U komentua shumë, Egli Tako rrëfen takimin me prindërit e Gjestit pas finales

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako ka ndarë së fundmi disa detaje mbi marrëdhënien e saj me familjen e Gjestit.

Ajo ka treguar se ka pasur një takim të ngrohtë me prindërit e tij, duke theksuar se gjithçka ka shkuar mirë dhe pa tensione.

“Kam pasur një takim të ngrohtë me prindërit e Gjestit. Pjesa është prerë, por nuk ka pasur asnjë dramë të madhe,” është shprehur Egli, duke hedhur poshtë çdo aludim për ndonjë përplasje mes tyre.

Debate të forta në post ‘Big Brother VIP Albania’, për pak sa nuk eskaloj në përplasje fizike

Në post ‘Big Brother VIP Albania’ ka ndodh një debate mes Rozana Radit dhe Neda Ballukut.

Ish banorja ka akuzuar rëndë opinionistën ku është shprehur se “Ju ke kerku të gjithë banoreve që të ndihmojnë të më sulmosh mua, nëse je e fortë bëjë vetë, po nuk je e zonja të më mposhtësh”.

Andaj Neda në mes spektaklit ka obliguar të gjithë banoret të shprehen se kujt i kam kërkuar nga ju ndihmë.

Ndërsa banoret nuk kanë reaguar në lidhje me këtë akuzë

Dhe në debat e sipër Rozana u qua në këmbë dhe iu afrua Nedës.

Dhuna e Jozit, Gjesti ‘nxehet’ me Rozanën dhe Laertin, ja se çka ju tha

Sonte Loredana ka folur për dhunën që Jozi ka ushtruar ndaj Gjestit.

Ajo ka thënë se ndihet keq pse kjo situatë është komentuar si sulm ndaj Kosovës. Sipas saj, ajo ka qenë shuplakë ndaj Gjestit.

Edhe pse Gjesti nuk ka dashur të komentojë situatën në fjalë, fjalia që ka thënë ishte: Laerti dhe Rozana janë të mbushur me mlef. Ai ka thënë se Rozana ka pasë qejf ta shoh në atë gjendje

Loredana shokon me përgjigjjen për Jozin

Loredana Brati ishte e ftuar në një intervistë. Aty ajo u shpreh se është ende e dashuruar me Jozin dhe se ndjenjat nuk mund të fshihen kaq lehtë.

Ajo po ashtu tregoi se ende ka unazën që ai i kishte dhënë brenda shtëpisë.

Në lidhje me të ardhmen, Loredana u shpreh: “Dua t’i shikoj gjërat mirë, nuk i falem dot vetëm ndjenjave”, duke theksuar se dëshironte që mendja dhe zemra të shkonin bashkë, për të marrë vendime të qarta.

Ajo gjithashtu përmendi se nuk e kishte takuar ende Jozin, përveç disa komunikimeve të shkurta që kishin pasur.

Kur u pyet nëse kishte marrë një vendim lidhur me marrëdhënien e saj me Jozin, Loredana tregoi se ka marrë një vendim, por preferon t’ia lërë kohës dhe të heqë çdo dyshim apo pikëpyetje që mund të ketë mbi këtë çështje.

Kurti harroi fjalët e 2014-ës: Tash bën pikërisht atë që dikur e quante “shtet të kapur”

Lëvizja Vetëvendosje po përballet me kritika të ashpra për ngërçin në konstituimin e Kuvendit, pas katër dështimeve radhazi për të zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare. Situata e tanishme bie në kundërshtim me deklaratat e kaluara të liderit të VV-së, Albin Kurti.

Në vitin 2014, Kurti kishte akuzuar ashpër PDK-në për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit, duke thënë se “në një shtet të kapur ka qeveri pa Kuvend” dhe se “marrëveshjet jashtë Kuvendit janë antikushtetuese”. Po ashtu, në vitin 2017 ai kishte kërkuar një kandidat konsensual kur PAN nuk kishte votat për zgjedhjen e Kadri Veselit si kryetar.

Sot, situata është e përmbysur: VV po këmbëngul në kandidaturën e Haxhiut, edhe pse nuk i ka votat, dhe refuzon çdo mundësi për emër konsensual. Glauk Konjufca madje ka kërkuar marrëveshje politike me subjektet tjera për të siguruar votat – një qasje që dikur VV e quante shkelje të Kushtetutës.

Ky qëndrim ka shkaktuar kritika nga partitë opozitare dhe shoqëria civile, duke e akuzuar VV-në për standarde të dyfishta dhe bllokim të funksionimit institucional.

 

Pas debateve, ndodh e papritura mes Laertit dhe Gjestit në “Post BBVIPA”

Si gjatë BBVA ashtu edhe në “Post Big Brother VIP Abania”, Laerti nuk ka ndaluar ofendimet ndaj Gjestit.

Pas tyre ka pasur edhe një debat mes dyshes me “kunja” si nga njëra anë, ashtu edhe nga tjetra.

Por me sa duken të gjitha këto kanë marrë fund pas përqafimit që ata i dhanë njëri-tjetrit.

Kjo pas propozimit të moderatorit, Ledion Liço, i cili i pyeti si do të vazhdonte raporti i tyre tutje.

Pyetjes iu përgjigj Gjesti duke thënë: Veç le ta largon inati Laerti, unë në rregull jam.

Ku më pas edhe u përqafuar duke qeshur.

Laerti e quajti “analfabet” dhe “s’di të flas shqip”, Gjesti i përgjigjet ish-banorit

Pas daljes nga Big Brother, finalisti Laert Vasili, Gjestin mes tjerash e ka quajtur “analfabet funksional”.

Fituesi, sonte në “Post BBVA” i është përgjigjur duke i thënë: Nuk kemi shkuar në fakultet, aty kam dhënë gjithçka e kam merituar.

Pos tjerash Vasili i ka thënë “mësoje shqipen”. Në këtë pjesë ka reaguar edhe moderatori, Ledion Liço, i cili ka replikuar duke thënë: ju gjatë gjithë kohës keni folur shqip me njëri-tjetrin. Duke lënë të nënkuptohet se kjo nuk qëndron.

Gjesti tregon si e përjetoi fitoren, dhe çfarë bëri pas përfundimit të Big-ut

Fituesi i BBVA, Gjesti, ka thënë sonte se para se të zgjidhej fituesi i formatit i kishte menduar të gjitha vështirësitë që kishte kaluar përgjatë kohës sa ishte në izolim.

Pas daljes, ai ka deklaruar se menjëherë ka filluar të punoj dhe ka kaluar vetëm pak kohë me familje e tij.

Ndërkaq, prej reagimeve që ka parë në rrjetet sociale ka pak gjëra që e kanë prekur emocionalisht.

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’, Egli tregoi se po fokusohet tek vetja dhe familja.

“Jam mirë, jam përpjekur të marr kohë me veten time, të shoh familjen,” tha ajo, duke nënvizuar rëndësinë që ka për të kjo periudhë reflektimi.

Në lidhje me raportin me Gjestin, ajo u shpreh optimiste:

“Pjesa me Gjestin duket shumë ok deri tani, kemi komunikuar, kemi ndenjur bashkë, te shohim si do vijoje me pas, deri tani mirë,” konfirmoi Egli, duke i qetësuar fansat e çiftit për vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre jashtë shtëpisë.

Sonte ‘Big Brother VIP Albania’, këtu mund ta shikoni

Një javë pas përfundimit të edicionit të Big Brother VIP Albania, sonte rikthehen sërish në ekran ish-konkurrentët e këtij formati.

Jashtë shtëpisë së Big-ut, garuesit do të kenë mundësi të debatojnë me njëri-tjetrin për lojën e tyre, shkruan Insajderi.

Spektaklin mund ta shikoni në kanalin e Top Channel në Youtube.