëndime që mund të lidhen me një rënie nga lartësia. Ai ndërroi jetë në vendngjarje”, njoftoi policia.

Mediat britanike raportojnë se burri dyshohet të ketë rënë nga pjesa e sipërme e stadiumit. Një person i pranishëm në koncert e përshkroi ngjarjen në rrjetet sociale si “horror”.

Stadiumi ishte i mbushur, dhe besojmë se disa njerëz mund të kenë qenë dëshmitarë të ngjarjes, ose mund ta kenë filmuar me celular. Nëse keni ndonjë informacion që mund të ndihmojë në sqarimin e ngjarjes, telefononi”, bëri thirrje policia.

Grupi britanik Oasis reagoi me trishtim pas lajmit për vdekjen tragjike të fansit gjatë koncertit të tyre në stadium.

Në një deklaratë zyrtare, Liam dhe Noel Gallagher, së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit, shprehën ngushëllimet: “Jemi të tronditur dhe të pikëlluar. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen dhe miqtë e tij”.

Remzie Osmani e surprizon rejën e saj me super dhuratë

Këngëtarja e njohur Remzie Osmani ka surprizuar nusen e djalit të saj, Gëzimen, me një dhuratë tejet të veçantë dhe luksoze për ditëlindjen e 29-të, të cilën ajo e festoi pak ditë më parë.

Në një postim të ndarë në rrjetet sociale nga Gëzimja, shihet një letër urimi shumë e përzemërt nga familja, bashkë me një set bizhuterish nga marka e njohur Swarovski.

Në urimin e shkruar me dorë thuhet:

“Për Gëzimen tonë të bukur. U bëfshë 100 vjet plot shëndet e lumturi. Jemi me fat që të kemi. Të duam shumë. Nga: Familja”!

Postimi i ndarë nga Gëzimja u shoqërua me fjalët “Ju dua” dhe etiketimet për Remzie Osmanin dhe Riola Hamzajn, duke treguar lidhjen e ngushtë familjare dhe dashurinë që ata ndajnë për njëra-tjetrën. /Prive By Liberta Spahiu

Reja e Mihrijes lajmërohet nga bregdeti – ekspozon trupin si ‘peshk’

Tringa Berisha, reja e këngëtares së njohur Mihrije Braha, ka zgjedhur bregdetin për të pushuar këto ditë vere, duke ndarë me ndjekësit momente mahnitëse buzë detit.

E veshur me një fustan të lehtë veror me motive lulesh, Tringa ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjen e saj elegante dhe trupin e tonifikuar.

Fotografitë e saj buzë detit, me sfondin piktoresk dhe dritën e artë të diellit, kanë marrë komente të shumta pozitive në rrjetet sociale, raporton ORAinfo

Ajo shihet duke pozuar me vetëbesim dhe stil, ndërsa fansat nuk kanë kursyer komplimentet për bukurinë dhe finesën që e karakterizon.

Reja e artistes së dashur shqiptare po vazhdon të jetë gjithnjë e më e pranishme në mediat rozë, dhe duket se po ndërton një profil të admirueshëm si influencuese në rrjetet sociale.

Gjesti ‘merr’ Eglin në Mitrovicë, fansat rindizen sërish

Në koncertin e mbrëmshëm në Mitrovicë, Gjesti është pritur me dashuri të madhe nga fansat, të cilët i dhuruan një palë syze të personalizuara me emrat “Gjesti” dhe “Egli”, të shkruar në secilin xham me një zemër mes tyre.

Artisti i vendosi syzet gjatë performancës dhe madje u pa me to edhe në prapaskenë, duke krijuar një moment që u shpërnda menjëherë në rrjete sociale.

Por kjo shfaqje publike dashurie ka rikthyer në vëmendje një detaj: Gjesti dhe Egli e kanë hequr njëri-tjetrin nga ndjekja në Instagram që prej disa ditësh.

Kjo ka bërë që ndjekësit të ndahen mes atyre që shpresojnë për një rikthim dhe të tjerëve që dyshojnë se raporti ka marrë fund, pavarësisht nostalgjisë së fansave.

Syzet mund të jenë një gjest i bukur… por a mjaftojnë për të ribashkuar zemrat. /Prive By Liberta Spahiu

Ermal Fejzullahu: Jam i gatshëm ta shkrij gjysmën e pasurisë sime që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka qenë së fundmi i ftuar në podcastin “Flet” me gazetaren Ilnisa Agolli, ku foli hapur për tema që shkojnë përtej muzikës dhe jetës së tij personale.

Gjatë intervistës, ai u përball me një pyetje që ngjalli kuriozitet:
“Nëse do ta shkrije pasurinë tënde, përveçse për familjen, a do të kishte një alternativë të dytë? Për kë, për çfarë?”

Përgjigjja e Ermalit ishte e menjëhershme dhe e ngarkuar me emocion.

“Gjysmën e pasurisë, s’them krejt, gjysmën e pasurisë sot për me u bë Kosovë e Shqipëri një. Për Shqipërinë e madhe. Direkt, sot. Është ëndrra ime dhe do të jetë gjithmonë”, deklaroi ai.

Për Ermal Fejzullahun, ideali i një Shqipërie të madhe nuk është një ide abstrakte apo politike, por një ëndërr personale për të cilën është i gatshëm të japë edhe një pjesë të pasurisë së tij.

Ky qëndrim e forcon figurën e tij jo vetëm si artist i suksesshëm, por edhe si qytetar me vetëdije kombëtare dhe ndjenja të thella patriotike.

Në një kohë kur shumë figura publike shmangin deklarata të tilla, Ermali zgjodhi të flasë me zemër, pa filtra.

Këngëtarja e famshme kapet mat me ish-kryeministrin

Katy Perry dhe Justin Trudeau kanë darkuar së bashku.

Këngëtarja 40-vjeçare dhe ish-kryeministri 53-vjeçar i Kanadasë u panë duke ngrënë së bashku të hënën në mbrëmje në Le Violon në Montreal.

Rojtarët e sigurisë thuhet se i vëzhguan ata nga bari me shpinë të kthyer, duke monitoruar takimin përmes xhamit të pasqyruar.

Katy aktualisht gjendet në Kanada në kuadër të turneut të saj.

Ajo tani është beqare pas ndarjes nga Orlando Bloom pas një dekade, ndërsa Justin dhe Sophie u ndanë në vitin 2023 pas një martesë 18-vjeçare.

Katy Perry, Justin Trudeau

Reagon ashpër Bay T, ia qet të ‘zezat në fushë’ Drilonit

Një fotografi që ka qarkulluar sot në rrjetet sociale ka ngjallur shumë diskutime në publik.

Në imazhin e shpërndarë, shihen Driloni dhe Bay T së bashku me Dianën dhe Arionin, një shkrepje që i përket disa muajve më parë, në kohën kur Diana dhe Arioni ishin ende në një lidhje.

E një koment i Drilonit tek kjo fotografi ku thoshte se: “Me dal me bossin ju ka met momenti ma i madh në jetë”, e paska zemëruar tej mase këngëtaren, shkruan IndeksOnline.

Lidhur me këtë ngjarje, Bay T ka reaguar ashpër në Instagram, duke i thënë Drilonit se ka dashur ta ulë si femër, madje duke i përmendur se edhe kur ai ia ka shprehur pëlqimin ishte në lidhje me tri vajza të tjera njëkohësisht.

 

 

Postimi i plotë:

E veshi Gjestin gjatë Big Brother, Blerina Rugova thotë se i doli mosmirënjohës

Blerta Kllokoqi Rugova ka folur për herë të parë publikisht për raportin me ish-banorin e Big Brother, Gjesti.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, Blerta është pyetur nëse ajo dhe Blerina kishin marrë ndonjë falënderim nga Gjesti për përkrahjen që i kishin dhënë gjatë qëndrimit të tij në reality show.

Përgjigjja e saj ishte e shkurtër, por e qartë: “JO.”

Blerta dhe Blerina kanë qenë ndër mbështetëset më të zëshme të Gjestit gjatë rrugëtimit të tij në Big Brother, madje ai shpesh ka qenë i veshur me rroba nga brendi “Bukur”, i drejtuar nga Blerina.

Kjo përkrahje e hapur dhe e dukshme e tyre, madje shpeshherë edhe me postime në rrjete sociale dhe jo vetëm, duket se nuk është kthyer me një shenjë mirënjohjeje nga ana e ish-banorit.

Egli nis thirrje në koncert: Serbi, Serbi të q***sha motrën

Këngëtarja shqiptare Egli Tako ka marrë vëmendjen e publikut dhe mediave pas koncertit të saj të fundit të mbajtur në Drenicë. Performanca u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, jo vetëm për interpretimet muzikore, por edhe për një episod që u bë menjëherë viral.

Në momentin e hyrjes në skenë, Egli, e mbështjellë me flamurin kombëtar shqiptar, nisi një thirrje të zakonshme në stadiumet e futbollit: “Serbi, Serbi…”, ndërsa publiku iu përgjigj me korin e njohur “Të q*fsha motrën!”. Ky shkëmbim u përsërit disa herë dhe u filmua nga të pranishmit, me videot që pushtuan TikTok-un dhe Instagram-in, duke ngjallur komente të shumta.

Pas këtij momenti, ajo vazhdoi me interpretimin e këngës patriotike “A vritet pafajësia”, duke e përmbyllur performancën mes duartrokitjeve.

Ky koncert vjen vetëm pak kohë pas debatit që shkaktoi Egli për shkak të veshjes së saj gjatë interpretimit të këngës “Mora fjalë”, e cila u konsiderua e papërshtatshme nga një pjesë e ndjekësve.

 

Plas ‘bomba’, publikohet foto e Drilonit dhe Bay T

Raporti i Drilonit dhe Bay T ishte komentuar që prej qëndrimit të të dyve në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Kjo pasi shumëkush i donte dhe i projektonte si një çift ideal.

Por, jo të pakta ishin spekulimet sa i përket tyre edhe pasi Driloni u shpall fitues.

U përfol shumë mundësia e takimit mes tyre, diçka që kurrë nuk u komentua apo pranua nga asnjëri.

Por, në prapaskenë, larg syrit të publikut, zhvillime paska pasur dhe për këtë nuk ka më as edhe një dyshim!

Kjo pasi, në rrjete sociale ka rrjedhur një fotografi ku Driloni dhe Bay T shfaqen krah Dianës dhe Arionit.

Shkrepja i përket disa muajve më parë, në periudhën kur Arioni dhe Diana ende nuk ishin ndarë.

Të katërt duken shumë të lumtur dhe të afërt në imazhin e shpërndarë nga selfie e tyre në ashensor.

Rastësi? Nuk dihet saktë se çka ka ndodhur mes tyre por një gjë është e sigurtë – Bay T dhe Driloni janë takuar dhe diçka paska pasur të vërtetë në shumëçka që është thënë. /Prive By Liberta Spahiu