Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga shkëlqen në një dasëm – merr vëmendjen e ndjekësve

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe ndjekësve me një paraqitje elegante në një event të fundit publik.

E njohur për stilin e saj të përmbajtur dhe klasin që e karakterizon, Jahjaga këtë herë është shfaqur me një fustan të gjatë ngjyrë të verdhë, i cili reflektonte freski, finesë dhe vetëbesim.

Fustani me prerje të hapur dhe rrudha të lehta theksonte në mënyrë të hijshme siluetën e saj, ndërsa ngjyra e verdhë i jepte pamjes një ndjesi pozitive dhe rrezatuese.

Aksesorët ishin zgjedhur me kujdes – një çantë dore e artë me shkëlqim dhe bizhuteri diskrete – duke krijuar një kombinim të balancuar mes thjeshtësisë dhe elegancës.

Me flokë të drejta të lëshuara natyrshëm dhe një make-up të lehtë e të sofistikuar, Jahjaga ka dëshmuar edhe një herë se klasi nuk njeh kohë.

Diogo Jota u martua 11 ditë para vdekjes, postimi i fundit i gruas së tij prek zemrat e të gjithëve!

Sulmuesi i Liverpoolit dhe kombëtares së Portugalisë, Diogo Jota, ka ndërruar jetë në një aksident tragjik trafiku në provincën spanjolle Zamora.

Futbollisti 28-vjeçar ndodhej atje për pushime dhe muajin e mjaltit me bashkëshorten e tij, Rute Cardoso.

Vetëm 11 ditë para vdekjes, më 22 qershor 2025, Jota ishte martuar me partneren e tij prej shumë vitesh, Ruten – një dashuri që kishte nisur që në bankat e shkollës së mesme. Dasma, e organizuar në Portugali, ishte kurorëzimi i një historie dashurie të gjatë dhe të fortë.

Mbrëmë, bashkëshortja e tij ndau një video emocionuese nga dita e martesës, duke prekur zemrat e mijëra ndjekësve në rrjete sociale.

Çifti ishte njohur gjatë shkollës së mesme dhe që nga viti 2012 kishin qenë në lidhje. Në korrik të vitit 2022, Jota e propozoi për martesë. Në publikimin e tyre të fundit me fotografi nga dasma, ata kishin shkruar: “22 qershor 2025 – Përgjithmonë”.

Gjatë këtyre viteve, ata përballuan së bashku shumë sfida dhe gëzime. Çifti kishte tre fëmijë: djemtë Denis dhe Duarte, si dhe një vajzë të lindur në vitin 2024.

Diogo Jota humbi jetën bashkë me vëllain e tij më të vogël, André, kur automjeti i tyre doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët. Aksidenti ndodhi më 3 korrik 2025, në rajonin spanjoll Zamora.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur botën e sportit dhe miliona tifozë në mbarë globin. Jota la pas një grua të përkushtuar, tre fëmijë të vegjël dhe një karrierë të pasur si futbollist – me suksese në klube të mëdha si Wolverhampton, Liverpool, dhe me paraqitje të shumta për kombëtaren portugeze. /Telegrafi/

Lela dhe Leo e shndërrojnë ditëlindjen në fejesë, dalin pamjet

Ish- banorja e Big Brother Vip Kosova, Lela sot feston ditëlindjen e radhës.

Për këtë datë të rëndësishme, ajo ka organizuar një festë ku të pranishëm janë miqtë e saj më të ngushtë.

Është Leo, partneri i saj, ai i cili ka ndarë pak pamje nga vendi ku edhe do të mbahet festa.

Duket se këtë ditë speciale Lela po e shijon pafund, pranë personave të zemrës.

Luiz Ejlli reagon ashpër: Po të isha kryeministër, babait që abuzoi vajzën do t’ia lidhja vetë litarin

Një ngjarje tronditëse ka përfshirë rrjetet sociale që dje, pas denoncimit të një vajze 12-vjeçare për abuzim nga babai i saj.

Lajmi ka tronditur publikun, duke shkaktuar reagime të shumta, ndër to edhe atë të Luizit, i cili ka publikuar reagimin e tij në Instastory, duke kërkuar drejtësi ekstreme dhe menjëherë.

