Xuxi bën veprimin e papritur ndaj Xhenetës pasi e përmendi nënën e saj

Xuxi i ka sjellur lule Xhenetës, teksa i ka dhënë një përqafim.

Ai i ka premtuar Xhenetës se nuk do t’i përsërisë më kurrë fjalët që i ka thënë për nënën e saj.

Videon e plotë mund ta ndiqni më poshtë:

Mevlani në ‘shok’, i shfaqet mesazhi i ish të dashurës – ja si reagoi! (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Mevlani gjatë Prime të kaluar zbuloi se do të bëhet baba për herë të parë.

Kjo shkaktoi reagime të mëdha brenda e jashtë shtëpisë.

Reagim pati edhe nga ish e dashura e Mevlanit, e mesazhi i saj iu lexua atij pastaj.

Se si reagoi Mevlani mund ta shihni në videon e mëposhtme:

Sonte me urgjencë nga Suedia në Big Brother do të vijë vëllai i Xhenetës – por a do të kërkojë nga ajo që ta lë shtëpinë?

Edhe pak orë na ndajnë që nga nisja e spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova 3 të cilin nuk duhet ta humbisni.

Spektakli ‘Prime’, pritet që sonte të sjellë shumë surpriza e të papritura për miliona ndjekës të këtij formati televiziv e që është më i shikuari në trojet shqiptare që nga dita e nisjes së tij.

Sonte me urgjencë nga Suedia në Big Brother VIP Kosova do të vijë vëllai i Xhenetës – por a do të kërkojë ai që Xheneta të lë shtëpinë?

Po ashtu sonte në spektaklin ‘Prime’ do të vijë sërish gruaja e Mevlanit e cila ishte edhe në spektaklin e kaluar – çfarë do të sqarojë e çfarë ka për të thënë duhet të prisni edhe pak për ta marrë vesh.

Po ashtu debatet e tensionet nuk munguan mes banorëve gjatë kësaj jave në shtëpinë më të famshme në vend të cilat gjithashtu do të diskutohen sonte.

Prime do të nis nën prezantimin e nikoqirëve Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, teksa opinionet e tyre do t’i japin Olta Gixharri dhe Milaim Zeka.

Befason Gani Gërmia: Nuk kam qenë mirë emocionalisht…

Në një intervistë të sinqertë dhe të hapur për emisionin “Canapé”, Visar Dërmaku, i njohur nga publiku si Gani Gërmia, ka ndarë ndjesitë e tij pas përvojës së paharrueshme në “Big Brother VIP Kosova”.

I njohur për humorin e tij të shkëlqyer dhe energjinë pozitive që e karakterizonte në shtëpinë e Big Brother, Gani u bë një nga banorët më të dashur të sezonit të dytë.

Por pas gjithë kushteve të favorshme dhe dashurisë që mori nga publiku, ai zbuloi se kalimi nga jeta e mbushur me kamera dhe dinamika të përditshme brenda shtëpisë në jetën reale ishte një periudhë e vështirë për të.

“Pas daljes nga ‘Big Brother’, e vërteta është se nuk kam qenë në gjendje të mirë emocionale,” ka pranuar ai gjatë intervistës.

Gani e theksoi se, ndonëse popullariteti i tij arriti majat gjatë kohës që ishte në shfaqje, përballja me realitetin pas daljes ishte një sfidë e madhe për të.

Shiko videon:

Ledri tha se nuk i vjen keq për ndarjen, Sara bën veprimin e papritur

Edhe pse prej kohësh të ndarë, edhe pse Ledri i hoqi fotot nga rrjetet e tij sociale dhe këngën ku në videoklip ishte me Sarën, apo qarkulluan në rrjet edhe foto të tij me të dashurën e re, Sara Hoxha kishte vendosur që fotot me të në Instagram mos t’i hiqte, siç ndodh zakonshëm.

Por pas intervistës së dhënë nga Ledri në “Mirëmbrëma yje”, Sara ka vendosur që të gjitha fotot me Ledrin mos të jenë më në profilin e saj, pasi Ledri zbuloi shumë gjëra për marrëdhënien e tyre.

Gjatë bisedës, Ledri u kthye pas në kohë dhe kujtoi edhe ardhjen në jetë të Poit, duke zbuluar se shtatzënia ka ardhur në një moment që ata i kishin dhënë fund lidhjes së tyre prej 3 javësh.

Ledri tha se edhe pse ka patur dëshirë të ketë fëmijë, pasi në familjen e tij ai është djalë i vetëm, në ato momente nuk e ka pritur.

