Jeton Zogiani rikthehet me një status para zgjedhjeve: Ta votojmë Albin Babën që ta çojmë në 80%
Aktori i njohur kosovar, Jeton Zogiani, ka publikuar një status që po tërheq vëmendje në prag të zgjedhjeve.
“Zgjedhjet po afrohen. Ju lus që masovikisht ta votojmë ALBIN BABEN, që ta çojmë në 80%”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Megjithatë, statusi është interpretuar nga shumë ndjekës si ironik, duke pasur parasysh se Zogiani në vazhdimësi ka qenë kritik ndaj qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti dhe ndaj veprimeve të pushtetit të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.
Postimi ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e komentuesve e kanë parë atë si sarkazëm politike, ndërsa të tjerë e kanë interpretuar si një mesazh që synon të provokojë debat në prag të procesit zgjedhor.
