div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-7 category-paged-7 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vjen ‘High 10’ nga Babastars

Grupi i njohur shqiptar, Babastars, është rikthyer me projektin e ri muzikor, këngën e titulluar “High 10”.

Ky projekt vjen si një tjetër dëshmi e suksesit të grupit në skenën e muzikës, duke sjellë ritme dhe tekste që pritet të bëhen hit shumë shpejt.

Për këtë këngë, forcat kanë bashkuar emrat kryesorë të labelit. Vokalet, meloditë dhe tekstet e “High 10” janë shkruar dhe interpretuar nga ikona e grupit, Gheto Geasy, së bashku me artistët e tjerë: Majk, Skivi, Onat dhe Cozman. Kjo përbërje e bën këngën një bashkim të stileve unike të secilit anëtar.

Realizimi vizual i këngës i është besuar ekipit të njohur Sekuence, të cilët kanë sjellë një video të cilësisë së lartë që i përshtatet plotësisht energjisë së këngës.

“HIGH 10” tashmë ka nisur rrugëtimin e saj në platformat muzikore, duke u pritur me entuziazëm nga fansat e Babastars, të cilët e kishin pritur me padurim këtë publikim.

Grupi në projektin e tyre muzikor nuk lanë a e pëemendur edhe ish-presidentin Thaçi i cili po mbahet në Hagë.

Dëgjojeni të plotë më poshtë!

 

Xhuli thotë se Cristiano Ronaldo ia kërkoi numrin

Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli Nura, ka zbuluar një episod më pak të njohur nga jeta e saj, që lidhet me një takim të vitit 2016 me futbollistin e njohur Cristiano Ronaldo.

Gjatë intervistës për “Andale”, ajo tregoi se gjithçka kishte nisur në një festë në Ibiza, ku ndodheshin disa jahte pranë njëri-tjetrit.

Sipas saj, Ronaldo po argëtohej bashkë me disa miq dhe ndodhej shumë afër tavolinës së saj.

“Po rrinim, po kërcenim, dhe vjen njëri e thotë: ‘Ronaldo po ta kërkon numrin’. Të nesërmen na ftoi në një party tjetër. Bëmë muhabet, por ishte shumë djalë i mirë, shumë i thjeshtë,” u shpreh ajo

Nura rrëfeu se një shok i Ronaldos i ishte afruar për t’i kërkuar numrin e telefonit, pasi futbollisti kishte shprehur interes.

Ajo shtoi se Ronaldo e kishte ftuar në një festë që do të mbahej një ditë më vonë. Ajo theksoi se gjatë bisedës së tyre, ai ishte treguar tepër i thjeshtë dhe i sjellshëm.

Modelja përmendi edhe një rast tjetër kur e kishte takuar Karim Benzeman në Dubai, por sipas saj, ai ishte dukur më i rezervuar dhe më pak i afrueshëm, ndryshe nga Ronaldo.

“Shihe, e kam takuar edhe Benzeman, por në Dubai ishte kështu mbreti i botës, po kush je, askush nuk të var”, tha Nura.

Në fund, Nura theksoi se ka mbetur me përshtypje të mira nga sjellja respektuese e Ronaldos.

Me humor ajo shtoi se sot “e ka bllokuar në Instagram”, duke kujtuar se ngjarja ka ndodhur në vitin 2016, kohë kur ajo pati ndarë me të edhe llogarinë e saj në Instagram.

Lumbardhi dhe Alba bashkë, por gjithë vëmendja te reagimi i Kaderit

Pas dy vitesh heshtje, kjo është pyetja që po bën gjithë rrjeti orët e fundit!

Prisni, mos u nxitoni me konkluzionet, sepse situata është pak më ndryshe nga ç’duket në pamje të parë!

Të gjithë e mbani mend dramën e Big Brother VIP Kosova 2. Lumbardhi, fituesi që nuk i fshehu ndjenjat, dhe Alba, bukuroshja që i preu shpresat me atë “JO-në” e famshme dhe të prerë. Që nga finalja… asgjë! Raporti i tyre ishte inekzistent. Zero komunikim.

Por papritur, akulli u thye! Të dy kanë filluar të ndiqen në Instagram dhe kjo mjaftoi që fansat të ndiznin teoritë: A po lind diçka e vonuar tani që janë jashtë presionit të kamerave?

Epo, e vërteta është kjo: Nuk ka romancë, ka vetëm punë! Dyshja kanë lënë pas të shkuarën dhe hatërmbetjet për t’u bërë bashkë në një projekt të rëndësishëm xhirimesh për “MetDaan”.

Ata janë bërë bashkë si kolegë, duke provuar veten në aktrim.

Dhe ironia e fatit? Regjisori Artan Korenica ka futur një detaj epik në skenar. Batuta kryesore e Albës në video është sërish…

“JO!”. Duket si një “déjà vu” artistike e refuzimit ikonik brenda shtëpisë, por këtë herë gjithçka është për hir të rolit.

