Një darkë, një foto, një djalë misterioz – Hati rikthehet me Jasharin, detaji qe ndezi rrjetin

Influencerja Hati ka zgjuar kurreshtje të madhe me një postim të fundit në Instastory.

Ajo ka ndarë një fotografi nga një moment relaksues gjatë një darke, dhe vëmendjen e mori një detaj: një djalë përballë saj me duart në gjest komunikimi, që nuk shihet plotësisht.

Sigurisht që me të parë këtë foto mendja na shkon direkt tek Jashari.

A është ky një rikthim me partnerin e saj Jasharin? Komentet dhe spekulimet kanë nisur menjëherë në rrjetet sociale. Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim nga Hati, ndjekësit janë të bindur se postimi i saj nuk është i rastësishëm.

 

 

Në përshkrimin e fotos shkruan shkurt “Icik mhb”, një shprehje lozonjare që vetëm sa i ka shtuar benzinë zjarrit të dyshimeve. Disa fansa janë të bindur se bëhet fjalë për një ngacmim të qëllimshëm ndaj ndjekësve, ndërsa të tjerë mendojnë se mund të jetë një sinjal për një ribashkim të mundshëm me Jasharin.

A është ky një mesazh i koduar apo thjesht një provokim i ëmbël? Mbetet të shihet në postimet e ardhshme të Hatit!

Ish-banorja e “BBA”- së, së shpejti nënë për herë të parë

Një lajm i bukur ka mbërritur nga bota e showbiz-it shqiptar: Tea Zhuli, ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Me një postim të ndjerë në Instagram, Tea ndau emocionin e madh me ndjekësit e saj ku shkruante: Sekreti më i shtrenjtë për mua!

Lajmi ka marrë përmasa të mëdha në mediat sociale, ku fansat dhe kolegët e saj i kanë dërguar urime të përzemërta, duke e mbështetur në këtë kapitull të ri të jetës së saj.

Me këtë lajm të bukur, Tea Zhuli hyn në një etapë të re të jetës – atë të mëmësisë – duke marrë me vete dashurinë e mijëra ndjekësve që e kanë përkrahur në çdo hap.

 

 

 

Gjesti pas fitores kështu po investon në shtëpinë e prindërve

Gjesti është fituesi i këtij edicioni në “Big Brother VIP Albania”, ai pas fitores duket se po investon edhe në shtëpinë e tij në fshatin Pavlanë të Pejës.

Një muri dekorativ ka marrë vëmendjen e rrjetit, pasi së fundmi po rinovohet.

Ky është investimi i parë që u bë publik i Gjestit, shkruan “Kosovarja”.


Duket se ky është vetëm fillimi i investimeve që ai ka në plan për të ardhmen, pasi gjatë qëndrimit të tij në ‘BBVA’, ai theksoi shpesh se nuk ka ndërmend ta lëshojë kurrë vendlindjen.

Dalin pamjet, Egli skena të nxehta në videoklipin e këngës

Ashtu siç raportoi Indeksonline, Egli Tako ka gati këngën e  re.

Kësaj radhe po vjen me një këngë solo. Xhirimet e klipit gati janë përfunduar ndërsa tani artistja ka vendosur të ndaj pamje, shkruan Indeksonline.

Në “Instastory” ndau një foto tërheqëse ku ka pozuar me këmbë përpjetë.

“Pamje paraprake nga xhirimet e sotme”, shkroi ajo./Indeksonline/

 

 

Rasti tragjik i Festim Isufit, përfundon raporti i autopësisë

Raporti i autopsisë për dizajnerin e njohur Festim Isufi, i cili u gjet pa shenja jete më 9 maj në banesën e tij në Rrugën B në Prishtinë, ka përfunduar.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar Ditor Haliti- zëvendësdrejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), duke thënë se dokumenti tashmë është i gatshëm, porse nesër do t’i dorëzohet prokurorisë.

“Raporti i autopsisë për Festimin ka përfunduar. Prokurorisë do t’i dorëzohet nesër, pastaj ata vazhdojnë me hetime,” tha ai.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur ditë më parë hetimet për këtë rast të rëndë.

Nga ana tjetër bashkëshortja e Isufit, Rina Maloku-Isufi, e cila mbeti e plagosur nga therja me thikë në të njëjtin incident, është intervistuar poashtu ditë më parë nga organet e drejtësisë.

Hetimet për vdekjen e Festim Isufit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij janë ende në vazhdim, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë për shkaqet apo motivet e mundshme të kësaj tragjedie që ka tronditur opinionin publik.

IndeksOnline ditë më parë ka vizituar edhe familjen e të ndjerit, mirëpo të njëjtit nuk kanë pranuar të japin ndonjë deklaratë, siç kanë thënë derisa t’iu dorëzohet raporti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

Eglit po marrin gjithnjë e më shumë hov, dhe së fundmi një detaj i vogël, por shumë domethënës, po bën xhiron në rrjet.

Në një foto të fundit, Gjesti është parë me një varëse në qafë, e cila ka të ngjitura disa rruaza. Ajo që ka tërhequr vëmendjen është një prej rruazave ku duket qartë shkronja “E” – një detaj që fansat besojnë se është një dedikim i drejtpërdrejtë për Eglin.

Ky detaj duket se ka forcuar bindjen e ndjekësve se dyshja janë bashkë dhe pas BBV. Megjithatë, varësja “flet” më shumë se fjalët dhe është komentuar si një konfirmim i heshtur i romancës mes tyre.

A është kjo mënyra e Gjesti për të treguar ndjenjat e tij? Për momentin, mbetet të presim për një reagim nga vetë çifti.

Gjesti merr vëmendjen e rrjetit pas publikimit të këtij imazhi

Gjesti vazhdon të jetë fenomen i momentit jo vetëm në media rozë por edhe në rrjete sociale.

Ai ka marrë gjithë vëmendjen e publikut me publikimin e një pjese të vogël të këngës së re.

Pas hovit të ndjekësve ai ka bërë një varëse me fjalët e tekstit

“Ndrequ ,Veshu”

Këtë e ka bërë të ditur vet ai në instastory, shkruan Kosovarja.

Ish banori i Big Brother mbjell flokët, duket kaq ndryshe me transformimin e ri

Banori i BBVK3, Paul Morina, ka bërë një hap të rëndësishëm në transformimin e tij personal, pas një ndihme estetike që përfshin mbjelljen e flokëve.

Kjo ndërhyrje e ka ndihmuar atë të shkëputet nga imazhi i tij tradicional si një burrë tullac, që kishte përjetuar për një kohë të gjatë. Me këtë këndvështrim të ri, ai ka risjellë në vëmendje një aspekt të rëndësishëm të identitetit të tij personal në projekte të ndryshme dhe online.

Reagimet e fansave dhe ndjekësve të tij kanë qenë të shumta dhe të larmishme. Shumë njerëz janë të impresionuar nga rezultati dhe e kanë mbështetur vendimin e tij për t’u bërë më i sigurt në pamjen e tij. Ata pohojnë se ky ndryshim e ka bërë Paulin të duket më tërheqës dhe me energji pozitive.

Pas publikimit të një fotografie të re në llogarinë e tij, Pauli duket shume i ndryshëm, por duket se kjo pamje e re i shkon shumë.

Ai ka vendosur të zbulojë një version krejt tjetër të vetes, dhe duket sikur e ka përqafuar këtë ndryshim me hap të gjerë.

Kujtojmë se, përveç këtij ndryshimi fisnik në pamjen e tij, Pauli gjithashtu do të bëhet baba për herë të parë. Gruaja e tij, Leonora, është në pritje të një djali, dhe ky lajm e bën këtë periudhë akoma më emocionuese për të dy. Një hap i ri në jetën e tij personale dhe profesionale.

Në një intervistë të fundit, Pauli shprehu se ka qenë gjithmonë i hapur për ndryshime të tilla dhe se ndjehet shumë i lumtur me rezultatin. Ai beson se pamja e tij e re do t’i japë një frymë të re karrierës së tij dhe do të ndihmojë në forcimin e imazhit të tij publik.

Dashuria në ekran: Kiara dhe Luizi zbulojnë projektin e tyre të ri

Moderatorja e njohur Kiara Tito ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron në Top Albania Radio, ku ndau detaje të veçanta nga jeta e saj personale dhe profesionale, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo foli për rrugëtimin në media, lidhjen me familjen dhe projektet që pritet t’i sjellë së shpejti.

Gjatë intervistës, Kiara zbuloi për herë të parë një projekt të ri që po përgatit së bashku me bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin – një film që tashmë ka hyrë në fazën e parë të planifikimit.

“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë, është hera e parë që e them. Ai e ka thënë pak edhe në Story megjithatë nuk kishte asgjë konkrete. Tani është momenti që ne jemi në fillimet tona sepse filmi normalisht që do shumë kohë që të dalë, por ky është një projekt që ne kemi dëshirë që ta bëjmë sa më shpejt. Në vazhdimësi do t’i mbledhim të gjitha detajet,” tha Kiara.

E pyetur nëse filmi do të jetë një komedi apo do të fokusohet te historia e tyre e dashurisë, ajo shtoi:

“Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda, ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri?!”

Ky është emri i vërtet i Nerës bashkëshortes së Sabri Fejzullahut

Të gjithë e njohin Nerën si bashkëshortën e Sabri Fejzullahut.

E njohur me emrin Nera, por ky është emri i shkurtër i zonjës pasi ajo quhet Nergjivane, shkruan “Kosovarja”.

Nera njihet si një grua dhe nënë shumë e përkushtuar për familjen.

Kujtojmë që Sabriu dhe Nera së bashku kanë një raport shumë të ngushtë që e dëshmojnë edhe në çdo intervistë që bëjnë.