U paralajmëruan hyrje të reja në BBVA4, Xheneta njëra prej tyre

Xheneta, finalistja e Big Brother Vip Kosova 3 ishte në mesin e tre më të votuarve në finalen e madhe që u zhvillua dje.

Teksa, sot pritet një prime i zjarrtë në Big Brother Vip Albania 4 aty ku pjesë e këtij formati është, Gjesti një ish banor i BBVK3, transmeton lajmi.net.

Në promo-n e prime-it të sotëm u paralajmëruan hyrje të reja në shtëpinë më të famshme në Shqipër, teksa Xheneta aktualisht ndodhet në Tiranë.

Mbetet të shihet nëse Xheneta do jetë tjetër banore që do t’i bashkangjitet formatit të Big Brother Vip Albania, ashtu siç kishte bërë Gjesti, i cili kishte një histori dashurie me Xhenetën.

VIDEO

Xheneta reagon për herë të parë në lidhje me Gjestin

Xheneta Fetahu ishte finalistja e ‘Big Brother VIP Kosova’ e cila përgjatë rrugëtimit krijoj dhe një romancë me Gjestin.

Ajo që pas daljes nga ky reality show ka shtuar në listën e ndjekësve edhe këngëtarin.

Ani pse Gjesti aktualisht është në ‘BBV-Albania’, por nga ana e menagjmentit të rrjeteve sociale nuk u bë një veprim i njëjtë ndaj Xhenetës.

Nga ky veprim Xheneta ka lënë të kuptoj se nuk ka hatër mbetje ndaj këngëtarit.

 

Gjesti shfaqet i vetmuar në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, pak para spektaklit

Sot, Gjesti, një ndër banorët më energjikë të Big Brother VIP Albania, u pa i vetëm në oborrin e shtëpisë.

Kjo ishte një skenë e cuditshme për këtë personazh që zakonisht është i njohur për shpërthimet e tij energjike dhe shoqërinë e pandërprerë me të tjerët.

Duke u ulur në oborr, ndërkohë që muzika luhej në sfond, ai dukej i mbyllur në mendime dhe shumë larg imazhit të zakonshëm të tij të qeshur dhe aktiv.

Ky moment ka tërhequr vëmendjen e fansave, duke ngritur pyetje për ndjeshmërinë e tij.

Padyshim, një mbrëmje e veçantë është parashikuar për sonte, pasi është spektakli dhe priten shumë surpriza dhe debate që mund të tensionojnë atmosferën.

Çfarë do të ndodhë pas këtij momenti të befasishëm të Gjestit, mbetet të shiheet gjatë spektaklit.

 

“Deri 17 vjeçar kam pi drogë, shkollën e kam lanë në klasë të 10”, publikohet rrëfimi i Gjestit

Gjesti ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3.

“Jam kanë shumë hiperaktiv, kam bërë gjërat që kam dashtë. Nuk ma dashtë shkollën kurrë, klasën e tetë e kam përsëritur për shkak se nuk kam mësuar. Kam vazhduar deri në të mesmen deri në të 10-tën më pasë e kam lënë. Nuk jam kanë i fokusuar në shkollë”, u shpreh Gjesti.

“Gjithmonë e kam pasë mendjen në muzikë dhe e kam ditur që shumë mirë do ta bëjë. Rruga më ka mësuar shumë gjëra që mos me qenë njeri i keq, mos me shit shoqërinë, që s’bën me vjedh, mos me u rreh”.

“Kam bërë gjëra të këqija të tepruara, të këqija që e kam idhnuar familjen, deri në moshën 17 vjeçare, kam pirë hashish”.

Ndiqni rrëfimin e tij më poshtë!

 

Drenusha për Sarën e Drilonin: “Të prapambetur, kallëzoni bile dashuri” (VIDEO)

Banorët kanë vazhduar të hedhin dyshime për pëlqimin e Sarës dhe Drilonit.

“Ai pasigurinë e ka shpreh prej ditës së parë, por a e ke pa kur ta don fati, ta rrokë llotaria. Njeri ma i prapambetur s’kam pa, dojnë me kallëzu çka është prapambeturia. Me u dashtë koka keq, a? Kallëzoni bile dashuri”, tha Drenusha.

“Kujt i intereson jashtë me kë lidhesh a çka bën, nuk është tipi i saj hiç Driloni. Driloni nuk mundet ta pranojë një femër që është puthë në televizion”, vijoi më tutje ajo.

Edhe Vullneti u pajtua se ata nuk verehen që pëlqehen.

Ndiqeni videon për më shunë detaje:

“Me gojën tënde të vogël”, “Të vij në mes të Prishtinës…” – Gerti kërcënon Gjestin

Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendjen e gjithë publikut, pas hyrjes së Gjestit, si banori më i ri në shtëpi.

Por Gjesti s’u mikprit aspak mirë nga disa prej banorëve.

Madje provokimet, ofendimet, deri tek kërcënimet nuk kanë ndaluar aty që nga e marta kur u zhvillua spektakli.

E një situatë e ngjashme është zhvilluar edhe mbrëmë, ku njëri prej banorëve në këtë shtëpi, i njohur si Gerti e kërcënoi hapur Gjestin.

Ai madje ia përmendi se mund të vi në Prishtinë pas daljes e të merret me të.

“Me gojën tënde të vogël mund ta hapësh si të duash, por me dorë…”

“Të vij në mes të Prishtinës…”, i ka thënë Gerti – Gjestit.

“Qëndro e fortë, krejt shqiptaria është me ty”, Drenushës i vjen një dron (VIDEO)

Në shtëpinë më të madhe në vend, ka mbërritur një dron.

Ky dron ishte i dedikuar për Drenushën, e cila u gëzua shumë kur e pa, transmeton Klankosova.tv.

Mbi foton e saj shkruhej ‘qëndro e fortë, krejt shqiptaria është me ty’.

Për të parë më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:

T

Vullneti befason me fjalët pasi dëgjon ezanin: Po më qetëson (VIDEO)

Debat i fortë u zhvillua në shtëpi sa i përket faktit se a është, apo jo homoseksual Vullneti.

Pas tij, Vullneti ka dalë në oborr dhe ka dëgjuar ezanin, transmeton Klankosova.tv.

“Po më qetëson”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Diva shqiptare, Adelina Ismaili sot feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Sot është ditëlindja e këngëtares së njohur, Adelina Ismaili.

Ajo mbushi plot 45 vjet, transmeton Klankosova.tv.

Ismaili njihet si një ndër artistet më revolucionare të skenës së muzikës shqipe, e cila theu tabu që para vitit 2000.

Kalendari i vështirë i Shqipërisë për Botëror, ja kur do të luhet ndeshja me serbinë

Shqipëria njohu sot kundërshtarët që do të ketë përballë në kualifikueset e Botërorit 2026.

“Kuqezinjtë” do të përballen me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, teksa UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë kompeticion.

Kombëtarja kuqezi do ta nisin rrugëtimin në transfertë ndaj Anglisë.

Ndeshja e parë është planifikuar të luhet më 21 mars 2025, në orën 20:45.

Pas 3 ditësh, më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Andorrës, në orën 20:45.

Dy ndeshjet e radhës janë në qershor 2025.

Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet më 7 qershor, në orën 20:45.

Pas 3 ditësh, më 10 qershor, kuqezinjtë do të udhëtojnë në transfertë për t’u përballur me Letoninë. Takimi do të luhet në orën 20:45.

Në shtator, skuadra kuqezi do të luajë vetëm një ndeshje në shtëpi.

Takimi Shqipëri – Letoni do të luhet më 9 shtator, në orën 20:45.

Edhe në tetor, në program është vetëm një ndeshje në transfertë. Ndeshja Serbi – Shqipëri do të zhvillohet më 11 tetor, në orën 20:45.

Shqipëria do të mbyllë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026 në muajin nëntor. Sfida Andorrë – Shqipëri do të luhet më 13 nëntor, në orën 20:45.

Ndeshja e fundit do të luhet në stadiumin kuqezi “Arena Kombëtare”.

Supersfida Shqipëri – Angli do të luhet më 16 nëntor, në orën 20:45.