Reperi kujtoi se ka qenë periudhë pandemie, kur Sara e ka marrë në telefon dhe i ka treguar se do të bëhej baba, dhe pyetja e tij e parë ka qenë se nëse ajo do që ta mbajë atë fëmijë.

E kena dashtë, por ka ardhur befas, bash në atë moment kur s’e kemi pritë. Në fakt me të kallxu drejtë, se din kërkush, por një ditë para se me ndodhë pandemia, na jena nda. Pastaj kur ka shku, janë bo dy-tre javë, veç kur po më thirrë në telefon, thash ‘hë, çka u bo tash’, edhe veç kur e ka nxjerrë ekon…

Se disha a jom në andërr, pyetja ime e parë ka qenë ‘a po don me majt’, Sara ishte shumë e lumtur, pastaj edhe unë kur vendosi me e majt…”, tha ndër të tjera Ledri.

Një deklaratë tjetër bombastike e tij ishte kur u pyet nëse i vjen keq për ndarjen, dhe ai tha se i vjen keq vetëm për Poin.

“As nuk jam ndalur të mendoj pse nuk funksionoi, as nuk dua të mendoj. Për ndarjen më vjen keq vetëm Poin, për gjë tjetër jo”, tha reperi, teksa shtoi, se ndoshta po të kishte qenë Sara pak më private do të ishin ende bashkë.

Ky është banori më i ri i Big Brother Vip Kosova?

Pas daljes së Rrezartit edhe Besfortit, po pritet që në Big të hynë disa banorë të rinjë.

Një emër që po qarkullon në media, është Eduard Kuci, i cili ishte në formatin “Përputhen”.

Ai ka publikuar një instastory ku shihet shtëpia e Big Brother Vip Kosova.

Dhe gjithashtu një tjetër, me një përshkrim duke thënë “Gjejeni se kush u kthye në lojë, është koha për të bërë zhurmë..”

 

 

Gjesti këndon ilahi (VIDEO)

Gjesti ka treguar talentin e tij edhe në interpretim të ilahive.

Një moment të tillë, e kanë shijuar banorët e shtëpisë më të famshme në vend, transmeton klankosova.tv.

Ilahive të Gjestit, iu është bashkuar edhe Burimi, ndërsa Xheneta ishte kureshtare të dëgjonte edhe të tjera.

“Më është lodhur shpirti, nuk po mundem më” – Kjo banore kërkon largimin nga Big Brother

Aktorja Gresa Gashi ka filluar ditën me lot në sy, duke shprehur lodhjen e thellë që po ndien përgjatë kësaj kohe.

Ajo ka theksuar në prani të Xuxit dhe Vullnetit se është e mërzitur dhe ka nevojë të dalë jashtë.

“Shko fol me psikologun më së miri”, e këshilloi Vullneti atë.

Foto: Screenshot/Facebook

E njëjta tutje theksoi: “Veç po du me dalë, s’po mundem më”.

Konkurrentja bisedoi në vazhdim edhe me Leon e Lelën, gjersa shtoi: “Brenda kam presion shumë të madh”.

Foto: Screenshot/Facebook

Atë e këshilloi edhe Naim Bunjaku – Xuxi, i cili tha se nuk duhet të dalë për asnjë arsye.

“Më është lodhur shpirti”, tha ndër të tjerash Gresa.

Pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i Gashit apo thjesht një veprim për të marrë vëmendje.

Deklarata shokuese e Xuxit, Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta, ia ka hequr çmimit të madh shumwn prej 10 mijë eurove.

‘Vëllai i Madh’ i ka dhënë një mundësi Xhenetës që të dëgjonte se çfarë deklaroi Xuxi për familjen e saj orë më parë.

Por kjo do t’i kushtonte të gjithë banorëve me 10 mijë euro të cilat do të largohen nga çmimi i madh prej 200 mijë eurove – gjë që Xheneta e pranoi.

Kësisoj, asaj në televizorin në dhomën e ditës iu dha mundësia që të shihte e dëgjonte deklarimin e Xuxit kur shprehej se ‘t’ka lon nëna moti ty, familje të degjeneruar ka’.

“Po çfarë nëne ti, t’ka lënë nëna moti ty – e përmend nënën a nëna e ka lënë kur i ka pas 1 vjet. Çfarë nëne që se ka dashtë fëmijën e vet – çka me thënë më shumë. E ka nënën qaty në Suedi dhe nuk shkon me pa fëmijën e vet – çfarë familje e degjenerume. Më ka thënë që nuk don kurrë me pa, hajt se më thellë janë senet këtu”, u shpreh Xuxi mes tjerash.