Gjestin e dua në studio, Jozin jo – Ledri flet hapur për kolegët në skenë

Reperi i njohur Ledri Vula ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Pushime On Top” me moderatorin Eni Shehu, ku përveç projekteve të tij muzikore, ka ndarë edhe mendimet e tij për disa prej artistëve në skenën shqiptare.

Gjatë intervistës, Ledri ka përmendur me simpati Gjestin, duke e vlerësuar për stilin e tij të veçantë dhe energjinë që transmeton në muzikë.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur shumë artistë të njohur po hapin dyert për talente të reja, duke e pasuruar tregun muzikor me prurje të freskëta dhe dinamike.

Megjithatë, Ledri ishte më i rezervuar kur u pyet për Joz Markun, një tjetër emër i ri që ka fituar vëmendje kohët e fundit.

Pa shumë hezitim, ai u përgjigj shkurtimisht: “Me Jozin, jo”.

Edhe pse nuk dha më shumë detaje për këtë përgjigje të prerë, refuzimi i qartë ka ngjallur diskutime në rrjet.

Intervista e Ledrit ka reflektuar një anë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë të tij, ku ai nuk nguron të shprehë hapur opinionet për kolegët dhe skenën muzikore shqiptare në tërësi.

 

“Kisha pasur dëshirë të shkoja në studio me të, vetëm të shoh si energji. Mënyra si punon, i ka disa këngë shumë të mira”, tha Ledri, duke lënë të hapur mundësinë e një bashkëpunimi të ardhshëm me të.

“Fituesja ka pasur telefon, fliste me familjen” – ish-banori zbulon çfarë ndodhte në BBVA

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Liam Mandiaro, ka ngritur akuza serioze për manipulim dhe mungesë transparence brenda formatit, duke aluduar se lojtarë të caktuar kanë pasur trajtim të privilegjuar gjatë qëndrimit në shtëpi.

Në një deklaratë të bërë publike, Liami u shpreh: “Fituesja ka pasur telefon në dhomën e rrëfimit dhe fliste me familjen.

Kjo deklaratë ka nxitur reagime të forta në rrjete sociale, pasi, pa përmendur emër, ai përdori fjalën “fituesja”, që shumica e ndjekësve e kanë lidhur me Egla Ceno, fituesen e edicionit të fundit të BBVIP.

Sipas Liamit, kjo përbën një avantazh të padrejtë, duke qenë se pjesëmarrësit e tjerë ndodheshin në izolim të plotë, siç kërkon formati.

“Ka pasur favorizime që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin final,” tha ai.

Ndër të tjera, ish-banori shtoi se ka vënë re tabela me udhëzime në dhomën e rrëfimit, për të cilat u njoftua se “nuk janë për të”.

Kjo, sipas tij, shton dyshimet për ndërhyrje të mundshme në rrjedhën e lojës.

Dafina Zeqiri ndan lajmin e jetës: Po bëhem nënë

Këngëtarja, Dafina Zeqiri ka njoftuar se ka ardhur në jetë djali i saj.

“Shumë gati ta takoj djalin tim të vogël”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Instagram.

 

 

 

“Mirëseerdhe në jetë, mbesa ime“, Dani bëhet gjysh

Ramadan Krasniqi – Dani, një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, ka ndarë me publikun një moment të veçantë të jetës së tij personale: lindjen e mbesës së tij.

Vajza e tij, Fjanda Krasniqi, ka sjellë në jetë një vajzë të vogël, të cilën e pagëzuan me emrin Enda.

Dani, i prekur nga emocionet, ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet duke mbajtur në krahë mbesën e sapolindur, e cila është mbështjellë me një batanije të bardhë, simbol i dashurisë dhe ngrohtësisë familjare.

Në përshkrimin e imazhit, ai shkruante: “Mirë se erdhe në jetë, mbesa ime Enda”.

Labi e mban premtimin: Takon punëtorin e KEK-ut dhe i dhuron 1 mijë euro

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka treguar edhe një herë anën e tij humane.

Pas historisë së publikuar në media për “heroin e kazanit të KEK-ut”, Labi kishte premtuar publikisht se do ta takonte këtë punëtor të përkushtuar dhe do ta shpërblente për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm, raporton ORAinfo.

Sot, ky premtim është bërë realitet. Përmes një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet Labinot Tahiri përkrah punëtorit të KEK-ut, i cili ishte bërë viral për përkushtimin e tij në mirëmbajtjen e pajisjeve brenda termocentralit.

Këngëtari ka konfirmuar se i ka ndarë atij një shumë prej 1,000 eurosh, si shenjë mirënjohjeje dhe motivimi.

“Fjalën që e jap, e mbaj! Ky burrë e meriton çdo respekt”, ka shkruar Labi krahas fotos.

Ky veprim është mirëpritur gjerësisht në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë përgëzuar këngëtarin për solidaritetin dhe përkrahjen ndaj punëtorëve të thjeshtë, të cilët shpesh herë mbesin jashtë vëmendjes publike.

A do t’i japë një shans të tretë? Kader Kicaj flet për rikthimin e mundshëm me Lumbardhin

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Kader Kicaj, ka folur hapur për mundësinë e një rikthimi në lidhjen e saj me Lumbardh Salihun, gjatë një rubrike në emisionin “Prive” me Liberta Spahiun.

Një komentues i kishte shkruar: “Jepe një shans të dytë, provoje fatin dhe bashkohu”, duke e nxitur Kaderin të reflektojë mbi të kaluarën dhe mundësinë e ndonjë pajtimi të mundshëm me ish-partnerin.

Megjithatë, reagimi i saj ishte i prerë dhe i qartë.

 

 

“Unë shans të dytë kam dhënë shumë, edhe nuk besoj që duhet me dhënë shansin e tretë. Nuk e meritojnë gjithmonë njerëzit me pas edhe një shans edhe një herë”, u shpreh Kader, duke nënkuptuar se tashmë e ka bërë përpjekjen e saj për të shpëtuar marrëdhënien dhe nuk ka më hapësirë për kthim pas.

Në vazhdim, ajo e krahasoi idenë e një rikthimi me leximin e një libri, një metaforë që tërhoqi vëmendje.

“Si me ia nis me lexu një libër për të tretën herë edhe një herë, rreshtat, fjalët e njëjta, veç me i kalu”, shtoi bukuroshja nga Prizreni.

Kader dhe Lumbardhi ishin një ndër çiftet më të përfolura gjatë kohës së tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku publiku i ndoqi me kuriozitet zhvillimet e raportit të tyre.

 

 

Edhe pas përfundimit të spektaklit, marrëdhënia e tyre mbeti temë diskutimi në media dhe rrjete sociale, mes aludimeve për një rikthim të mundshëm.

Në lidhje? Kaderi flet hapur për mardhënien me Gjestin

Jave me parë në media kanë qarkulluar thashetheme të shumta për një raport mes Kaderit dhe Gjestit.

Për t’i dhënë fund spekulimeve, Kaderi ka folur për herë të parë në një intervistë për emisionin ‘Prive’, ku ka sqaruar raportin që ka me Gjestin.

Mes tjerash ajo tregoi se këngëtarin e ka vetëm shok dhe ia dëgjon këngët e tij, shkruan “Kosovarja”.

“Unë Gjestin e kom mbështet shumë sa ishte në ‘Big Brother VIP Kosova’ edhe tek ai i Shqipërisë, por për çifte nuk jemi, sepse për mu një mashkull ideal është krejt ndryshe, kemi bisedu në ‘instagram’ por unë atë e kam veç shok, nuk kam asgjë më të” ishin fjalët e Kaderit.

 

Egli Tako merr një vendim të rëndësishëm, a ka të bëj më Gjestin?

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, orë më parë ndau një lajm të rëndësishëm me ndjekësit e saj.

Egli ka bërë një hap të guximshëm në karrierën e saj, duke u bashkuar me menaxhmentin e njohur të Jetmir Agajt dhe Qelik Lipajt. Kjo është një lëvizje e menduar mirë, që sinjalizon një fazë të re në zhvillimin e saj si artist.

Menaxhimi i ri i ofron Eglit mundësi të reja dhe sfida të ndryshme, duke iu hapur dyert për projekte të reja muzikore dhe publikime që mund të rrisin popullaritetin e saj. Ky është një hap strategjik, duke pasur parasysh konkurencën e fortë në industrinë muzikore shqiptare.

Përgjatë kësaj periudhe, ndjekësit e saj kanë treguar interes të madh, duke pritur me padurim reagimin e Gjesti, i cili ka qenë një pjesë e rëndësishme e historisë së saj. Pas ndarjes së tyre, fansat ishin të etur për të parë si do të reagonte ai ndaj këtij vendimi të rëndësishëm nga Egli.

Sidoqoftë, deri më tani, këngëtari ka zgjedhur të mbetet i heshtur. Ky heshtje mund të jetë një strategji për të ruajtur privatësinë, por gjithashtu mund të nënkuptojë se ndihet në një situatë të ndërlikuar pas zhvendosjes së saj në menaxhim të ri.

Në këtë kontekst, disa ndjekës kanë spekuluar se ai mund të ketë dërguar një mesazh privat për Egli, duke shprehur përkrahje për vendimin e saj, pavarësisht heshtjes publike. Një gjë është e sigurt, ndjekësit po e ndjekin me kujdes çdo zhvillim lidhur me historinë e tyre.

Meda ndahet me bashkëshorten? Këngëtari flet haptazi

Këngëtari i njohur shqiptar, Meda ka folur rreth jetës së tij profesionale e personale.

Ai u pyet se cili ka qenë ndër mesazhet më të këqija që ka parë, që kanë qenë të shkruara në drejtim të tij, transmeton Klankosova.tv.

“Ishte një shkrim që Meda është ndarë me Lulen, i ik Lulja ia merr fëmijët. Në atë kohë fëmijët kanë ditur të lexojnë, dhe në mbrëmje më kanë pyetur ‘babi çfarë u bë, a je nda me mamin?’ Iu pata thënë ‘jo babai, ku është mami, a jemi bashkë?’. Kjo është njëra që më ka prekur”, u shpreh Meda.

Derisa për këto shkrime, Meda thotë se asnjë nuk ka ndikuar në jetën e tij familjare.

Kjo është dhurata që Afërdita Demaku i dha vajzës për martesë

Afërdita Demaku ka martuar vajzën e saj Donën.

E në këtë ditë të veçantë ajo zgjodhi një dhuratë të veçantë për vajzën.

Një këngë për këtë ditë që vjen veç një herë në jetë është dhurata që Afërdita ia dha vajzës.

Në tekstin e këngës ajo nuk fsheh lumturin e as mërzinë për vajzën, por mbi gjitha tregon se është shumë krenare me të, shkruan Kosovarja.

Kjo këngë do të jetë kujtimi më i bukur që Dona do të ketë nga dasma