div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-showbiz category-56 custom-background wp-custom-logo paged-9 category-paged-9 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vjollca Haxhiu i ka dy fjalë për Elijonen e “BBVK”

Këngëtarja Vjollca Haxhiu, e njohur për afërsinë e saj me Leonora Jakupin, ka shprehur publikisht mbështetjen për Elijonen në “Big Brother VIP Kosova”.

Ashtu si mikja e saj, edhe Vjollca ka qenë e qartë në qëndrimin e saj ndaj banorëve të shtëpisë, duke e vlerësuar Elijonen për paraqitjen e saj, shkruan “Kosovarja”.

Ajo e ka cilësuar Elijonen si “shembullin më të mirë të rinisë së pastër dhe të sinqertë”, duke e përmbledhur kështu mendimin e saj për të.

Alba flet pasi doli nga Big Brother, a është mbuluar me shami?

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka dhënë intervistën e saj të parë pas daljes nga gara, duke zbuluar arsyet e largimit të saj nga shtëpia më e madhe në Kosovë.

Në një intervistë për KlanKosova, Alba u shpreh se vendimi i saj erdhi nga dëshira për të mos lejuar që të tjerët të përfitonin në kurriz të saj

“Nga shtëpia e Big Brother dola sepse nuk doja më asnjë moment me shumë që të tjerët të përfitonin në kurrizin tim dhe mundësisht të shkonin në finale dhe të fitonin vetë të gjithë Big Brotherin në kurrizin tim”, tha ajo.

Banorja nga Struga foli edhe për ndjenjat e saj pas daljes, duke hedhur poshtë çdo pendesë.

“Për pjesën që a jam e penduar që kam dalë. Jo aspak! Jeta është aty përjashta. 24 orët e para jashtë shtëpisë? Për këtë nuk dua të flas”, u shpreh Alba.

Megjithatë, ajo që i habiti shumë fansat ishte pamja e saj në intervistë. Ndërsa në spektaklin e së premtes kishte paralajmëruar se do të vendoste mbulese dhe do t’i përkushtohej riteve fetare myslimane, Alba u shfaq e relaksuar me flokë të lirë, duke lënë pas tensionin dhe surprizën që kishte shkaktuar në shtëpi.

“O zhuls, o bixhozxhi…”Gati përleshje fizike pas Prime-t mes Luiz Ejllit dhe Rogertit

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shkaktuar shkëndijat e para të forta, ku duket se “inati i vjetër” me Rogertin ka shpërthyer menjëherë në ofendime të rënda personale.

Sapo janë ulur në tavolinë, Rogerti nuk ka arritur ta përmbajë mllefin ndaj fituesit të BBV2, duke lëshuar lumë akuzash dhe ofendimesh në drejtim të tij.

“Zhuls, lojtar legen, që i le lekët në bixhoz,” i është drejtuar ai Luizit me tone të larta, duke tentuar ta godasë në pika të dobëta të së kaluarës.

Megjithatë, përballë këtij agresiviteti verbal, Luizi ka zgjedhur armën e tij më të fortë: indiferencën. Ai është parë vetëm duke qeshur dhe duke e injoruar totalisht, gjë që e ka acaruar edhe më shumë Rogertin.

Situata ka eskaluar kur Rogerti ka përmendur bashkëshorten e Luizit, Kiarën.

“Mirë që të ka marrë Kiara se do kishe ngelur beqar, o bjondo,” ka bërtitur ai, duke u çuar demonstrativisht nga tavolina dhe duke iu afruar fizikisht Luizit në një tentativë për intimidim.

Por, edhe në këtë moment tensioni, Luizi nuk ka lëvizur nga vendi. Me një qetësi absolute, ai i ka dhënë goditjen përfundimtare me vetëm pak fjalë:
“Ulu se është turp.”

Ky reagim i ftohtë dhe dominues e ka lënë Rogertin të çarmatosur, ndërsa banorët e tjerë kanë ndjekur të shokuar këtë përplasje të parë titanësh.

Kjo do të jetë këngëtarja që do të këndojë në dasmën e BBVK

Në Big Talk në Klan Kosova është zbuluar “aksidentalisht” se cila do të jetë këngëtarja që do të këndojë në dasmën show të BBVK4.

