div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-78 category-paged-78 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Gjesti rikthehet sonte në ekran, ja ku mund ta shihni

Fituesi i Big Brother VIP Albania, Gjesti, do të jetë sonte pjesë e emisionit “Goca dhe Gra”.

Së bashku me të, do të jenë edhe dy ish-banoret e BBVA, Loredana dhe Gerta.

Këto të fundit do të jenë paneliste të emisionit për këtë edicion.

Datë simbolike, Engjëllusha Salihu me postim të veçantë

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Engjëllusha Salihu, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment shumë të veçantë dhe plot dashuri – njëvjetorin e fejesës me partnerin e saj Mergimin.

Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale, të ndarë nga fejesa e tyre, Engjëllusha ka shkruar:

“Gëzuar përvjetorin, dashuria ime”, duke kujtuar edhe një herë këtë datë simbolike të tyre.

Kujtojmë që Engjëllusha herë pas herë ndan momente të veçanta krah partnerit të saj.

 

E njihni dot këtë këngëtare?

Këngëtarja kosovare Leonora Jakupi çdo ditë e më shumë po impresionon me pamjen e saj.

Ajo ka ndarë një fotografi në Instagram dhe po duket për mrekulli, por më ndryshe se qe jemi mësuar ta shohim.

46 vjeçarja shfaqet e vishur me xhinse, bluzë të bardhë dhe një xhaketë me ngjyra.

Screenshot
Feston ditëlindjen, nuk do besoni sa vite mbushi Marina Vjollca

Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka festuar në mënyrë të bukur dhe emocionuese 35-vjetorin e lindjes së saj.

Për të shënuar këtë ditë të veçantë, Marina ka ndarë për herë të parë me ndjekësit e saj portretin e vajzës së saj, Marget, një moment që fansat e saj e prisnin me padurim.

Duke shfaqur një video të ngrohtë, ajo na sjell një çast intim mes nënës dhe vajzës, teksa ata ndodhen përballë tortës me numrin 35.

Marina, e cila ka qenë gjithmonë një figurë influencuese në median shqiptare, duket se ka gjetur një mënyrë për të festuar jetën e saj dhe njëkohësisht për të ndarë me ndjekësit e saj një pakicë të jetës private.

Videoja që ndau përmban momente të lumtura dhe emocionuese, duke e bërë atë një përvojë të paharrueshme për të gjithë ata që e ndjekin.

Reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme. Shumë prej tyre shprehën urime dhe mbështetje për Marinë, si dhe ndjenjat e dashurisë për të dyja, nënën dhe vajzën. Kjo video ka instinktivisht ndezur emocione të forta te ata që ndihen të lidhur me jetën e saj.

Triumfi në BBVIP s’mjafton? Gjestit i ndodh e papritura për herë të parë…

Rubrika “Social Top 5” e emisionit “Live From Tirana” ka publikuar renditjen e re javore të personazheve që kanë fituar (apo humbur) më shumë ndjekës në “Instagram”.

Në fokus këtë javë janë ish-banorët e “Big Brother VIP 4”, të cilët po vazhdojnë të tërheqin vëmendje edhe jashtë shtëpisë.

Në vend të pestë renditet Gjesti, i cili për herë të parë ka shënuar rënie në ndjekës, duke humbur 1 mijë, nga 610K në 609K. Rozana Radi qëndron e pandryshuar me 469 mijë ndjekës.

Në vend të tretë vjen Egli Tako me një rritje të lehtë prej 1 mijë ndjekës, duke shkuar nga 361K në 362K. Ndërkohë, Gerta Gixhari ka përjetuar një rritje të ndjeshme me 12 mijë ndjekës, duke kaluar nga 108K në 120K.

Kryesuesja absolute për këtë javë është Loredana Brati, e cila ka fituar 13 mijë ndjekës të rinj. Nga 149K javën e kaluar, tashmë ajo numëron 162 mijë ndjekës në profilin e saj.

Goditi Gjestin në Big Brother, Jozi me një mesazh të pazakontë: Unë Jam…

Këngëtari shqiptar Jozi Marku ka bërë një postim të pazakontë në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet i hipur mbi një kalë, në një ambient natyror.

