Këngëtarja dhe influencerja, Benita Zena që është pjesë e BBVK4 në klipin prezantues tha se pika e saj më e fortë është karakteri dhe me të i tërbon çunat.
“Nofka jem në shtëpi do të jetë diamanti. Kam me dridh shpinë”, tha ajo.
Benita bëri me dije se është single por nuk e di se si do të dal.
Sonte nis edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova, një prej formateve më të ndjekura televizive në vend.
Me hapjen e sezonit të ri, pritshmëritë e publikut janë rritur, sidomos për përbërjen e opinionistëve dhe mënyrën si do të zhvillohet loja këtë vit.
Prej ditësh është përfolur se Leonora Jakupi do t’i bashkohet produksionit si opinioniste, një rol që do t’i shtonte dinamizëm dhe diskutim mbrëmjeve në Prime.
Në prag të nisjes së spektaklit, këngëtarja ka publikuar një fotografi nga Shqipëria, duke treguar se ndodhet në Tiranë.
Postimi i saj ka ngjallur reagime të shumta, me shumë që komentojnë nëse e ka bërë për të tërhequr vëmendje, apo se nuk qëndron një gjë e tillë.
Ndërkohë, atmosfera para nisjes së spektaklit është e mbushur me kuriozitet për banorët e rinj dhe surprizat që produksioni ka paralajmëruar.
Me gjithë zhurmën që ka krijuar ky edicion para nisjes, duket se publiku është gati për një sezon edhe më dinamik dhe të mbushur me ngjarje të forta.
Pas pak orësh starton Big Brother VIP Kosova, edicioni i katërt, dhe atmosfera është ndezur më shumë se kurrë. Kurioziteti kryesor i natës së parë mbetet kasti, por këtë herë ka një detaj që e ngrit temperaturën e pritjes: një rikthim i papritur.
Sipas informacioneve, këtë vit në shtëpi do të hyjë sërish një nga ish-banorët e edicionit të kaluar, i cili e ndërpreu lojën në gjysmë të rrugëtimit. Deri më tani produksioni nuk ka zbuluar asnjë të dhënë.
Në edicionin e kaluar ka pasur disa raste të banorëve që u përjashtuan ose e braktisën vullnetarisht garën, ndaj mbetet të shihet se cili prej tyre do të rikthehet këtë herë për të luftuar sërish për çmimin prej 200 mijë eurosh.
Surpriza zbulohet sonte. Dera e BBVK4 hapet — dhe rikthimi pritet të jetë një nga momentet më të bujshme të natës.
Top Channel ka larguar nga emisioni i mëngjesit “Wake Up” dy moderatoret, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj.
Ky vendim i menjëhershëm i drejtuesve të televizionit ka ardhur si pasojë e konflikteve të vazhdueshme mes dy moderatoreve.
Burime të VoxNews bëjnë me dije se raportet mes Enxhit dhe Neadës kanë qenë të tensionuara prej kohësh.
Fatkeqësisht, konflikti nuk është ndalur më vetëm te fjalët; tensionet mes tyre ishin aq të thella sa situata, sipas informacioneve, degjeneroi deri në përplasje fizike mes dy moderatoreve. Ky akt ka detyruar drejtuesit e televizionit të marrin masën më të rëndë të mundshme për ruajtjen e etikës dhe ambientit të punës.
Edhe pse përplasjet fizike kanë ndodhur jashtë kamerave, ftohtësia mes dy vajzave ishte e dukshme për shikuesit edhe gjatë transmetimit të fundit. Kolegu i tyre, Blendi Salaj, i cili kompletonte treshen e mëngjesit në Top Channel, përpiqej të mbante balancën mes tyre.
Kjo treshe – Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, ishin zërat me të cilët nisnin ditën shumë të apasionuar pas radios apo te tjerë që nuk kanë kohën e mjaftueshme për t’u ulur përpara ekranit.
Vendimi i Top Channel dërgon një sinjal të qartë se sjellje të tilla nuk do të tolerohen brenda mjediseve të punës.
Pritja ka marrë fund! Edicioni i katërt i spektaklit më të madh në rajon, “Big Brother VIP Kosova 4”, do të nisë sonte me Primen e parë, duke sjellë banorët e rinj dhe intriga të reja në ekran.
Për të siguruar që asnjë shikues të mos e humbasë këtë nisje madhështore, moderatori i formatit, Alaudin Hamiti, ka përdorur rrjetet sociale për të njoftuar publikun mbi të gjitha platformat ku mund të ndiqet transmetimi i drejtpërdrejtë.
Në një njoftim të shpërndarë pak çaste më parë, Hamiti konfirmoi se Prime i parë do të jetë qasshëm në një gamë të gjerë platformash televizive dhe dixhitale.
Kjo qasje e gjerë synon të kapë shikuesit jo vetëm në Kosovë, por edhe diasporën dhe audiencën në rajon. Shikuesit mund të ndjekin spektaklin përmes:
Klan Kosova (Televizioni kryesor transmetues)
ArtMotion
Digitalb
Tring
NiMTV
YouTube
Përfshirja e YouTube është veçanërisht e rëndësishme, pasi i lejon shikuesit ndërkombëtarë të shohin live momentet kyçe të mbrëmjes, duke rritur ndjeshëm audiencën globale të formatit.
Me njoftimin e tij, Alaudini ka rritur edhe më tej kuriozitetin, teksa publiku pret me padurim të zbulojë emrat VIP që do të hyjnë sonte dhe dinamikat e para brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se “reagimet nga të gjithologët” për mbylljen e përkohshme të kanalit të televizionit Tëvë1 në platformën Youtube, janë brumi i episodit potencial të ardhshëm të serialit satirik Logjikonomia.
Zëdhënësi i partisë në pushtet Arlind Manxhuka, në një deklaratë në rrjetin social Facebook të hënën, nënkuptoi se Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me mbylljen e përkohshme të kanalit shkaku i një episodi të Logjikonomisë.
Sipas tij, reagimet rreth “kinse mbylljes së kanalit të TËVË nga pushteti, për shkak të një episodi të Logjikonomisë” përbëjnë ndoshta skenarin për episodin e radhës të serialit.
“Reagimet nga të gjithologët për kinse mbylljen e Kanalit të TËVË nga pushteti, për shkak të një episodi të Logjikonomisë, nuk janë asgjë tjetër veçse potencialisht episodi i radhës së vet këtij seriali”, tha Mnaxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kanali në Youtube i televizioni Tëvë1 u mbyll përkohësisht mes të dielës dhe të hënës, pak orë pas transmetimit të një episodi të serialit satirik Logjikonomia, në të cilin protagonistët ironizonin me militantët e partisë në pushtet.