Gjesti ia thotë fjalët e papritura Eglit: Të betohem…

Mbrëmjen e kaluar, pas Prime-it, Egli dhe Gjesti biseduan së bashku rreth raportit të tyre. Banori i tha se ajo meriton dikë më të mirë e më të sjellshëm, por duket se kjo nuk u prit aspak mirë nga Egli.

Biseda mes tyre:

Gjesti: Ti meriton një djalë më të mirë dhe më të sjellshëm se unë

Egli: E ke vendosur që nuk je ti ai djali.

 

Gjesti: Nuk e kam vendosur, unë jam ky djali

Egli: Nuk je ti ai që vendos se çfarë meritoj unë?

Gjesti: Betohem në Zot që nuk ndjej asgjë për ty

Egli: Para 20 sekondash the që ndjej diçka, se po më bën të dukem si dikush tjetër këtu

Gjesti: Asnjë ndjenjë nuk e kam

Gjesti sot ka një surprizë në BBVA

Menaxheri Xhani Demika, ka njoftuar se Gjesti do të ketë një surprizë sot në BBVA.

Thashetheme të shumta po fliten në rrjetet sociale për të, mirëpo kjo duket të jetë e vërtetë, shkruan IndeksOnline.

Postimi i Demikës rreth surprizës së Gjestit është shpërdarë edhe në Instagramit e këngëtarit, të cilin e menaxhojnë personat e besueshëm të tij.

Se çfarë ka përgaditur BBVA nuk dihet ende, ani pse tash e disa ditë po flitet se Xheneta do të hyjë në këtë reality show. Se kush do të jetë befasia e Gjestit do ta shohim në Prime-in e sotëm.

 

Postimi:

Xheneta do të bëhet pjesë e Big Brother Albania si banore?

Dy ditët e fundit të kësaj jave, mediet kanë bombarduar me lajme rreth Xhenetës dhe hyrjes së saj në Big Brother VIP Albania.

Burime për Prive Klan Kosova konfirmojnë se bukuroshja do të bëhet pjesë e edicionit të fundit të BBVIPAL.

Për shkak të situatës që është krijuar, ende nuk dihet nëse ajo do të hyjë të shtunën apo gjatë javëve në vazhdim

 

 

Mbetet të shihet se cilën ditë Xheneta do të futet në “Big Brother Vip Albania” dhe cila do të jetë dinamika e lojës mes saj dhe Gjestit.

Këta dy yje të “Big Brother Vip Kosova 3” do të jenë të vetmit konkurrentë nga Kosova në këtë garë.

Ky banor i “BBVA” është vëllai i Nedës?
Neda është opinioniste e këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania” dhe komentet e saj po mirëpriten

Kjo, nuk është hera e saj e parë në këtë pozitë, pasi këtë rol e kishte edhe në “Përputhen”.

Ndërkohë, Nedes këtë vit do ti duhet ta gjykoj edhe personin e saj më të dashur, vëllain.

Pak kush e dinte që Tiri Gjoci është vëllai i Nedes.

Drenusha Latifi reagon, ka disa fjalë për Atilla Kardesh

Drenusha Latifi, e njohur si ish-“Miss Kosova”, ka reaguar përsëri për raportin me ish- bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh.

Latifi ka folur për dhunën e ushtruar nga Kardesh, të cilin e ka akuzuar edhe sot përmes një postimi në Instagram.

Latifi dhe Kardesh jetuan për disa vite rresht në Suedi, dhe janë prindër të dy fëmijëve.

Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Pak durim …

Xheneta Fetahu ka reaguar për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 3.

Finalistja e këtij formati ka gjetur kohë për të shprehur një falënderim për të gjithë ata që e kanë përkrahur në këtë rrugëtim.

Ajo theksoi se ka nevojë për pak kohë pasi nuk është e gatshme akoma që të dalë në ndonjë intervistë.