Është bërë e ditur se Yllka Kuqi është ajo të cilës i është besuar atmosfera.

Performanca e saj premton të sjellë atmosferën festive në ngjarjen e shumëpritur.

Ish-banori tregoi sa dhe pse u pagua për të hyrë në Big Brother, Ledioni ‘merr masa’ ndaj tij

Deklarata e Ilir Vrenozit, i cili zbuloi publikisht prapaskenat financiare të marrëveshjes me Top Channel, duket se nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e formatit.

Pas videos virale ku ish-banori pretendonte se produksioni i kishte paguar 600 mijë lekë të vjetra për të mbuluar rrogën e bashkëshortes, moderatori Ledion Liço ka bërë një lëvizje të qartë distancimi.

Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, rezulton se Ledioni e ka hequr Vrenozin nga lista e personave që ndjek në Instagram (unfollow).

Daja i Elijonës reagon ashpër pas rrëfimit të saj: Babai i yt …

Gjatë spektaklit të natës së kaluar në Big Brother VIP Kosova, Elijona ka ndarë me publikun historinë e saj të dhimbshme, duke emocionuar banorët dhe shikuesit.

Ajo rrëfeu se gjithçka nisi që në moshë shumë të vogël, kur ishte vetëm në klasën e dytë, duke theksuar dallimet e mëdha mes ligjeve gjermane dhe atyre në Kosovë. “Në klasën e dytë ka filluar të ndryshojë jeta ime. Në Gjermani ligjet janë pak më ndryshe se në Kosovë”, u shpreh Elijona.

Sipas saj, situata që çoi deri te ndërhyrja e autoriteteve lidhej me disa raste të përsëritura në shkollë, të cilat u interpretuan si neglizhencë prindërore. “Mami është dashur të shkojë në shkollë te motra dhe të vrapojë pas saj dhe ka ndodhur që dy-tri herë të më harrojë në shkollë. Edhe pse shkollën e kisha afër, në Gjermani nuk lejohet të ecësh vetëm për në shtëpi kur je në fillore”, tregoi ajo.

Elijona shtoi se edhe detyrat e shtëpisë, të cilat jo gjithmonë i kryente, u panë si një problem nga mësuesja dhe shërbimet sociale. “Të gjitha këto për mësuesen kanë qenë shqetësim për kujdesin e familjes, edhe pse realisht unë jam rritur me shumë dashuri. Kjo ka qenë arsyeja pse shkolla ka vendosur të më largojë prej familjes”, tha ajo me emocione.

Por pas kësaj ka reaguar daja i Elijonës, Valon Zhubaj, i cili e quajti rrëfimin e saj të pavërtetë.

Sipas tij arsyeja e ndarjes ishte dhuna nga babai i saj që po ushtronte ndaj fëmijëve dhe bashkëshortes së tij.

Alba reagon pas daljes nga BBVK

Pas daljes nga Big Brother VIP Kosova, Alba ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke shpërndarë një postim mbështetës nga Yll Dreshaj, ish-banor i “Ferma VIP”.

Në postimin e publikuar, Ylli e përgëzon Albën për vendimin e saj, duke theksuar maturinë dhe forcën që ajo tregoi gjatë rrugëtimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ai shkruan se Alba u përball me manipulime.

“Ky ishte vendimi më i duhur i jetës tënde”, thuhet ndër të tjera në mesazh, duke shtuar se Alba ishte “kryevepra dhe kryefjala e këtij Big Brother”.

‘Tani luftohet vetëm për vend të dytë’, Luizi rikthehet në Big Brother

Tashmë nuk ka më vend për dyshime, gjithçka është vulosur ashtu siç u paralajmërua! Top Channel sapo ka konfirmuar zyrtarisht atë që Prive by Liberta Spahiu raportoi ekskluzivisht vetëm një ditë më parë. Luiz Ejlli, fenomeni absolut që theu çdo rekord shikueshmërie, rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke trazuar ujërat ende pa shkelur mirë në tapetin e kuq.

Në një video promovuese të publikuar pak minuta më parë nga produksioni në Instagram, fituesi i edicionit të dytë shfaqet i ulur në Dhomën e Rrëfimit, vendin ku dhuroi disa nga momentet më ikonike televizive. Me atë vetëbesimin karakteristik që e bëri të adhuruar nga miliona shqiptarë, Luizi dëgjohet të thotë një frazë që duket se është një mesazh i drejtpërdrejtë dhe thumbues për banorët aktualë: “Tani luftohet për vend të dytë”. Kjo deklaratë e fortë konfirmon se “Luanit” nuk i ka humbur dëshira për lojë dhe dominim.

Detajet e qëndrimit të tij përputhen fije për pe me atë që burimet tona zbuluan dje. Ejlli nuk do të jetë thjesht një vizitor për darkën e së shtunës; ai do të qëndrojë brenda shtëpisë deri ditën e martë. Misioni i tij? Ende i mbuluar me mister për publikun e gjerë, por pritet të jetë vendimtar për dinamikat e shtëpisë, të cilat kohët e fundit kanë pasur nevojë për një shkundje të fortë. Hyrja e tij pritet të ndryshojë komplet rrjedhën e lojës për banorët që ndoshta mendonin se e kishin rrugën të shtruar drejt finales. Përgatituni, sepse fundjava do të jetë e zjarrtë!

 

Fero thumbon Mozzik pas projektit të ri, përmend Albin Kurtin

Rap-artisti i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ka rikthyer vëmendjen e publikut më 5 shkurt me publikimin e një EP-je të re, e cila përmban gjithsej pesë këngë. Projekti i fundit ka ngjallur reagime të shumta në skenën muzikore, veçanërisht për shkak të përmbajtjes provokuese dhe mesazheve direkte që përfshihen në disa prej këngëve.

Njëra nga këngët më të komentuara mban titullin “Diss”, ku Mozzik ka zgjedhur një qasje jo të zakonshme, duke ironizuar fillimisht vetveten, por pa kursyer as emra të njohur të estradës shqiptare. Përveç figurave të artit, reperi ka përmendur edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke iu referuar një situate të ndodhur gjatë vitit të kaluar, e cila në atë kohë kishte marrë vëmendje të gjerë publike.

Këto vargje nuk kaluan pa reagime. Ish-reperi Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, ku me tone ironike ka komentuar përmendjen e kryeministrit. “Paramendo Albin Kurti duke u munduar t’i bëjë kurthe Mozzikut”, ka shkruar ai, duke nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Duhet theksuar se Fero, së fundmi, në bashkëpunim me reperin S4MM, ka publikuar një këngë të re ku i drejtohen Mozzikut me vargje kritike, duke vazhduar kështu përplasjet verbale mes tyre në muzikë.

Megjithatë, pavarësisht polemikave dhe “diss”-eve, Mozzik ka marrë një valë të madhe komentesh pozitive dhe përkrahjeje nga fansat, të cilët kanë vlerësuar EP-në si një projekt të guximshëm dhe autentik në skenën e hip-hopit shqiptar.

Influencerja 24-vjeçare gjendet e vdekur në banesën e saj

Një influencuese 24-vjeçare nga Uganda, Diana Namulinde, u gjet e mbytur në apartamentin e saj në qytetin e Kampalës të mërkurën.

Trupi i 24-vjeçares, e cila njihej në internet si Diana Skys, u gjet nga miqtë kur shkuan për të kontrolluar shtëpinë e saj dhe zbuluan se dera e apartamentit të saj ishte e hapur.

Sipas mediave lokale, Namulinde u gjet me shenja që përputhen me mbytje

Deri më tani, autoritetet kanë identifikuar tre të dyshuar, ndërsa dy persona janë aktualisht në paraburgim.

Një nga të arrestuarit thuhet se është një roje sigurie, të cilit iu gjetën sende që besohet se janë vjedhur nga shtëpia e 24-vjeçares.

Namulinde kishte më shumë se 200,000 ndjekës në Instagram dhe TikTok, ku ndante përmbajtje rreth bukurisë, modës, stilit të jetës dhe udhëtimeve.

Në postimin e saj të fundit në Instagram, më 3 shkurt, një ditë para se të gjendej trupi i saj, 24-vjeçarja tregoi një pamje moderne të shoqëruar me mbishkrimin: “Dianah do të thotë dritë e përsosur. Perëndesha e zjarrit”.