div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive category category-sport-1 category-252 custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ky televizion shqiptar e transmeton El Clasicon

Sonte me fillim nga ora 20:00 do të luhet finalja e Superkupës së Spanjës në mes të Barcelonës dhe Real Madridit.

Tashmë trajnerët, Hansi Flick dhe Xabi Alonso, i kanë publikuar 11-shet startuese.

Nga minuta e parë, gjermani ka vendosur të nisë me dyshen Lamine Yamal dhe Rober Lewandowski, që në fakt ishin në dyshim.

Derisa trajneri i “Los Blancos”, Xabi Alonso, ka lënë në stol Kylian Mbappen, i cili nuk është i gatshëm 100 për qind për këtë ndeshje.

Sulmit ia ka besuar Gonazlos, i cili është në formë të mirë.

Ndeshjen mund ta shikoni në Super Sport 2 Albania.

“El Classico” – Këtu mund ta ndiqni LIVE

Barcelona – Real Madrid, formacionet zyrtare

Sonte luhet finalja e madhe e Superkupës së Spanjës në futboll.

Dy klubet elitare spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid ballafaqohet sonte në Arabinë Saudite, shkruan GazetaBlic Sport.

Barça eliminoi Bilbaon në gjysmëfinale me fitoren e thellë 5-0, kurse Real Madrid fitoi ndaj Atleticos me rezultatin 2-1.

Finalja luhet sonte nga ora 20:00.

Ja formacionet zyrtare:

BARCELONA XI : Joan Garcia; Kounde, Cubarsi, Eric Garcia, Balde; Frenkie de Jong, Pedri, Fermín; Raphinha, Lewandowski, Lamine Yamal.

REAL MADRID XI : Courtois; Valverde, Asencio, Huijsen, Carreras; Tchouameni, Camavinga, Güler, Bellingham; Rodrygo, Vinicius.

Tifozët kroatë rrahin tifozët serbë të Cërvena Zvezdës

Në pushimoren kroate, Marsonija, në afërsi të Slavonski Brodit, të shtunën ndodhi një përleshje mes tifozëve kroatë të Dinamo Zagrebit, Bad Blue Boys, dhe atyre serbë të Cërvena Zvezdës “Delije”.

Mediat kroate kanë raportuar që tifozët e Dinamos u dolën në pritë atyre serbë dhe i kanë rrahur ata.

BBB kanë sulmuar nëngrupin e “Delije”, të njohur si “Orthodox Boys”. Ky nëngrup ishte duke udhëtuar drejt Beogradit.

Tifozët zagrebas kanë tentuar të marrin transparentin e tifozëve serbë, por nuk ia dolën. Por u morën veshje të ndryshme.

Zbulohet shuma marramendëse që fituan Joshua dhe Jake Paul për meçin e tyre

Anthony Joshua e nokautoi Jake Paul në Miami në një ndeshje të organizuar nga Netflix, dhe të dy boksierët i shtuan ndjeshëm llogaritë e tyre bankare.

Mediat amerikane, si “Sports Illustrated”, zbuluan gjithashtu shumat që boksierët morën për ndeshjen e zhvilluar mëngjesin e sotëm (e shtunë).

Netflix nuk kurseu asnjë shpenzim dhe u zbulua se u dha luftëtarëve një total prej 184 milionë dollarësh bruto.

Paratë u ndanë në mënyrë të barabartë, me Joshua dhe Paul që morën secili nga 92 milionë dollarë për pak më pak se gjashtë raunde boksi në Miami.

Sigurisht, një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave do të shkojë për taksat e tyre, por nuk ka dyshim se të dy, nëpërmjet sponsorëve, përfituan gjithashtu nga madhështia që shoqëroi ndeshjen.

Ndryshe, ndeshja përfundoi në raundin e gjashtë nga një nokaut i Joshuas, i cili erdhi pas tri rrëzimeve në raundin e pestë dhe një të katërti në raundin e gjashtë.

Aksidenti fatal në Angli, vdes futbollisti i njohur

Një futbollist i ri ka vdekur në Angli pas një aksidenti rrugor ku u përfshi. Bëhet fjalë për Ethan McLeod, lojtar i ekipit Macclesfield, që militon në kategorinë e gjashtë të futbollit anglez.

21-vjeçari ndërroi jetë pas një aksidenti të rëndë. Sipas raportimeve, McLeod po kthehej nga ndeshja në transfertë e skuadrës së tij ndaj Bedford, kur mbrëmjen e së martës, më 16 dhjetor, ndodhi aksidenti fatal.

Vdekja e tij u konfirmua zyrtarisht nga klubi i Macclesfield përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

McLeod i kishte nisur hapat e parë në futboll te akademia e Wolverhampton, ku u bashkua që në moshën shtatëvjeçare.

Në janar të vitit 2023 ai firmosi kontratën e parë profesionale me Wolves. Rreth një vit më vonë u largua nga klubi pa debutuar me ekipin e parë.

Wolverhampton ka njoftuar se do të mbajë një minutë heshtje në ndeshjen ndaj Brentford, të shtunën më 20 dhjetor.

Largimi i parë nga Real Madridi është konfirmuar

Real Madridi po përgatit ndryshime të rëndësishme në afatin kalimtar dhe ka konfirmuar se Endrick nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës në ‘Santiago Bernabeu’.

Sulmuesi brazilian do të nisë një etapë të re në karrierën e tij, duke u huazuar te Olympique Lyon, me shpresën për të rikthyer besimin dhe minutat e lojës që i mungojnë te madrilenët.

