div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-8 category-paged-8 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Labinot Rexha ofendon rëndë Leonora Jakupin, i referohet me…

Këngëtari Labinot Rexha duket se nuk po gjen qetësi as pas eliminimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, pasi së fundmi ka shpërthyer me akuza të forta në rrjetet sociale ndaj banorëve, ish-banorëve dhe produksionit të spektaklit.

Ai nuk i kurseu as opinionistet e këtij edicioni, duke përfshirë edhe aktoren Olta Gixhari dhe këngëtaren Leonora Jakupi.

Situata mori përmasa më të mëdha kur Labi publikoi një postim ku kritikonte ashpër qasjen e Leonorës ndaj banorëve. Në shkrimin e tij, ai përdori një term ofendues duke iu referuar asaj si “Leonora Jakupeski”, gjë që u konsiderua nga ndjekësit si fyerje e rëndë dhe e papranueshme.

Reagimet nuk vonuan të shpërthenin në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kritikuan ashpër për gjuhën e përdorur dhe tonin e ashpër. Përballë valës së komenteve negative dhe presionit publik, këngëtari e fshiu postimin brenda një kohe të shkurtër.

Megjithatë, edhe pse statusi u hoq, deklarata e tij tashmë kishte bërë xhiron e rrjetit, duke shkaktuar debat të gjerë mes fansave të spektaklit dhe publikut online, ndërsa mbetet për t’u parë nëse situata do të marrë reagime të tjera nga personat e përfshirë.

Konfirmohet çifti i ri i showbizit, Atilla Kardesh krah këngëtares së njohur

Këngëtarja shqiptare Eva Ndoja duket se ka konfirmuar lidhjen e saj më të re.

Ajo ka publikuar një foto në rrjetet sociale me Atilla Kardeshin, duke ngritur dyshimet se dyshja janë çifti më i ri i showbiz-it shqiptar.

Në postimin e shpërndarë në TikTok, Eva ka shkruar: “Urime Dita e Shën Valentinit, zemra ime”, një dedikim romantik që u interpretua menjëherë nga ndjekësit si konfirmim i lidhjes së tyre.

Deri tani, as Eva dhe as Atilla nuk kanë bërë një deklaratë tjetër publike, por postimi i fundit duket se flet vetë./Indeksonline/

Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja

Festim Arifi rrëfen përvojën e tij të fëmijërisë ku tregon se babai i tij u arrestua kur ishte vetëm 5-6 vjeç dhe nuk e pa për dy vjet, duke përjetuar frikën dhe pasigurinë e asaj kohe.

“Më rrok edhe mu te qata njerëz, edhe unë e kam pa babën t’u ma arrestu, unë e kam çel derën, i kam pas 5-6 vjeç. Fati pshtoi qysh pshtoi. Unë jam kanë t’u lujt me kilikera. Ma kanë bo në gjuhën e tyre ‘ku e ke babën’, edhe s’e kam pa dy vjet”.

Ai shtoi se heronjtë për të nuk lidhen me personazhe si Spiderman apo Batman, por me përvojën e tij:

“S’u kanë për mu Spidermani, as Batmani, për mu është kanë UÇK-ja. Unë jam kanë në Prishtinë, na veç kena ditë që filani është në UÇK. Përndryshe, gjeneratat e reja është gjithmonë mirë me u informu. Secili profesor e njeri i edukum, e ka porosinë e njëjtë, është me u informu. Ma mirë me lexu libra, se komente”, tha Lyrical Son në Klan Kosova

Ndërkaq, Lyrical Son do të jetë një nga artistët që do të performojnë në marshin “Drejtësi, jo politikë”.

Gruaja serbe e përfshirë në dramën me Labinot Rexhën mbështet Elijonën

Stefana, gruaja serbe që ishte pjesë e debatit mbi Labinot Rexhën në Big Brother VIP Kosova, ka dalë hapur duke mbështetur Elijonën në garën e televotimit.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka ftuar ndjekësit të votojnë për rivalen e Labit, duke i dhënë rëndësi të veçantë përplasjes së tyre të mëparshme brenda shtëpisë.

Leonora Jakupi flet për herë të parë për jetën private: Është një dashuri 15-vjeçare, jetojmë bashkë

Këngëtarja Leonora Jakupi në emisionin “Weekend” ka folur edhe për jetën personale.

Artistja e njohur shqiptare si rrallëherë ka komentuar lidhjen e saj 15-vjeçare.

Derisa marrëdhënien e ka cilësuar si shumë stabile, të gjatë dhe plot përkrahje, ku gjen komoditet dhe rehati.

Foto: Instagram

“Është një dashuri 15 vjeçare, e gjatë, stabile, tek e cila gjej shumë komoditet, shumë rehati dhe përkrahje. Jetojmë bashkë, u bë kohë”, u shpreh ajo.

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4 shtoi se partneri i saj nuk do të që të jetë publik.

Gjithashtu shpjegon se mungesa e babait ka bërë që ajo të hezitojë për të bërë një dasmë, një çështje që e ndjen ende si të ndjeshme dhe të vështirë për t’u realizuar.

Kjo pasi e kishte ëndërr që në fëmijëri që një ditë ta përjetonte një emocion të tillë. 

”Faleminderit o Allah”, Adri dhe Iliriana përjetojnë emocionet e paharrueshme shpirtërore pranë Qabes

Adri dhe Iliriana kanë përjetuar një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre shpirtërore gjatë vizitës në Qabja.

Me zemrat e mbushura me emocion dhe mirënjohje, ata ndanë një mesazh të thellë besimi: “Lum që jemi afër Teje, Faleminderit o Allah ”.

