Specialja merr vendim për Kadri Veselin
Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit sot, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.
“Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera”, njofton Specialja.
Ndryshe Më 5 maj 2026, Trupi Gjykues në ëështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit lëshoi një urdhër me të cilin shtyu afatin për shqiptimin e aktgjykimit me 60 ditë deri më 20 korrik 2026.
Trupi Gjykues konstatoi se rrethanat e çështjes gjyqësore përligjin kërkojnë kohë shtesë duke iu referuar sasisë së provave dhe kompleksitetit të procesit. Gjithsesi, Trupi Gjykues nënvizoi se në qoftë se një shtyrje e mëtejshme e fatit do të jetë absolutisht e domosdoshme, Trupi Gjykues do të lëshojë urdhër për këtë qëllim në kohën e duhur./RTK