I veshur me stil të thjeshtë dhe tërheqës, ai ka zgjedhur ta shoqërojë fotografinë me një mesazh.

“Unë jam i modës së vjetër, ende besoj në Respekt. Ju dua”.

 

 

Goditi Gjestin në Big Brother, Jozi bën këtë veprim tani

Fjalë që prekin zemrën – ‘Ishallah ki mem fal bir’, shkruan Fifi mes lotësh

Këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun, Fifi, ka prekur ndjekësit me një rrëfim emocional të ndarë në një Instagram Story. Ajo ka publikuar një moment të ndjeshëm nga një video-telefonatë me të birin, që ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale.

Në mesazhin e saj të sinqertë, Fifi ka shprehur dhimbjen dhe fajin që ndjen si nënë, për shkak të mungesës fizike pranë djalit të saj të vogël.

“A e din çka m’dhem ma së shumti në botë..? Që s’muj me qenë nana ‘perfekte’ për ty bir,” ka shkruar ajo me shumë ndjenjë, duke lënë të kuptohet për peshën emocionale që e shoqëron në përditshmëri.

 

 

Ajo shton se kjo dhimbje bëhet edhe më e rëndë kur të tjerët ia kujtojnë këtë fakt, duke i thelluar ndjesinë e mungesës dhe fajit.

“Hala ma shumë m’djeg që s’jam çdo ditë afër teje. Ishallah ki mem fal bir,” përfundon këngëtarja, duke emocionuar fansat me fjalët që vijnë nga zemra.

Shpërthen rrjeti, Egli dhe Olsi Bylyku shihen bashkë në koncert?

Një video është bërë mjaft virale në rrjetet sociale, ku pretendohet se dy personazhet e njohur, dikur partnerë, Egli Tako dhe Olsi Bylyku janë në praninë e njëri-tjetrit.

Sipas pamjeve të publikuara, thuhet se Olsi dhe Egli janë bashkë në koncert duke shijuar momentin bashkë. Mirëpo e vërteta është ndryshe!

Vajza që shihet pranë Olsit, edhe pse ka ngjashmëri me Eglin, nuk është ajo, por këngëtarja Krusita, e cila ka edhe projekte muzikore me Olsin.

Ja që mori fund dilema: Vajza në video nuk është Egli Tako por Krusita.

Shiko videon:

 

Nuk pritej, ja kush ka humbur më së shumti ndjekës në “Instagram”

Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.

Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar te “Big Brother VIP 4” dhe ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

Në vend të pestë, për herë të parë, renditet Gjesti, i cili këtë herë rezulton me humbje. Nga 610K, Gjesti ka humbur 1 mijë ndjekës dhe tashmë numëron 609K. Rozana Radi nuk ka pësuar asnjë ndryshim nga java e kaluar dhe numëron sërish 469K.

Në vend të tretë renditet Egli Tako me vetëm 1 mijë ndjekës të shtuar. Nga 361K, Egli tani ka 362 mijë ndjekës në “Instagram”-in e saj. Gerta Gixhari nga ana tjetër, ka fituar plot 12 mijë ndjekës. Nga 108K që numëronte javën e shkuar, tani ajo ka 120K ndjekës. Në vend të parë edhe për këtë javë renditet Loredana Brati me plot 13 mijë ndjekës të shtuar. Nga 149K fansa, tani ajo numëron 162K në faqen e saj.

Gresa flet për herë të parë: A ia mori Vullneti të dashurin?

Aktorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3 ishte e ftuar sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Përveç planeve të saj për karrierën, ajo foli edhe për të thënat e  prishjes së një miqësie.

Prej disa javësh, në rrjete sociale po qarkullojnë zëra se miqësia e saj me gazetarin dhe ish-banorin tjetër të BBVK3, Vullnet Krasniqin ka marrë fund.

Por a ka ndodhur me të vërtetë ndonjë krisje mes tyre, apo gjithçka është vetëm një lojë për të tërhequr vëmendje?