Kjo vizitë pranë vendit më të shenjtë të Islamit shënon një ngjarje të veçantë për ta, duke sjellë një ndjenjë të thellë shpirtërore.

Vizita në Qabja është një përvojë që shumë besimtarë e përjetojnë si një thirrje për reflektim dhe lutje.

Adri dhe Iliriana, si shumë të tjerë, e shohin këtë vend si një burim paqeje dhe shprese, duke u lidhur më afër me besimin e tyre. Kjo përvojë e veçantë i ka ndihmuar ata të rishikojnë vlerat dhe qëllimet e jetës së tyre.

Qabja, si një simbol i unitetit dhe besimit, ka një rëndësi të veçantë për myslimanët anembanë botës.

Ajo përfaqëson një vend ku besimtarët mblidhen për të kërkuar falje dhe udhëzim nga Zoti. Adri dhe Iliriana e ndjenë këtë energji pozitive gjatë vizitës së tyre, duke u bërë pjesë e një tradite të lashtë.

Leonora Jakupi e thotë publikisht: Po, ndonjëherë e veshi jelekun antiplumb

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka thënë se ka raste kur e vesh jelekun antiplumb.

Ajo ka folur për nevojën për të mbrojtur veten nga rreziqet e mundshme, duke thënë se herë pas here viesh jelekun antiplumb, duke shtuar se “bota është e egër”.

“Me raste po, e veshi jelekun antiplumb, është botë e egër, botë që nuk ta fal minutin. Më ka mbet nga fëmijaëria ime, me qenë protektikve, ehde ndaj vetës time. Zgjedhi mos me pas shumë miq të ngushtë. Dhe privatësinë time ta ruaj me rrethin tim më të ngusht“, tha Leonora Jakupi në “Weekend”.

Leonora ndan një foto me partnerin

Këngëtarja dhe opinionistja e BBVK, Leonora Jakupi, ka befasuar ndjekësit me një postim tejet të veçantë në këtë ditë dashurie. Ndonëse njihet si një nga personazhet më të rezervuar, Leonora ka bërë një përjashtim të ëmbël duke ndarë një pjesë nga jeta e saj private.

Prej vitesh, ajo shijon një lidhje të qëndrueshme dashurie, por gjithmonë është kujdesur me fanatizëm që identitetin e partnerit ta mbajë larg syrit të mediave. Megjithatë, këtë herë, një tufë gjigante me trëndafila të kuq dhe dy duar që shtrëngohen fort, kanë folur më shumë se çdo fjalë!

Edhe pse fytyra e tij mbetet ende një mister, ky gjest është parë si një konfirmim i bukur i lumturisë që këngëtarja po përjeton.

Eskalon Labi, e quan babanë e Elijonës kriminel

Labi ka lëshuar akuza të forta drejt Elijonës,duke pretenduar se ajo po përdor gënjeshtrat për t’u viktimizuar para publikut.

Sipas tij Elijona po mbron babanë e saj ndonëse ka ushtruar dhunë.

“Kjo po e mbron kriminelin”, tha Labi.

Në anën tjetër, Elijona tha se ndjen keqardhje për Labin.

“Thjesht nuk po mundem më. Që dy muaj e gjysmë jam duke e mbrojtur familjen time, veten, identitetin e nënës po ashtu edhe babanë tim. Boll më. Se unë këtu kam ardh për vete, unë përballna me Labin sa të doni, ky është zero. Çka din me bë ai është me të prek në plagë që ende nuk janë shëruar, pse, sepse është njeri i ligë”, u shpreh Elijona.

Anulohet meçi, Drilon Rama mbetet pa boksuar në Londër

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, është përballur me një situatë të papritur vetëm pak orë para se të bënte rikthimin e tij të madh në ring. Boksieri, i cili kishte udhëtuar drejt Londrës me synimin për të zhvilluar ndeshjen e radhës këtë të premte, ka njoftuar ndjekësit e tij se dueli nuk do të ndodhë. Eventi i organizuar nga “Warren Boxing Management” në Grays është anuluar tërësisht për shkak të disa problemeve shëndetësore të raportuara te boksierët e tjerë pjesëmarrës, një situatë që organizatorët e kanë cilësuar si jashtë kontrollit të tyre.

Driloni, i cili tashmë ndodhet në Britaninë e Madhe i shoqëruar nga ekipi i tij, ka reaguar menjëherë përmes një video-mesazhi, duke konfirmuar se përballja e shumëpritur është shtyrë. I veshur sportiv dhe në rrugët e Londrës, ai nuk e fshehu keqardhjen që përgatitja e tij intensive kësaj radhe nuk do të finalizohet me një ndeshje.

“E kam një lajm jo të mirë. Krejt eventi është anulu. Janë sëmurë shumë boksiera,” u shpreh Driloni për ndjekësit e tij. Ai theksoi përkushtimin e ekipit të tij për këtë datë: “Jena ardh me trenerë, shokë krejt, jena përgatitë shumë mirë për meç, por s’e ka shkru Zoti me u rre këtë herë.”

Pavarësisht këtij anulimi të minutës së fundit, kampioni i BBVK3 ka garantuar se ky është vetëm një ndim momental dhe se karriera e tij do të vazhdojë me ritme të larta. “Boksi nuk ndalet, na presin edhe shumë evente të mëdhaja,” deklaroi ai, duke u kërkuar ndjesë të gjithë mbështetësve që kishin planifikuar të ishin të pranishëm për ta përkrahur fizikisht. Organizatorët kanë bërë të ditur se data e re e eventit do të komunikohet në një moment të dytë.