Gjesti reagon pas fitimit të BBVA: Jam tu u ndi…

Fituesi i Big Brother Vip Albania, Gjesti pak minuta më parë ka bërë reagimin e parë përmes rrjeteve sociale.

“Po dal prej ni eksperience qe s’kom me harru kurre! S’e kom dite qe jashte atyne mureve ka me m’prit kaq shume dashni. Jom tu u ndi shume i bekum! Falemnderit per krejt mesazhet, dashnine dhe përkrahjen qe ma keni dhon! Prej pamundësisë me ja kthy secilit, po du me ju thonë qe jom shume mirënjohes edhe ju du pafund.! Gati per patitullin e ri.”, ka shkruar Gjesti ,transmeton IndeksOnline.

Nga ana tjetër, Gjesti po vazhdon romancën e krijuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Ai dhe Egli nuk po ndahen nga njëri- tjetri.

Gjesti reagon për herë të parë si fitues i BBVA4

Gjesti ka triumfuar në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, duke u shpallur fitues i këtij sezoni dhe rrëmbyer zemrat e publikut me rrugëtimin e tij emocional.

Gjesti menjëherë pas marrjes së çmimit ka reaguar në rrjetin e tij social Instagram.

Përmes një videoje ai ka falenderuar të gjithë përkrahësit.

”Faleminderit nga zemra për këtë vlerësim! Jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen dhe besimin tuaj. Ky çmim nuk do të ishte i mundur pa ju … Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi me mua!” ka shkruar ai.

Pas fitores, Gjestit i ndodh e papritura/FOTO

Fitorja në “Big Brother VIP Albania 4” nuk i solli vetëm çmimin e madh prej 100 mijë eurosh Gjestit, por edhe një shpërthim të vërtetë në rrjetet sociale.

Vetëm pak minuta pas shpalljes si fitues, profili i tij në Instagram njohu një rritje të menjëhershme të ndjekësve.

Nga 544 mijë që kishte më herët, numri u rrit me shpejtësi, duke arritur në afro 552 mijë ndjekës.

Ky reagim i menjëhershëm nga publiku tregon për ndikimin e madh që ka pasur ai gjatë qëndrimit në shtëpi dhe mbështetjen e madhe që ka fituar nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit

Zbulohet mënyra unike se si do të shpallet fituesi i ‘BBVA’

Edhe shumë pak momente na ndajnë nga shpallja e fituesit të Big Brother VIP Albania, ku në dyshën e fundit, sipas të gjitha sondazheve, mund të jenë Gjesti dhe Rozana.

Në një video live në Instagram mes ish-fituesit të Big Brother 6, Anaid Kaloti, Tea Dupi dhe ish-banorit të Big Brother VIP 4, Indritit, Anaidi tregoi se shpallja e fituesit do të bëhet në një mënyrë që nuk e kemi parë më parë, ku dyshja e fundit do të hipin në dy ashensorë dhe do të tregohen se cili është fituesi.

Kjo mënyrë e shpalljes së fituesit rikthehet pas më shumë se 14 vitesh, ku në të njëjtën mënyrë është shpallur fituese Ermela Mezuraj në Big Brother 4.

Xheneta nuk mund ta frenoj xhelozinë? Në natën finale bën veprimin e papritur ndaj Gjestit dhe Eglit

Ajo është tejet aktive në rrjete sociale.

Sot në natën finale të ish të dashurit të saj Gjestit, publikon nje thumb direkt për të dhe Eglin.

Së bashku me Brikendën ata publikuan një instastory duke thënë:‘Ma çift jena na se do do qe e kane natën e fundit sonte’

A po kërkon Xheneta vëmendjen e rrjetit?

 

Ndodh edhe një incident në finale: Vëllait të Madh i del situata nga kontrolli

Aktori Laert Vasili ka arritur të jetë një nga finalistët e Big Brother VIP Albania.

Sonte, gjatë finales, Vëllai i Madh transmetoi një klip rrëfim për rrugëtimin e tij në shtëpi, pas të cilit Laerti u surprizua nga familjarët.

Por, gjatë këtij momenti emocional, ndodhi një incident teknik.

Teksa Laerti takohej me të afërmit, banorët e tjerë ndodheshin në një nga dhomat e shtëpisë. Për shkak të një gabimi, regjia lëshoi audion e mikrofonëve të tyre në transmetim direkt. Në audio dëgjoheshin Gjesti dhe Rozana duke thënë: “Vëllai i Madh nuk është në monitor”.

Ky incident shton një tjetër moment të papritur në natën finale të spektaklit.

“Këta dy banorë do të shkojnë kokë më kokë për çmimin e madh”

Amber, ish-banorja e BBVA4 ka mbërritur në ambientet ku pas pak pritet të fillojë finalja e madh.

E njëjta është shpehur se beson që Rozana dhe Gjesti do të shkojnë kokë më kokë për çmimin e madh.