“Mbërriti në gjykatë ai që abuzoi me gocën e tij” Po të isha unë kryeministër, nuk do priste ai as polici, as prokuror, as gjykatë. S’do kishte nen kushtetute që ta mbronte. Do t’ia lidhja vetë litarin rreth qafës dhe do ta VARJA në mes të sheshit ditën me diell, para gjithë popullit! Dhe mos më flisni për të drejta. Ata s’kanë as shpirt, as zemër, as fytyrë njeriu. S’kanë vend mes nesh! Ky vend ka nevojë për një tërmet drejtësie! S’ka më “prit se do flasë shteti”. Jo! Shteti jemi ne. Një komb që hesht kur preken fëmijët, është i vdekur përpara se të vritet. Drejtësia nuk vjen nga tavolina me letra, por nga zemra që digjet kur sheh padrejtësi. Dhe po, “më mirë një popull i egër për drejtësi sesa një shoqëri e butë që hesht përballë monstruozitetit!”, shkroi Luiz Ejlli.

Reagimi i Luizit reflekton zemërim të thellë dhe kërkesë për reagim pa mëshirë ndaj fajtorit, duke shtuar se shteti duhet të veprojë menjëherë dhe pa vonesa.

Në moshën 28-vjeçare, ndahet papritmas nga jeta aktorja e njohur

Industria e filmave për të rritur është në zi pas ndarjes nga jeta të aktores së njohur Kylie Page.

Ylli 28-vjeçar, e cila mori vëmendje edhe nga publiku i gjerë përmes dokumentarit të Netflix Hot Girls Wanted: Turned On, ndërroi jetë më 25 qershor në Los Angeles, ka konfirmuar Mjekësia Ligjore e Qarkut të Los Angeles për AVN.

Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur, pasi hetimet janë në vazhdim.

Menjëherë pas lajmit të dhimbshëm, miqtë e afërt të Kylie kanë ndarë dedikime prekëse në rrjete sociale. Aktorja tjetër e industrisë, Leah Gotti, rrëfeu se miqësia e tyre kishte nisur që në moshën 18-vjeçare kur jetonin në të njëjtën “shtëpi modelesh”.

 

“E gjitha që mund të them është se ajo ishte një shpirt plot dritë,” tha Gotti për AVN më 26 qershor. “Ajo kishte një buzëqeshje që të infektonte me gëzim. E donte jetën dhe lirinë, dhe gjithmonë dinte të qeshte.”

Modelja e OnlyFans, Tommy Grey, ndau një dedikim emocional në Instagram, ku shkroi:
“Ne u rritëm bashkë, qindra milje nuk e kishin kurrë rëndësinë që kishte afërsia e zemrave tona. U bëmë gra bashkë – nëpërmjet të qeshurave, telefonatave të vona, ankthit, depresionit dhe netëve kur nuk mendonim se do ia dilnim deri në mëngjes.”

Edhe kompania e njohur e produksionit Brazzers, me të cilën Kylie kishte bashkëpunuar, reagoi në rrjetin X (ish-Twitter):
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Kylie Page. Ajo do të mbahet mend për të qeshurën, mirësinë dhe dritën që përhapte kudo që shkonte. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe fansat e saj.”

Kylie nisi karrierën në industrinë e filmave për të rritur në vitin 2016 dhe u bë pjesë e dokumentarit Hot Girls Wanted: Turned On në 2017, ku u shfaq fillimisht nën emrin artistik Bonnie Kinz. Ajo tregoi se kishte vendosur ta ndryshonte emrin për të qenë më e vërtetë me veten:
“Desha të përdorja emrin tim të vërtetë, Kylie. Më pëlqen kjo që bëj. Është argëtuese.”

Vdekja e saj ka lënë një boshllëk të thellë tek ata që e njohën – një vajzë e re që solli buzëqeshje edhe në ditët më të errëta.

Vajza e Gold AG erdhi në jetë në një ditë me domethënie të veçantë për familjen e tij

Artisti i njohur nga Presheva, Gold AG, njofton se është bërë baba për herë të tretë.

Ai dhe partnerja e tij, Ermira, kanë mirëpritur një vajzë – që i kanë vënë emrin Emblema.

Ndërkohë, ata kanë bashkë edhe dy fëmijë të tjerë: Gueril dhe Front.

Më poshtë postimi i plotë i Gold AG (pa ndërhyrje):

“Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit e Mëshirëplotit që sot prap na furnizoi e na gëzoi me një dhuratë të çmueshme, me një vajzë.

Unë dhe Ermira u bëmë prind për herë të tretë, e Guerili e Fronti u bënë me një motër.

O Allah o Zoti im bëje rob falenderues dhe bëje më të mirë se sa ne e mendojmë.

