Zarfi i zi në Big Brother, merret ky vendim

Televotimi i hapur të hënën, është vendosur që të anulohet

Kështu ua bëri të ditur Vëllai i Madh banorëve të shtëpisë më të madhe në vend.

“Për shkak të zhvillimeve në shtëpi, Vëllai i Madh ka vendosur që të anulohet televotimi i hapur të hënën. Të gjithë shikuesit që kanë votuar do të rimbursohen. Detajet e tjera do të bëhen të ditur sot në ‘Prime’”, thuhet në njoftimin e Vëllait të Madh.

Ndërkaq të nomuniarit e kësaj jave ishin Rezi, Mevlani, Xheneta, Gjesti, Ana dhe Roneva.

Bay T hedh akuza ndaj produksionit: Mbi 5 mijë vota…

Këngëtarja Bay T është banorja e fundit nga Big Brother Vip Kosova që doli me vota të publikut nga shtëpia.

Pas daljes ajo ka hedhur akuza ndaj produksionit.

“Kanga e re nuk mu ka lëshu brenda, besa as një parashutë që ma kanë qu, nuk u hi brenda – nuk e di shumë e çuditshme u kanë, krejtve ju erdhën dronat, na jemi kanë jashtë kur ka ardhë parashuta veç nuk u leju me hy…përveç kangës “jam mërzit”, u shpreh Bay T.

Jam tu mendu që, nuk po du me qitë produksionin as show poshtë, por janë disa sene të çuditshme që mua nuk më janë doke shumë në rregull. P.sh asnjëherë nuk më kanë ftu dhomë të rrëfimeve, veç njëherë që kemi nënshkru diçka, teshat që janë ardhë janë hi mas 5-6 dite, non-stop kam lyp me hy dhomë të rrëfimeve, kam dashtë me dal edhe gjithçka. Krejt gati i kanë thirrë mu joPërmbi 5 mijë vota veç prej familjarëve të mijë, e lë më prej njerëzve që më kanë dashtë e fansave“, ka thënë ajo në Klan.

Publikohen pamjet, Fero shihet bashkë me ish-banoren e Big Brother

Ish- reperi i njohur Fero dhe këngëtarja Bay T kanë pozuar bashkë.

Çfarë mund t’i lidhë dyshen në fjalë, kur Fero ka kohë që është larguar nga muzika, ndërsa Bay T u bë edhe më e famshme që pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother Vip Kosova.

Diqka po zihet”, ka qenë mbishkrimi i këtyre imazheve të shpërndarë nga Bay T në llogarinë e saj në Instagram, transmeton IndeksOnline.

Se çfarë po “ziejnë” dyshja në fjalë, besojmë se do na e thonë vetë shumë shpejt./IndeksOnline/

 

 

Atilla Kardesh pas daljes nga Big Brother ndan momente me të dashurën e tij
Atilla Kardesh për disa ditë ka qenë banori më i komentuar i Big Brother Vip Kosova.

Ish- bashkëshorti i Drenusha Latifit pas daljes nga shtëpia, duket se ka gjetur ngrohtësinë e munguar brenda shtëpisë tek e dashura e tij, Xheneta.

Ata duken të lumtur pranë njëri- tjetrit, ani pse Kardesh mohoi të jetë në lidhje, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë se Atilla dhe Drenusha janë prindër të dy fëmijëve.

Ndodh e papritura mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha (Video)

Dy banoret e Big Brother VIP Kosova, kanë bërë që në këtë reality shoë, të ndodhë një puthje mes dy femrave.

Qe Gresa dhe Drenusha, të cilat u puthën në lavanderi, ndërsa po synonin të merrnin një shishe vere, transmeton klankosova.tv.

Për më shumë ndiqni pamjet më poshtë:

Flet shoku i Atilla Kardesh: Nëse ai do të qëndronte më gjatë do të bëhej Luizi i dytë i Big Brother

Shoku i Atilla Kardesh, Jetoni, ka qenë në një linjë telefonike në emisionin Kosova Today, për të folur rreth paraqitjes së Kardesh në Big Brother VIP Kosova.

Ai gjatë këtij emisioni tha se nëse Atilla do të qëndronte më tej do të bëhej Luizi i dytë i Big Brother.

“E paragjykuan shumë shpejt.

Se nuk arriti me e kallxu veten, të kish pas mundësi me qëndru vetëm edhe një javë dhe do ta kishte dashtë krejt Kosova”, tha ai gjatë emisionit.

Jetoni gjithashtu u pyet në studio për akuzat kundrejt që iu janë bërë Atillës edhe publikisht tash e sa kohë.

“Jo more çfarë, me kon i rrezikshëm ai, as familja ime nuk kish qëndru me to.

Atilla është shumë dijshëm është shumë djalosh”, deklaroi Jetoni, derisa mohoi pretendimet për veprat penale në Suedi.

“Për dhunë në familje në martesën e parë, kurrë s’kam dëgju.

Nuk besoj që ka pasë dhunë

Ai nuk ka qenë në burg për dhunë familjare.

Drenusha thotë 148 akuza i ka këtu në Suedi, po këtu e bon një vepër penale për komunikacion dhe këtu shkruhesh.

Shiko videon:

Driloni po merr vëmendjen e vajzave brenda shtëpisë, zbulohet dashuria e tij jashtë

Drilon Rama është njëri nga banoret më të përfolur në ‘Big Brother VIP Kosova’ bukuria e tij ka bërë që të bie në syrin e vajzave të shtëpisë.

Në fillimet e këtij edicioni Driloni kishte një afermitet me Lelën, ku u mirëprit nga publiku, por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet dhe raporti i tyre ka ndryshuar krejtësisht.

Andaj këtë periudhë po kalon momente të shumta edhe me Sarën, gjë që ka bërë të komentohet në rrjet.

Rama shumë herë është shprehur se nuk ka qellim të krijoj lidhje në atë shtëpi.

Por përmes postimeve të ndryshme në llogarinë e tij në ‘Instagram’ Driloni ka treguar se ka një dashuri të madhe për motorët.

Shiko foton:

“Zarfi i zi në BBVK3 mund të jetë për këtë banor”

Me ardhjen e zarfit të zi në shtëpinë më të madhe në vend, banorëve u ka dhënë një arsye për të diskutuar.

Edhe Ana me Kevinin kanë folur rreth tij, ku k i fundit ka pyetur Anën se kush mendon se është banori më i rrezikuar nga zarfi, transmeton Klankosova.tv.

E Ana është përgjigjur pa hezitim, duke dhënë menjëherë emrin e Burimit.

Për të dëgjuar më shumë rreth diskutimi të tyre, klikoni në videon e mëposhtme:

Për cilin banor është zarfi i zi në shtëpi?

Banorët e Big Brother VIP Kosova kanë diskutuar në lidhje me Zarfin e Zi, i cili ka ardhur në shtëpi.

Nga ta ka pasur mendime të ndryshme se cila mund të jetë arsyeja e këtij zarf.

“Me zarf të zi ka mundësi me dal më shumë veta se vetëm një”, ka thënë Diana.

Ndërkaq, Xheneta ka thënë disa emra të cilët sipas saj do të jenë pjesë e këtij zarfi.

“Unë mendoj që është Besforti, Xuxi, Rezi dhe Burimi”, është shprehur ajo.

Zarf i zi në Big Brother, çka përmban ai?

Për herë të parë në shtëpinë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 3, është sjell një zarf me ngjyrë të zezë.

Banorët e ‘Vëllait të Madh’ ditëve të fundit janë përplasur ashpër me njëri-tjetrit ku nuk munguan as ofendimet.