Gjesti këndon ilahi (VIDEO)

Gjesti ka treguar talentin e tij edhe në interpretim të ilahive.

Një moment të tillë, e kanë shijuar banorët e shtëpisë më të famshme në vend, transmeton klankosova.tv.

Ilahive të Gjestit, iu është bashkuar edhe Burimi, ndërsa Xheneta ishte kureshtare të dëgjonte edhe të tjera.

“Më është lodhur shpirti, nuk po mundem më” – Kjo banore kërkon largimin nga Big Brother

Aktorja Gresa Gashi ka filluar ditën me lot në sy, duke shprehur lodhjen e thellë që po ndien përgjatë kësaj kohe.

Ajo ka theksuar në prani të Xuxit dhe Vullnetit se është e mërzitur dhe ka nevojë të dalë jashtë.

“Shko fol me psikologun më së miri”, e këshilloi Vullneti atë.

Foto: Screenshot/Facebook

E njëjta tutje theksoi: “Veç po du me dalë, s’po mundem më”.

Konkurrentja bisedoi në vazhdim edhe me Leon e Lelën, gjersa shtoi: “Brenda kam presion shumë të madh”.

Foto: Screenshot/Facebook

Atë e këshilloi edhe Naim Bunjaku – Xuxi, i cili tha se nuk duhet të dalë për asnjë arsye.

“Më është lodhur shpirti”, tha ndër të tjerash Gresa.

Pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i Gashit apo thjesht një veprim për të marrë vëmendje.

Deklarata shokuese e Xuxit, Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta, ia ka hequr çmimit të madh shumwn prej 10 mijë eurove.

‘Vëllai i Madh’ i ka dhënë një mundësi Xhenetës që të dëgjonte se çfarë deklaroi Xuxi për familjen e saj orë më parë.

Por kjo do t’i kushtonte të gjithë banorëve me 10 mijë euro të cilat do të largohen nga çmimi i madh prej 200 mijë eurove – gjë që Xheneta e pranoi.

Kësisoj, asaj në televizorin në dhomën e ditës iu dha mundësia që të shihte e dëgjonte deklarimin e Xuxit kur shprehej se ‘t’ka lon nëna moti ty, familje të degjeneruar ka’.

“Po çfarë nëne ti, t’ka lënë nëna moti ty – e përmend nënën a nëna e ka lënë kur i ka pas 1 vjet. Çfarë nëne që se ka dashtë fëmijën e vet – çka me thënë më shumë. E ka nënën qaty në Suedi dhe nuk shkon me pa fëmijën e vet – çfarë familje e degjenerume. Më ka thënë që nuk don kurrë me pa, hajt se më thellë janë senet këtu”, u shpreh Xuxi mes tjerash.

Zbulohet video e shumë përfolur e Lelës

Florjeta Seferi e njohur si Lela është njëra ndër banoret më të bukura të Big Brother Vip Kosova.

Lela e cila shquhet për karakterin e saj, pak gjëra ka shpalosur për jetën e saj personale.

Lela duket se vite më parë ka qenë e dashuruar e poashtu e fejuar.

 

 

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, zbulon pak nga atmosfera e ceremonisë së fejesës të Florjetës.

Si Lela ashtu edhe ish- i fejuari të dy jetojnë në Itali.

 

A është akoma beqare? Santiana zbulon statusin, flet edhe për…

Njëra nga banoret më të zhurmshme të edicionit të dytë ishte Santiana Maloku.

Famën që e mori në ‘Big’ po vazhdon ta mbajë akoma.

Për Indeksonline ajo ka dhënë mendimin e saj lidhur me edicionin e tretë të ‘Bigut’ ku kësaj radhe është në rolin e opinionistes në ‘Big Talk’.

Se a do të hynte përsëri në këtë format dhe si qëndron statusi i saj mund ta dëgjoni në intervistën më poshtë.

 

 

Martohen ish-banorët e Big Brother Albania

Çifti i shumë komentuar Bardhi dhe Sara Gjordeni, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre më martesë.

Lajmin e janë bërë të ditur vetë ata, duke ndarë disa foto në rrjetet e tyre sociale. Të veshur me të bardha ata duken më të lumtur se kurrë, ndërsa janë në pritje të një vajze.

Në postim shihet edhe unaza në gishtin e Sarës dhe lulet e bardha. Në një datë të veçantë, “11/11”, shkruajnë ata në postimin e përbashkët, ndërsa në një video tjetër “u betuam” shkruan ajo.

Dyshja u njohën gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP, aty ku krijuan dhe lidhjen dashurore.

Sara paralajmëron Mevlanin: Kur të dalim, do e shohësh…

Gjatë një diskutimi , Sara i dha mesazh të fortë Mevlanit, duke i thënë: “Kur të dalim, do e shohësh. Shih njëherë nga njerëzit e tu. Mevlan, hapi sytë!”

Komenti i Sarës duket si një paralajmërim, duke aluduar se shoqëria e Mevlanit brenda shtëpisë mund të mos jetë aq e sinqertë sa ai mendon.

Paralajmërimi i Sarës krijoi dyshime mbi besueshmërinë e aleancave në shtëpi, transmeton Klankosova.tv.

Për të kuptuar më shumë,  shiheni videon e plotë:

E tregon Olsa Muhameti, rekorde të ‘frikshme’ shikueshmerie të Big Brother

Ky sezon i Big Brother VIP Kosova duket se po pëlqehet shumë nga publiku.

Këtë nuk e themi ne por numrat që ka treguar Olsa Muhameti.

Ajo ka postuar disa foto në Instagram ku tregon se në 30 ditët e fundit, postimet në profilin e “Big Brother VIP Kosova” në Instagram kanë grumbulluar 590 milionë shikime.

Olsa tregon më tej se edhe puntatat e publikuara në YouTube kalojnë shifrat e 1 milionë shikimeve.

Shiko foton:

Edona James përsëri pjesë e ‘Big Brother’

Edona James është nga personazhet më unike dhe të dashura të publikut shqiptar.

Në një prononcim për #Gjesi ajo ka zbuluar se po vazhdon të jetojë në Kosovë dhe është angazhuar në disa projekte.

Madje ajo dha një lajm ekskluziv se së shpejti do ta shohim sërish në Big Brother.

Festë në familjen e Memli Krasniqit

Sot është ditë e veçantë për kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, pasi nëna e tij feston ditëlindjen.

Ai ka postuar një fotografi në Instagram të nënës me nipër dhe mbesa dhe Milazim Krasniqin, babanë e tij, mbi të cilën ka shkruar: “Urime më e çmuara jonë”.

Përshkrimit, kreu i PDK-së ia ka vendosur edhe një zemër.

 

 

Urime!