Çika e babit o gëzimi jonë, babi emrin po ta lo EMBLEMA, ruje dhe duje dhe dije që je gjë e çmuar dhe e paprekshme si emblema me tri shkronjat e arta.

Paç shëndet e gjitha të mirat e Zotit bijë, e dije që deri sa të kem jetë do të jem krah i joti.

Emblema e babit me këtë datë lindi edhe gjyshi yt që ti nuk e ke në këtë botë, por kur të rritesh do ta kuptosh se sa e deshi këtë flamur që ja jep hijeshinë emblemës.

Qofshim krenar me ty e mira e babit.Faleminderit o Zot për të mirat e Tua të pafundme”.

Publikoi fotografi me të nga pushimet nga Dubai, Xheneta Fetahu thotë se nuk ka qenë kurrë i dashuri i saj

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka sqaruar së fundmi zërat që qarkulluan rreth jetës së saj personale, pas publikimit të një fotografie me një djalë, që u supozua gjerësisht si i dashuri i saj.

Gjatë një live në rrjete sociale, modelja tha se postimi i saj ishte i qëllimshëm, por jo për të konfirmuar një lidhje romantike.

Sqaroi se kishte marrë shumë mesazhe në lidhje me personin në fjalë dhe vendosi të publikonte një video për të ndalur thashethemet.

“Atë fotografinë që e kam publikuar me atë djalin e ri, që kam thënë është i dashuri im, thjesht e kam bërë… në atë kohë kam marrë mesazhe shumë për personin në fjalë. Thjesht kam dashur të mbyllet si muhabet dhe e kam hedhur atë video”, tha ajo.

Në një reagim më të drejtpërdrejtë ndaj komenteve dhe perceptimeve të publikut, Xheneta shtoi: “Ju jeni aq të prapambetur dhe të paaftë për të kuptuar. Unë nëse kisha pasur të dashur, kisha hedhur video nonstop me të”.

Deklaratat e saj kanë nxitur diskutime në rrjete sociale, ndërkohë që duket se Xheneta po përpiqet të mbajë distancë nga zërat dhe ndërhyrjet në jetën e saj private.

Me personin në fjalë në momentin kur postoi fotografinë ka qenë në pushime në Dubai.

Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Danjës

Gjesti dhe Danja kanë vazhduar shoqërinë e tyre edhe jashtë shtëpisë së Big Brother.

Danja ka përfunduar me sukses rrugëtimin e saj në moderim, duke përmbyllur sezonin me një tekst falënderues në Instagram.

Siç duket kjo i ka pëlqyer Gjestit ndonëse ka reguar në postimin e saj.

Kujtojmë se Danja ka zyrtarizuar lidhjen me Redin dhe po e shijon në maksimum.

Rina prek rrjetin me kujtimin për Festim Isufin: Një dashuri që nuk shuhet

Rina Maloku ka ndarë me ndjekësit e saj një moment emocional në rrjetet sociale, duke publikuar një video dedikuar partnerit të saj të ndjerë, dizajnerit të njohur Festim Isufi.

Në ditëlindjen e tij, Rina ka zgjedhur ta kujtojë me fjalë prekëse dhe imazhe të përzgjedhura nga kujtimet e tyre të përbashkëta.

Isufi ishte një nga emrat më të njohur të modës në Kosovë, i cili ka lënë një gjurmë të rëndësishme në fushën e dizajnit.

Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh te familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, ndërsa kujtimi i tij vazhdon të jetojë përmes artit dhe njerëzve që e deshën.

Videoja dhe mesazhi i Rinës janë një dëshmi e një dashurie të sinqertë dhe e një lidhjeje që ka tejkaluar kohën.

Për kujtim, i njëjti u gjet i vdekur më 9 maj në banesën e tij në Prishtinë dhe që nga ajo kohë ka pasur aludime të ndryshme, ndonëse jo zyrtare.

Festë e veçantë në familjen e Shyhrete Behlulit

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka zgjedhur një mënyrë të ëmbël për t’i uruar ditëlindjen të birit të saj, Lumit.

Përmes një postimi në Instastory, ajo ka ndarë një foto të bukur së bashku me të, shoqëruar me fjalë të ndjera.

“Gëzuar ditëlindjen o Lumi, djali jem, bofsh lum ton jetën”, ka shkruar ajo, duke shprehur dashurinë dhe urimin më të sinqertë për të birin.

Edhe ne i bashkohemi urimeve për ditëlindjen e Lumit, duke i dëshiruar shumë vite të lumtura, të shëndetshme dhe plot suksese në jetë!