Më poshtë lexoni reagimin e plotë:

“Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që më mbështetën gjatë gjithë kohës në Big Brother Kosova. E veçoj familjen time, shoqërinë time besnike dhe çdo individ që ka shprehur dashuri dhe kujdes për mua. Përkrahja juaj ka qenë një burim force dhe motivimi për të vazhduar

Dua gjithashtu të kërkoj ndjesë që ende nuk kam qenë e gatshme për intervista. Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashte asaj shtepie qe me ndryshoi jeten. Të kuptoni që kjo periudhë është e rëndësishme për mua. Për gazetarët, një apel për kujdes më të madh në përdorimin e fjalëve, sepse loja ka përfunduar dhe tani jam në jetën reale. Ju lutem, respektoni kufijtë dhe ruani integritetin e familjes sime, aman bile per ata te keni pak meshire kur e nxerni mllefin qe keni brenda.

Faleminderit të gjithëve për mbështetje, mirëkuptim dhe dashuri! Tregoni edhe pak durim

E juaja Xheneta”.

Ndërron jetë nëna e Shyhrete Behlulit, këngëtarja bën postimin prekës

Këngëtarja Shyhrete Behluli ka ndarë një lajm të trishtueshëm me ndjekësit e saj, njoftuar se ka humbur nënën e saj të dashur.

Shyhrete bëri publikimin e këtij lajmi të trishtë përmes një njoftimi të shpërndarë në platformat e saj sociale.

Ajo shprehu dhimbjen e thellë që ndien për këtë humbje të madhe, duke e përshkruar nënën si personin më të rëndësishëm në jetën e saj. Publikimi i saj përfshinte detaje rreth varrimit dhe një mesazh prekës për nënën e saj.

“NJOFTIM MORTOR

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Nana jone. Varrimi do të bëhet më 30.01.2025 në ora 15:00 në varrezat e Fshatit Mushtisht.

Nënë, mungesa jote është dhembja më e madhe, por dashuria dhe kujtimet e tua do të mbeten përgjithmonë në zemrën time”.

Xheneta hyn të shtunën në “BBVA”
Finalistja e edicionit të tretë të “BBVK” Xheneta Fetahu do të hyjë në “BBVA”.

Kështu ka bërë të ditur gazetari Lorik Kajtazi në emisionin “Shtatë” në Klan Kosova, shkruan Indeksonline.

Ai theksoi se nuk dihet a do jetë si banore apo vetëm për vizitë, por e sigurt është hyrja e saj.

Kujtojmë se Xheneta gjatë qëndrimit në “BBVK” krijoi lidhje me artistin Gjesti, i cili aktualisht gjendet në “BBVA”.

Gjesti bën deklaratën e shumëpritur për Eglin

Vëllai i Madh ka dënuar së fundmi Klajdin, Rozanën, Gjestin dhe G Banin, për shkak të thyerjes së rregullave.

Ata duhet të jetojnë larg banorëve të tjerë, në një shpellë, siç edhe përkon me veprimet e tyre.

Teksa po vazhdojnë jetesën aty, ata kanë vazhduar me diskutime për gjëra të ndryshme.

Ka qenë artisti pejan që tha se të gjithë në shtëpi janë falsë përveç Egli Takos.

Në bisedën me Klajin, ai u shpreh: “Krejt janë fake përveç njërës. Egli e ka tamam zemrën e pastër, është krejt si unë. Nuk është mendimi im, por është”.

Tutje theksoi: “Nëse nuk di të bëj lojë është tjetër gjë, sillet me familje si me shoqëri. Nuk ka nevojë që ta njohësh shumë vjet, vet energjia”.

Xheneta po e shijon Prime-in e BBVA, ja ku ndodhet

 

 

Ish banorja e BBVK, Xheneta Fetahu po e shijon Prime-in e BBVA.

 

 

 

 

Ajo iu ka dhënë fund thashethemeve për hyrjen e saj si banore në atë reality show, shkruan IndeksOnline.

Ajo ka postuar një foto nga shtëpia e saj, duke pirë shampanjë.

”Shtëpi e ëmbla shtëpi”, ka qenë mbishkrimi i saj.

 

 

 

Postimi i plotë: