Detaje të pa thëna: Çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në takimin e papritur

Raporti i shkëputur mes Gjestit dhe Xheneta Fetahut vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe të komentimeve në rrjet.

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4” kishte deklaruar më herët se nuk dëshiron të ketë më asnjë kontakt me modelen.

Së fundmi, dyshja është parë në ambientet e Top Channel, por takimi i tyre ishte krejtësisht i rastësishëm.

Xheneta sqaroi sot se nuk ka pasur asnjë komunikim mes tyre, “vetëm shkëmbyen shikime, duke qenë se Gjesti ishte i shoqëruar nga roje sigurie”.

Pas daljes nga ‘Ferma VIP’, Gani Gërmia humb familjarin e ngushtë

Natën e mbrëmshme, pas disa javësh pjesë e formatit ‘Ferma VIP’, Gani Gërmia, u largua nga ferma si më pak i preferuari i publikut.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, Ganiu është përballur me një humbje të madhe familjare.

Përmes një postimi njoftoi se nga jeta është ndarë djali i hallës së tij.

Ganiu ndau disa fjalë prekëse për t’i dhënë lamtumirën e fundit familjarit të ngushtë.

 

Kriset mardhënia mes Gjestit e Eglit, kjo e fundit bën veprimin e papritur ndaj Gjestit
Një krisje duket se ka ndodhur mes Gjestit dhe Eglit.

Kjo pasi këngëtari fshiu postimet në Instagram, ndërsa Egli ka lënë vetëm disa prej tyre, shkruan Indeksonline.

Vëmendje mori postimi i dasmës të cilin ajo e ka zhdukur nga profili.

Nuk dihet a ka pasur ftohje mes tyre apo pas përfundimit të “Bigut” ata kanë vazhduar lidhjen vetëm si miq…,po një gjë dihet sigurt, dyshja po trazon rrjetin me çdo lëvizje të tyre.

Goditi Gjestin në Big Brother, Jozi vjen me një paralajmërim

Këngëtari Joz Marku, që ishte pjesë e BBVA, ka bërë një paralajmërim para pak minutash.

Me një foto të postuar në Instagram nga studioja muzikore, ai ka bërë të ditur se ka gati këngën e re, shkruan IndeksOnline.

Jozi nuk ka dhënë më shumë detaje, këngëtari nuk ka treguar ndonjë datë për publikimin e projektit të ri.

Egli del bllof, bëhet virale videoja e saj ku fliste për Marion dikur: Është një njeri shumë i afërt i imi…

Ditët e fundit në media u diskutua për Eglin, dhe thashethemet për një lidhje të saj të mundshme me një instruktor palestre, para hyrjes së saj në BBVA.

Deklaratat e Eglit kanë ndryshuar me kohën, dikur thoshte se ai ishte një person me rëndësi në jetën e saj, kurse në Post BigBrother deklaroi se ai ishte vetëm instruktori i kunatit të saj, e këto deklarata të saj janë bërë virale në rrjetet sociale.

Madje ajo thoshte se nuk kishte punuar me të asnjëherë në të njëjtën palestër, por është publikuar një foto ku të dy shihen bashkë duke ushtruar.

Foto tjera të shumta të dyshes janë publikuar, e si duket Egli ka harruar se çfarë ka deklaruar në intervistën e mëparshme.

Mario nuk e ka lënë me kaq, ai ka reaguar në llogarinë e tij në Instagram, duke thënë:

“Është e diel, je ‘instruktor palestre’, jeta është e bukur”, një kunj e drejtëpërdrejtë ndaj Eglit.

Tani dyshja kanë bërë “unfollow” mes tyre, duke ndërprerë çdo lidhje që mund të kenë pasur dhe duke lënë gjithçka pezull.

Video:

 

 

 

 

Me daljen e diellit, Egli jep lajmin më të bukur

Këngëtarja e njohur Egli Tako ka përshëndetur ndjekësit e saj me një mesazh plot energji pozitive.

Në një postim në rrjete sociale, ajo shkroi:

“Me shumë dashni për ju, e me daljen e diellit, a jemi gati vetëm për gjëra të bukura?”

Me këtë mesazh plot dritë dhe optimizëm, Egli duket se i fton të gjithë admiruesit e saj ta nisin ditën me buzëqeshje dhe besim në të bukurën që sjell çdo e re./Indeksonline/

 

 

 

Pak ditë pasi u shpall fitues, Gjesti bën veprimin e papritur

Gjesti vetëm pak ditë më parë u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Ai tani po shijon jetën e re jashtë mureve të shtëpisë së famshme, ku edhe ka nisur me angazhimet e tjera në karrierë.

I njëjti në Instagram ka fshirë të gjitha postimet që i kishte deri më tani, por që akoma nuk ka një arsye.

Krahas kësaj, artisti pejan ka ndërruar edhe fotografinë e profilit, duke vënë një të re.

Mbase po fillon çdo gjë nga e para, ndonëse ka filluar përgatitjet edhe për projekte të reja.

Këngëtari tanimë ka mbajtur edhe koncertin e parë që pas daljes nga Big Brother VIP.

Vlen të ceket se ka paralajmëruar edhe disa bashkëpunime me emra të njohur në estradë

Lidhja me Eglin, deklarohet Gjesti – ja çka thotë ai

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Besart Kelmendi, i njohur me emrin e artit si Gjesti, ka pasur mbrëmjen e djeshme daljen e tij të parë publike pas mbylljes së spektaklit. Pas triumfit në natën finale të 19 prillit dhe çmimit prej 100 mijë eurosh, Gjesti ishte i ftuar special në emisionin e humorit “Portokalli”, ku u përball me një pyetje provokuese nga aktori Visjan Ukcenaj.

Në rolin e “Minionit”, Visjani e pyeti: Bëre gjë me Eglin tani që dole?

Reagimi i Gjestit ishte i menjëhershëm: “U kry”! Kjo përgjigje konfirmoi afrimin e tij me Eglin, duke shkaktuar të qeshura dhe një atmosferë të ngrohtë mes fansave dhe shikuesve.

Ky moment shënoi një hap të ri në jetën e tij sociale pas eksperiencës së tij të paharruar në “BB VIP”. Gjatë kohës në shtëpi, Gjesti dhe Egli kishin krijuar një lidhje të veçantë, duke mbështetur njëri-tjetrin në momentet e vështira dhe duke zhvilluar biseda interesante. Kjo ka shtuar spekulimet për një lidhje më të thellë mes tyre.

Në intervistën e tij, Gjesti ka konfirmuar se është i lumtur për afrimin e tij me Eglin dhe ata janë duke e njohur më mirë njëri-tjetrin jashtë kamerave. Ky zhvillim ka shkaktuar reagime pozitive nga fansat, të cilët janë të emocionuar për këtë çift të ri të dashuruar në ekranin shqiptar.

Megjithatë, Gjesti tha se ata janë ende duke u njohur dhe se nuk dëshiron të nxitohen për të vendosur etiketa. Ai shtoi: “Pse të nxitohesh? Jeta është e bukur kur je duke eksploruar.”

Ndahen çifti i Big Brother?

Tashmë është bërë pjesë e pandarë e fytyrave publike “heqja nga rrjetet sociale”.

Edhe çifti Kevin e Ana kanë marrë vëmendje me veprimet e tyre në Instagram, shkruan Indeksonline.

Dyshja nuk ndjekin më njëri-tjetrin në këtë platformë, duke lenë pikëpyetje të shumta te ndjekësit e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që ata bëjnë këtë veprim sidoqoftë urojmë të mos jetë ndonjë gjë serioze.

Gjesti flet për Xhenetën pas fitorës në BBVA, befason me fjalët për të

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, bëri paraqitjen e parë televizive në programin e “Portokalli”.

Ai u pyet për Xheneta Fetahun nëse e ka uruar për fitoren në këtë edicion, duke qenë se ishin shumë të komentuar.

“Të uroj Xheneta për fitoren?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

“Kush është ajo?”, u përgjigj artisti pejan duke e injoruar totalisht ish-partneren e tij.