Në gjithë këtë zhurmë, të gjithë, sidomos fansat besnikë sytë i kishin nga një reagim – ai i Kaderit!

Por, mungoi edhe më e vogla lëvizje që mund të interpretohej si përgjigje! Nga ish-partnerja e Lumbardhit në lojë nuk ka as edhe një shenjë, as edhe një koment.

Duket se për të, kapitulli “Big Brother” dhe dramat e vjetra janë mbyllur përfundimisht dhe ajo po vazhdon jetën e saj e qetë, plotësisht e distancuar nga këto ribashkime.

Të jemi të qartë, shanset që Alba e Lumi të jenë çift janë zero! Por, për të gjithë ju që digjeshit t’i shihnit në skena të afërta bashkë… urime!

Dëshira juaj u realizua pas dy vitesh. Ja ku i keni, sërish pranë njëri-tjetrit, por… vetëm për film! Shijojeni këtë moment në ekran, sepse në realitet, historia është mbyllur me kohë, ende pa nisur! /Prive By Liberta Spahiu

‘Kërkonte bashkëpunime, s’ia kthenin mesazhet’, flet halla e Shpatit

E ftuar në televizionin Alsat, halla e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka folur për herë të parë pas humbjes së tij.

Ajo ndau me publikun kujtimet e saj për karrierën e shkëlqyer muzikore të nipit, për pasionin dhe suksesin që ai arriti në skenën shqiptare.

Ajo shprehu me dhimbje të thellë, se Shpati kishte kërkuar bashkëpunim dhe mbështetje nga kolegët e tij kohët e fundit të karrierës, por kjo nuk kishte ndodhur.

“Ajo që më dhemb më shumë është se Shpati kërkoi, kërkoi bashkëpunime e ndoshta as mesazhet nuk ia kanë lexuar! Pse nuk i duam kurrë kur kemi njëri-tjetrin? Kjo është e dhimbshmë”, shprehet mes tjerash halla e Shpatit

 

E mbajti të fshehur, por ky është emri i vërtetë i Dolces

Një nga personazhet që ka rrëmbyer vëmendjen maksimale në këtë edicion të katërt të “Big Brother VIP Kosova” është padyshim Dolce. Modelja 30-vjeçare ka arritur të kthehet në një nga banoret më të diskutuara, falë natyrës së saj dhe paraqitjes skenike.

Edhe pse ajo është kujdesur me fanatizëm që të mbajë hermetike jetën e saj private dhe të kaluarën, burime për “Insajderi” kanë zbuluar detajin që publiku po kërkonte. Emri i vërtetë i modeles është Valerja Xhekaj.

Dolce, e cila komentohet gjerësisht për format e saj joshëse dhe stilin provokues, është shndërruar menjëherë në një nga vajzat më të pëlqyera të këtij sezoni.

Megjithatë, ajo mbetet ende një enigmë. Përtej emrit të sapozbuluar, për të dihet shumë pak. Në internet nuk gjendet asnjë gjurmë e saj me emrin e vërtetë, çka lë të kuptohet se Valerja është kujdesur mirë të fshijë çdo arkivë vizuale apo digjitale se si dukej në të kaluarën, para hyrjes në shtëpinë e famshme.

‘Eskalon’ situata në Big, Alba e tërheq ‘zvarrë’ Bia Khalifan/Pamje

Banorët e Big Brother VIP Kosova 4, edhe sot sollën situata tejet interesante brenda shtëpisë më të madhe në vend.

Po ashtu sot, ndodhi një situatë tejet e sikletshme aty.

Alba e tërhoqi ‘zvarrë’ Bia Khalifan, e cila u rrëzua.

Pas kësaj pati edhe reagime nga banorët, ku dikush aty brenda bërtiti: “Hajde zarf i zi”.

Alba u arsyetua më pas se ishte padashje dhe se nuk ishte ajo që e kishte provokuar ngjarjen.

 

Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banorit të ri

Një ngjarje e papritur dhe emocionuese ka ndodhur së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4.

Ndërsa banorët po kalonin një moment humori dhe argëtimi, Kushtrim Kelani nisi të këndojë me entuziazëm refrenin e njohur të këngës “Valle Kosovare”.

Për Kushtrimin dhe të tjerët që kanë qenë të izoluar për një kohë të gjatë brenda shtëpisë, kënga ishte thjesht një moment feste dhe argëtimi.

Por realiteti jashtë mureve të Big Brother ishte krejt tjetër – publikun dhe fansat e muzikës e kishte tronditur lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit, artistit të njohur.

Ndërkohë, kamera ka fokusuar Labinot Haxhiun, i cili sapo ishte futur në shtëpi të premten e kaluar.

Labinoti ishte në dijeni të lajmit tragjik dhe dukej se emocione të forta e përshkonin ndërsa dëgjonte Kushtrimin të këndonte.

Megjithëse rregullat strikte të formatit nuk lejojnë që banorët të japin informacion nga jashtë, shprehja e fytyrës së Labinotit tregonte më shumë se çdo fjalë.

Në disa momente, ai u përpoq të mbante emocionet nën kontroll, por heshtja e tij dhe shikimi i thellë flet më shumë se çdo reagim tjetër.

Ky moment ka lënë një shenjë të thellë brenda shtëpisë dhe ka treguar se sa të vërteta dhe të prekshme mund të jenë ndjenjat e banorëve për ngjarjet jashtë mureve të Big Brother.

Një situatë vërtet emocionuese dhe tronditëse, që tregon përballjen e ndjenjave personale në një ambient publik dhe të izoluar.

E vutë re? Detaji prekës që u shfaq dje në Instagramin e Selvijes

Kanë kaluar plot 10 ditë nga data e kobshme e 26 Nëntorit, kur artisti i mirënjohur Shpat Kasapi mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas një dhimbje të papërshkrueshme. Pas këtyre ditëve zie dhe heshtjeje totale, bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka bërë lëvizjen e parë publike në rrjetet sociale, një veprim që flet sa një mijë fjalë.

Selvija ka vendosur të bëjë një “pastrim” radikal në llogarinë e saj në Instagram, duke fshirë çdo gjë dhe duke ruajtur vetëm tre fotografi. Duket se në këtë periudhë të errët, ajo do të mbajë në profil vetëm kujtimet më të shtrenjta.

Por ajo që ka prekur zemrat e ndjekësve është një detaj te fotoja e ditëlindjes së djalit të tyre, Roel. Ditën e djeshme, më 5 Dhjetor (në ditën e 9-të pas humbjes), ajo ka ndërhyrë në mbishkrimin e fotos ku Shpati shfaqet i lumtur me të birin, duke shtuar një dedikim që të lë pa frymë:

“P.s. 05.12.2025 Babi do jetë ëngjëlli jonë mbrojtës deri sa Xheneti të na bashkojë inshallah.”

Kjo fjali, e shkruar me dhimbjen e një nëne dhe gruaje që humbi mbështetjen e saj më të madhe, tregon se për Selvijen dhe Roelin, Shpati tashmë është shndërruar në engjëllin e tyre mbrojtës. Ndryshimi drastik i profilit dhe ky dedikim tregojnë se ajo po përpiqet të gjejë forcën për të ecur përpara, duke u kapur pas besimit se një ditë do të ritakohen. /Prive By Liberta Spahiu

 

Pensionohet legjenda e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri

Këngëtari i mirënjohur i muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri, është pensionuar zyrtarisht nga skena artistike. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi emocional të djalit të tij, Korab Shaqiri, i cili ka ndarë një mesazh të veçantë me rastin e ditëlindjes së 65-të të babait.

Në dedikimin e publikuar, Korabi shprehet se edhe pse babai ka hyrë në moshën e pensionit, ai mbetet një figurë që “nuk plaket kurrë”, pasi e ka ndriçuar artin shqiptar me zërin dhe këngët e tij të paharrueshme, shkruan IndeksOnline.

“Gëzuar ditëlindjen e 65-të, babë i dashur, Ilir Shaqiri.
Edhe pse sot jam larg, zemra ime rri gjithmonë pranë teje, pranë zërit tënd që më rriti, këngëve të tua që u bënë histori, e shpirtit tënd që nuk njeh lodhje. Ti je nga ata burra që nuk plaken kurrë, sepse jetojnë në ndriçimin e artit, në thirrjen e misionit, në amanetin e këngës. Dhe vërtet, nuk ka pensionim për artistin, jo për një artist si ti, që ka vënë dritë e krenari në çdo shtëpi shqiptare”, ka shkruar Korabi.

Mes tjerash, ai falënderon babanë për sakrificat, këshillat dhe shembullin që i ka dhënë gjatë gjithë jetës, duke theksuar se kontributi i artistit do të mbetet i pavdekshëm në çdo shtëpi shqiptare.

 

 

Dalin pamjet e performancës së Shpat Kasapit pak ditë para ndarjes nga jeta

Janë publikuar pamjet nga xhirimiet e fundit televizive në të cilat ka qenë pjesëmarrës edhe Shpat Kasapi.

Në një video shihet ai duke performuar me këngëtaren Big Mama. Kjo video ka përlotur publikun. Kjo përformancë ka pasur të shfaqet në fund vitë.

Videon mund ta gjeni në linkun e poshtëvendosur.

Publikohet performanca e fundit e Shpatit me Big Mamën, kjo e fundit shpërthen në lot