Ky është banori i radhës që largohet nga ‘Big Brother Vip Kosova’

Kevini është banori i radhës që lë shtëpinë më të madhe në vend.

Ai doli nga shtëpia, duke marrë përkrahje nga të gjithë banorët.

Ndryshe të nominuar ishin Anisa, Gresa, Xheneta, Kevini, Rovena dhe Leo.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:

Anisa nuk di të ndalur: Fort e kisha puth Drilonin (VIDEO)

Anisa ka folur me Lelën dhe Leon për Drilonin.

Lela bëri plan që të organizojnë një lojë, dhe si dënim të ia jap Anisës ta realizoj një puthje ndaj Drilonit.

“A pe luajna lojën e shishës, edhe kur të bjen ty të them puthe”, tha Lela me të qeshura.

Anisa tha se ja ka marrë një përqafim atij, derisa shpreh dëshirën e madhe për ta puthur atë, transmeton Klankosova.tv.

“Valla fort e kisha puth njëherë”, tha ajo duke e ilustruar.

Për të parë më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:

Anisa dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat kryesore të shtëpisë (VIDEO)

Anisa dhe Gjesti kanë thyer një nga rregullat kryesore të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ata janë futur bashkë në banjo, duke u bërë kështu banorët e parë që thyejnë këtë rregull.

Shkak u bë një bast që dyshja vendosën, për shkak të cigareve, transmeton Klankosova.tv.

Për më shumë detaje, shiheni  videon e mëposhtme:

Xheneta: Mundesh me fjetë me një djalë edhe pa qenë në lidhje fare! (VIDEO)

Xheneta është pyetur sërish nga banorët në darkën e të nominuarve për raportin e saj me Gjestin.

Xheneta u shpreh se nuk e ka dashur kurrë Gjestin vetëm se ka pasur pëlqim për të, transmeton Klanksova.tv.

“Mua nuk më intereson dashuria e tij (Gjestit) mua më intereson se si sillet me mua. Nuk e kam dashtë kurrë dhe nuk i kam thënë kurrë të dua. Kam pas pëlqim për të, mundesh me fjetë me dikë edhe nëse ke veç tërheqje fizike”, është shprehur Xheneta.

Anita Haradinaj ka disa fjalë për këtë banore të Big Brother Vip Kosova

Ish- opinionistja e Big Brother Vip Kosova, Anita Haradinaj duket se po i ndjek me shumë vëmendje banorët e shtëpisë më të famshme në vend.

Haradinaj, ka komentuar një deklaratë të Gresës, e cila ka treguar se është person që vetë ka zërin e lartë, shkruan IndeksOnline.

 

“Nuk më pëlqen përherë në lojë, por sot më pëlqeu kur tha që e ka vetë zërin e lartë por edhe të ngjirur. S’ke cfarë të bësh është një atribut ndryshe”, ka shkruar Haradinaj sipër kësaj fotografie.

“E dashura nuk është figurë publike”- Drilon Rama ka një lidhje jashtë shtëpisë?

Lidhur me Drilon Rama, është duke qarkulluar një lajm se ai ka një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.

Në bazë të asaj çfarë është thënë në emisionin ‘Ora Shtatë’ të Klan Kosovës, e dashura e tij nuk është figurë publike.

Nuk dihen detaje të tjera për të.

Sidoqoftë, Driloni është parë shumë i afërt me  banoren tjetër të BBVK, Sara Kolami.

 

Reagimi i fortë i nënës së Kevinit ndaj Anës dhe produksionit: Produksion i ult…

Pasi Ana dhe Kevini kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ish-i dashuri i Anës, Ozit, ka reaguar për herë të parë me një videomesazh drejtuar produksionit.

Në mesazhin e tij, Ozit, një artist i ri, ka sqaruar publikisht lidhjen e tyre të mëparshme, duke hedhur poshtë disa deklarata dhe duke kritikuar sjelljet e Anës si të papranueshme.

Ai është shprehur se jashtë para se të hynte Ana në BBVK kishin lënë lidhjen të hapur.

Pas situatës së krijuar ka reaguar ashpër nëna e Kevinit.

Ajo e quajti produksionin si të ulët duke thënë se Kevini ka marrë shumë goditje.

Ajo ka reaguar edhe ndaj Anës për të cilën thotë se ajo e ka familjen e vet dhe se vëmendja e saj shkon vetëm për Kevinin.

“Nuk du asnjë koment, a ke fol me Anën. Ana e ka familjen e vet që e mbron. Vëmendja ime këtë rast shkon vetëm për Kevnin dhe asgjë tjetër”, tha ajo.

Djali i Shkurte Fejza i bashkohet kësaj partie politike

Këngëtarja Shkurte Fejza ka thënë se djali isaj, Arbër Behluli, ka vendosur që të kontribuojë për Kosovën përmes politikës, duke u bërë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhet e 9 shkurtit.

Në një njoftim në Facebook, artistja tha se djali i saj e mori këtë vendim me bindjen e thellë se mund të shërbejë për të mirën e vendit dhe të qytetarëve.

“Ne dëshirojmë t’ju sigurojmë se, pavarësisht bindjeve politike, lidhja jonë me ju mbetet e pandryshuar. Ne nuk ndahemi nga dashuria për popullin tonë, nga përkushtimi për idealet e Kosovës së lirë dhe demokratike”.

“Ky është një hap i ri për familjen tonë, por nuk është një largim nga vlerat që na kanë mbajtur bashkë për kaq shumë vite. Kjo është arsyeja pse ju lutemi ta shihni këtë moment si një mundësi për të forcuar atë që na bashkon, jo për të thelluar dallimet. Ne respektojmë çdo bindje politike dhe të gjithë ata që punojnë me sinqeritet për të ardhmen e vendit tonë”, ka thënë Fejza.
Këto janë akuzat e reja që ZPS-ja ia ngriti Thaçit për…

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur akuza ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, për veprat penale të pengimit të drejtësisë, sipas një Aktpadie të konfirmuar.

Sipas ZPS-së, Thaçi ndodhej në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, kur iu dorëzua fletë-arresti.

“Në aktakuzën e konfirmuar, kundër z. Thaçi janë ngritur tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi; katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.

Tutje, Zyra e Prokurorit të Specializuar thotë se Thaçi do të paraqitet para një gjykatësi të Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara lidhur me akuzat për vepra penale shtesë të ngritura ndaj tij.

Ishi i Anës paraqitet në Big Brother, deklarohet Kevini thotë se nuk ka…

Kevin ka thënë fjalën e fundit pasi u shfaq videoja e ish të dashurit të Anës, i cili prentendonte se ka lënë lidhje të hapur jashtë.

Kevin potencoi se i beson Anës.

“Për këto çka ka ndodh me Anën. Unë e shoh te Ana atë që kam parë këtu, jo atë që ka ndodhur më herët. Unë i besoj Anës, ende, por s’mund të them a është apo nuk është ashtu”, tha Kevin.

Ndiqeni videon për më shumë: