Xheneta hyn të shtunën në “BBVA”
Finalistja e edicionit të tretë të “BBVK” Xheneta Fetahu do të hyjë në “BBVA”.

Kështu ka bërë të ditur gazetari Lorik Kajtazi në emisionin “Shtatë” në Klan Kosova, shkruan Indeksonline.

Ai theksoi se nuk dihet a do jetë si banore apo vetëm për vizitë, por e sigurt është hyrja e saj.

Kujtojmë se Xheneta gjatë qëndrimit në “BBVK” krijoi lidhje me artistin Gjesti, i cili aktualisht gjendet në “BBVA”.

Gjesti bën deklaratën e shumëpritur për Eglin

Vëllai i Madh ka dënuar së fundmi Klajdin, Rozanën, Gjestin dhe G Banin, për shkak të thyerjes së rregullave.

Ata duhet të jetojnë larg banorëve të tjerë, në një shpellë, siç edhe përkon me veprimet e tyre.

Teksa po vazhdojnë jetesën aty, ata kanë vazhduar me diskutime për gjëra të ndryshme.

Ka qenë artisti pejan që tha se të gjithë në shtëpi janë falsë përveç Egli Takos.

Në bisedën me Klajin, ai u shpreh: “Krejt janë fake përveç njërës. Egli e ka tamam zemrën e pastër, është krejt si unë. Nuk është mendimi im, por është”.

Tutje theksoi: “Nëse nuk di të bëj lojë është tjetër gjë, sillet me familje si me shoqëri. Nuk ka nevojë që ta njohësh shumë vjet, vet energjia”.

Xheneta po e shijon Prime-in e BBVA, ja ku ndodhet

 

 

Ish banorja e BBVK, Xheneta Fetahu po e shijon Prime-in e BBVA.

 

 

 

 

Ajo iu ka dhënë fund thashethemeve për hyrjen e saj si banore në atë reality show, shkruan IndeksOnline.

Ajo ka postuar një foto nga shtëpia e saj, duke pirë shampanjë.

”Shtëpi e ëmbla shtëpi”, ka qenë mbishkrimi i saj.

 

 

 

Postimi i plotë:

Driloni nuk ia përmend as emrin Edit: Nuk e di pse u prek ai djali… (Video)

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, ka reaguar pas akuzave të Eduard Kuçit, ish-banor i këtij edicioni.

Ai tha se nuk e di se pse Edi është prekur kaq shumë dhe se mos kthimi i mesazheve nuk kishte të bënte me të.

“Nuk e di se pse është prek kaq shumë, unë dy dit nuk i kam kthy askujt mesazh as babit dhe as mamit. Telefonin e ka pas vëllai im dhe unë kam qëndruar me familjarë që janë në Kosovë”, u shpreh ai.

Edi ka hedhur akuza drejt Drilonit, duke thënë se ky i fundit nuk është treguar mirënjohës për krejt çka ka bërë ai për të.

 

Drilon Rama thirrje përkrahësve të tij: Mos e shkatërroni Edin, se e di çka mund t’i bëni – por as mos i besoni

Drilon Rama, fitues i edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, ka bërë një thirrje për përkrahësit e tij që të mos ndërmarrin veprime kundër ish-shokut të tij të shtëpisë, Eduard Kuqi, raporton Demos.

Në live- in e tij Driloni ka theksuar se e di se çfarë fuqie kanë fansat e tij, por ka apeluar që të mos e “shkatërrojnë” Edin dhe të mos i besojnë gjithçka që thuhet.

Kjo thirrje vjen pasi duket se mes tyre ka pasur tensione pas përfundimit të spektaklit, edhe pse gjatë lojës ata kanë qenë miq të afërt.

Raporti mes Drilonit dhe Edit është vënë në pikëpyetje nga deklarata dhe reagimi i Edit pas përfundimit të spektaklit, dhe kjo ka shkaktuar ndarje edhe mes përkrahësve të tyre.

Gjesti i martuar? Zbulohet kush është Diellza që ai po e përmend shpesh

Shumë po përflitet për jetën personale të Gjestit, veçanërisht përgjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Refuzimi i tij për të hedhur hapa me Eglin i rikujtoi shikuesve përmendjen e gjërave që ai ka lënë jashtë shtëpisë, brengë që e kishte që në BBVK.

E si rrufe në qiell të pastër, erdhi hipoteza e mundësisë që Gjesti ka qenë ose është i martuar jashtë.

Gjesti nuk ka qenë asnjëherë i martuar. Ai ka bashkëjetuar me vajzën e quajtur Diellza prej një kohe të gjatë.

“Gjesti dhe Diellza kanë bashkëjetuar 4 vjet. Ajo është nga Prishtina por nuk ka të bëjë botën e të famshmëve. Është përpjekur shumë për të mirën e Gjestit por ai ia ka kthyer shpesh me të keq. Jo, nuk kanë qenë të martuar. Vetëm bashkëjetesë’, u shpreh burimi për Prive.al.

Thuhet se ata kanë qenë bashkë deri para hyrjes së Gjestit në sezonin e tretë të BBVK. Përkundër grindjeve të vazhdueshme, gjërat mes tyre nuk kanë qenë krejtësisht të mbyllura në raportin mes tyre.

Gazetarja plas “bombën”: Gjesti ka qenë i martuar para…

Gazetarja Klotilda Harka ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka diskutuar për disa nga lajmet më të bujshme lidhur me banorët e “Big Brother VIP 4”.

Ajo pati një deklaratë shumë të fortë për Gjestin ku nuk ngurroi të shprehë mendimin e saj mbi veprimet dhe sjelljen e tij, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe fansave të këtij formati.

Rikujtojmë që pak ditë më parë Gjesti iu drejtua Eglit se jashtë shtëpisë ka një grua tjetër dhe Klotilda e ka konfirmuar se Gjesti përpara se t hynte në “BBV” ka qenë i martuar.

A e mendon të vërtetë këtë pëlqimin e madh që ka Egli për Gjestin, apo të duket se po e përdor për lojë?

 

“Një farë tërheqje ajo e ka, edhe pse është kundërshtuar shumë nga banorët e tjerë. Patjetër që po e bën dhe për dronat, është një farë strategjie kjo. Egli është një vajzë e mprehtë, e ka kuptuar që Gjesti është i dashur për publikun jashtë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe me ish-të dashurin e saj, Olsin.

Gjesti i tha: “Largohu se kam grua jashtë”. Nuk e di se për kë grua e ka, për Xhenetën apo për dikë tjetër. Se mendohet që Gjesti ka qenë i martuar që para se të hyjë në “Big Brother”. Këto fjalë kanë dalë nga burime të afërta, nga njerëz që e njohin nga afër atë. Kaq mund të them”, tha ajo.

Pas akuzave të Edit, reagon Driloni

Ditën e sotme ish-konkurrenti i “Big Brother VIP Kosova” Edi ka reaguar ashpër kundër fituesit të këtij formati televiziv, Driloni.

Edi e ka akuzuar Drilonin se ky i fundit “e ka injoruar” dhe “nuk ia ka kthyer mesazhet në mediat sociale”.

Në një video të gjatë, Edi ka përmendur një sërë detajesh që quan në krisjen e miqësisë së tyre.

E një reagim s’mungoi as nga Driloni, i cili njoftoi se do jetë “live” në llogarinë e tij të Instagramit për të shpalosur versionin e tij.

 

 

Prishet miqësia e Edit dhe Drilonit: “Çmimi i tij vlen sa 1 kerr qe e kom n’oborr”

Duket se Edi dhe Driloni nuk arritën ta mbajnë miqësinë që kanë krijuar jashtë.

 

 

 

Sipas Edit, Driloni është treguar mosmirënjohës, shkruan Indeksonline.

Në Instagram ka publikuar një video të gjatë duke treguar që i ka shkruar Drilonit të dielën dhe e ka thirrur por i njëjti nuk i është përgjigjur.

“kush e ka shfrytzu kon?”, shkroi ai krahas video.

 

 

 

Në linkun më poshtë keni videon e plotë të ish-banorit.

Gjesti i dërgon mesazh me kode Xhenetës?

Gjesti është padyshim fenomeni momental i rrjeteve sociale dhe jo vetëm.

Ai ka marrë zemrat e publikut me pozitivitetin dhe humorin që ka.

Një video tjetër e tij po bënë xhiron e rrjetit, video e cila sipas ndjekësve është për Xhenetën.

Ata janë shprehur poshtë videos se ai po i dërgon sinjale me kode asaj.

Si qëndron e vërteta e kësaj e di më së miri Gjesti.