Sot mblidhet kryesia e kuvendit, dy pika në rend të ditës

Kryesia e re e Kuvendit do të mblidhet ku do të diskutojë për dy çështje të rëndësishme.

Në agjendë janë, funksionalizimi i trupave punuese të Kuvendit; si dhe diskutimi rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunën e Prishtinës, Gjilanit, si dhe atë të Zubin-Potokut.

Mbledhja pritet të nis nga ora 14:00.