“Me të dy personat që unë mendoj që do të dalin kokë më kokë [Gjesti dhe Rozana] mendoj që do të fitojë Rozana Radi, por me klikimet, si pesoni më i klikuar që është Gjesti, duhet ta marri Gjesti për mednimin tim”, u shpreh ajo.

Jozi nuk merr pjesë në finale, shpreh hapur mbështetjen për këtë banorë

Finalja e shumëpritur e Big Brother VIP Albania 4 po mbahet sonte, por një prej ish-banorëve që ka tërhequr vëmendje të madhe javën e fundit, Jozi Marku, mungon plotësisht në mbrëmjen përmbyllëse.

Mesa duket, Jozi nuk ka qenë i ftuar fare nga produksioni, dhe arsyeja pritet të jetë e lidhur me sjelljen e saj të papranueshme në javën e kaluar, kur ajo sulmoi fizikisht dhe verbalish banorin finalist Besart Kelmendi (Gjesti) gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Incidenti shkaktoi reagime të forta në rrjete sociale dhe u konsiderua si një prej momenteve më të tensionuara të këtij sezoni. Mungesa e tij në finale është e dukshme, dhe shumë fansa janë të habitur me këtë vendim nga ana e produksionit. Ndërkohë, Jozi përsëri e ka bërë prezencën e tij të ndjeshme përmes mediave sociale.

 

Megjithëse jashtë shtëpisë dhe e përjashtuar nga finalja, Jozi ka vazhduar të jetë aktive në rrjetet sociale, ku së fundmi ka publikuar një fotografi përkrah Rozana Radit, duke i dhënë asaj mbështetje të hapur.

Ky veprim ka nxitur reagime të ndryshme, me disa fansa që e mbështesin, duke e parë si një shenjë solidare për një kolege të përjashtuar nga spektri i garave.

Ai madje i ka bërë thirrje ndjekësve të tij që të votojnë për këngëtaren, duke e cilësuar si të vetmen që e meriton fitoren. Jozi ka theksuar rëndësinë e mbështetjes mes kolegëve dhe mbështetjeve në një garë ku emocionet janë në max, duke ofruar një perspektivë më të butë për situatën.

Befason Kaci: Nën 10 mijë euro as nuk e kisha prekur klientin

Stilisti Kaci Lleshi ka qenë i ftuar së fundmi në “Elite Way”, ku ka folur për profesionin që e ushtron prej shumë vitesh.

Ndër të tjerash ai është pyetur edhe për çmimet e larta pasi ka pasur vazhdimisht komente e reagime.

Kaci thotë se ai e vlerëson veten edhe më shumë, por e respekton së pari shtetin ku ndodhet, sepse do të vepronte ndryshe.

Sipas tij, çmimi nuk bën të arsyetohet, pasi nën 10 mijë euro as nuk do e kishte prekur klientin.

“Është bërë e tepërt kjo puna e çmimeve, unë e vlerësoj veten shumë më shumë se ato çmime. Derisa çdo frizurë timen, nesër e shoh te çdo frizer na bëjnë edhe ‘tag’, kështu që ato çmime është pak marre edhe me i diskutu”, u shpreh ai.

Unë duke e respektu vendin tim, për atë çmim nuk ia vlen as me u çu me punu, por e dua punën time profesionin tim, edhe prej ditës së parë nuk e kemi bërë vetëm për pare”.

“Unë më dhimbset vetja me e kap krahërin për 10 mijë euro. Kështu që ai çmim nuk bën as të flitet. Çmimi arsyetohet. Nër 10 mijë euro nuk kisha bërë frizurë, nuk e kisha prek as klientin. Vetëm jam ku jam, në Kosovë, e dua vendin tim e dua popullin tim. Ai çmim për mua 400 euro hiç nuk e vlerësoj, si çmim, nëse e shikoj me e vlerësu veten”, shtoi ndër tjerash Kaci.

Gjesti në gjendje të rënduar emocionale, nuk i ndalen lotët derisa qëndron në oborr

Banori nga Kosova i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, është parë të shtunën duke kaluar një moment emocionalisht të rënduar brenda shtëpisë.

Gjesti shihet i vetëm në oborr, i mërzitur dhe me lot në sy në një video që është shpërndarë në rrjetin social X.

Derisa, pamjet kanë prekur ndjekësit, të cilët kanë komentuar situatën duke shprehur shqetësim për gjendjen e tij emocionale.

Ky moment rëndues për të vjen pas një debati të ashpër me ish-të dashurën e tij, Egli, me të cilën ka pasur disa përplasje të vazhdueshme kohët e fundit.

Marrëdhënia mes tyre ka qenë e tensionuar që nga rikthimi i Eglit në shtëpi, duke mos i dhënë më një tjetër shans lidhjes së tyre.

Në rrjetet sociale, fansat janë ndarë në opinione të ndryshme. Disa shprehin mbështetje për Gjestin dhe e konsiderojnë situatën një dëshmi të ndjenjave të tij të vërteta për Eglin, ndërsa të tjerë e kritikojnë për sjelljen e tij në raport me ish-partneren.