Ish-komandanti Ramush Haradinaj është shfaqur i emocionuar dhe i përlotur gjatë ceremonisë së përurimit të bustit të Yll Morinës, ish-bashkëluftëtarit të tij në kohët më të vështira.
Ngjarja u mbajt me pjesëmarrjen e familjarëve, veteranëve të luftës dhe qytetarëve, të cilët nderuan kujtimin e Morinës dhe kontributin e tij gjatë luftës.
“Duke qenë ndër të parët që u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Yll Morina u bë shpejt frymëzim për shumë të rinj e të reja të Gjakovës, të cilët iu bashkuan luftës kundër armikut dhe e çuan deri në fund idealin e popullit për liri”, ka shkruar Haradinaj.