Në Valdebebas e konsiderojnë huazimin si një vendim strategjik, duke synuar të ruajnë një investim të rëndësishëm dhe të shmangin uljen e mëtejshme të vlerës së lojtarit.

Operacioni është punuar me kujdes dhe diskrecion, dhe marrëveshja me Lyon është përfundimisht e mbyllur, pavarësisht ndryshimeve të mundshme në stolin e Real Madrid.

Roli i Endrickut te Real Madridi

Endrick nuk ka arritur të gjejë vendin e tij te Real Madrid dhe nuk është pjesë e planeve sportive afatshkurtra.

Me Carlo Ancelottin kishte një rol të kufizuar, i cili u zvogëlua edhe më shumë me ardhjen e Xabi Alonsos.

Gjatë sezonit, braziliani ka grumbulluar vetëm 22 minuta në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, një tregues i qartë i mungesës së besimit dhe rolit të përcaktuar.

Minutat e tij të fundit kundër Manchester City u konsideruan thjesht një rastësi, jo një ndryshim real në situatë.

Gjithashtu, një episod i pahijshëm me kartonin e kuq dhe pezullimin dy ndeshjesh në La Liga për protestë nga stoli ka përshpejtuar vendimin për largimin e tij.

E ardhmja e tij me fanellën e Real Madrid pritet të mbyllet përkohësisht në Copa del Rey kundër Talavera.

Real Madridi kishte paguar rreth 60 milionë euro te Palmeiras për Endrick, një investim historik për potencialin e tij.

Megjithatë, performanca e tij nuk ka qenë në nivelin e pritur dhe vlera e tij në treg ka rënë ndjeshëm, duke u ulur nga 60 milionë në rreth 25 milionë euro.

Kosova pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Golfit

Kosova është pranuar zyrtarisht si anëtarja e 154-të e Federatës Ndërkombëtare të Golfit.

Ky vendim, u bë i ditur me anë të një njoftimi të Federatës së Golfit të Kosovës e cila tha se ai shënon një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e sportit të golfit në vendin tonë.

“Anëtarësimi në IGF nuk është vetëm një status formal – është një dëshmi e rrugëtimit tonë të gjatë. Është rezultat i më shumë se një dekade pune të palodhshme, qindra takimeve ndërkombëtare, mijëra orëve në terren, ndërtimit nga themelet të një strukture kombëtare të golfit dhe përkushtimit të çdo individi që besoi se Kosova mund të jetë pjesë e familjes globale të këtij sporti fisnik.

“Një vend të veçantë në këtë histori e zë shqiptaro-amerikani Dino Asanaj, vizionari që e themeloi golfin në Kosovë dhe i dha jetë këtij sporti në kohë kur pak kush e besonte. Kontributi i tij mbetet themeli mbi të cilin u ndërtua e gjithë struktura e sotme”, thonë nga kjo federatë.

Sipas saj, një rol të jashtëzakonshëm ka pasur mërgata shqiptare, e cila në çdo hap të rrugëtimit tonë ka qenë forcë shtytëse.

“Me përkushtimin, mbështetjen financiare, rrjetëzimin ndërkombëtar dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës, mërgata ka kontribuar thellësisht në ngritjen e golfit në nivelin ku jemi sot.Falë tyre, Kosova ka qenë e pranishme në tryezat dhe institucionet ku shpesh nuk ka qenë e lehtë të depërtohet.Ky sukses është edhe i tyre — i secilit shqiptar që nga larg ka ndihmuar, ka besuar dhe ka kontribuar”.

“Sot Kosova është një vend që përfaqëson golfin në arenën ndërkombëtare.Ky është fillimi i një kapitulli të ri: pjesëmarrja në garat botërore, mundësia e përfshirjes në ciklet olimpike, forcimi i infrastrukturës vendore, zhvillimi i talenteve të rinj dhe afirmimi i Kosovës si një destinacion serioz sportiv”.

“Mirë se erdhët në spektaklin e Edonit”, Juventusi me postim special për Zhegrovën

Edon Zhegrova i argëtoi tifozët në pak minutat sa luajti ndaj Udineses në kuadër të Kupës së Italisë.

Ylli kosovar me depërtimet e tij i dëfreu tej mase të pranishmit dhe të gjithë ata që përcollën ndeshjen mbrëmë.

E ishte vet faqja zyrtare e Juventusit që e ndau një video nga inkuardrimi i Zhegrovës.

“Mirë se erdhët në spektaklin e Edon Zhegrovës”, shkruhej në postimin e “Zonjës së Vjetër”.

 

Juventusi publikon formacionin zyrtar: Ky është vendimi për Zhegrovën

Juventus do të ndeshet me Cagliarin në kuadër të xhiros së 13-të të Serie A, një ndeshje që do të zhvillohet në orën 18:00.

Në këtë përballje, trajneri Luciano Spalletti ka vendosur të mos e aktivizojë nga minuta e parë yllin kosovar, Edon Zhegrova.

Zhegrova do të qëndrojë në bankën rezervë, duke vazhduar të përballet me konkurrencën e fortë për një vend në formacionin titullar.

Edhe pse ka treguar potencial të madh, Zhegrova ende nuk ka arritur të sigurojë një vend të rregullt në startin e skuadrës. Konkurrenca e tij kryesore për pozitën e tij është lojtarit i pazëvendësueshëm, Conceicao, i cili është një preferencë e fortë për trajnerin italian.

Pavarësisht konkurrencës, Zhegrova ka shfaqur cilësi, por duket se rruga drejt një vendi në formacionin e parë te Juventus është ende e vështirë.

Formacionet zyrtare: